Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Fryderyk Chopin (Frederik Shopen)

    Misteri i Shopen

    Stili i tij eliptik: Muzika e polakut Frédéric Chopin mund te duket e thjeshte per publikun, por puna e tij eshte ende e pastudiuar ashtu si duhet nga kritiket

    Nga Anne Midgette*

    Te henen e 22 Shkurtit, ishte data e pervjetorit te 200-te te Frédéric Chopin. Ajo ishte ditelindja zyrtare e Fryderyk Chopin, kompozitorit me origjine polake dhe me banese ne Paris, emri i te cilit tashme shqiptohet gjithnje e me me shume "Y"1 . Por, kjo eshte edhe data e tij e vertete e lindjes, e cila i referohet per hir te se vertetes certifikates se tij te pagezimit; ndersa vete kompozitori ka thene se ai ka lindur me 1 Mars. Edhe gati 200 vjet pas lindjes se tij, gjerat qe duken aq te thjeshta rreth Chopin, jane shume me teper te nderlikuara sesa duken ne te vertete.

    Perpos te tjerave, le te themi vete muzika e tij. Copezat e tingujve te pianos se Chopin apo te gjithe copezat e artit te tij perfshijne ate qe ai krijoi: nuk ka thjesht tinguj simfonish apo operash ketu, madje edhe ato qe duken si lirike dhe te dashura, poetike dhe keshtu ne dukje te gjitha duken si te arritshme. Te gjitha gjerat e tij mund te jene po aq harmonikisht te nderlikuara, sa edhe teknikisht sfiduese.

    Etydet e tij 24 Op. 10 dhe Op. 25, jane larg te qenures thjeshte "mesime" per nxenesit, jane madje aq shume te veshtira saqe edhe pianisti i madh dhe specialisti i Chopen, Artur Rubinstein e shmangte me vetedije interpretimin e disave prej tyre. Dhe, ato mund edhe te konsiderohen vertete si eliptike ne pikepamjen e papershkueshmerine (te marrim levizjen finale te Sonates se Dyte: nje re perdredhese tingulli jo me shume se dy minuta e gjate). Te marra se bashku, pjeset e Chopin perfaqesojne nje pengese te stermadhe, nje si stad perkundrejt te ciles ka provuar qe te matet secili prej pianisteve klasike ---kuptohet ne pjeset e ndara per shkak te veshtiresise se gjetjes se udhes per te zberthyer thellesine e muzikes se tij, qe per veshet e zakonshem tingellon aq e thjeshte.

    * * *

    Stili "i zakonshem" i Chopin eshte njekohesisht nje vule per te aprovuar madheshtine dhe ne anen tjeter edhe subjekt i nje debate te pafundme. Ai perfshin ndricimin dhe pastertine e prekjes se tastieres, dicka qe eshte vertetuar nga nje prej prodhimeve te fundit te Chopinist-it, Rafal Blechacz, ne CD-ne e tij te re ne incizimin e dy koncerteve tradicionale per piano. Ai tenton drejt nje legato te kenduar: iluzionin se pianisti eshte duke krijuar nje linje te pathyer te tingullit, njesoj sikur te jete vete zeri human. Kjo eshte vecanerisht e vertete ne Nokturnet, te cilat jane krahasuar gjithnje me veprat e mikut te Chopin, Vincenzo Bellini-t.

    Por stili i Chopin gjithashtu mund te evokoje edhe llojin e nje shperthimi te stuhishem sic ka ndodhur me te rene Martha Argerich, e cila sapo e ka dhene ne CD-ne e saj te re sapohedhur ne treg, nje koleksion regjistrimesh ne radio te patransmetuara me pare dhe te cilat jane te realizuara qe nga viti 1959 dhe 1967.

    Me e rendesishme dhe me e pakapshme eshte fakti se stili i Chopin perfshin rubato -tempo qe ndryshojne shpesh apo edhe nje ritem per qellime ekspresive. Ceshtja e rubato-s e ndjek vazhdimisht performancen e Chopin. Kompozitori thuhet se ishte krejt i lire ne interpretimin si pianist, por kjo nuk eshte aspak e qarte se cfare duan te thone ata realisht: Ka indikacione qe bejne me dije se ai mbante vazhdimisht dhe kudo qe te ndodhej ritmin lehtesisht me doren e majte.

    Ende brezat e tere te interpretuesve te tij, duke ndjekur nocionin e keqdrejtuar se nje pjese muzikore eshte thjeshte nje kanavace mbi te cilen ata duhet te shprehin vetveten, e marrin mbrojtjen, te cilen i bente Chopin rubatos, si nje lloj license qofte per te ngadalesuar dhe per te shpejtuar gjithmone me deshiren e tij. Duke degjuar aq shume per Chopin-madje edhe ne disa raste nje Chopin shume te mire-ndodh qe te kem ndjesine e te zenes se detit per shkak te degjimit te shume frazave, te cilat duken aq shume te terhequra, sikur te jene ne ngjitjen e ngadalte te pjerresise se nje kodre, pastaj akrobacia e hallakatur serish poshte.

    Muzika e Chopin ka marken e nje dickaje femerore, apo nje "muzike salloni": jo shume serioze, jo shume te shendetshme, jo krejt gjermane, qe kur ajo niset si baze nga konvencionet strukturale te shkolles se madhe klasike Vieneze. Madje edhe dy performancat e fuqishme jane jotradicionale, te luajtura shpejt dhe te zgjidhura me konvencionet strukturore te mbeshtetura kryesisht nga arti i Mozart dhe Beet'hoven.

    Ne te vertete disa nga mbrojtesit me te flakte te Chopin kane lene te nenkuptuar idene se muzika e tij eshte e dobet dhe ka nevoje per mbrojtje, faktin e perpjekjes qe te theksojne seriozitetin e saj (dhe virilitetin e saj) duke i interpretuar veprat ne pjese te ndara-te gjitha 24 preludet, apo edhe 24 etydet te Op. 10 dhe 25 - dhe keshtu ato te derdhura ngjajne sikur jane cope te gjata, plot peshe dhe duken me shume sesa masa argetuese salloni, te cilat zgjasin thjesht tre apo kater minuta.

    * * *

    Pikepamja e punes se tij si delikate dhe e pashendetshme eshte gjithashtu e lidhur me idene e perhapur per Chopin, si nje gjeni prototip i Romantizmit; i zbehte dhe i gjalle, me fatin e keq te jetes se shkurter tragjike (ai kishte tuberkuloz), qe kishte nevojen e kujdesit te nje figure te forte memesore (e dashura e tij ishte e tille. Ajo eshte shume e njohur prej pseudonimit te saj letrar George Sand), duke marre shkrepetimin e shenjte te inspirimit ne tastiere (megjithese ai mbahej si nje improvizues brilant, ai u eshte rikthyer shume prej kompozimeve te tij).

    Por, puna e tij duhet thene se s'eshte aq delikate. Gjithsesi, vete Chopin thuhet se rrinte larg interpretimit te shumezeshem, ka shume ne te qe gjemojne dhe plot te tjera qe jane kategorike. Ai eshte mrekullisht origjinal. Chopin, ndryshe nga shume kompozitore te kohes se tij, ishte nen trandjen e Beet'hovenit. Ai kishte neveri pershembull, per fillimin e levizjes se kohes se fundit te Simfonise se Peste, influencat e tij me te para ishin tejet me te hershme dhe ato lidheshin me Johann Sebastian Bach.

    Ashtu si vete Bahu, ai shkroi muzike ne pjese: per shembull te 24 Preludet jane nje set me pjese te shkurtra per cdo tastiere njesoj si trajtimi i "The Well-Tempered Clavier." Dhe muzika e tastieres para-Klasike ishte nje influence ne disa prej formave qe ai i zhvilloi vete ne menyre te vecante-madje edhe Nokturnet, qe shprehin ne menyre kuintesenciale vete Romantizmin.

    Chopin beri dhe pionerizimin e formave te tjera, po ashtu ngjashem me Kater Baladat: monologje te gjata dramatike pa fjale me nderprerjen e toneve te poemave dhe soneteve. Ne vecanti, krijimet e tij me te zakonshme ishin polonaises dhe mazurkat, mbeshtetur ne idene e muzikes se valles popullore polake, ato ishin perhere te mbeshtetura si nje shembull i patriotizmit te kompozitorit te merguar. Chopin e mori Nacionalizimin e tij te shprehur ne polka shume seriozisht, por ai gjithashtu edhe e shkroi ate me germa te medha mbi interesin e perhershem ne ngjyrat e folkut lokal, te cilat dilnin edhe ne koncertin "Turk" te Mozartit apo vallet hungareze te Brahmsit. Atje s'ishte ne te vertete asgje te ngjashme me polonezet A-flat.

    * * *

    Ka po ashtu edhe nje shenje pragmatizmi ne te 19 valset e Chopin. Kur shkoi ne Viene i riu Chopin, pak perpara se te vendosej ne Paris , i perbuzte valset dhe madje i etiketonte si misherim te shijes se keqe popullore dhe u ankua madje tek dikush se ishte gati e pamundur per nje kompozitor te nxirrte dicka te tille. Ai mund te kete pare me percmim mbi to fillimisht, por ai ishte aq praktik per te filluar pak me vone dhe vete te shkruaje valse---jo, vecanerisht valset ato per te cilat duheshin per te kercyer por copeza qe te sillnin atmosferen e salles se vallezimit, pak a shume ato qe percillnin ate qe lidhej me shtjellen e rrobave te kercimit.

    Valset duken se jane ringjallur me nje kujdes shume te vecante ne kete pervjetor. Regjistrime te reja jane nxjerre pak me pare nga Alice Sara Ott dhe Ingrid Fliter, dy pianiste te vlefshem te njohur per kete dhe seria klasike e Dinu Lipatti nga 1950 ka per qellim qe si e tere te clirohet serish ne fund te Marsit.

    Duke i degjuar te gjithe valset ne vazhdim dhe pandalim eshte njesoj si te hash po ashtu rresht nje kuti me cokollata, duke iu lene juve me nje ndjenje jo me pak te keqe; por gjithsesi secila nga keto regjistrime vec e vec ka forcen e saj. Valevitja ka nje madheshti dhe drite te prekshme lehte e cila percillet te une ne menyre instiktive, por ajo shkon me nje si humbje kontrolli me rubato, e terhequr aty dhe nxitur cdo mase. Ott, gjithashtu ngandonjehere tingellon kokeforte por ajo ka nje drejtim te shendetshem. Me nje tingull te madh qe ndjen brenda ngadalesimin, ajo misheron ne Grande Valse Brillante ne E-flat, plotesine lehtesisht te gezuar te nje vajze te re ne kercimin e saj te pare. Ne krahasim me te, pianisti francez Alexandre Tharaud, qe i regjistroi vetem pak vjet me pare valset, ofron nje qasje me te thate dhe me te fresket. Interpretimi eshte ne menyre te admirueshme i paster dhe lehtesisht larg dhe ngjan si nje tonik pas kaq shume shfaqje emocioni.

    Valset misherojne nje nga gjerat me te zellshme per sa i perket perpjekjes se interpretimit te Chopin: duke ecur ne nje linje te mrekullueshme ne mes te emocionit dhe sentimentit, ndermjet te ndjeres se dickaje dhe shikimit pas dashurisht ne menyren sesi ndjehet. Chopin parandjeu dhe "La Valse" e Ravel ne shprehjen e tij te lehte te nostalgjise ironike. Perdorimi i formave te dansit te Chopin kishin ngjyresa te vecanta;

    Punet e tij ishin nje lloj komenti social. Sot, nostalgjia kercenon qe te marre ne leter gjithcka. Nje sekret i madh qe lidhet me interpretimin e Chopin mund te jete thjesht edhe kujtimi qe nuk eshte aq i mrekullueshem sesa tingellon.

    Shenime

    1-Shqiptimi me Y do te tregoje se po trajtohet me shume si polak. Arsyeja eshte se midis Frances dhe Polonise ka mosmarreveshje per origjinen e tij, per shkak te prinderve te tij, qe ishin njeri polka dhe tjetri francez

    *Gazetare e Washington Post. Perktheu nga origjinali Ben Andoni


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 15-10-2010 mė 19:34
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2

    Jeta e Shopenit nėpėrmjet baletit nė skenėn shqiptare

    Jeta e kompozitorit polak Fridrih Shopen do tė shpaloset kėtė fundjavė nė skenėn e Operas dhe Baletit nė gjuhėn koreografike. Nė titullin “Dhimbje dhe dashuri” baleti ėshtė konceptuar nga koreografėt Enada Hoxha dhe Gerd Vaso si njė rrugėtim nė episodet mė tė bukura e deri nė momentin kur kompozitori vdes.
    Enada Hoxha: “Mendova qė jo vetėm tė sjellim disa pjesė tė kompozuara nga Shopen, por tė sjellim jetėn e tij tė mbushur me emocione, si dhe dashurinė e tij tė madhe pėr Zhorzh Send”.
    Njė balet neoklasik mbi muzikėn e Shopen e cila sipas Hoxhės ka shumė pėr tė frymėzuar.
    Enada Hoxha: “Ky ėshtė njė balet neoklasik dhe muzika tė lė shumė hapėsira krijimi, njė muzikė tepėr e bukur”.
    “Dhimbje dhe dashuri” do tė vijė nė mbrėmjet e sė shtunės dhe tė dielės. 2010- ta pėrkon me 100 vjetorin lindjes sė Shopenit, pėr kėtė arsye ėshtė shpallur viti i tij nė tė gjithė Europėn.

    Tv Klan
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Me gjithė trishtimin qė pėrmbajnė notat e tij, ai mbetet njė gjeni hipnotizues. Ėshtė e thėnė qė pjesa mė e madhe e gjenive tė vdesin tė rinj.



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 15-10-2010 mė 17:10
    relata refero

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shopen dhe Sand, 10 vjet dashuri e sėmurė

    Shopen dhe Sand, 10 vjet dashuri e sėmurė

    E enjte, 14 Tetor 2010 10:16


    Kėshtu do tė thoshte dikur njė mik i tyre i pėrbashkėt, Konti Wojciech Grzyma³a. Por ja qė fati e deshi qė kompozitori i madh polak, Frederik Shopen, tė takohej dhe tė dashurohej me shkrimtaren franceze feministe, Baroneshėn Dudevant, e njohur si Zhorzh Sand (George Sand). Shopeni vdiq nė moshėn 39-vjeēare, ndėrsa miku i tij kompozitor, Kerubini, vdiq nė vitin 1842 nė moshėn 81-vjeēare. Dhe tė dy prehen nė varrezat franceze tė Pere Lachaise. Pikėrisht mbi historinė e dashurisė sė kompozitorit dhe shkrimtares, vitet qė kaluan sė bashku, tė mbushura me pasion, xhelozi, grindje, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso kanė ndėrtuar koreografinė e baletit “Dhimbje dhe dashuri”. Pėr tė ndėrtuar kėtė vepėr, shfaqja e tė cilės nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit pėrkon edhe me 161–vjetorin e vdekjes sė kompozitorit, janė shfrytėzuar disa nga pjesėt mė tė bukura tė krijimtarisė sė Shopenit. Dy solistėt, Hoxha dhe Vaso, shoqėrohen nė kėtė projekt nga trupa e baletit tė TKOB-it. Skenografia ėshtė realizuar nga Taulant Pustina, ndėrsa kostumet nga stilisti Ardi Asllani. Kjo vepėr mundėsohet falė mbėshtetjes sė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ambasadės Polake dhe asaj Franceze dhe shfaqet nė “Vitin muzikor shopenian”, nė datat 16 dhe 17 tetor.

    Koreografia ndjek linjėn e historisė sė dashurisė mes dy njerėzve tė famshėm, e cila zuri fill andej nga viti 1836, kur Shopen dhe Sand do tė takoheshin nė sallonin e konteshės Marie D’Agoult, tė dashurės sė kompozitorit Franc List, deri nė shuarjen e tij, trembėdhjetė vjet mė vonė. Historia e dashurisė sė Shopenit dhe Sandit ėshtė njė nga mė interesantet nė llojin e vet. Kur kompozitori e takoi atė pėr herė tė parė, ndjeu njė lloj neverie karshi asaj gruaje. Madje ai do t’i shkruante mikut tė tij kompozitor Ferdinand Hiller: “Sa grua e pėshtirė qė ėshtė Sandi! Po a ėshtė vėrtetė grua?! Jam i prirur ta dyshoj njė gjė tė tillė..”. Ndėrsa Zhorzh, ndonėse njė grua qė deri atėherė kishte pėrjetuar disa histori dashurie, nė njė letėr tė sinqertė prej 32 faqesh, drejtuar mikut tė pėrbashkėt, kontit Wojciech Grzyma³a, shpreh ndjenjat e forta qė kishte karshi kompozitorit. Madje ajo ishte e gatshme qė tė hiqte dorė nga lidhja aktuale qė kishte, pėr tė nisur njė marrėdhėnie me Shopenin. Por pavarėsisht pėrshtypjeve tė para, Shopen dhe Sand nisėn njė lidhje, e cila prej verės sė 1838-ės nuk ishte mė njė sekret. Lidhja e tyre zgjati 10 vjet dhe nuk mund tė quhet aspak e lehtė. Jo vetėm sepse Sand ishte njė grua e fortė, e pavarur dhe me shumė mėtues, por edhe pėr shkak tė paragjykimeve qė vinin prej marrėdhėnies sė tė riut me njė grua mė tė madhe se vetja, me dy fėmijė e aq mė tepėr, qė nuk ishin tė lidhur nė martesė. Por ajo qė e bėri edhe mė tė vėshtirė ishte sėmundja e Shopenit. Gjatė kohės qė ai ishte i sėmurė, Sandi e ndjente veten mė shumė njė infermiere, sesa e dashura e tij dhe vazhdimisht e quante “fėmija im i tretė”, apo “engjėll i vogėl”. Fundi erdhi kur ajo botoi veprėn e saj “Lucrezia Floriani”, ku aludohej pėr lidhjen e tyre. Shopeni nuk e pėrtypi dot kėtė histori dhe me gjithė ndėrhyrjen e miqve tė pėrbashkėt pėr pajtim, nė vitin 1947, pas 10 vitesh lidhjeje (prej vitit 1937), ata u ndanė.

    Libreti

    Baleti nis nė njė nga sallonet parisienė, ku tė ftuarit nga bota mondane kėrcejnė ritmin e muzikės melodioze tė Shopenit, i cili ndonėse nėn vuajtjet e sėmundjes pėrjeton njėherėsh suksesin e muzikės sė tij. Nė mes tė ballos hyn njė miku i tij, i cili i dorėzon njė letėr, ku i bėhet e ditur se ka ndodhur Revolucioni nė Poloni. Tronditet, edhe pse miqtė e tij mundohen ta qetėsojnė. Ai kėrkon vetminė dhe mes tronditjes dhe trishtimit imagjinon gjithēka po ndodh me vendlindjen e tij. I frymėzuar nga shqetėsimi kushtuar kėsaj ngjarjeje, ai kompozon Etydin e famshėm e shpėrthyes. Pas kėtij pėrjetimi, imagjinata e ēon tek momentet mė intime tė jetės, ku ndjenjat, pėrmes muzikės i pėrfshin dashuria. Kalon nėpėr mendje ēaste nga dashuria e tij e parė, disi e largėt e mė pas kontesha, me tė cilėn nuk arriti tė martohej pėr shkak tė sėmundjes sė tij tė papritur. Nė njė nga mbrėmjet e tjera tė shoqėrisė sė lartė ai njihet me Zhorzh Sand, me tė cilėn u dashurua marrėzisht, edhe pse mė e madhe nė moshė, me dy fėmijė dhe shumė burra pėrreth. Nė ato vite tė lidhjes me tė, Shopen kompozoi pafund, pėrjetoi dashurinė mė tė madhe tė jetės sė tij, xhelozitė dhe tradhtitė qė lidhen me tė. Ai u bė shumė posesiv, sa dhe George Sand largohet pasi nuk mundi t’i japė mė shumė se sa natyra e saj i premtonte. Nė dėshpėrim e sipėr ai vuan pėr gjendjen dhe ndjen emocionet e tij tė papėrballueshme. Ato qė mundohen ta ngrenė moralisht dhe artistikisht janė motra dhe njė nxėnėse e tij. Sė bashku nisen nė Angli, qė ai tė ishte larg mendimeve dhe emocioneve qė e bėnin tė ndihej keq. Por gjendja e tij pėrkeqėsohet, krijimet e tij s’kanė jetė. Ky ishte fundi i kompozitorit. Shopeni vdes.

    I varrosur pa zemėr

    Frederik Shopen vdiq nė vitin 1849, vetėm dy vjet pas ndarjes me Zhorzh Sand. Ajo i kishte premtuar se do tė ishte aty, kur ai tė ikte nga kjo botė dhe atij i mbeti peng se nuk vdiq nė krahėt e saj. Para se tė vdiste, kėrkoi njė copė letėr ku shkroi: “Si kjo tokė do tė mė mbysė, ju pėrgjėrohem, ma hapni trupin, qė tė mos mė varrosni tė gjallė”. Nė certifikatėn e vdekjes shkaku i vdekjes u shkrua tuberkulozi, por nė 2008-ėn u ofrua njė tjetėr variant i vdekjes sė kompozitorit: fibroza cistike. Ashtu siē kishte kėrkuar para se tė vdiste, zemra iu hoq nga trupi dhe u varros nė vendin e tij tė lindjes nė Poloni, ndėrsa trupi nė Paris. Si epitaf iu shkrua njė varg nga Bibla (Mateu 6:21): “Atje ku ke thesarin ėshtė dhe zemra jote”. Po sipas amanetit tė tij, nė ceremoninė e varrimit u luajt “Rekujemi” i Moxartit. Solist ishte Luigi Lablache, i cili ka kėnduar “Rekuiemin” nė funeralin e Haidinit, Bethovenit, Belinit dhe mikeshės sė Shopenit dhe Sandit, mexosopranos Pauline Viardot.

    Vepra

    Baleti: “Dhimbje dhe dashuri”
    Muzika: Frederik Shopen
    Koreografia: Enada dhe Gerd Vaso
    Kostumet: Ardi Asllani
    Skenografia: Taulant Pustina
    Interpretojnė: Solistėt dhe Trupa e Baletit
    Datat: 16-17 tetor 2010, ora 19.00



    ALMA MILE
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •