-
Urat E Jo Muret
URAT E JO MURET
SHKRUAN: ABDULLAH HOXHIQ
Kur me entuziazėm e vėshtronim rrėnimin e murit tė Berlinit (1989), shpresuam se do tė hynim nė epokėn mė stabile, mė tė qetė dhe botėn e harmonizuar, nė tė cilėn do tė vjen nė shprehje koekzistenca e paqedashurisė, nė tė cilėn njerėzit do tė kishin ndjenjėn se i takonin familjes njerėzore globale me tė gjitha nuancat.
Shpresuam pėr njė jetė mė tė mirė, normale dhe me kuptim kah fundi i mileniumit tė dytė dhe fillimit tė mileniumit tė tretė. Por, a thua kėshtu, edhe rrėnimi material i boshatisur i murit japi garancė pėr kėtė? Mjerisht, pas mė shumė se njėzet vjet, shpresat tona u bėnė ėndėrr dėshpėruese dhe iluzion i boshatisur.
Allahu i madhėrishėm nė Kuranin fisnik urdhėron e thotė:
O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur... (El - Huxhuratė, 13)
Si dhe verseti:
S'ka dyshim se besimtarėt janė vėllezėr, pra bėni pajtim ndėrmjet vėllezėrve tuaj dhe kini frikė All-llahun, qė tė jeni tė mėshiruar (nga Zoti). (El - Huxhuratė, 10)
Por, tani gjithnjė e mė shumė ka luftėra, konflikte, dhunė, retorikė nxitėse, keqpėrdorim tė demokracisė, padrejtėsi, varfėri, mjerim, kataklizma natyrore tė cilat i shkakton njeriu me lakminė e pangopur, deri te urrejtja e madhe, xhelozia, zilia. E tė gjitha kėto janė MURE tė cilat gjithė ne pa marrė parasysh ēfarė jemi dhe kush jemi, duhet ti rrėnojmė.
Zoti i madhėrishėm na ka krijuar tė ndėrtojmė ura, si ato materiale ashtu edhe ato shpirtėrore, miqėsore nė mes gjithė njerėzve tė kėtij planeti tė vogėl, mezi i dukshėm nė krahasim me rrugėn e Qumėshtit, e mos tė flasim pėr kozmosin e pafund. Kur Toka ėshtė kaq e vocėrr ēfarė jemi ne? Tė gjitha llojet e mureve dhe barrierave nė mes njerėzve, popujve, feve, ideologjive dhe shteteve janė turp dhe nėnēmim pėr mendjen e shėndoshė, shpirtin e pastėr dhe tėrė botėn e civilizuar. Bukur ka thėnė dikush se tė gjitha muret janė tė kėqij e tė gjitha urat janė tė mira. Urat lidhin, muret ndajnė.
Ndėrsa njerėzve u duhet afrim, lidhja dhe takimi e jo ndarja. Tė urtė janė ata qė lidhin e nuk ndajnė dhe tė menēur janė ata qė rrėnojnė mure dhe ndėrtojnė ura.
Pėr kėtė ėshtė turp qė regjimi sionist nė Palestinė tani e ka ndėrtuar murin masiv 400 km tė gjatė dhe mė shumė se 8 m lartėsi, e edhe mė turp ėshtė ngritja e murit nė mes Gazės dhe Egjiptit, e vetmja derė e shpėtimit pėr palestinezėt e vuajtur, i cili arrin deri 18 m lartėsi! Allahu Ekber! Pra, muri i dikurshėm i Berlinit ėshtė lojė ndaj kėtij.
I Dėrguari i Allahut, Muhammedi s.a.v.s. ka thėnė tė vėrtetėn: Askush prej jush nuk ėshtė besimtar, pėrderisa nuk i dėshiron vėllait tė tij atė qė dėshiron pėr vete. Ndėrsa ai i cili i shėrben Zotit, duhet tu shėrbejė krijesave.
Tė dashur dhe tė nderuar miq, tė ndėrtojmė ura, e tė rrėnojmė mure dhe tė gjitha barrierat. Ti pastrojmė zemrat dhe shpirtrat tanė, ta ndriēojmė mendjen me dritėn e Zotit dhe tė sjellim vendim qė tė afrohemi njėri me tjetrin.
Tė dalim nga shikimet e ngushta nė botėn e gjerė tė Zotit. Ti rrėnojmė barrierat, ti shėrojmė plagėt dhe zbukurojmė jetėn tonė dhe tė tjerėve.
A thua mund tė kėnaqemi nė begatitė e Allahut dhe bukuritė e dynjasė, e nė tė njėjtėn kohė tė shikojmė vuajtjet e tjerėve, kushdo qoftė?
Kur e kemi njė Zot, njė Krijues, dhe kur gjithė ne jemi krijesat e Tij, atėherė mos tė potencojmė shumė nė Ne dhe Ata. Ekziston vetėm Ai dhe ne, e tė gjithė kemi tė drejtė nė identitete dhe kultura tė ndryshme.
Secili person, sikurse ti mund tė bėjė dallimin. Secili ėshtė i rėndėsishėm dhe secili prej nesh mund tė bėhet ndėrtues i urave dhe rrėnues i mureve. Dhe pėr kėtė nuk duhen tė holla. Duhet pasur vetėm qėllim tė sinqertė qė tė vizitohet dikush, ndihmohet, ti pajtojė ata qė janė nė konflikt, ti ngushėllojė tė mjerėt, duhet njohur e jo tė largohemi, duhet hapur e jo tė tėrhiqemi.
Ebu Rejhan El-Biruni (973-1048), gjeni universal i arsimimit enciklopedik, para njėmijė vjetėve ka udhėtuar deri nė Indi pėr ta studiuar hinduizmin dhe kėshtu u bė urė nė mes botės hinduse dhe civilizimit islam. Edhe pse nga familja e pasur dhe me nam, el-Biruni i mirėnjohur erdhi nė Indi nėn rrėzėn e Himalajeve duke kėrkuar nga klerikėt hindus nė faltoren hinduse qė ta mėsojė hinduizmin, e qė ai nė vend tė hollave, do tė punojė nė faltore ēfarė do qė kėrkohet nga ai. Plot dyzet vjet ka shėrbyer dhe ka mėsuar dhe si pasojė ka qenė enciklopedia Libri mbi Indinė.
Kėshtu njerėzit e mėdhenj kanė ndėrtuar ura nė mes feve, kulturave dhe civilizimeve. Pėr kėtė edhe u bėnė tė njohur dhe duket sikur jetojnė edhe sot. Ata qė ngritin mure e rrėnojnė ura, do tė zhduken nga skena me vetė vdekjen por do tė pėrmenden pėr tė keq.
Tė nderuar miq, nė kontekstin e temės sonė, ju ofroj njė tregim fantastik pėr dy vėllezėr qė kanė jetuar gjatė nė harmoni dhe dashuri.
Kėta dy jetonin nė fshat, duke punuar bashkėrisht nė harmoni tė pėrkryer dhe mirėkuptim.
Por, njė ditė u pėrleshėn, dhe ishte problemi i parė nė mes tyre pas dyzet viteve tė punės sė pėrbashkėt nė bujqėsi. I kishin veglat e pėrbashkėta dhe makinat, ndėrsa tė lashtat dhe frutat i ndanin bashkėrisht nė pjesė tė barabarta. Konflikti i cili ndodhi pėr shkak tė mosmarrėveshjes triviale u rrit. U ndėrruan fjalė tė hidhėta dhe akuza tė rėnda, tė cilat shkaktuan heshtje shumė mujore dhe ftohje e plotė e marrėdhėnieve
Njė mėngjes dikush trokiti nė derėn e vėllait tė madh. E pa njė njeri tė panjohur i cili i tha: Kėrkoj punė pėr disa ditė. Mund tė shėrbej nė meremetime tė vogla nė fushė.
Po., i tha vėllai i madh, Kam punė pėr ty. Shiko nė fund tė atij kanali. Aty jeton fqiu im, vėllai im i vogėl. Vėllai im ia ndėrroi kahjen e ujit dhe kėshtu mė ka hidhėruar, por unė kam pėrgatitur pėr te atė qė e meriton! I sheh ata gurė, merri dhe ndėrto njė mur me lartėsi dy metra, nė mėnyrė qė mos ta shoh vėllanė asnjėherė. I huaji tha: E kuptova situatėn.
Vėllai i madh ia siguroi punėtorit tėrė materialin e nevojshėm dhe shkoi nė qytet pėr disa ditė, pėr tė kryer disa punė. Kur u kthye nė pronė e pa qė mjeshtri e kishte kryer punėn e tij. Por, ishte habitur dhe ēuditur me atė qė shihte. Nė vend qė tė bėjė murin tė lartė dy metra i cili e ndan, mjeshtri kishte ndėrtuar njė urė tė bukur.
Nė kėtė moment, vėllai i vogėl erdhi duke nxituar kah vėllai i madh, duke i thėnė: Ti je njeri i mrekullueshėm! Pas gjitha atyre qė tė kam bėrė, ti ndėrtove urė! Vėrtetė krenohem me ty! E pėrqafoi. Dhe pėrderisa nė mes veti pajtoheshin, njeriu i panjohur u pėrgatit pėr shkuarje. I thanė: Qėndro, kemi shumė punė pėr ty. Njeriu u pėrgjigj: Desha tė qėndroj, por kam shumė ura tjera pėr tė ndėrtuar.
Tė bėhemi tė gjithė, burra dhe gra, tė gjithė banorėt e Tokės, prej atyre qė ndėrtojnė ura nė mes vėllezėrve dhe gjithė njerėzve.
Tė bėhemi ndėrtues tė asaj qė ėshtė e dobishme, ura qė bashkojnė dhe pajtojnė, e jo mure qė ndajnė. Tė punojmė ti pajtojmė ata qė janė nė konflikt nė mėnyrė qė Allahu i madhėrishėm tė na bekojė dhe pranojė ēdo urė qė ndėrtojmė, ēdo mendim tė mirė, ēdo fjalė tė bukur dhe vepėr tė dobishme.
Allahu i madhėrishėm qoftė i kėnaqur me ne, e ne me Atė, dhe le ti shpėrblejė pa masė ata qė e lexojnė kėtė, ua distribuojnė tjerėve, ndėrsa mua, robit tė varfėr tė Allahut, mė pėrkujtojnė me lutje.
Pėrktheu dhe pėrshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt