PSE TĖ MOS JETĖ
KURANI VEPĖR E
MUHAMMEDIT?
Mė tha miku duke i zgjedhur fjalėt:
- Nuk dua tė tė ofendoj sepse e di se sa e respekton dhe
mburresh me Kuranin. Edhe unė pajtohem me ty se Kurani
ėshtė libėr i vlefshėm. Por, pse ai tė mos jetė vepėr e
Muhammedit, sepse njeriu me urtėsinė e Muhammedit nuk do tė
paraqiste kurrfarė ēudie me shkrimin e njė vepre siē ėshtė
Kurani. Kjo mė duket mė e logjikshme se sa tė thuhet qė
Kurani ėshtė vepėr e All-llahut, libėr i shpallur. Ne nuk e kemi
parė Zotin qė diē tė lėshojė nga qielli. Jetojmė nė kohėn kur ėshtė
shumė vėshtirė ta bindish njeriun nė ekzistimin e melekut me
emrin Xhibril i cili lėshohet nga qielli me librin i cili i ėshtė shpallur
dikujt.
I thashė plotėsisht nė mėnyrė tė qetė:
- Pėrkundrazi, jetojmė nė kohėn kur ėshtė shumė lehtė tė besohet
se ekzistojnė melekėt si qenie tė padukshme dhe se tė vėrtetat
mund ti pėrcillen njeriut me anė tė Shpalljes. Sot ėshtė aq e po-
pullarizuar ēdo bisedė pėr pjatat fluturuese tė cilat, tė drejtuara
nga disa trupa qiellorė tė largėt, aty-kėtu lėshohen nė sipėrfaqe tė
planetit tonė, biseda pėr rrezet e padukshme tė cilat kanė veprim
vdekjeprurės, pastaj radiovalėt tė cilat vendosin caqe dhe i qė-
llojnė. Aty janė edhe fotografitė tė cilat nė rreze transformohen
nė vibracione tė cilat mė vonė i kapin aparatet e vogla tė
madhėsisė sė kutisė sė duhanit, pastaj lloje tė ndryshme 86
kamerash tė cilat me sukses i xhirojnė hijet, sytė tė cilėt shohin
nė terr, njeriun i cili ec nė sipėrfaqe tė Hėnės, anijen kozmike mbi
Mars etj.
Sot nuk ėshtė kurrfarė ēudie tė dėgjosh se All-llahu xh.sh. ia ka
dėrguar melekun - qenien e padukshme, me Shpallje njėrit prej
Tė dėrguarve tė Tij. Ekzistimi i melekut tė quajtur Xhibril sot mė
pak habit prej asaj qė pėr ēdo ditė e dėgjojmė dhe e shohim.
Sa i pėrket pohimit tonė se Kurani nuk ėshtė vepėr e Muham-
medit a.s. ky pohim bazohet, pėrveē tjerash, nė atė qė vijon:
Kurani sipas formės, shprehjeve, shkronjave tė tij dhe vetė pėr-
mbajtjes si tė tillė, sipas bukurisė sė tė shprehurit, saktėsisė sė
gjuhės, paraqet diē tė pamundur pėr mundėsitė njerėzore. Nėse
kėsaj ia shtojmė edhe atė se vetė Muhammedi a.s. ka qenė um-
mijj, do tė thotė nuk ka ditur tė shkruajė e tė lexojė e as qė ka
mėsuar nė shkollė, nuk ka rėnė nė kontakt me civilizimet tjera,
sepse nuk e ka lėshuar Siujdhesėn Arabe, atėherė bie poshtė
mundėsia e ēdo dyshimi dhe shtruarjes sė kėsi lloj pyetjeve. All-
llahu xh.sh. u pėrgjigjet kėshtu atyre tė cilėt thonė se Kurani
ėshtė vepėr e njeriut:
Thuaj: Pėrpiloni njė kaptinė e cila do tė ishte e barabartė
me kaptinat e Kuranit dhe ftoni pėrveē All-llahut, ata tė
cilėt mendoni se do tju ndihmonin nė kėtė, (Jūnus, 38), do tė
thotė thirrni nė ndihmė xhinnėt, melekėt dhe tė gjithė gjenitė e
mendimit njerėzor dhe pėrpiloni sė paku njė kaptinė tė ngjashme.
Kjo thirrje akoma ėshtė aktuale. Mirėpo, ende askush asnjėherė
nuk arriti tė bėjė asgjė.
Nėse Kuranin e shikojmė nga njė aspekt neutral dhe objektiv, do
ta eliminonim ēdo mundėsi tė autorėsisė sė Muhammedit a.s. pėr
shumė arsye:
- E para: Sikur tė ishte Kurani vepėr e tij, atėherė ai nė tė do ta
futte vetveten; brengat, dėshpėrimet e tij, sepse e dimė se
Muhammedi pėr njė vit i humbi bashkėshorten Hatixhen dhe
xhaxhain Ebu Talibin, tė cilėt i pati mbėshtetje tė vetme kur filloi 87
tė ftojė nė Islam. Dhembja e tij pėr ta ishte e madhe, sepse
vdekja e tyre ishte humbje e pakompensueshme. Por, megjithatė,
nė Kuran nuk theksohet asnjė lajm i vetėm. Gjithashtu Muham-
medit a.s. i vdes djali i tij Ibrahimi. Ky atij i dhimbet dhe qanė pėr
tė, por nė Kuran pėr kėtė ska kurrfarė gjurme. Kurani ėshtė
plotėsisht i abstraksionuar nga personaliteti i Muhammedit.
Jo vetėm kjo. Ndodh, pėrkundrazi, tė shpallet ndonjė ajet porosia
e tė cilit ėshtė e kundėrt me atė qė e vepron dhe mendon
Muhammedi a.s. Ndonjėherė vjen ajeti si qortim pėr ndonjė
qėndrim tė tij, si rasti i cili i ndodhi me njeriun e verbėr nga i cili ai
e ktheu kokėn derisa zhvillonte bisedė me liderėt kurejshitė.
Kurani pėr kėtė thotė:
U vrenjt dhe ktheu kokėn pėr arsye se i ka ardhur i
verbėri. Ēka di ti, ndoshta mu ai i verbėri veten do ta
pastrojė ose do ta pranojė kėshillėn e cila do ti sjell
dobi... (Abese, 1-4). Nė Kuran ka edhe ajete nė tė cilat kritikohet ndonjė veprim i
Muhammedit si: Nuk i ka hije asnjė pejgamberi tė ketė
robėr gjersa nuk shėnon fitore nė Tokė. Ju i doni tė mirat e
kėsaj bote, ndėrsa All-llahu ua dėshiron Ahiretin. Po tė mos
ishte libri prej All-llahut i cili ka ardhur mė parė, juve do
tju qėllonte dėnimi i madh pėr atė qė keni marrė. (El-Enfāl,
6-7). Shpeshherė Kurani i urdhėron Muhammedit a.s. qė tu thotė
ithtarėve tė tij edhe atė tė cilėn nuk do tė mund tua thoshte sikur
tė ishte ai autor:
Thuaj! Unė nuk jam zanafillė e pejgamberėve dhe nuk e di
se ēdo tė bėhet me mua dhe me ju... (El-Ahkāf, 9).
Nuk ka pejgamber i cili vullnetarisht vetvetiu do tu thoshte ith-
tarėve tė vet: unė nuk e di se ēdo tė bėhet me mua dhe me ju.
Nuk mundem vetes sime ti sjell as dėm as dobi e as juve kėtė
nuk mund tua bėj. Sepse, kjo do tė ishte e mjaftueshme qė prej
tij tė largohen ithtarėt e tij.
Kjo pikėrisht edhe ndodhi. Ēifutėt e morėn kėtė ajet si shkas pėr
qėndrimin e tyre ndaj Tė dėrguarit duke thėnė: Ēfarė dobie nga 88
ky pejgamber i cili nuk di se ēka do tė bėhet me tė dhe me ne.
Prej tij njeriu nuk ka kurrfarė dobie.
Ajetet e kėtilla dhe tė ngjashme ėshtė e pamundur qė ti
pėrpilonte Pejgamberi sikur Kurani tė ishte vepėr e tij.
- E dyta: Nėse pas kėsaj e shikojmė tekstin kuranor, do tė sho-
him se ai ėshtė unikat nė pajtueshmėrinė, strukturėn dhe nė
teknikėn e tij tė tė shprehurit. Nuk ka shembull as nė letėrsinė
arabe, nė atė klasike dhe tė re. Gjuha e tekstit kuranor ėshtė e
atillė saqė tė duket se ai ndahet nė poezi, prozė dhe Kuran.
Gjendesh para tė folurit i cili ėshtė i pėrpiluar dhe thurur nė mė-
nyrė tė veēantė, i cili mė nuk ėshtė as prozė e pastėr e as poezi.
Muzika e poezisė ėshtė e kushtėzuar me metrikėn dhe rimėn.
Kėshtu e dėgjojmė poetin Ibnul -Ebras El-esedi duke kėnduar:
E kafrun min ehlihi abidu
fe lejse jubdi vela juidu.
Nga ky varg shohim se muzika formohet prej pjesėve dyfish tė
rimuara dhe prej rimės nė dal tė gjatė. Kjo ėshtė muzika e
jashtme e vargut. Ndėrkaq, ajo e Kuranit ėshtė muzikė e
brendshme. P.sh.
Vedduhā vel-lejli idhā sexhā. - Pasha paraditėn! Pasha
natėn kur shtrinė errėsirėn! (Ed-Duhā, 1-2). Nga ajeti i cituar
shihet se nuk ka pjesė dyfish tė rimuara as rimė, p or, muzika
megjithatė ekziston, dhe ate muzika e brendshme. Tė shikojmė
edhe disa ajete:
Rabbi inni vehenel adhmu minni veshtealerre su shejben.
Ve lem ekun biduāike rabbi shekijjen. - O Zoti im, eshtrat
mė janė dobėsuar dhe tharė, flokėt dhe mjekra mė janė
zbardhur. O Zoti im, nuk kam qenė asnjėherė i refuzuar pėr
gjithēka qė tė jam drejtuar me dua. (Merjem, 4).
Tāhā! Ma enzelna alejkel Kurāne liteshkā. Il-la
tedhkireten limen jahsha. Tenzilen mimmen halekal erda ves-
semavatil-ul. Err-Rrahmānu al-el-arshisteva - Tāhā! - Ne
nuk ta kemi shpallur Kuranin qė ti tė ndiesh mundim dhe 89
vėshtirėsi, por si vėrejtje atij i cili nė zemėr ndien frikė. I
shpallur ėshtė prej Atij i cili e ka krijuar Tokėn dhe qiejt e
lartė. I Gjithėmėshirshmi mbisundon gjithėsinė. (Tāhā, 1-5).
Nėse shqyrtohen ajetet tė cilat pėrmbajnė kėrcėnim, qartė shihet
se ato vetė sikur shndėrrohen nė gėrryerje guri dhe ritmi fiton zė
plumbi i cili shurdhon veshėt. Kjo bukur mund tė shihet nga ajeti
vijues:
Inna erselna alejhim rihan sarsaren fi jevmi nahsin muste-
mirrin. Tenziunnase ke ennehum eaxhazu nahlin
munkairin. - Ne dėrguam mbi ta njė erė tė ftohtė nė njė
ditė tė kobshme e cila tmerrshėm gjėmoi dhe frynte panda. I
shkulte dhe ngriste njerėzit sikur drunj hurmash, tė shkulur
me rrėnjė. (El-Kamer, 19-20). Fjalėt sarsaren dhe munkairin, sikur ėshtė secila gėrryerje
shkėmbi. Nėse ajeti sjell ndonjė lajm tė tmerrshėm siē ėshtė ai
pėr pėrfundimin e pėrmbytjes (tufanit), shprehjet e fjalive janė tė
shkurtra sikur tė ishin shenja t elegrafike tė Morseos dhe i tėrė
ajeti nė realitet ėshtė telegram shumė i thukėt i cili lė mbresė tė
fortė. Njė ajet i tillė ėshtė edhe ky:
Ve kīle ja erdubleī māeki ve jā semāu aklii vegidal-mau ve
kūdije lemru - Dhe ėshtė thėnė: Oj Tokė, thithe ujin tėnd! O qi-
ell ndalu! Dhe uji u tėrhoq (nė tokė). Urdhri u zbatua. (Hūd, 44).
Ky lloj i ngjyrshmėrisė nė gdhendjen e fjalėve, nė ndėrtimin e
fjalive, nė ritmin e vetė fjalėve me kuptimet dhe ndjenjat nė
Kuran, e arrin kulmin dhe gjithnjė vjen nė vendin pėrkatės, pa
kurrfarė ngarkese dhe shtrėngimi.
- E treta: Nėse shkojmė nė analizė mė tė thellė (tė tekstit kuran-
or), do ta zbulojmė precizitetin e pėrkryer dhe ligjshmėrinė e
mrekullueshme. Secili harf ėshtė nė vendin e tij pėrkatės pa
kapėrcim pėrpara e as vonim. Asnjė fjalė nuk mund tė zėvendė-
sohet me tjetrėn e as shkronjat e tė mos humbet radhitja, harmo-
nia etj., qė e bėjnė tė pėrkryer vetė tekstin. Sikur secila fjalė me
kandarin mė tė saktė tė jetė zgjedhur prej milion e mė tepėr 90
fjalėve. Ky precizitet kulminant, siē do tė shohim mė vonė, ėshtė
i papėrsėritshėm. Psh. fjala levakihu nė ajetin:
Ve erselnerrijaha levakiha - Ne i kemi dėrguar erėrat tė
cilat mbarėsojnė... (El-Hixhr, 22). Nė tė kaluarėn ky ajet
komentohej si alegori: erėrat i shtyjnė retė e bie shi i cili tokėn e
bėn pjellore. Sot megjithatė, ėshtė fakt i njohur se era i shtynė
retė me elektricitet pozitiv dhe ato ndeshen me retė e
elektrizuara me elektricitet negativ. Atėherė shkaktohet vetėtima,
murmurima dhe fillon tė bie shi. Ja, edhe nė atė mėnyrė erėrat
kryejnė njė lloj mbarėsimi. E dimė, po ashtu, se era e shpėrndanė
pluhurin mbarėsues prej lules nė lule me ērast e bėnė
mbarėsimin nė kuptim tė plotė.
Ne kėtu pra, jemi para njė fjale e cila vėrtet e kryen funksionin e
vet nė kuptim tė bartjes me kuptim tė vėrtetė e shkencor. Kjo
fjalė pėrveē kėsaj ėshtė edhe e bukur. Ka mundėsi qė kjo fjalė
nė mėnyrė mė tė bukur tė pėrdoret nė format artistike dhe
letrare. Ajo ka edhe ritėm mjaft tė harmonishėm.
Saktėsinė e pėrkryer nė zgjedhjen e fjalės e cila nė mėnyrė mė tė
bukur do ta transmetonte kuptimin, porosinė, mendimin e caktuar
etj., e gjejmė edhe nė shumė ajete tė tjera si psh. ky tė cilin po e
citojmė vetėm nė pėrkthim:
Mos ia hani pasurinė njėri-tjetrit nė mėnyrė tė palejuar
dhe mos u shkoni gjykatėsve dhe administruesve qė nė atė
mėnyrė ta grabitni pasurinė e huaj dhe padrejtėsisht ta hani
e kėnaqeni, e veēmas kur e dini se ėshtė ashtu... (El-Bekare,
188). Nė ajetin e theksuar ėshtė pėrmendur fjala tudlu. Edhe
pse ai tė cilit i jepet pasuria (ai i cili merr kapital) ėshtė lart e jo
poshtė, Kurani ēdo gjė e vė nė vendin e merituar dhe thotė
dora e cila merr mitė ėshtė dorė e poshtėr, po edhe nė qoftė
se ajo ėshtė dora e sundimtarit. Prandaj, nė kėtė ajet thuhet
tudlu biha ilel hukkami dhe kėshtu me njė stil tė pėrsosur
ėshtė thėnė pėr gjithė ligėsinė e atij i cili pranon mitėn si dhe pėr
poshtėrsinė e tij. 91
Ta marrim edhe ajetin nė tė cilin flitet pėr luftėn nė rrugė tė
Zotit.
Ēka keni kur ju thuhet tė dilni dhe luftoni nė rrugė tė Zoti,
ju mbeteni sikur tė ishit tė gozhduar pėrtoke... (Et-Tevbe,
38). Kurani kėtu e ka pėrdorur fjalėn iththākaltum nė vend tė
fjalės tethākaltum... i ngjet dhe pėrputh shkronjat ashtu qė tė
shpreh nė mėnyrė sa mė tė qėlluar sjelljet e frikacakėve tė cilėt
ngjiten pėrtoke dhe ngadalė ecin nga frika kur do tė thirren tė
luftojnė nė rrugė tė Zotit, andaj edhe vetė shkronjat prej tė cilave
pėrbėhet kjo fjalė janė tė radhitura ashtu qė besnikėrisht ta
shprehin atė ecje tė ngadalshme.
Ajeti i cili flet pėr mbytjen e fėmijėve prej frikės nga varfėria, ka
ardhur nė dy forma tė ndryshme:
Mos i mbytni fėmijėt tuaj pėr shkak tė varfėrisė. Ne ju
furnizojmė edhe juve edhe ata. (El-Enām, 151).
Mos i mbytni fėmijėt tuaj duke iu frikėsuar varfėrisė. Ne i
furnizojmė ata, edhe juve. (El-Isrā 31).
Ndryshimi nė mes tė dy ajeteve nuk ėshtė bėrė rastėsisht, por
pėr shkaqe tė arsyeshme. Nė ajetin e parė kemi tė bėjmė me
varfėrinė e cila ėshtė e pranishme. Do tė thotė, njerėzit janė tė
varfėr, andaj Kurani u drejtohet me fjalėt Ne ju furnizojmė
edhe juve edhe ata.
Ndėrkaq, nė ajetin e dytė fjala ėshtė pėr varfėrinė si mundėsi.
Andaj Kurani u drejtohet fėmijėve dhe qartė ua bėn me dije qė
Ne i furnizojmė ata, e edhe juve. Vetėm Kurani ka mundur
kėshtu ti precizojė gjėrat dhe askush tjetėr.
Nė situatat e nxjerrjes sė njė fjale para tjetrės dhe anasjelltas,
gjithmonė shohim se ajo ėshtė bėrė me arsye dhe urtėsi. Fjala
vjedhės psh. nė ajet ka ardhur para fjalės vjedhėse, ndėrsa fjala
lavi re, nė ajetin nė tė cilin flitet pėr kurvėrinė, ėshtė nxjerrur para
fjalės lavir. Kjo ėshtė bėrė kėshtu sepse mashkulli mė tepėr i
ėshtė nėnshtruar vjedhjes se sa femra, ndėrsa nė rastin e 92
kurvėrisė femra e merr iniciativėn dhe me vetė pamjen e jashtme
tė saj mashkullit ia pėrgatit kurthin:
Laviren dhe lavirin, secilin prej tyre veē-e veē, rrahne me
nga njėqind shkopinj. (En-Nūr, 2).
Vjedhėsit dhe vjedhėses preniu duart (si dėnim). (El-
Māide, 38). Ashtu nė Kuran tė dėgjuarit ėshtė vėnė para tė
pamurit nė mė tepėr se 16 vende:
U ka dhėnė veshėt, sytė dhe zemrat... (En-Nahl, 78).
U kemi dhėnė juve dėgjimin, pamjen dhe zemrat. (El-Ahkāf,
26).
Sa mirė, ata ēdo gjė do ta dėgjojnė dhe do ta shohin.
(Merjem, 38).
Vėrtet pėr veshėt, sytė, zemrat, pėr tė gjitha kėto do tė jepet
pėrgjegjėsi. (El-Isrā, 36).
A nuk do tė fshiheshit ju sikur kundėr jush tė mos
dėshmonin veshėt e juaj dhe sytė e juaj. (Fussilet, 22).
Atij asgjė nuk i pėrngjet. Ai ėshtė Ai i cili ēdo gjė dėgjon
dhe sheh. (Esh-Shūrā, 11).
Gjithmonė pra, sė pari ėshtė pėrmendur tė dėgjuarit e pastaj tė
pamurit. Dėgjimi ėshtė, pa dyshim, mė i ndijshėm dhe mė i pėr-
kryer se sa tė pamurit. Xhindėt i dėgjojmė e nuk i shohim. Pej -
gamberėt e Zotit e kanė dėgjuar All-llahun xh.sh. se si flet, kanė
biseduar me Tė, por asnjė pejgamber nuk ka mundur ta shohė
Atė. Muhammedi a.s. Kuranin e ka pranuar me anė tė dėgjimit.
Nėna e dallon vajin e fėmijės sė saj nė ndonjė turmė tė madhe
edhe nėse nuk e sheh me sy. Tė dėgjuarit nuk e lėshon njeriun
edhe gjatė kohės sė gjumit, pėrderisa sytė flejnė veshėt janė tė
zgjuar. Ai i cili ėshtė mirė i udhėzuar nė anatomi e di mjaft mirė
qė veshi ėshtė mė preciz se syri.
E njėjta gjė ėshtė edhe me nxjerrjen e fjalės pasuri para fjalės
fėmijė. 93
Atė ditė nuk sjell dobi pasuria e as fėmijėt. Vetėm do tė jetė
i shpėtuar ai i cili i vjen All-llahut me zemėr tė pastėr. (Esh-
Shūarā, 88).
Vėrtet pasuritė tuaja dhe fėmijėt tuaj janė provė, ndėrsa te
All-llahu ka shpėrblim tė madh... (Et-Tegābun, 15).
Vėrtet, pasuritė e tyre dhe fėmijėt e tyre, atyre nuk do tu
sjellin dobi. Ata janė shokė tė zjarrit nė tė cilin do tė mbeten
pėrgjithmonė. (Āli Imrān, 116).
A mendojnė ata se do ti ndihmojmė me pasuri dhe fėmijė dhe se
do tua shpejtojmė tė mirat. Ata nuk ndiejnė. (El-Muminūn, 55).
Mos tju pėlqejė pasuria as fėmijėt e tyre. Zoti vetėm do qė
me to ti dėnojė nė jetėn e kėsaj bote. (Et-Tevbe, 55).
Dine, vėrtet jeta e kėsaj bote ėshtė vetėm lojė, zbavitje,
stolisje dhe garim i ndėrsjellė nė shtimin e pasurisė dhe
fėmijėve, sik urse shiu i madh pas tė cilit bima rritet... (El-
Hadīd, 20). Shembuj tė nxjerrjes sė pasurisė pėrpara fėmijėve nė Kuran ka
shumė. Sekreti i kėsaj qėndron nė faktin se pasuria te shumica
dėrrmuese e njerėzve paraqet thesar mė tė madh se sa fėmijėt.
Nė tekstin kuranor pastaj gjejmė precizitetin e pėrkryer, butėsinė
dhe misterin tėrheqės nė vetė ndryshimin e fjalėve. Ta marrim
vetėm kėtė ajet:
Ve in tāifetāni minel muminīne-ktetelū fe aslihū
bejnehumā - Nėse dy grupe besimtarėsh lėshohen nė luftė
pajtoni ata... (El-Huxhurāt, 9). Nė kėtė ajet njėherė ėshtė
pėrmendur shumėsi (Iktetelu - luftojnė), ndėrsa herėn e dytė
dytėsia (fe aslihu bejnehumā = pajtoni ato dy grupe), ndonėse nė
ajet flitet vetėm pėr dy grupe. Ku ėshtė fshehtėsia? Gjatė kohės
sė betejės dy palėt ndėrluftuese bėhen njė grup nė tė cilin gjuan
kush kėnd e zė. Ndėrkaq, nė kohėn e pajtimit pėrsėri vjen deri te
ndarja dhe formimi i grupeve tė veēanta.
Bile edhe parafjalėt dhe lidhėset tė cilat i gjejmė nė tekstin
kuranor, janė tė vendosura ashtu qė do tė humbej harmonia nė
tekst dhe pėrmbajtje, po qe se rastėsisht lėshohen ato. Pas ēdo 94
parafjale dhe lidhėseje qėndron arsyeja mė e thellė dhe parallo-
garia mė precize. Pėr kėtė ėshtė karakteristike fjala
jeseluneke e cila nė Kuran ėshtė pėrmendur nė shumė
vende:
Jeseluneke mādhā junfikūne, Kulilafv... - Tė pyesin ēka
tė ndajnė. Thuaj: Tepricėn! (El-Bekare, 219).
Jeselūneke anirr-rrūhi kulirr-rrūhu min emri rabbī... -
Tė pyesin ty pėr shpirtin, Thuaj: shpirti ėshtė ēėshtje e
Krijuesit. (El-Isrā, 85).
Jeseluneke anil-ehil-leti. Kul hije mevākījtu linnāsi vel-
haxhxh. - Tė pyesin pėr hėnat e reja. Thuaj: Ato janė
udhėrrėfyes kohe pėr njerėzit dhe pėr haxhxh. (El-Bekare,
189). Nė tė gjitha ajetet e pėrmendura shohim se pėrgjigjja nė pyetje
vjen me fjalėn Thuaj, por nė ajetin nė tė cilin tė folurit ėshtė
pėr kodrat, vjen deri te ndryshimi i fjalės Thuaj:
Jeselūneke anil-xhibāli, fekul jensifuhā rabbī nesfen, -
Tė pyesin ty pėr kodrat. Por ti thuaju: Zoti im ato do ti
bėjė hi e pluhur. (Tāhā 105). Kėtu nė vend tė fjalės sė
zakonshme thuaj ėshtė pėrdorur edhe fjala por. Arsyeja
ėshtė si vijon: Nė tė gjitha ajetet e mėparshme fjala ėshtė pėr
pyetjet tė cilat vėrtet i janė shtruar Muhammedit a.s. Mirėpo nė
ajetin nė tė cilin ėshtė fjala pėr kodrat, nuk kemi pyetje tė
drejtpėdrejtė. Sikur All-llahu xh.sh. thotė: E nė qoftė se tė pyesin
pėr kodrat, por (atėherė) thuaj: Pra, por kėtu ėshtė pėrdorur
majft me menēuri dhe me arsye tė thellė. Nė ajetin: Kur robtė
e Mi tė pyesin pėr Mua. Unė jam shumė afėr. I pėrgjigjem
lutjes sė atij i cili mė lutet... (El-Bekare, 187), shohim se nuk
ėshtė pėrdorur fjala thuaj. Kjo ėshtė pėr arsye se nė kėtė ajet
flitet pėr Zotin, dhe se Zoti ėshtė mė kompetent qė tė japė
pėrgjigje nė pyetjen pėr Vetveten. E ngjashme ėshtė ēėshtja
edhe me pėremrat vetorė tė vetės sė parė nė njėjės dhe shumės
(ene dhe nahnu). 95
Zoti xh.sh. flet pėr Vete nė vetėn e parė shumės kur ėshtė fjala
pėr veprėn e Tij nė tė cilėn janė inkuadruar mė tepėr se njė veti e
Tij siē janė krijimi, shpallja dhe ruajtja e Kuranit:
Vėrtet, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe pa dyshim Ne do
ta ruajmė atė. (El-Hixhr, 9);
Ne juve ju kemi krijuar! Pėrse atėherė nuk besoni? (El-
Vākia, 57);
Vėrtet, Ne e kemi shpallur Kuranin nė njė natė tė vlefshme
dhe tė ndershme (Lejletu-l Kadėr). (El-Kadr, 1).
A doni ti kushtoni ju sadopak kujdes atij embrioni jetėsor.
A e keni krijuar ju atė, apo e kemi krijuar Ne. (El-Vākia,
58-59). Ne i kemi krijuar ata dhe i kemi forcuar pjesėt e trupit.
Sikur tė duam Ne do ti zėvendėsojmė me njerėz tjerė tė
ngjashėm. (El-Insān, 28). Nė tė gjitha kėto ajete ėshtė
pėrdorur pėremri vetor i vetės sė parė shumės, sepse flitet pėr
veprat e jashtėzakonshme nė tė cilat marrin pjesė disa atribute tė
Zotit xh.sh. Ndėrkaq nė ajetet nė tė cilat nuk ėshtė fjala pėr
vepra tė tilla, apo tė ngjashme, Zoti xh.sh. kur flet pėr Vete, flet
nė vetėn e parė njėjės. Kėshtu p.sh. nė ajetin nė tė cilin flitet pėr
bisedėn e Zotit xh.sh. me Tė dėrguarin e Tij, Musėn a.s., ėshtė
pėrdorur pėremri vetor i vetės sė parė njėjės:
Vėrtet vetėm Unė jam Zot, Pėrveē Meje zot tjetėr nuk ka.
Andaj vetėm Mua mė adhuro, vetėm Mua falmu, qė tė mė
pėrkujtosh Mua... (Tāhā, 14). Zoti xh.sh. kėtu flet pėr Vete
nė vetėn e parė njėjės, sepse ėshtė prania e Qenies dhe sepse
deshirohet tė tėrhiqet vėrejtja pėr monoteizėm tė pastėr nė
adhurim. Precizitetin nė shprehje, pėr tė cilin folėm deri mė tash,
e gjejmė edhe nė ajetet tjera. Kėshtu p.sh. nė dy ajetet pėr
durimin (sabrin) ekziston dallimi nė pėrfaqėsimin apo
mospėrfaqėsimin e tingullit el:
Dhe bėhu i durueshėm nė gjithēka qė tė godet nė kėtė
punė. Vėrtet kjo ėshtė mė sė miri dhe mė sė drejti. (Lukmān,
17); 96
Kushdo qė pėrmbahet, bėn durim e fal, vėrtet kjo ėshtė
prej veprave tė mėdha, mė tė rėndėsishme dhe mė tė mira.
(Esh-Shūrā, 43).
Nė ajetin e fundit ka ardhur dėshmia e madhėsisė dhe rėndėsisė
sė durimtarit, sepse ka tė bėjė me durueshmėri tė dyfishtė:
durimtarit padrejtėsia i ėshtė bėrė dhe prej tij po kėrkohet durim
dhe falje. Kjo gjithsesi ėshtė shumė mė vėshtirė tė pėrballohet se
sa kur ka tė bėjė me durimin nė caktimin e Zotit, nė fatin tė cilit
nuk mund ti iket.
Tė njėjtin rast me tingullin el e gjejmė edhe nė ajetet nė tė cilat
flitet pėr rėnien e shiut dhe mugullimin e bimėve:
Pse ju nuk e vėshtroni ujin qė e pini? A e lėshoni ju nga
retė, apo Ne e lėshojmė. Po tė dėshironim do ta bėnim tė
njelmėt. (El-Vākia 68-70);
Pse ju nuk shikoni dhe nuk i kushtoni kujdes asaj qė e
mbillni? A jeni ju ata qė e bėni tė mbijė ajo, apo e bėjmė Ne.
Sikur tė dėshironim mund ta bėnim aq tė thatė saqė e gjitha
tė shkatėrrohet. (El-Vākia 63-65).
Nė ajetin e parė fjala Xhealnāhu ėshtė pėrdorur e pavarur,
ndėrsa nė tė dytin ka ardhur me pjesėzėn pėrforcuese le xheal-
nāhu, do tė thotė Ne mesiguri do ta bėjmė aq tė thatė...
El kėtu ka ardhur nga arsyeja se do tė gjendet dikush i cili do
tė shtihet kinse mund ti shkatėrrojė tė mbjellat ashtu siē mundet
Krijuesi, derisa ėshtė e sigurt se askush qė ėshtė i menēur nuk do
tė pohojė se mund ta lėshojė shiun nga retė. Andaj dhe nuk ka
qenė e nevojshme qė pėr lėshimin e shiut prej reve veēmas tė
theksohet se ajo punė ėshtė ekskluzivisht nė mundėsinė e All-
llahut xh.sh. Ti marrim edhe ajetet nė tė cilat flitet pėr tė folurit
e Ibrahimit a.s. pėr Zotin xh.sh.:
I cili mė bėn tė vdes, pastaj mė ngjall. (Esh-Shūrā, 81).
I cili (Ai) mė ushqen dhe mė jep ujė. (Esh-Shūrā, 79).
Nė ajetin nė tė cilin flitet pėr tė ushqyerit, pas pėremrit lidhor
ėshtė pėrmendur pėremri vetor Huve - Ai qė nuk ėshtė rasti 97
me ajetin nė tė cilin flitet pėr dhėnien e vdekjes dhe ringjalljen.
Ku ėshtė arsyeja? Gjithmonė do tė gjenden tė atillė tė cilėt do tė
thonė se ata janė tė cilėt ushqejnė (furnizojnė) dhe japin ujė
ndėrsa askush nuk do tė ketė guxim tė pohojė se mund tė
shkaktojė vdekjen apo ringjalljen e dikujt. Tė tilla janė edhe ajetet
nė tė cilat All-llahu xh.sh. u drejtohet muslimanėve dhe ithtarėve
tė Librave tė shenjtė. Ėshtė shumė evident ndryshimi nė vetė
drejtimin. Nė rastin e parė kemi:
Ju vetėm Mua mė pėrmendni dhe vetėm Mua mė pėrkujtoni,
e edhe Unė juve do tju pėrkujtoj, (El-Bekare, 152), ndėrsa
nė tė dytin.
Pėrkujtoni begatitė e Mia tė cilat ua kam dhuruar. (El-
Bekare, 40). I njėjti rast ėshtė edhe kur Kurani u drejtohet atyre
qė kuptojnė dhe atyre qė nuk kuptojnė:
Frikėsomuni Mua, o ju tė menēur! (El-Bekare, 197), thotė
Kurani duke iu drejtuar atyre qė kuptojnė. Tė tjerėt i porositi:
Ruajuni zjarrit, lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe
gurėt, (El-Bekare, 24), sepse kėta vetėm zjarri mund ti
frenojė. Precizitetin e pėrmendur nė zgjedhjen e fjalėve me tė cilat mė sė
miri do tė shprehet mendimi i dėshiruar, e gjejmė edhe nė ajetet
nė tė cilat Iblisi i betohet Zotit se do tia dalė qė ti mashtrojė
njerėzit:
Betohem nė fuqinė Tėnde, tė gjithė do ti shmangė nga
rruga dhe do ti bėjė tė varur. (Sād, 82). Iblisi betohet nė
fuqinė e Zotit, e jo me tjetėr gjė. Me kėtė ai vėrteton diturinė dhe
mendjemprehtėsinė e tij. Mėshira e Zotit ėshtė mbi ēdo gjė tjetėr,
pra Zotit askush dhe asgjė nuk i nevojitet. Andaj dhe kush do le
tė besojė nė Tė, e kush s'do, mos tė besojė. Atij askush dhe asgjė
nuk mund ti bėjė gjė. Ai nė hadithikudsijj thotė: Kėta janė pėr
xhehennem dhe Unė smėrzitem, kurse kėta pėr xhennet
dhe Unė prapė smėrzitem. Kjo i takon fuqisė dhe madhėrisė
sė Zotit xh.sh. Kjo ėshtė ajo e cila Iblisit i lė hapėsirė pėr
veprimin e tij. Ai mund ti largojė nga rruga dhe ti shpjerė nė 98
mashtrim, sepse Zoti xh.sh. askėnd nuk do ta detyrojė qė tė
besojė apo tė mos besojė. Andaj dhe Iblisi betohet me fjalėt:
Betohem nė fuqinė Tėnde se tė gjithė ata bashkė do ti
largoj nga rruga:
.. Unė do tua vendos kurthin nė mėnyrė qė ti shmangė
nga rruga e drejtė. Do tu vijė nga para dhe nga prapa,
nga e djathta dhe nga e majta... (El-Araf, 16-17). Kėtu
mund tė shihet se Iblisi i ka pėrmendur tė katėr anėt. Mirėpo, nuk
ka pėrmendur se njerėzve do tu vijė nga lart dhe nga poshtė
(fevka - tahte), sepse lart ėshtė sundimi ndėrsa poshtė
devotshmėria. Ai i cili i ėshtė pėrulur Zotit, atij Iblisi (djalli) assesi
nuk mund ti afrohet. Iblisi mė tutje thekson se do ta pėrdorė gjithė shkathtėsinė e tij
pėr ti larguar nga rruga e drejtė, pastaj edhe prej sjelljeve tė
mira dhe prej namazit. Atij tė cilin nuk e stolisin virtytet e mira as
qė i nevojitet Iblisi, sepse ai vetveten e mashtron dhe e largon
nga rruga e drejtė. Iblisi ėshtė vjedhės shumė mendjemprehtė
dhe i menēur i cili nuk humb kohėn e shtrenjtė pėr ti vizituar
shtėpitė e zbrazėta e tė rrėnuara.
Nė ajetet kuranore pastaj gjejmė se kur ėshtė fjala pėr faljen
dhe dėnimin, mėshirėn dhe hidhėrimin, falja dhe mėshira janė tė
theksuara para dėnimit dhe hidhėrimit. Kėshtu nė suren Fātiha
thuhet se Zoti xh.sh. Ėshtė i Gjithėmėshirshėm dhe
Mėshirėplotė para se tė thuhet se Ai ėshtė Sundues i Ditės
sė gjykimit. Nė vendet ku flitet se Zoti ia fal kujt tė do, ndėrsa
e dėnon kė tė dojė, falja ėshtė pėrmendur para dėnimit, pėrveē
nė dy vende: nė ajetin i cili ka tė bėjė me prerjen e dorės: E
dėnon kė tė dėshirojė, ndėrsa ia falė kujt tė dojė. (El-
Māide, 4 0). Kjo vjen nga fakti se dėnimi me prerje tė dorės ėshtė
dėnim i kėsaj bote, pas tė cilit vjen falja nė Ahiret. Nė ajetin nė tė
cilin Isa a.s. flet pėr ata tė cilėt e kanė adhuruar, thuhet: Nėse i
dėnon, ata janė robėrit Tu, ndėrsa nėse ua fal, Ti je i Madh
nė Mundėsinė Tėnde dhe i urtė nė Gjithėditurinė Tėnde.
(El-Maide, 118). Kėtu nuk thotė Ti je mė i mėshirshmi dhe ai i 99
cili mė sė shumti falė, nga kurtuazia. Dėnimin e pėrmend para
faljes pėr shkak tė madhėsisė sė mėkatit tė cilin e kanė bėrė.
Precizitetin e lartpėrmendur e gjejmė edhe nė ajetet nė tė cilat
flitet pėr kohėn. Ardhmėria pėrmendet nė kohė tė kaluar. Kėshtu
ngjarjet e Ditės sė gjykimit janė theksuar sikur tashmė tė kishin
ndodhur:
I ėshtė fryrė burisė (surit). (El-Kehf, 99).
Edhe qielli ėshtė ēarė dhe fuqia e tij atė ditė ka rėnė. (El-
Hākka, 16);
Dhe xhehennemi u ėshtė dėftuar tė humburve. (Esh-Shuarā, 91);
Dhe janė paraqitur para Zotit tėnd tė radhitur. (El-Kehf,
48). Tė gjitha kėto ajete i pėrkthyem nė kohėn e kaluar ashtu siē qėn-
drojnė nė tekstin kuranor, edhe pse ėshtė i njohur fakti se kėtu
koha e ardhshme ėshtė shprehur me kohė tė kaluar. Sekreti i
kėsaj qėndron nė atė se tė gjitha ngjarjet, tė tashmet dhe tė
ardhmet, tashmė kanė ndodhur nė diturinė e Zotit e cila ėshtė
absolute dhe si e tillė nuk ėshtė e pėrkufizuar as me kohė as me
hapėsirė. Kėshtu nė njė ajet gjejmė tė flitet pėr dy kohė plotėsisht
tė ndryshme, andaj na duket se janė kontradiktore, nė ēka edhe
gabojmė: Caktimi i Zotit ka ardhur, andaj mos e ngutni-
shpejtoni. (En-Nahl, 1). Caktimi ka ardhur dhe ka ndodhur.
Zoti xh.sh. u thotė njerėzve qė mos ta ngutin caktimin e Tij, si tė
mos kishte ndodhur. Pra, caktimi ka ardhur nė diturinė e Zotit,
por ende jo edhe nė tė njerėzve. Nuk ėshtė fjala, siē shihet qartė,
pėr kundėrthėnie dhe kontradikta, por pėr saktėsi tė stėrholluar
nė shprehje, pėr ligjshmėri, pėr fshehtėsi, zbulim dhe gjetje tė
urtėsive, sekreteve dhe tė vėrtetėsive tė kuptimeve tė thella
kuranore.
Kėtu theksuam vetėm disa shembuj tė cilėt mjaft qartė fla sin pėr
saktėsinė e pėrkryer tė Kuranit nė zgjedhjen e fjalėve, ndryshi-
min e tyre, nė zgjedhjen e vetė shkronjave etj. Askund nė tekstin
kuranor asgjė nuk ėshtė e tepėrt e as e mangėt. Gjithēka ėshtė
nė vendin e vet pėrkatės. 100
Pėr ajetet kuranore nė tė cilat theksohen tė vėrtetat shkencore,
pastaj pėr ajetet tė cilat flasin pėr fshehtėsitė e gjithėsisė, qė
njeriu sot e kėsaj dite po i zbulon, do tė flasim me njė rast tjetėr
Krijoni Kontakt