Statuti i privilegjeve te kristianeve nga Profeti Muhamed (a.s.)
Letėr pėr murgjėrit e Manastirit tė Shėn Katerinės
Me 628 e.s. Profeti Muhammed garantoi njė Statut privilegjesh pėr murgjėrit e Manastirit tė Shėn Katerinės nė Malin Sinai. Ai pėrbėhej nga disa klauzola tė cilat mbulonin tė gjitha aspektet e tė drejtave tė njeriut pėrfshi kėtu tema tė tilla si mbrojtja e kristianėve, liria e adhurimit dhe lėvizjes, liria pėr tė caktuar gjykatėsit e tyre dhe pėr tė patur dhe mbajtur pronat e tyre, pėrjashtimi nga shėrbimi ushtarak, dhe e drejta e mbrojtjes nė kohė lufte.
Ja pėrkthimi nė shqip i atij dokumenti:
Ky ėshtė njė mesazh nga Muhammed i biri i Abdullahut, si njė pakt pėr ata qė mbajnė Krishtėrimin, pranė dhe larg, ne jemi me ta.
Me tė vėrtetė unė, shėrbėtorėt, ndihmuesit, dhe ndjekėsit e mi i mbrojnė ata, sepse kristianėt janė qytetarėt e mi; dhe pėr Allah, unė jam gjithmonė kundėr ēdo gjėje qė i dėshpėron ata.
Asnjė lloj detyrimi nuk duhet tė ketė mbi ta.
As gjykatėsit e tyre nuk do tė hiqen nga puna dhe as murgjėrit e tyre nga manastiret e tyre.
Asnjė nuk lejohet qė tė shkatėrrojė njė shtėpi tė besimit tė tyre, ta dėmtojė atė, apo tė marrė ndonjė gjė nga ajo pėr tek shtėpitė e muslimanėve.
Nė qoftė se ndonjė merr ndonjė nga kėto, ai do tė shkelė paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit tė Tij. Me tė vėrtetė, ata janė aleatėt e mi dhe kanė statutin tim tė sigurtė kundėr gjithēkaje qė ata urrejnė.
Asnjė nuk do t'i detyrojė ata qė tė udhėtojnė apo ti obligojė pėr luftė. Muslimanėt duhet tė luftojnė pėr ta.
Nė qoftė se njė femėr kristiane martohet me njė musliman, kjo nuk duhet tė ndodhė pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet tė ndalohet tė vizitojė kishėn e saj pėr tu lutur. Kishat e tyre duhet tė respektohen. Atyre nuk duhet tu ndalohet riparimi i tyre as shenjtėrimi i pakteve tė tyre.
Asnjė njeri nga ummeti (bashkėsia muslimane) nuk duhet tė shkelė kėtė pakt deri nė Ditėn e Kiametit (fundi i botės).
Ky statut i privilegjeve ka qenė nderuar dhe zbatuar me besim tė plotė nga gjithė muslimanėt nėpėr shekuj dhe nėpėr tė gjithė tokat ku ata sunduan (Zahur, Dr. A.;Hak,Dr. Z., Drita Islame).
Sepse problemi qendron tek toleranca njerezore dhe jo tek ajo Islame.
Kur njerezit (muslimanet,jo ne pergjithesi)te jete "edukuar" dhe "dijezuar" me shume ndoshta do perfitojme dhe ne si besim me shume respekt.
Islami eshte fe e paster dhe shume e bukur,dhe e vetmja e vertete ndaj cdo feje tjeter.Eshte ekuilibri i adhurimit te Krijuesit shpirterisht dhe fizikisht.Ekuilibri i sistemit te jeteses per nje krijese..
Jarigas , mos te shoh me ketu , se ndryshe do marresh paralajmerime prape.
Nuk eshte nenforum per ata qe kujtone se dine , por per ata qe duan te mesojne , nga rradhet e jo-myslimaneve sigurisht.
Kjo leter e Pejgamberit Muhamedi a.s tani ndodhet ne nje muze ne Stamboll. Ne manastirin e shen katerines eshte nje kopje e kesaj letre. Ky manastir eshte ruajtur nga muslimanet me kujdes sepse kete amanet e kishte lene Pejgamberi a.s.
Thuhet se ne shekullin e 11 halifi (udheheqsi) i asaj kohe qe ishte Al-Hakimi deshi ta rrenoje kete manastri mirpo kishte frig te bente nje gje te tille sepse e kishte parasysh amanetin e Pejgamberit Muhamed a.s.
Ky halife mbasi murr nje vendim qe te mos rrenohet manastiri, ateher vendosi qe te nderotohet nje xhami afer kishes, mirpo ky halife vendosi qe minarja e xhamis te mos jete me e lart se e kishes, ja nje foto ku tregohet kisha dhe xhamia, nr 1 eshte kisha kurse nr 2 xhamia.
p.sh edhe ketu ( http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=57244 ) eshte diskutuar dikur kjo teme, mirpo ka marr kahje te tjera ajo teme! La Lune beri mir qe e risjelli perseri, por shpresoj qe muslimanet nuk do te reagojn kur te ju behen provokime nga ata qe i kane zemrat e mbushura me urrejtje.
Hoxha jone shpesh e thote kete fjal : "Mos u beni sikur qurana, si te ju fishlloj dikush ju ta ktheni kryt mbrapa (: "
Pra kjo eshte toleranca qe ka pasur Pejgamberi a.s ndaj te tjerve. Eshte mir qe te marrin mesim edhe disa musliman nga kjo leter.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bani gjk : 01-03-2010 mė 22:04
Duke lexuar librin "Ritregimi i historis se islame dhe muslimanve" nga historiani Sejjid Ali Asgher Razvi, aty hasa ne nje pjese te shkurt te ati libri qe behet fjal per dokumentin e Shen Katarines.
Ky historian perveq qe bazohet ne hisoriant musliman ai po ashtu citon dhe bazohet ne disa orientalist te huaj qe nuk jane musliman, kete e bene vetem per te treguar dhe per ta forcuar sa me shum argumentin e vete.
Dokumenti qe ju eshte shkruar priftrinjeve krishter nga Muhamedi a.s, kishte ndodhur pak para ekspedites se Tebukut, dikur ne mes vitit 638-630 e.s. Un po citoj ato pak rreshta qe flasin per kete dokument:
Pak para se tė nisej ushtria pėr nė Tebuk, murgjėrit e manastirit Shėn Katerina, nė luginėn e Sinait, erdhėn pėr t`u takuar me Profetin. Ai i pranoi dhe u dha edhe tė krishterėve njė dokument tė ngjashėm si Kushtetuta e Medines, e cila u ishte dhėnė hebrenjve. Kushtet kryesore, tė shprehura nė kėtė dokument ishin:
1. Muslimanėt do t`i mbronin kishat dhe manastiret e tė krishterėve. Ata nuk do tė dėmtonin dhe nuk do tė shkatėrronin asnjė pronė tė kishės, pėr tė ndėrtuar xhami ose pėr tė ndėrtuar shtėpi pėr muslimanėt.
2. E gjithė prona e kishės do tė ishte e liruar nga ēdo lloj tatimi.
3. Asnjė autoritet kishtar nuk do tė detyrohej nga muslimanėt qė ta linte pozitėn e tij.
4. Asnjė i krishter nuk do tė detyrohej nga muslimanėt pėr ta pranuar Islamin
5. Sikur njė grua e krishterė tė martohej me njė burrė musliman, ajo do tė kishte liri tė plotė pėr ta ndjekur fenė e saj.
Kurse sa i perket ati dokumentit (fotos,letres) pare. Ai dokument nuk eshte i sakte, ne ate dokument/leter behet fjal per nje leter qe Muhamedi a.s ju ka derguar njerit prej perendorve te asaj kohe e jo priftrinjeve krishter.
Kjo eshte nje kopje e ati dokumenti, qe edhe sod gjendet ne ate manastir: http://www.st-katherine.net/images/letter.jpg
Mbasi po flitet per te drejtat e “Ehli Kitab-ve - Ndjeksit e Librave" qe kane pasur ne kohen e Muhamedit a.s, ateher po e postoj edhe kushtetuten e Medines qe Muhamedi a.s beri me hebrejt.Versioni origjinal, i percjellur nga Ibn Is`haku permban 47 nene ne kete kontrat. Me poshte, do ti permendim vetem me te rendesishmet prej tyre, ato jane:
1. Hebrenjtė Benu Avf janė popull i cili jeton me myslimanėt. Ata kanė fenė e vetė, kurse myslimanėt tė vetėn. Ēdonjėri posedon pasurinė e vet dhe lirinė e vet.Kjo vlenė edhe pėr hebrenjtė tė cilėt nuk i takojnė kėtij fisi.
2. Hebrenjtė do ta kenė ekonominė e vetė, kurse myslimanėt tė vetėn.
3. Edhe njėra edhe tjetra palė janė tė obliguara ta mbrojnė lirinė e pėrbashkėt nga armiku i jashtėm.
4. Ndėrmjet veti mund tė konsultohen dhe tė merren vesh vetėm nė baza tė bamirėsive.
5. Aleatėt duhet tė ruhen nga intrigat dhe dredhitė reciproke.
6. Duhet t'i ndihmohet atij qė rrezikohet.
7. Hebrenjtė duhet tė kenė marrėdhėnie tė mira me myslimanėt nėse kėta gjenden nė luftė.
8. Jethribi bėhet vend i mbrojtur i kėsaj kontrate. Aty nuk guxohet tė bėhen luftėra.
9. Nėse shpėrthen ndonjė mosmarrėveshje mes dy popujve, e cila do tė mund tė rrezikonte sigurinė, duhet drejtuar All-llahut dhe Muhammedit, Pejgamberit tė All-llahut.
10. Kurejshitėt tė mos merren nėn mbrojtje, e as dikush tjetėr qė u ndihmon atyre.
11. Duhet t'i ndihmojnė njėri-tjetrit kundėr atyre qė e sulmojnė Jethribin.
12. Kjo kontratė nuk e mbronė dhunėtarin as fajtorin. Safijjurrahman El-Mubarekfuri, Nektari i Vulosur i Xhennetit, ne f 207-208 - 2006 prishtin.
Historiani Sejjid Ali Asgher Razvi ne librin Ritregimi i historis se islame dhe muslimanve, permend edhe keto pes nene: 1.Tė gjitha mosmarrėveshjet nė Jethrib do tė paraqiten para Muhammedi, qė ai tė vendosė nė lidhje me to.
2.Muslimanėt dhe hebrenjtė do t`i gėzojnė tė drejtat e njejta
3.Ēdo grup nė Jethrib do ta ndjekė fenė e vet dhe asnjė grup nuk do tė pėrzihet nė punėt e grupeve tė tjera
4.Nė rast tė njė sulmi tė jashtėm ndaj Jethribit, tė dy grupet (dmth. muslimanėt dhe hebrenjtė) do ta mbrojnė qytetin
5.Tė dy grupet do tė pėrmbahen nga gjakderdhja
6.Muslimanėt nuk do tė luftojnė kundėr muslimanėve pėr hir tė jomuslimanėve
Kurse orentalisti dhe historiani njohur amerikan R.V.C. Bodley thote : Muhammedi pėrpiloi njė "kartė" me hebrenjtė, sipas tė cilės, muslimanėt dhe hebrenjtė do tė ndihmoheshin mes veti nė ēėshtjet qė kishin tė bėnin me qytetin. Ata do tė ishin aleatė kundėr ēdo armiku tė pėrbashkėt, pa patur ndonjė obligim fetar ndaj Islamit ose Judaizmit, respektivisht. Neni mė i rėndėsishėm ishte: "hebrenjtė qė i bashkangjiten shoqėrisė sonė, do tė kenė tė dreja tė njejta si njerėzit tanė, pėr tė pėrfituar dhe pėr tė marrė poste." Hebrenjtė e fiseve tė ndryshme tė Jethribit duhet tė formonin njė shoqėri bashkė me muslimanėt. Ata do ta ushtronin fenė e tyre po aq lirshėm sa muslimanėt. Bashkėpunėtorėt dhe aleatėt e hebrenjve do t`i gėzonin tė drejtat e njejta."I Dėrguari, jeta e Muhammedit", New York, 1946.
Ketu keni librin e keti historiani : http://openlibrary.org/b/OL5696074M/messenger http://openlibrary.org/a/OL2133992A/R._V._C._Bodley
Kjo kontrat eshte bere ne fillim te vitit pare te hixhretit, date kjo e cila perkon me vitin 622. D.m.th 13 vite pas Shpalljes se pare (Kuranit) eshte bere kjo kontrat.
Kur Profeti Mhamed a.s arriti ne Medine, atje kishte gjetur tre fise hebreje : Kajnuka, Nadir dhe Kurajza.
Duhet pasur parasysh qe kjo kontrat nuk zgjati shum sepse vete hebrenjet e prishen kete kontrat duke trdhtuar dhe mashtruar ne cdo menyre, si zakonisht qe veprojin. Per mashtrus i njifen edhe bota, ata kane tradhtuar Pejgambert e tyre e jo te tjeret, po nejse. Hebrejt asaj here i kishin bere hesapet/llogarit shum gabim sepse prishja kontrates kishte shkuar ne deme te tyre dhe ne favor te muslimanve.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Bani gjk : 15-04-2010 mė 19:36
Thomas W Arnold, pėr tolerancėn islame, thotė:
"(Pėrhapjen e islamit) nuk duhet ta kėrkojmė as nė ndėrmarrjen
luftarake, si ė mendojnė kėtė nė imagjinatėn e tyre: me shpatė me
njė, e me Kur'an nė dorėn tjetėr, por kjo duhet kėrkuar nė
aktivitetin modest tė predikuesve dhe tregtarėve islamė, tė cilėt
janė pėrpjekur qė nė tė gjitha pjesėt e tokės, t'a pėrhapin fenė e
tyre. Mėnyra e kėtillė paqedashėse e predikimit nuk ėshtė marrė
vetėm pėr atė shkak kur kėtė e ka kėrkuar politika, as atėherė kur
nuk ka qenė e mundur tė pėrdoret fuqia, por pėr shkak se Kur'ani
kėtė menyrė e preferon nė shumė ajete: "Nė fe nuk ka imponim…" (El
Bekarah, 256). "
"Njė prej faktorėve qė ka ndikuar nė sukseset ė muslimanėve ėshtė:
nė rend tė parė vjen thjeshtėsia ė mėsimit islam: `Nuk ka Zot tjetėr
pėrveē Allahut, Muhammedi a.s. ėshtė i dėrguar i Zotit." Ky mėsim i
thjeshtė nuk kėrkon eksperiencė tė madhe fetare. Si parim, nuk
paraqet vėshtirėsi tė veēanta intelektuale. E pa ngarkuar me ide
teologjike, kėtė mėsim ka mundur t'a shpjegojė cilido, madje edhe ai
mė pak i informuar me shprehjet teologjike.
H. A. R. Gibb, autor i njohur, nė librin e tij "Drejtimi Islam",
thotė:
"Islami ka edhe njė shėrbim tjetėr, ndaj kauzės sė njerėzimit, gjė
tė cilėn nuk e bėri Evropa. Ai zotėron njė traditė madhėshtore pėr
njė mirėkuptim ndėr racial dhe njė bashkėpunim tė sinqertė. Islami
ka aftėsinė pėr tė bėrė pajtimin e elementeve tė papajtueshėm tė
racės e traditės. Asnjė shoqėri tjetėr, nuk e ka kėtė aftėsi, pėr tė
patur sukses nė barazimin e statusit tė tyre. Pėr t'ia arritur
kėsaj, eliminimit tė ndasive lindje-pėrėndim dhe krijimin e njė
bashkėpunimi nė mes tyre, ndėrmjetėsimi i Islamit ėshtė i
domosdoshėm. Nėse arrihet kjo, shpresa e njė gjendje paqėsore do tė
rritet pamasė. Ndėrkaq, Evropa, nėse refuzon bashkėpunimin me
Islamin, atėherė kėtė inciativė ia lėshon armėve, rivalėve tė saj
dhe pėr tė dy palėt fundi do tė jetė fatal."
Will Durant, ėshtė autor bashkėkohor amerikan. Libri i tij, prej 30
pjesėsh "Civilizimi Njerėzor", konsiderohet ndėr librat mė tė njohur
nė kėtė fushė. Kur flet mbi skllevėrit, nė historinė e kulturės
islame, veē tė tjerash, ai shkruan:
"Skllevėrve u lejohej martesa dhe arsimimi i fėmijve tė tyre, kur
kėta arrinin moshėn e duhur tė pjekurisė. Njeriu mahnitet kur vėren
se njė numėr i konsiderueshėm i fėmijėve tė skllevėrve, kanė
ushtruar funksione me pėrgjegjėsi tė lartė politike dhe kulturore nė
botėn islame. Ata janė bėrė, madje, udhėheqės dhe emirė, siē ishte
rasti me Muhammed el Gaznevi-un dhe me Memlukėt nė Egjipt."
Xhon Devejnport, nė librin "Kėrkim ndjesė ndaj Muhammedit dhe
Kur'anit", f. 139, shkruan:
"Kur Salahudin Ejubi hyri nė Kuds (Jeruzalem), nuk ėshtė vrarė asnjė
njeri. Ai tregoi mėshirė tė madhe ndaj robėrve tė krishterė."
"Egėrsia, tė cilėn e kishin shfaqur krishterėt nė Spanjė, nuk ka
qenė aspak mė e vogėl se ajo qė e kishin treguar nė Kuds. Pas gjithė
asaj qė muslimanėt kishin lėnė nė Spanjė, krerėt fetarė tė ushtrisė
sė krishterė, me nxitjen e Filipit II, urdhėruan likuidimin e tė
gjithė muslimanėve, pleq e tė rinj, gra e burra. Para se tė arrinin
tė iknin, tri tė katėrtat e muslimanėve ishin vrarė, ndėrsa ata qė
kishn shpėtuar nga kjo vdekje nuk arritėn tė shpėtonin nga dėnimet
me vdekje tė inkuizicionit kishtar. Nė kėtė periudhė, janė vrarė 3
milionė muslimanė."
Nė veprėn e njėjtė, nė f. 133, shkruan:
"Si tė mos mrekullohesh nga madhėshtia e sundimtarėve muslimanė nė
Spanjė, ose tė mos ēuditesh me pėrmendoret e civilizimit,
trashėgiminė kulturore dhe arkitektonike qė e kanė lėnė pas? Dhe si
tė mos kujtojmė sjelljen e tė krishterėve, fanatizmit tė tyre,
paditurisė dhe barbarizmit, tė cilėt janė pėrcjellur me mundime dhe
shtypje?"
Arnold J. Twenbi, historian i njohur anglez, thotė:
"Zhdukja e vetėdijės racore, tek muslimanėt, ėshtė njė ndėr arritjet
e theksuara tė Islamit, kurse nė botėn bashkėkohore, ekziston njė
nevojė e madhe pėr propagandimin e kėtij virtyti islamik."
"Nuk ėshtė e vėrtetė se muslimanėt i detyronin njerėzit tė zgjidhnin
nė mes Islamit ose shpatės. Njerėzit ishin tė lirė tė zgjidhnin
Islamin ose dhėnien e xhizjes."
"Eliminimi i dallimeve familjare dhe fanatizmave nacionale dhe tė
gjakut, ėshtė prej bamirėsive dhe mburrjeve mė madhėshtore tė
Islamit. Ndėrkaq, nė epokėn aktuale, nė tė cilėn jetojmė, kjo
bamirėsi, ėshtė prej sfidave mė tė mėdha tė kėtij shekulli. Nuk ka
dyshim se popujt, tė cilėt flasin anglisht, kanė arritur njė farė
suksesi nė lidhjen e popujve mes vete, dhe i sollėn botės njerėzore
mirėsi dhe mėshirė. Por, ėshtė fakt i pamohueshėm, i cili domosdo
duhet tė pranohet, se ata dėshtuan nė eleminimin e animeve familjare
dhe nacionaliste."
Edward Gibbon, autor i mirėnjohur nė gjithė botėn, thotė:
"Njė dogmė e dėmshme i ėshtė mveshur muslimanėve: detyra pėr t'i
shfarosur me shpatė tė gjitha fetė. Kjo akuzė, si rezultat injorancė
dhe fanatizmi, hidhet poshtėė nga Kur'ani, historia e pushtimeve
islame dhe nga toleranca e tyre publike…"
"Suksesi mė i madh i jetės sė Muhammedit a.s., konsistoi nė thjesht
forcėn morale tė tij, pa goditur gjė me shpatė."
Gustav Lebon, historian dhe filozof francez, nė librin e
tij "Civilizimi Arab", f. 605, rreth pushtimeve islame, thotė:
"Ėshtė fakt i pamohueshėm fakti se komuniteti botėror nuk njeh
pushtues zemėrgjerė, sikurse arabėt (muslimanėt) dhe as fe
tolerante, sikurse feja e tyre."
Nė tė njėjtin libėr, f. 516, shkruan:
"Barazia tek muslimanėt ka arritur pėrsosmėrinė, barazia e cila
proklamohet me tėrė gojėn nė Evropė, nuk ka kurrfarė efekti nė
realitet. Muslimanėt, praktikisht, e kanė vėnė nė jetė parimin e
barazisė. Nė mesin e muslimanėve nuk ka dallime klasore, tė cilat
sot i vėrejmė ndėr trashėgimtarėt e Revolucionit Francez. Islami i
ka eliminuar tė gjitha dallimet klasore, familjare dhe individuale,
kurse tė gjithė muslimanėt janė vėllezėr. Nė botėn arabe, njė
personalitet i madh ka bashkuar fise tė ndryshme nė gjirin e njė
fjale. Kjo fjalė i ka lidhur nė njė sistem ligjesh, sipas tė cilit
janė tė barabartė tė gjitha racat, nė tė gjitha kontinentet, dhe ata
nuk janė tė huaj pėr njėri tjetrin. Pėr shembull, muslimani kinez ka
tė drejta krejtėsisht tė njėjta nė shtetin islam, siē i ka edhe
arabi musliman, pėrkundėr tė gjitha dallimeve ekzistuese midis
tyre."
Kurse rreth muslimanėve nė Spanjė, ai shkruan:
"Pėr disa shekuj, muslimanėt e kanė ndryshuar tėrėsisht pamjen
kulturore dhe ekonomike tė Spanjės. Spanja ishte krenaria e Evropės.
Ndryshimi ishte idukshėm edhe nė planin moral. Muslimanėt kanė
synuar tė zhvillojnė tek tė krishterėt njė virtyt tė madh
civilizues, deri atėherė, pėr ta, fare tė panjohur - jetėn e
pėrbashkėt me ithtarėt e besimeve tė tjera. Qėndrimi i muslimanėve
ndaj popujve tė mundur ka qenė tejet tolerant: u ėshtė lejuar
themelimi i kėshillave kishtare dhe shkencore nė Sevilje dhe
Kordobė, nė vitin 852. Shumė kisha, tė ndėrtuara nė kohėn e
pushtetit islam, tregojnė se muslimanėt i kanė respektuar fetė e
tjera. Shumė tė krishterė e kanė pranuar Islamin, ndonėse pėr kėtė
nuk ka pasur ndonjė arsye tė posaēme. Edhe hebrenjtė, edhe tė
krishterėt, i kanė pasur tė drejtat si muslimanėt. Ata kanė mundur
tė kenė pozita tė larta nė pushtet."
Xhevahir Lal Nehru, politikan, ish-kryeministėr i Indisė, thotė:
"Depėrtimi i luftėtarėve, tė cilėt erdhėn nga veriperėndimi i Indisė
dhe depėrtimi i Islamit, ka rėndėsi tė madhe nė historinė e Indisė.
Ai demaskoi ligėsinė, e cila ishte pėrhapur nė shoqėrinė hinduse. Ai
e tregoi ndarjen e klasave dhe verbėsinė e braktisur, si dhe
dėshirėn e izolimit nga bota, nė tė cilėn jetonte India. Teoria e
vėllazėrisė islame dhe barazisė, nė tė cilėn besonin dhe jetonin
muslimanėt, pati ndikim tė thellė nė intelektin e hindusve. Kėtij
ndikimi, mė sė tepėrmi iu nėnshtruan njerėzit e thjeshtė, tė cilėt,
shoqėria hinduse i privoi nga barazia dhe gėzimi i tė drejtave
njerėzore."
"Qytetėrimi Islam ėshtė nėna e qytetėrimeve tė reja."
Sarojini Naidu, letrare dhe poete hinduse, e cila ėshtė
quajtur "Bilbili i Indisė", nė librin e saj "Ligjėrata dhe Ese",
thotė:
"Islami ėshtė feja e parė, qė ftoi nė demokraci dhe veprim, sipas
parimeve tė saj. Prandaj, posa dėgjohet ezani prej minares sė njė
xhamie, menjėherė tubohen ata qė dėshirojnė t'a adhurojnė Allahun.
Ata tubohen nė radhė, pesė herė nė ditė, dhe pėrulen pėrpara All-
llahut me zėrin e tekbirit. Me kėtė, demonstrohet barazia islame nė
format e saj mė fanastike. Unė, disa herė kam vėrejtur se Islami, me
fuqinė e unitetit praktik, i vė individėt e ndryshėm tė shoqėrisė
njerėzore nė njė linjė tė vėllazėrisė.
Nėse ti takon nė Londėr njė egjiptas, algjerian, indian apo turk,
nuk ėshtė me rėndėsi, tek asnjėri prej tyre, nėse atdheu i tyre
ėshtė Egjipti, ose India…"
Lawrence E. Browne:
"Megjithėse, asnjė kėmbė ushtari, nuk ka shkelur Indonezinė, sot, ai
ėshtė vendi mė i madh musliman nė botė. Kjo, pėrputhet me parimin e
pėrmendur nė Kuran: `Nė fe nuk ka dhunė (imponim), ėshtė sqaruar e
vėrteta nga e kota…' (el Bekaretu, 256) "
Nė librin e tij "Prospects of Islam", Londėr, 1949, f. 12, ai thotė:
"Vėllazėrimi, tė cilin e proklamoi Islami, ka qenė realitet dhe gjė
jo e rėndomtė, tė cilin nuk e kanė njohur popujt e Lindjes. Ne
dyshojmė se tė krishterėt e Sirisė janė sjellė ndaj tė krishterėve
tė Iranit, sikurse sillen vėllezėrit nė mes vete, njėjtė me atė
sikurse sillen muslimanėt e Shamit (Sirisė, Libanit etj) ndaj
vėllezėrve tė tyre iraninanė prej njė feje dhe tė cilėt i
konsiderojnė anėtarė tė njė familje."
"Kėto fakte tė mirėkrijuara, korrigjojnė idenė e pėrhapur, aq
gjerėsisht, nė shkrimet kristiane se muslimanėt, gjoja, kudo qė
shkuan, i detyruan njerėzit me majėn e shpatės, qė tė pranonin
Islamin."
Georgi Zejdon, nė veprėn "Historia e civilizimit arabo-islamik,
4/282", shkruan:
"Pushtuesit e krishterė, nė Spanjė, i kishin detyruar muslimanėt dhe
ēifutėt qė tė bartnin shenja identifikimi, qė tė njiheshin ngado qė
tė lėviznin. Nė fund, i vunė para zgjidhjes midis pranimit tė
krishterimit ose vdekjes."
Nė tė njėjtin libėr, 1/174, shkruan:
"Tė krishterėt i kishin shndėrruar xhamitė muslimane nė kisha,
muslimanėt i kishin privuar nga tė gjitha liritė fetare, kishin
rrėnuar varrezat e tyre, u kishin ndaluar tė gjitha domosdoshmėritė
jetėsore dhe kishin shkatėrruar hamamet e tyre."
"Sipas dėshmisė sė vetė tė krishterėve, nė kohėn e Henrikut IV, nė
Spanjė ishin mbytur nga dora e tė krishterėve 400.000 banorė nė
qytetin Dilan."
A. S. Triton, nė librin "Islam", Londėr, 1951, f. 21, thotė:
"Figura e ushtarit musliman, nė njėrėn dorė shpatėn dhe nė tjetrėn
Kur'anin, ėshtė plotėsisht e rreme."
Diercks:
"Pretendimi se luftėrat kundėr jomuslimanėve ishin religjioze dhe
pėr shkaqe fetare, dhe se u ndėrmorėn nga ana e muslimanėve pėr
shtypjen e feve tė tjera, ėshtė pėrgjithėsisht jashtė ēdo diskutimi.
Nė raste tė veēanta, do t'a kemi shumė vėshtirė tė mohojmė se arsyet
materiale dhe politike nuk ishin motivimi i vėrtetė i kėtyre
luftrave.
Dėshmia mė e mirė vėrteton se disa nga luftėrat e mėvonshme ishin
pėr shkaqe ekonomike dhe politike. Ndėrkaq, luftėrat e para, gjatė
jetės sė Pejgamberit, ishin pėrpjekje pėr tė gėzuar tė drejtėn e
jetės sė lirė."
Sherbel, profesor i madh, dekan i Fakultetit Juridik, pranė
Universitetit tė Vjenės, nė konferencėn mbi tė drejtėn, nė vitin
1927, ka thėnė:
"Vėrtet, ėshtė nder pėr njerėzimin qė njė njeri si Muhammedi a.s., i
pėrket gjinisė njerėzore. Edhe pėrkundėr tė qenurit tė tij
analfabet, Muhammedi a.s., ia doli qė, qysh para mė shumė se dhjetė
shekujsh, tė sjellė njė ligj tė tillė, kulminacionin e tė cilit, ne
evropianėt, sikur t'a arrinim edhe pas dy mijė vjetėsh, do tė duhej
tė ndiheshim mė sė tė lumtur."
Dr. Isko Nasabato:
"E drejta islame, nė shumė studime tė saj, ia kalon ligjeve
evropiane. Ajo ėshtė njė gurrė e tillė, qė pėr nga cilėsia dhe
origjinaliteti i dhuroi botės ligjet mė autentike."
E. Denison Ross:
"Nuk duhet harruar se proklamimi i njėsisė sė Zotit, ishte pika
qendrore e doktrinės qė komunikoi Muhammedi a.s. Thjeshtėsia e
besimit islam, e jo shpata e komandantėve tė tij ushtarakė, ishte,
padyshim, faktori determinues dhe vendimtar nė pėrhapjen e Islamit."
Dr. Hoking, prof. i filozofisė nė Universitetin e Harvardit, nė
veprėn e tij:
"Ruhus sijasetil alemijeh", thotė:
"Rruga e progresit tė shteteve islame, nuk qėndron nė pėrvetėsimin e
modaliteteve, qė favorizojnė idenė se feja s'ka ēka thotė pėr jetėn
e pėrditshme tė individit, pėr ligjin ose sistemet politike. Ėshtė e
domosdoshme, qė njeriu tė gjejė nė fe burimin e progresit dhe tė
zhvillimit.
Nganjėherė, ndodh qė tė pyetet se deri nė ē'masė sistemi islam ėshtė
nė gjendje tė sjellė ide tė reja dhe tė ofrojė zgjidhje origjinale,
qė do t'u pėrgjigjeshin kėrkesave tė jetės bashkėkohore? Pėrgjigjja,
pėr pyetjen e parashtruar, ėshtė: `Sistemi islam posedon tė gjitha
predispozitat e nevojshme pėr progres. Ndėrkaq, sa i pėrket prirjes
sė tij pėr evolucion, nė kėtė aspekt, Islami ėshtė gjithėpėrfshirės
dhe i mbizotėron tė gjitha ligjet dhe sistemet. Prandaj,
vėshtirėsitė nė ligjin islamik, nuk lindin si rezultat i
mosekzistimit tė mėnyrės ose metodės pėr zhvillim tė vrullshėm dhe
pėrtėritjes, por pėr shkak tė mungesės sė entuziazmit dhe
predisponimit pėr t'i shfrytėzuar ato metoda.
E ndiej se kam plotėsisht tė drejtė, kur pohoj se ligji islamik
posedon tėrėsinė e duhur tė parimeve, qė janė tė domosdoshme pėr
transformim dhe zhvillim (tė shoqėrisė)."
Dr. ēiro Truhalko:
"Ėshtė mendim i gabuar tė mendohet se Islami ėshtė pėrhapur me
dhunė. Ekzistojnė argumenta tė shumta, tė cilat hedhin poshtėė kėtė
gjė. Unė do tė pėrmend vetėm njėrin: `Sikur Islami tė pėrhapej me
dhunė shtetėrore, atėherė shekulli XIX-tė, nuk do tė gjente asnjė tė
krishterė, apo manastir nė Ballkan'."
V. V. Bartold, nė "Mussulman Culture", f. 17-22, thotė:
"Muslimanėt, kurrė, nuk kanė ushtruar dhunė ndaj pjesėtarėve tė feve
tė tjera, sikurse vepruan tė krishterėt nė Spanjė.
Nė kohėn e kryqėzatave, - nėse i besohet njė historiani rus tė
Kishės, - priftėria dhe populli preferonin mė shumė kthimin e
sundimit tė muslimanėve se sa vazhdimin e fuqisė sė Latinėve."
Paul Findley, anėtar i Kongresit Amerikan nė shtetin e Iliniosit,
post tė cilin e mbajti pėr 22 vjet me radhė. Eshtė i njohur pėr
pėrpjekjet e tij pėr mbrojtjen e tė drejtave themelore tė njeriut
dhe pėr zhdukjen e diskriminimeve raciale apo fetare. Ka marrė shumė
ēmime pėr punėn e tij tė palodhshme kundėr diskriminimit. Mban pesė
doktorratura nderi tė dhėna nga Universitetet nė SHBA dhe njė nga
Universiteti i San'as. Duke pėrmendur paragjykimet ndaj Islamit, pėr
tolerancėn islame shprehet:
"Nė moshėn gjashtė vjeēare, prezantimi im me Islamin pati njė nisje
tė keqe… Pėr pjesėn mė tė madhe tė jetės sime, pėr muhammedanėt
ruaja nė mendje imazhin e njerėzve tė huaj, injorantė dhe kėrcėnues.
Si shumė amerikan tė sotėm, mėsuesja ime pėrsėriste me pafajėsi
keqinformimin qė kishte marrė nga njerėz tė tjerė tė pakinformuar.
Ajo i recitoi klasės sonė atė qė besonte se ishte e vėrteta,
pėrfshirė edhe emrin e gabuar `muhammedanė'. Nuk besoj se ajo donte
tė pėrhapte keqinformim apo tė dėmtonte reputacionin e Islamit.
Thjesht i mungonin faktet, ashtu si mėsuesve tė tjerė dhe pastorit,
i cili udhėhiqte kongregacionin tonė.
Edhe njė himn i preferuar, `Pėr kalorėsit e ditėve tė vjetra',
vazhdonte tė ndikonte nė ruajtjen e imazheve tė rreme. Shtatėdhjetė
vjet mė vonė, mbaj mend fraqen 219 tė himneve, si notat ashtu edhe
fjalėt. Ushtrimet e hapura pėrmbanin gjithmonė kėndimin nė grup dhe
ne lexonim plot entuziazėm himnin 219: `Pėr kalorėsit e kohėve tė
vjetra/ qė vėshtronin ndėr malet e larta/ erdhi njė vegim i sofrės
sė shenjtė/ dhe njė zė pėrmes natės pritėse, duke thirrur/ ndiqni,
ndiqni shkrepėtimėn/ flamujt e shpalosur nė tė gjithė botėn/ ndiqni,
ndiqni shkrepėtimėn e dorezės, e cila ėshtė sofra'. Himni transmeton
njė pamje tė shpėrfytyruar tė Islamit qė ende pranohet gjerėssiht si
e pagabueshme nga shumė tė krishterė e mbase nga shumica e tyre.
Fjalėt e tij nuk japin sqarime se kalorėsit, tė himnizuar si heronj,
nė fakt, masakruan mijėra muslimanė tė pafajshėm dhe u ndjenė plot
hare mes kėsaj masakre. Ndėrkohė qė e quanin veten tė krishterė,
kryqtarėt nuk e njihnin detyrimin e fesė sė tyre pėr tolerancė,
mėshirė dhe drejtėsi. Pėrkundrazi, ata vepruan plot egėrsi si
hakmarrės e gjakėsorė.
Unė do ta kisha humbur tė gjithė interesin pėr himnin, nėse do ta
kisha ditur se ēfarė kishte shkruar njė nga kryqtarėt mė 15 korrik
tė vitit 1099 mbi skenėn gjakėsore nė Jeruzalem: `Me shpatat
zhveshur, njerėzit vepruan nė qytet; nuk kursyen askėnd, madje as
pėrgjėrimet pėr mėshirė. Kuajt ecnin mbi gjakun qė u shkonte gjer nė
gjunj, madje dhe mė tepėr, deri nė frerė. Ishte njė gjykim i drejtė
dhe i mahnitshėm i Pėrėndisė.' Masakra nuk mbeti e kufizuar vetėm nė
Jeruzalem. Kryqtarėt, duke ndjekur `tė paqytetruarit dhe
jobesimtarėt', vranė muslimanė, hebrenj, madje dhe tė krishterė nė
tė gjithė Lindjen e Mesme, mė sė shumti nė Antioki e Konstatinopojė.
Ndėrsa nė tė tre rastet e marrjes sė Jeruzalemit prej muslimanėve,
as esdhe njė pikė gjaku s'ėshtė derdhur."
Robertson, nė librin e tij "Tarihu sharkijin", deklaron:
"Vėrtet, muslimanėt dėshirėn e zjarrtė dhe pėrkushtimin e tyre
fetar, e kanė shoqėruar me shpirtėgjerėsi dhe tolerancė ndaj
pjesėtarėve tė feve tjera. Edhe pėrkundėr pėrkushtimit tė plotė dhe
vendosmėrisė nė pėrhapjen e fesė, muslimanėt, i lanė tė lirė tė
gjithė ata qė nuk pranonin Islamin, sepse ata, kėshtu, deshėn tė
jenė konsekuent ndaj mėsimėve tė tyre fetare."
Dr. Taraxhendi:
"Nė kėtė periudhė, u zhvilluan shumė shkolla ideologjike, tė cilat
gjuhėn popullore e shfrytėzuan, si mjet komunikimi dhe kuptimi nė
thirrje pėr ide revolucionare. Ata silleshin rreth klasave tė ulta,
i pėrfaqėsonin aspiratat e masave tė privuara nga progresi dhe
gėzimi i tė drejtave tė tyre tė mohuara. Prijėsit e tyre, ishin tė
pėrqėndruar nė prestigjin e njeriut dhe respektimin e anės
njerėzore, sepse ata mendonin se ēdo individ, me punėn e tij
individuale, mund tė arrijė nė gradėn mė tė lartė tė mundshme. E
refuzonin klasėn klerike dhe vizitėn e tempujve idhujtarė, si dhe
doket dhe traditat iracionale. Thirrja dhe pėrshpėritja e tyre ishte
se njeriu mund t'a njohė dhe adhurojė Zotin nė mėnyrė direkte. Kjo
lėvizje, filloi nė shek. XV-tė tė erės sonė, por me kalimin e kohės
ajo u shua. Prijėsit e kėsaj lėvizjeje, u takonin krahinave tė
ndryshme indiane, ndėrkaq ndikimi i Islamit ishte i theksuar qartė
nė instruksionet dhe doktrinat e tyre."
Meredith Townsendi, nė "Mohammed", f. 34, thotė:
"Skllavi, qė pėrqafonte Islamin, ishte i lirė, madje jo vetėm njė
njeri i lirė, por edhe njė qytetar i lirė… Ai kishte tė drejtė qė,
de facto dhe de juro tė merrte ēfarėdo posti nė punėt e shtetit.
Nėpėrmjet Muhammedit a.s., u arrit njė formė demokracie ex
necessitate rei (nga urgjenca, nevoja), mė absolute, se kudo nė
botė. Muhammedi a.s. ishte njė edukator mė thelbėsor se sa
reformuesit modernė, mėsimet liberale tė cilėve nuk ia dolėn tė
ndalojnė luftėn dhe tiraninė."
George Sale, pėrkthyes i Kuranit tė Shenjtė nė gjuhėn angleze, nė
vitin 1735, thotė:
"S'kam ndėrmend t'i parashtroj shkaqet, tė cilat bėnė tė mundur qė
feja islame tė hasė nė mirėkuptim tė paparė nė botė. Por, atyre qė
mendojnė se ajo ėshtė pėrhapur me shpatė, mund t'u them se ata
mashtrojnė veten."
Mejshud, nė librin e tij "Tarihul Hurubis Salibije", thotė:
"Kurani, i cili urdhėron xhihadin, ėshtė tejet tolerant ndaj
ithtarėve tė feve tė tjera. Ai i liroi nga tatimi patriarkėt,
priftėrinjtė dhe shėrbėtorėt e tyre. Ndėrsa, Muhammedi a.s. ndaloi
vrasjen e priftėrinjve, pėr shkak tė pėrkushtimit tė tyre dhe
lojalitetit, qė shprehin gjatė lutjeve.
Me rastin e ēlirimit tė Kudsit (Jerusalemit), udhėheqėsi i
muslimanėve Umer b. el Hattab, nuk u bėri kurrfarė dėmi tė
krishterėve. Ndėrkaq, kryqtarėt i masakruan muslimanėt dhe ēifutėt,
dhe i dogjėn ata, pamėshirshėm, nė turrėn e drunjve, duke e pushtuar
Kudsin me zjarr dhe shpatė."
Adem Metz, profesor i gjuhėve samite nė Universitetin e Bazelit, nė
Zvicėr. Ka shkruar disa vepra. Jetoi nga viti 1869 deri nė vitin
1917.
"Konsiderohej devotshmėri dhe nder, qė njeriu tė mos godiste
skllavin e tij. Transmetohet nga Pejgamberi a.s. tė ketė
thėnė: `Njeriu mė i keq ėshtė ai qė ushqehet vetėm, qė nuk sillet
mirė dhe qė e godet skllavin e tij.`
Nė shek. IV tė hixhretit, disa e merrnin si pikė referimi ajetin
kur'anor, i cili thotė se: `muslimanėt janė vėllezėr 'dhe kritikonin
ata qė goditnin shkllevėrit e tyre."
"Nė Islam, ka ekzistuar parimi, i cili ka favorizuar skllevėrit.
Madje, ēdonjėri prej tyre, mund tė blinte lirinė me njė shumė tė
hollash. Skllavi ose skllavja, gėzonte tė drejtėn qė tė punonte
punėn qė dėshironte, nė mėnyrė tė pavarur. Gjithashtu, prej mirėsisė
dhe traditės sė lavdėruar, ishte qė njeriu para vdekjes tė linte
porosi lirimin e disave nga skllevėrve qė posedonte."
"Muslimani mund tė transferohej (lirshėm) brenda kufijve tė shtetit
musliman, me fenė e tij dhe nėn flamurin e tij. Nė tė, gjente
njerėzit qė adhuronin Zotin, tė Cilin e adhuronte edhe ai. Ata
faleshin, ashtu siē falej edhe ai. Ligji, tradita dhe zakoni ishin
tė njėjtė. Nė kėtė shtet islam, mbisundonte ligji, i cili i
siguronte tė gjithė muslimanėve tė drejtėn e shtetėsisė. Ai, ishte i
sigurtė dhe gėzonte lirinė personale, gjė tė cilėn s'kishte tė
drejtė t'ia kėrcėnonte askush. Asnjėri s'mund t'a dėmtonte.
Nasirudini ka shėtitur tė gjitha vendet muslimane, nė shekullin e
pestė hixhri (XI-tė), pa hasur nė ndonjė vėshtirėsi, me tė cilat
ballafaqohej gjermani duke u transferuar, madje, brenda vetė
Gjermanisė, nė shek. XVIII-tė."
"Vendet muslimane kanė dalluar nga Evropa e krishterė, pėr shkak tė
ekzistimit nė to tė tė ashtuquajturave pakica fetare dhe etnike, qė
i kanė gėzuar tė gjitha tė drejtat dhe liritė. Njė gjė tė tillė,
Evropa nuk e ka poseduar."
San Mak Brajd, prof. i Universitetit tė Dublinit, ish ministėr i
punėve tė jashtme tė Irlandės, ish sekretar gjeneral i komisinoit
Ndėrkombėtar tė Drejtėsisė, duke dėgjuar pėr esencėn e sė drejtės
islame, shpreh admirimin e tij, duke thėnė:
"Kėtu, nga ky vend, duhet tė proklamohen tė drejtat e njeriut, e jo
nga ndonjė vend tė tjetėr. Ėshtė detyrė e dijetarėve muslimanė qė
t'ia proklamojnė opinionit publik ndėrkombėtar kėto fakte tė
panjohura, mosnjohja e tė cilave ishte shkak pėr shtrembėrimin e
prestigjit tė Islamit, tė muslimanėve dhe tė qeverisė islame."
Dr. Msje Lojl, shkencėtar dhe njohės i mirė i ēėshtjeve tė Orientit,
nė librin "Civilizimi Arabo-Islamik", f. 515, shkruan:
"Muslimanėt, vazhdimisht, deri mė sot, e kanė ruajtur veten nga
shembujt negativė tė gabimeve tė kobshme tė Pėrėndimit, qė kanė tė
bėjnė me jetėn komode dhe tė qetė tė klasės punėtore. Ata, me
fanatizėm, qėndrojnė nė mbrojtje tė sistemeve tė mrekullueshme
shtetėrore, tė cilat, parimisht, trajtojnė njėsoj pasanikun dhe
varfanjakun, punėdhėnėsin dhe punėtorin, prandaj nuk e teprojmė,
nėse themi se populli musliman, tė cilin evropianėt dėshirojnė `t'a
edukojnė` ėshtė shembulli mė i mirė, pėr kėtė ēėshtje esenciale.
Nė Islam nuk ka klasa tė priviligjuara, as pozita trashėguese.
Themelet e sistemit politik nė Islam janė tė thjeshtė, ndėrsa ata qė
jetojnė nė kėtė sistem, pa marrė parasysh pozitėn, respektin,
pasurinė dhe varfėrinė e tyre ose ngjyrėn e lėkurės, janė tė
barabartė."
Dr. Harold B. Smith, profesor dhe zėvendėskryetar, nė katedrėn e
feve, nė Ohajo, tė SHBA-sė. Ka qenė kryetar i katedrės sė filozofisė
sė moralit, nė Universitetin Amerikan, nė Kajro.
"ēdo njeri, me vullnet tė lirė, ėshtė pėrgjegjės para Allahut pėr
mendimet, sjelljet dhe veprat e tij…
All-llahu, nėpėrmjet shpalljes, e udhėzon njeriun nė parime tė
pėrgjithshme morale, tė cilat burojnė nga vullneti i tij i
amshueshėm. Njeriu, posedon njė forcė tė fuqishme, ai gėzon tė
drejtėn tė pranojė ose tė refuzojė udhėzimin e Allahut. Ėshtė njė
ajet i rėndėsishėm: "Ne u ofruam emanetin qiejve, tokės dhe maleve,
e ata nuk deshėn ta marrin pėrsipėr atė dhe u frikėsuan prej tij,
kurse e mori njeriu mbi vete; vėrtet ai ishte i padrejtė dhe i
padijshėm." (el Ahzab, 72)
Kuptimi i kėtij ajeti vėrtetohet, vetėm nėse pranohet liria e
njeriut. Allahu i ka ofruar amanetin gjithė krijesave, pėr ruajtjen
e besimit dhe drejtimin e botės nė emėr tė Allahut. Njeriu pranoi tė
marrė kėtė pėrgjegjėsi, ndėrsa krijesat e tjera refuzuan njė gjė tė
tillė, pėr shkak tė frikės dhe ngushėllimit! Pikėrisht kėtu qėndron
sekreti i fshehtėsisė sė njeriut dhe gabueshmėrisė sė tij, edhe pse
njeriu nuk ėshtė pėrkujdesur sa duhet pėr atė besim dhe nuk e ka
drejtuar botėn nė mėnyrė tė vlefshme, duke marrė rrugėn e
padrejtėsisė dhe injorancės.
Njeriu, sikur tė mos ishte i lirė, nuk do tė gabonte, dhe ai, sikur
tė mos ishte i lirė, nuk do ta pranonte amanetin."
Jobi, shkruan:
"Vetėm Islami ėshtė i aftė tė tubojė popuj tė ndryshėm nė njė front
edhe atė nė bazė tė barazisė. Komuniteti musliman nė Kinė, Japoni,
Indonezi, Indi, Afrikė, tregon se vetėm Islami mund tė ndikojė tek
popujt dhe racat e ndryshme. Nėse i vėshtrojmė mė mirė dallimet
ndėrmjet Lindjes dhe Pėrėndimit tė sotėm, do tė kuptojmė se shpėtimi
nga kėto dallime, qėndron vetėm nė Islam."
Lajuter, filozof i shquar, thotė:
"Nėn ndikimin e sistemit islam tė vlerave, lindorėt janė tejet tė
kujdesshėm, bujarė dhe mikpritės ndaj tė huajve. Kjo i dallon pėr
nga nderi dhe sinqeriteti. Ndėrsa, asgjė prej kėsaj nuk mund tė
gjendet nė mjedisin materialist pėrėndimor, midis prefiksave tė
vrazhdė dhe tė pashpirtė pėrėndimorė."
Edmund Burke, politikan i shquar anglez.
"Ligji i Muhammedit a.s., i cili vepron njėsoj pėr tė gjithė, prej
kokės sė kurorėzuar (mbretit), e deri te njeriu mė i rėndomtė, ėshtė
ligji i thurur dhe i pėrshkruar me principet mė tė urta, mė
shkencore dhe mė civilizuese juridike, tė cilat kanė ekzistuar
ndonjėherė nė botė."
Dr. Bernier, mjek francez, thotė:
"Numri i fatkeqėsive tė `Sitas' (sipas kėsaj tradite vejusha, gjatė
djegies sė kufomės sė burrit tė saj, digjte vetveten) u zvogėlua
relativisht, sepse muslimanėt, tė cilėt qeverisnin nė kėto vende
dhanė mund maksimal, qė t'a zhduknin kėtė ves tė egėr edhe pse ata
nuk kanė miratuar asnjė ligj pėr tė ndaluar kėtė fatkeqėsi qė tė mos
ndodhte, sepse ata, nė qeverisjen e tyre, nuk synonin qė tė
ndėrhynin nė ēėshtjet fetare tė hindusėve. Ata u lejonin atyre
kryerjen e obligimeve dhe ritualeve tė tyre fetare dhe u jepnin tė
gjitha liritė, por u munduan tė ndalonin traditėn `Sita' nė mėnyrė
indirekte. Prandaj, asnjė grua, nuk guxonte qė t'i ekspozonte
veten `Sitas`, veēse me lejen e sundimtarit tė krahinės. Ndėrkaq,
sunduesi nuk ia lejonte asaj kėtė gjė, veēse nėse vėrtetohej se ajo
nė asnjė mėnyrė nuk do tė hiqte dorė nga qėllimi i saj. Gjithashtu,
sunduesi i asaj krahine, mundohej qė t'a bindte gruan dhe t'a nxiste
atė qė tė hiqte dorė nga dėshira e saj, e frikėsonte, i kėrcėnohej
dhe po ashtu i premtonte tė mira materiale. Kur tė gjitha kėto
pėrpjekje dėshtonin dhe procesi i bindjes dhe kėrcėnimit nuk jepnin
rezultate, atėherė e dėrgonin atė te gratė, me qėllim qė t'i
bashkangjitej grave tė menēura, nė mėnyrė qė, pėrmes bindjes sė
tyre, tė hiqte dorė nga dėshira e saj. Mirėpo, edhe pėrkundėr gjithė
kėtyre masave tė ndėrmarra, fatkeqėsitė e `Sitas' vazhdonin tė
ndodhnin shpesh, e veēanėrisht nė territoret e prijėsve (raxhave)
dhe vendeve, tė cilat ishin nėn sundimin e atyre, ku nuk sundonin
muslimanėt."
Henri De Kastrie:
"Kapitullimi i imponuar i tė krishterėve nga ngadhėnjyesit arabė,
ishte gati gjithmonė i frymėzuar nga njė frymė e madhe tolerance, e
cila, atėbotė, ishte njė ndjenjė shumė e rrallė nė Evropė. Qė tė
jemi mė konsekuentė, duhet tė theksojmė, se humaniteti i pushtuesve
(nė Evropė) konsiderohej dobėsi.. .
Mund tė thuhet se feja e re nuk ėshtė imponuar me predikim, e as me
dhunė… Nėse, ndonjė i krishterė ka kaluar nė fenė Islame, pėr ndonjė
interes, tė tjerėt, nė numrin mė tė madh, janė bėrė muslimanė nga
bindja e sinqertė dhe spontane. Ky kalim i tyre nė fenė islame,
pėrveē kėsaj, ka qenė jashtėzakonisht i lehtė, pėr shkak tė
thjeshtėsisė sė vet besimit islam. Pastaj, mjaftonte tė shqiptohej
formula e shkurtėr e fesė, pėr t'u bėrė musliman.
Veēanėrisht, nė Spanjė, manifestohej toleranca muslimane dhe kushtet
qė u imponoheshin tė krishterėve ishin shumė mė tė buta, se ato qė
kishin nėn sundimin e vizigotėve. Kjo fitore nuk shkaktoi asnjė
mynxyrė. Ngadhnjimtarėt (muslimanė), u linin tė lirė spanjollėve
religjionin e tyre, ligjin e tyre, gjyqet e tyre. Tė krishterėt
ushtronin funksione publike dhe po ashtu, ishin nėnpunės nė oborret
e halifėve, madje shumė prej tyre, si p.sh. Sidi, komandonte
ushtritė muslimane. Kjo politikė tolerante e kishte bashkuar pjesėn
mė tė ndritur tė popullatės sė qyteteve. Shumė spanjollė, pa hequr
dorė nga feja e tyre, e kishin pėrqafuar qytetėrimin oriental,
mėsonin gjuhėn e letėrsinė arabe, e priftėrinjtė e krishterė i
qortonin qė nuk merreshin mė me himnin e kishės, por me poezitė
profane tė ngadhnjimarit. Atėherė, ishte aq e madhe liria e fesė nė
Spanjė, sa qė ēifutėt, e pėrndjekur nė Evropė, strehoheshin nė masė,
pranė halifėve, nė Kordovė… Perandori Sharl, duke hyrė si pushtues
nė Saragozė, urdhėroi ushtarėt e vet t'i rrėnojnė sinagogat dhe
xhamitė. Avogdor Shekin thotė se, nė shek. VIII, kishte aq shumė
ēifutė nė Spanjė, sa e tėrė tregtia e jashtme ishte nė duart e tyre.
Nė kohėn e kryqėzatave, sa herė qė ushtria e krishterė hynte
fitimtare nė ndonjė qytet Saraēen (arab), bėntė kėrdi tė madhe, ndėr
muslimanėt dhe ēifutėt. Kėshtu, ēifutėt iknin nga shtetet e
krishtera e strehoheshin nė vendet muslimane, ku gjenin azil dhe
mbrojtje. Kjo ishte tolerancė e madhe e Islamit dhe ēifutėt ishin
mirėnjohės nė kėtė situatė, dhe kjo nuk ishte sikurse pretendon
Avidgor Sheikin, pėr shkak tė origjinės sė komunitetit, ngjashmėrisė
sė racės, gjuhės dhe religjionit tė dy popujve."
Norman Benz:
"Tė krishterėt ortodoksė, tė Konstandinopojės, i urrenin shumė mė
tepėr katolikėt romanė, sesa ngadhnjimtarėt muslimanė."
Ata pėrsėrisnin fjalėt e peshkopit bizantin, duke thėnė:
"Ne preferojmė mė shumė tė shohim nė qytetin tonė turbanin turk,
sesa kurorėn papate."
Abe Misho, nė lidhje me udhėtimn e tij nė lindje, thotė:
"Ėshtė e trishtueshme pėr kombet e krishtera, qė tolerancėn fetare,
e cila ėshtė njė gjest i madh shpirtmirėsie, i njė populli kundruall
njė populli tjetėr, e kanė mėsuar nga muslimanėt."
Nė historinė e tij pėr kryqėzatat, ai deklaron:
"Kur Umeri e mori Jeruzalemin, nuk i bėri asnjė tė keqe tė
krishterėve. Kur kryqtarėt bėheshin tė zotėt e qytetit tė shenjtė, i
masakronin pa mėshirė muslimanėt dhe i digjnin ēifutėt."
Dr. Vaglieri, shkruan:
"Popujt e mundur i kanė pasur tė gjitha tė drejtat dhe sigurinė e
plotė tė pasurisė nga pushteti islam. I gėzonin thuajse tė gjitha tė
drejtat si edhe muslimanėt. Kur arabėt kanė qenė mė tė fuqishėm,
gjithnjė i kanė ofruar armikut paqe, me kushte gjegjėse pėr
kompensim material (xhizje) nė kėmbim pėr siguri dhe mbrojtje tė
plotė, krahas gėzimit tė tė gjitha tė drejtave, qė i gėzonin edhe
muslimanėt. Nėse i shikojmė pak mė seriozisht fjalėt dhe praktikėn e
Muhammedit a.s., si dhe ekspansionin e Islamit nė periudhėn e
hershme tė tij, do tė kuptojmė se nuk ka bazė tė duhur historike
pohimi se `Islami i ėshtė imponuar popujve tė ndryshėm me dhunė'.
Kur'ani thotė nė mėnyrė tė qartė: 'Nė fe nuk ka shtrėngim.' "
Filip Hiti, nė librin e tij "Historia e arabėve", f. 638, shkruan:
"Kudo qė ka shkelur kėmba e ushtrisė muslimane, njerėzit e atyre
viseve i kanė pranuar duarhapur dhe u kanė ofruar ujė dhe bukė, duke
garuar nė dalje nga istikamet e veta pėr t'iu bashkuar muslimanėve.
Kjo mund tė kuptohet lehtė nga ana e atyre, qė e dijnė se ēfarė
ishte tirania e vizigotėve."
Rozhe Garodi:
"Tė vetmet beteja tė filluara, tė cilat muslimanėt nė ekspansionin e
vet i shpejtuan, kanė qenė luftrat kundėr shtypėsve feudalė,
mbretėrve despotė, e peshkopėve sektarė e inkuizitorė, e jo kundėr
popullit, qė i kanė pritur si ēlirimtarė tė robėrimit tė tyre tė
mėparshėm. Kėshtu ka qenė, prej Gvadaletes nė Spanjė, e deri te
Kadisia nė Persi. Nė planin religjioz, arianėt (pasardhėsit e
areinit) tė Afrikės Veriore e tė Spanjės vizigote, si dhe
nastorianėt nga Persia, domethėnė, tė gjithė ata, qė Isain e kanė
konsideruar pėr tė dėrguar tė madh tė Zotit, por qė kanė refuzuar
t'a bėjnė tė barabartė me Zotitn, kanė njohur mėsimet e veta nė fenė
islame dhe me dėshirė kanė pranuar Lajmėtarin e fesė islame."
Dėshmia e konferencave ndėrkombėtare
"Dėshmitė, pėr universalitetin dhe vlefshmėrinė e Sheriatit (tė
drejtės islame), nuk dalin vetėm nga ekspertėt objektivė tė
Pėrėndimit, por ato vijnė edhe nga njė rreth mė i gjėrė dhe mė
gjithėpėrfshirės, nga konferencat speciale ndėrkombėtare tė
legjislacionit dhe tė drejtės krahasuese. Nė Hagė, nė vitin 1937,
ėshtė mbajtur Konferenca Ndėrkombėtare, mbi tė drejtėn komparative,
ku ėshtė ftuar edhe Universiteti El Ezher, tė cilin e pėrfaqėsuan dy
dijetarė tė mėdhenj. Referatet e tyre i kushtohen dy temave:
1.'Pėrgjegjėsia civile dhe penale nė tė drejtėn islame' dhe
2.'Pavarėsia e tė drejtės islame dhe mohimi i ēdo lidhshmėrie mes
Sheriatit dhe tė drejtės romake'.
Nė bazė tė kėtyre dy referateve, Konferenca solli rezolutėn e
saj `historike' qė i dedikohet juristėve dhe legjislatorėve
pėrendimorė, si vijon:
E drejta e Sheriatit, tė ēmohet si njė nga burimet e tė drejtės sė
pėrgjithshme.
E drejta e Sheriatit, ėshtė vitale dhe dinamike, dhe si e tillė
mbėshtet zhvillimin evolutiv.
Ajo ėshtė e drejtė e mėvetshme dhe nuk ėshtė kopjim i ndonjė tė
drejtė tjetėr.
Po nė Hagė, mė 1948, ėshtė mbajtur konferenca ndėrkombėtare e
juristėve, ku kanė marrė pjesė 53 shtete dhe janė mbledhur njė numėr
i madh profesorėsh e juristėsh brilantė tė vendeve tė ndryshme.
Kjo konferencė, nė bazė tė propozimit tė vet, pėr tė drejtėn
komparative, solli rezolutėn vijuese:
`Duke pasur parasysh fleksibilitetin e tė drejtės Islame dhe
rėndėsinė e saj, Asociacioni Ndėrkombėtar i Juristėve, obligohet tė
inicojė studimin komparativ dedikuar tė drejtės Islame dhe tė punojė
intensivisht nė kėtė drejtim.'
Ndėrkaq, Seksioni pėr tė drejtėn orientale, pranė Akademisė
Ndėrkombėtare, ka organizuar simpoziumin, nė Fakultetin Juridik, tė
universitetit tė Parisit, nė vitin 1950, pėr studimin e tė drejtės
Islame me titull: `Java e tė drejtės Islame', ku u ftua njė numėr i
madh profesorėsh nga fakultetet juridike, nga vendet arabe dhe
joarabe, profesor nga el Ezheri, juristė arabė, francezė dhe
orientalistė tė tjerė.
Akademia Ndėrkombėtare kishte dedikuar pesė tema nga fusha e tė
drejtės:
Konsolidimi i pronės;
Shpronėsimi pėr hirė tė interesit tė pėrgjithshėm;
Pėrgjegjėsia penale (e drejta ndėshkimore);
Ndikimi i ndėrsjellė i medhhebeve (shkollave juridike islame); dhe
ēėshtja e kamatės nė Fenė Islame.
Ligjėratat janė mbajtur nė gjuhėn frėnge.
Ish kryetari i shoqatės sė juristėve, nė Paris, gjatė njė diskutimi
ka thėnė:
`Unė nuk di si tė pajtoj, atė qė ėshtė thėnė mbi pamundėsinė dhe
paaftėsinė e tė drejtės islame, pėr tė qenė bazė e njė
legjislacioni, qė i pėrmbush kėrkesat e shoqėrisė progresive
bashkėkohore, me kėtė qė po dėgjojmė sot, nė ligjėratat dhe
diskutimet, tė cilat nė mėnyrė origjinale vėrtetojnė plotėsisht tė
kundėrtėn.'
Nė fund, pjesėmarrėsit e simpoziumit, hartuan njėzėri dokumentin, ku
thuhet:
`Duke u bazuar nė efektet e pakontestueshme, qė u zhvilluan gjatė
javės sė jurisprudencės islame, konstatohet qartė:
Parimet e tė drejtės islame kanė vlerė tė padyshimtė dhe tė
pakontestueshme juridiko-legjislative, dhe
Divergjencat e shkollave juridike islame (medhhebeve), pėrfshijnė
njė pasuri tė madhe konceptesh, njohurish e faktesh, tė cilat janė
mahnitėse dhe me ndihmėn e tyre, e drejta islame, ėshtė nė gjendje
t'u pėrgjigjet kėrkesave tė jetės bashkėkohore dhe t'i plotėsojė
nevojat e saj.'
Pjesėmarrėsit e simpoziumit shprehėn dėshirėn qė `Java e sė drejtės
islame' tė vazhdojė pėr ēdo vit, dhe tė formohet njė komision pėr
hartimin e njė leksikoni tė sė drejtės islame, qė do tė ndihmonte
konsultimin e veprave tė kėsaj tė drejtė dhe do tė shėrbente si
enciklopedi juridike, ku tė dhėnat e jurisprudencės islame, do tė
evidentoheshin nė frymėn e metodologjisė bashkėkohore."
Ndoshta ja vlen qe te permendet edhe kjo:
Simbas disa historianve, Reposhi, vllau i Skenderbeut ishte bere murg po ne kete manastir (Shen Katarines), ku aty edhe vdiq , por me vone eshte vorrosur ne manastirin Hilandar. Ky manastir eshte serbo ordodoks qe tani gjendet ne Greqi.
Krijoni Kontakt