
Postuar mė parė nga
darwin
Mbreti i kitarės ėshtė Jimmy Page, Hendrix thjesht i vuri zjarrin i pari dhe kish lindur mė parė se Page
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Hendrix pa duon ritmike tė anglezėve Noel Redding dhe Mitch Mitchell (bass dhe bateri) nuk kishte pėr tu njohur nga njeri, sepse iu desh tė shkonte nė Angli qė ta vlerėsonin si muzikant inovativ. Me kėta tė dy krijoi The Jimi Hendrix Experienced (pavarėsisht se u tregua shumė mosmirėnjohės nė periudhėn e fundit ndaj Redding kur e pėrzuri nga grupi), dhe shkallmoi botėn me albumin - Are you experienced? (qė pėr mua ėshtė njė nga krijimet mė tė mira tė rrokut psikedelik dhe kulmi i Hendrix), pastaj u kthye nė Amerikė dhe u njoh nga tė gjithė.
Kėngėt mė mbresėlėnėse dhe tė paharrueshme (pėr mua) - Manic Depression (poliritmike dhe e shfrenuar duket si metal tip Coroner, Meshuggah megjithėse 30 vjet para kėtyre, e luajtur mė pas nga dhjetėra komplekse tė ndryshme deri nė versione jazz/metal) - ai momenti nė mes tė kėngės qė nuk kėndohet mė dhe marrin fuqinė nė dorė instrumentat qė nė njė harmoni zhurmuese lėshojnė furinė, Fire (sė bashku me Whola Lotta Love,proto-gjenezat rrok tė muzikės elektronike drum'n'bass), Will I Live Tomorrow? me hapjen me goditjet e ēuditshme tė baterisė, kundėrpėrgjigjet e kitares dhe basit dhe pastaj me distortimin e zgjatur tė tingullit, melodia fenomenale Third From The Sun - dimension i ri zanor dhe ritmik- ..
Foxy Lady aq origjinale.. Red House (blues i pastėr) ėshtė kėnga mė e zakonshme nė albumin e jashtėzakonshėm. Tingulli pėrfundimtar i regjistrimit ėshtė shkundės agresiv, nuk tė lejon ta dėgjosh nė mėnyrė tė pavėmendshme sepse duhet tė pėrpish ēdo notė.
Pastaj, Voodoo Chile (slight return) tipike metal, me tingujt aq agresivė.. kurse varianti i plotė i improvizuar live (tek Electric Ladyland) nxjerr nė pah kompleksitetin dhe veēantinė krijuese tė kėtij muzikanti fenomenal (gjithnjė, sė bashku me Mitch Mitchell qė nuk e pėrmendin, - Redding nuk ka loz tek ai live)..
And the Wind Cries Mary, Burning of the Midnight Lamp.. e shumė tė tjera, legjendare
Pėrmenda nė fillim The Jimi Hendrix Experience, sepse perfeksioni (si njė orė zvicerane) e muzikės sė Hendrix u arrit edhe nė saj tė Redding dhe Mithchell (ky i fundit ishte vetėm 17 vjeē kur bombardonte baterinė e trios) megjithėse forca krijuese kryesore ishte vetė Hendrix.
Ėshtė i vetmi muzikant i bojatisur i muzikės rrok qė qėndron mes legjendave Zeppelin, Who, Floyd, Sabbath, Purple megjithėse si vokal jo kushedi ēfarė gjenialiteti..
kuriozitet*
kur vdiq, nė funeral nuk shkuan fare zezakė.. motivacioni --> "ka bėrė muzikė vetėm pėr tė bardhėt!" (?!)
Krijoni Kontakt