Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 60
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Nuk shtrohet ēėshtja nė kėtė mėnyrė se a ka vdekur Pėrgjithmonė Komunizmi ngaqė ky erdhi si ideologji dhe pushtet nė njė hapėsirė kohore; veproj dhe sundoj pėr tė ikur po njėsoj sikur qė ikėn para tij Skllavopronaria dhe feudalizmi.
    Edhe nė Skllavopronari kishte maltretime, vuajtje, burgosje, varje prerje kokash!
    Nė feudalizėm gjithashtu.
    Gjatė zhvillimit kapitalist nga vendet Kapitaliste dy herė filluan Luftrat Botėrore: e para dhe e dyta.
    Nėse mendoni se mjafton tė quhesh me emrin " shtet komunist" dhe me kėtė paē - gaboheni. Pėrse e them kėtė gjė?
    Nėse shikojm teorin qė zhvillonin Marksi dhe Engelsi ( pėrhapesit e idesė komuniste dhe me prejardhje ēifute) sot nė Praktikė, ta zėmė atė zbatim ka SUEDIA si shtet ani pse ajo ėshtė Monarki!
    Por nėse mendoni nė diktatura ėshtė gjė tjetėr.
    Ja pėrse e them kėtė gjė?
    Sot ke njė numėr t'madh tė shteteve nė botė, tė cilat fare dhe kurrė asnjėherė s'kanė qenė ( zyrtarishtė)" komuniste" por tė cilat sundojn me dorė tė hekurt! Kemi nga ato shtete, Libinė e Gadafit, Sirinė, marokun sikurse qė kemi shtetet me rregullim ideologjik njė partiak si KINA, Korea, Kuba, njė pjesė e Vietnamit, kambogjės njė pjesė dhe tė cilat, s'kanė fare ndryshim, ta zėmė me atė qė bėnte Sadam Huseini ose disa tė tjerė nė ca vende tė Amerikės Latine.
    PRa s'kemi tė bėjmė me ideologji por kemi tė bėjmė me diktatura!
    Pyetja mė e mirė do tė ishte: A kanė vdekur tė gjitha diktaturat?
    Unė mendoj qė, nėse s'do t'ketė nė secilin vendė tė botės, rregullim kushtetutar nė atė mėnyrė qė, Kryetarit tė shtetit tė mos i lejohen mė shumė se dy mandate - diktaturat e kanė tė vėshtirė tė vdesin pėrfundimisht!
    PRa, skemi tė bėjmė me ideologji sipas meje por me dhėnje tė pushtetit tė IKS Personi, me mandat tė pakufrizuar dhe nė kėtė mėnyrė mundėsi tė instalimit tė pushtetit tė dorės sė fortė!
    Ne kemi HUGO CHavezin i cili megjithėse sundon nė njė shtet qė zyrtarisht ka rregullim " demokratik" ay ngadalė nėse nuk largohet nga pushteti po " rrezikon" tė shėndėrrohet nė njė diktator tė " vogėl-t'madh".
    Jepjani pushtetin pa KUFI presidentit tė Amerikės dhe do t'shikojm se si ngadalė do t'fillon tė shenderrohet nė njė diktatot ngaqė i rriten orekset qė tė sundoj gjerė nė vdekje; kėshtu qė duke e ditur se edhe nėse bė MREKULLIRA pėr dy mandate - zoti krahėt me ia dhanė se merr mandatin e tretė!

    TALIBANET s'kishin dhe s'kanė ideologji komuniste por e dimė se ēfarė janė nė gjendje pėr t'bėrė!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  2. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Pėrshėndetje pėr tė gjithė.

    Komunizmi, njė e ashtuquajtur era qė e pushtoi njerėzimin qė nė kohė mė tė hershme dhe qė vazhdon ta pushtoj nė njė pjesė tė konsiderueshme edhe ditėve tė sotme. Kur tė flasėm pėr komunizmin na shfaqen dy aspekte ose mėnyra nė tė cilat mund tė shprehemi, e para ėshtė pėr komunizmi qė ishte nė vende tė caktuara dhe qė sot "ligjshmėrisht" nuk ėshtė edhe pse nė njėfar menyre jashtligjore egziston ende, flas pėr ata vende qė e kan hequr komunizmin si regjim dhe mėnyra e dytė pėr tė folur reth komunizmit ėshtė komunizmi qė mbretėron sot nė mėnyrė ligjore nėpėr vende tė caktuara.

    Personalisht nuk mendoj se do tė vij ndonjėher ajo kohė kur komunizmi tė jetė zhdukur pėrfundimisht nga shoqėria e njerėzimit. Njė era qė sundoi, sundon dhe do tė sundoj nė vende tė caktuara nuk mund tė zhduket aq lehtė dhe aq shpejt aty pėr aty. Pėr ata qė dinė mė shumė nė lidhje me komunizmin dhe nė veēanti me personat qė pėrkrahin kėtė era, pra komunistėt! E dim shumė mirė se edhe nė ditėt e sodit nė vende ku ka dekada qė ėshtė larguar regjimi komunist ka ende persona ose mė mirė ta quajmė grupacione qė veprojnė nė emėr tė komunizmit, persona tė sėmurė nė njėfar mėnyre nga ky virus dhe qė edhe nė tė ardhme nuk do tė japin dorėheqje pėrfundimtare nga ky regjim mizor.

    Andaj me njė fjali tė shkurt mund tė them qė komunizmi ka egzistuar nė masivitet, egziston nė vende ose zona tė caktuara dhe mendoj se do tė vazhdoj egzistencėn edhe nė tė ardhmen, ndoshta jo aq ndjeshėm sa ka qenė dhe sa ėshtė tani por kryesorja se do egzistoj.

    Rap.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga RaPSouL : 15-04-2010 mė 12:27
    Sui generis

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Komunizmi si Ideologji ka skaduar,por si sistem jeton akoma ne kokat e disave ne Shqiperi.Pra vetm ka ndryshuar formen.E rezikshme per Shqiperine se nuk kan besim investoret per investime.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576




    Pse, Edi Rama dhe Erjon Veliaj sa here kujtohet dita e rezimit te komunizmit "fshihen" ....dhe, nuk tregojne as respektin me te vogel per kete dite te madhe!


    BEQIR SINA,

    New York,


    Ringjallja e enverizmit po pengon integrimin e Shqiperise ne Europe.

    BENSONHURST - BROOKLYN NY : Njezet vjet pas rezimit te Murit te Berlinit, nje ngjarje madhe - madje edhe me e madhja ne historine e saj - prej se kur kjo semundje kanceroze mbertheu gjithe Europen juglindore, madje edhe vendin tone, shihet nga shume njerez, vetem si fillimi i fundit te komunizmit ne Evrope. Kjo dite shihet sot, 20 vjet me pase, vetem si nje kohe, kur njerezit ne shtetet e Europes juglindore, perfshire edhe Shqiperine, qe kaloi diktaturen me te eger, jane duke i bere nje nder e respekt te gjithe atyre qe ishin ngritur ne ate kohe kunder shtypjes komuniste.

    Shqiperia , eshte nga te vetemet vende te Europes juglindore, qe ishte e para qe iu kundervu sistemit komuniste . Ne Shqiperi, ka levizje te tilla dhe perpjekje per te rezuar komunizmit me kryegritjen e Postribes, grupin e Deputeteve, e tjera ngjarje deri tek revolta e Spaēit. Ne Shqiperi nga regjimi komuniste i Enver Hoxhes jane ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra.-Jane denuar 26 768 burra dhe 7 367 gra.-Kane vdekur ne burg 1 065 persona.-Kane humbur aftesine mendore 408 vete.-Kane vdekur ne kampet e internimit 7 022 vete.

    Ne vitin 1956, qytetaret e Hungarise, u ngriten me ne krye Imre Nagyn, kunder pushtetit te tyre komunist. Bashkimi Sovjetik, filloi nje pushtim masiv, te Hungarsie, duke vrare shume kundershtare te regjimit. Shume viktima u varrosen jo-rastesisht, ne varre masive.

    Ne vitin 1989, ne te njejtin vit te rezimit te Murit te Berlinit, nje rivarrim ceremoniale u mbajt ne Hungari per te nderuar ata qe humben jeten e tyre ne kryengritjen e Imre Nagyit ne 1956. Ndersa, pika me kulminante, per te nderuar vektimat e komunizmit, eshte shenuar ne 1993 kur Kongresi Amerikan miratoje ngritjen e nje Muzeumi te Viktimave te Komunizmit, dhe ne qershor 2009, kur po ne kryeqytetin e SHBA- Washington, vete presidenti George W. Bush ne detyre, atehere, ngriti nje permendore per te kujtuar viktimat e komunizmit, dhe Fondacionin e Memorialit te Viktimave te Komunizmit ne Uashington.

    Keto ngjarje u bene per te nderuar te gjithe te renet, kudo ku sundoi komunizmi me nje ceremoni nderkombetare. Vete presidneti Bush vendosi kuroren ne pervjetorin e 20 te ceremonise rivarrimit te viktimave te komunizmit ne Hungari.

    Mirpo fatkeqesia me madhe dhe injorimi me i madh po ndodh sa here kujtohet rrezimi i komunizmit edhe ne Tirane, nga ish njerezit Bllokut, e bijte e tyre, qe i perngjane atyre kopukve te Kines, Serbise, Rusise, Kubes, Vietnamit dhe Korese se Veriut,.


    Edi Rama, Gramoz Ruci, Skender Gjinushi, Valentina Leskaj, Diana Ēuli, Erion Braēe dhe Eiron Velia, nuk u pane dhe nuk ishin kerkundi ne Tirane, as ne konfrenca shtypi keto dite kur kujtohej 8 Dhjetori i protestave historike te studenteve te Universitetit te Tiranes. Pse nuk e kujtuan keta te cilet ēdo dite dalin ne ekranet e televizorve dhe faqet e gazetave, dje, qofte edhe me nje konference shtypi, apo ashtu siē kujtuan disa dite me pare edhe 29 nentorin, vetem per t'a ideoligjizuar ate date dhe treguar trashgminine e tyre.


    Edi Rama, Gramoz Ruci, Skender Gjinushi, Valentina Leskaj, Diana Ēuli, Erion Braēe dhe Eiron Velia iu bashkuan kunderqendrimit ndaj atyre qe e nderuan dhe e kujtuan 8 Dhjetorin, duke u bere nje nderim me kete rast te gjithe atyre qe sakrifikuan me 8 Dhjetor, me ane te kesaj dite, e cila tani njihet si Dita e Rinse. Mirpo per koiēidence, kjo dite dje u injorua dhe u bojkotua njesoje me ate te ambasadorit te Rusise, te ambasadorit te Serbise, Kubes, Kines e Venezueles Bolivise, Peruse, Afganistanin, Irani, Iraku, Kazakistani, Moldavia dhe vende te tjera te botes, qe lajmeruan se nuk do te jene te pranishme gjate ceremonise se ndarjes se ēmimit Nobel per Paqen.


    Dite kjo e parashikuar qe te mbahet ne daten 10 dhjetor, me nje ceremoni qe eshte bere me dije se do te bojkotohet prej tyre, per shkaqe ideologjike te lidhjeve te ketyre vendeve me Kinen komuniste .Fjala eshte konkretisht per disa shtete qe ende mbrojne Kinen komuniste ne ideologjine e saj. Lajmi eshte bere me dijeni nga Komiteti Norvegjez i Nobelit, i cili, ka deklaruar se keto vende paskan nxjerre justifikime te ndryshme per mospjesemarrjen ne ceremonine e 10 dhjetorit te nderimit te disidentit kinez fitues i ēmimit Nobel per Paqe.

    Por qe te gjithe bota e dine se ato shtete e bejne kete per te dale ne mbrojtje te Kines, e cila eshte kunder nje anti komunisti - disidentit te burgosur prej saj, qe e fitoi Ēmimin Nobel per Paqen.


    Ne Shqiperi, per 8 Dhjetorin , Partia Socialiste ishte zhytur keto dite ne nje "heshtje varri dhe ra ne zi". Nderkohe, qe miliona shqiptare perkujtonin diten historike te 8 Dhjetorit, qe shenoje perpjekjen e pare te studenteve shqiptare, per rrezimit e regjimit te diktatorit mizor te komunizmit, Enver Hoxha. Ndonese kane kaluar 20 vjet nga kjo dite e shenuar per ēdo shqiptar, ne pasardhesen e Partise se Punes, vazhdon te mbizoteroje fryma pro-komuniste dhe diktatoriale, e misheruar qartesisht ne figuren e drejtuesit aktual te PS-se, Edi Rama.


    Afiniteti i tij per komunizmin tashme eshte i mirenjohur jo vetem per faktin se ai kaloi te gjithe rinine e tij se bashku me te atin e tij Kristaq Ramen skulptorin e Bllokut, ishte ende duke gdhendur bustet e Enver Hoxhes, dhe pikturuara portretet e tij - por, ai eshte dalluar edhe nga prirjet komuniste e diktatoriale qe ai ka shfaqur gjate drejtimit te Partise Socialiste. Gjate rinise se tij, Rama iu perkushtua regjimit, duke u bere deri edhe ne nje bashkepunetor i Sigurimit famekeq te Shtetit, ne Klubin e Basketbollit te Dinamos, dhe insititutin e Arteve, ne revisten e te cilit plotesonte me skicat e tij - trimerine e atyre "heronjeve", te regjimit qe torturonin, vrisinin, pushkatonin pa gjyqe dhe u shkaterronin jeten mijera qytetareve shqiptare.


    Andaj dhe ish studenti i Arteve, ate dite qe po kujtojme, te gjith sot(pra ne 8 Dhjetor 1990), i la koleget e tij dhe shoket e klases ne balte, thuhet se ne 8 dhjetor 1990, Rama ia mbathi ne Korfuze, ku shkoi te hapi po me daten 8 Dhjetor, ekspoziten e tij personale me pikturat e realizmit socialiste. "Ēfare, koicidence !?"

    Kete afinitet me regjimin komunist dhe ekzekutoret e tij, Rama e deshmoi qartesisht se fundmi edhe me qendrimet e tyre refraktare ndaj ligjit te Lustracionit. Ishte pikerisht ky afinitet me te kaluaren me te erret qe shqiptaret kane perjetuar ndonjehere, qe e shnderroi edhe 20-vjetorin e protestave te studentve, diten e 8 Dhjetorit, ne dite zie, dje per Partine Socialiste dhe kryetarin e saj Edi Rama.


    Reklamuesit e politikes se re nuk kane gjetur kurajon per te pershendetur, nderuar e respektuar diten ne te cilen shqiptaret i dhane goditjen e fundit regjimit me poshterues e torturues qe kishin perjetuar ndonjehere qytetaret shqiptare, duke deshmuar serish edhe pas afro dy dekadash, mentaliteti dhe filozofia e diktatures vazhdon te dominoje ne mendjen dhe shpritin e pasardhesit te komunizmit, te grupuar ne skalione te Partise Socialiste.

    "Ne vitin 1989, parashikimet jane bere se Muri i Berlinit do te zgjasete dhe nje tjeter 50 vjeēar deri ne 100 vjet te tjera", ka thene Lee Edwards, kryetari i fondacionit Fondacionin te Memorialit te Viktimave te Komunizmit ne Uashington,, ne ceremonine e ngritjes se ketij monumenti, "por, thote Lee Edards, ato parashikime ishin shume te gabuara - Komunizmi, vertet ra, por "nuk ka rene shpriti i atyre qe e mbajten gjalle komunizmin"


    Nerkohe : "Mesimi kryesor eshte se nuk mjafton shkaterrimi i monumenteve, gureve, pllakave prej ēimentoje, i bronxeve apo materialeve te tjera qe mund te perbehen statujat, por duhet zhdukur vete shpirti i diktatures" ka thene i ndjeri Pjeter Arbnori, i thirrur ndryshe edhe si "Mandela" shqiptar per shkak te 30-vjeteve te kaluara neper burgjet komuniste.


    Mirepo, edhe pse perpjekjet e anti-komunizmit kane rezultuar te suksesshme gjate 20 viteve te fundit, "e rrezikshme" eshte thote Edwards, se forcat e erreta ose trashgimtaret - ithtaret e komunizmit ne Europen juglindore, ende e kane pershkruar nga besimi i perbashket qe komunizmi "nuk ka vdekur". Ata na thone gati ēdo dite "por, ne nuk duam t'i besojme se : "Komunizmi nuk ka vdekur, eshte ende aty." ne vende si Kina, Kuba, Vietnami, Koreja e Veriut, Venezuela, Bolivia, Moldavia qe kane qeverite komuniste. Por, edhe ato vende perendimore, e dhe ketu ne SHBA-es, qe u bene streha e tyre, mbasi Muri i Berilinit ra dhe komunizmimi ra.

    "Detyra jone sot eshte se ne duhet te punojme per te edukuar te rinjte tane, keto gjenerata qe se bashku me ne dhe gjeneratat e ardhshme, qe kurr te mos harrojne te kaluaren tone. Ata, qe nuk kujtojne kete gjem qe perjetoje njerezimi per 50 vjete mbas Luftes se Dyte Boterore, dhe qe nuk nderojne sot kete dite, ata qe nuk bejne studime te historise, jane te denuar per te perseritur ate, "tha Edwards duke shtuar se jemi ne ata "qe kemi nevoje per te mbajtur vemendjen e opinionit publik, mbi krimet dhe viktimat e komunizmit."

    Per te kujtuar eshte ngritur Memorialit i Viktimave te Komunizmit ne Uashington, i cili eshte themeluar nga Kongresi Amerikane ne vitin 1993, si nje menyre per te perkujtuar ate baze, qe do te thote se eshte per te nderuar dhe respektuar me shume se 100 milione viktimave te komunizmit, anembane botes. Per kete qellim ne qershor 2007, nje memorial i larte, u lartesua ne Uashington ne shenje nderimi. E cila, eshte nje kopje 4.2-meter e larte, prej bronzi e qujatur "Perendeshe e Demokracise" . Ajo ka kopjuar statujen e ndertuar nga studentet kineze gjate protestave 1989 Tiananmen Square,.Perkujtimoria ne Uashington, eshte dedikuar viktimave te komunizmit nga Presidenti Xhorxh W. Bush. (Shih materialet e botuara Bush : Memorial per viktimat e komunizmit.")


    Ne nje menyre Memoriali i Viktimave te Komunizmit ne Uashington, eshte themeli i nderimit dhe respektimit te viktimave te komunizmit, duke u bere keshtu edhe permes kontaktit ne online anembane botes, si nje muze i ri per viktimat e komunizmit.

    Muzeu i Viktimave te Komunizmimit ne Uashington, ka seksione qe perfshijne ēdo komb qe ka kaluar ose aktualisht jeton nen nje regjim komunist. Ai perfshin ne menyre te detajuar afat kohorin prej nga 1848 ne te tashmen. Ne muze gjindet dhe Galeria e heronjve per te nderuar individet kyē, te vdekur dhe te gjalle, te gjithe atyre qe kane bere nje perpjekje te jashtezakonshme anti-komunist, ndersa Salla e quajtur e "poshtersise" ofron biografite e sundimtareve ne te kaluaren komuniste dhe sot, duke perfshire Josef Stalin, Fidel Castro dhe Mao Zedong , Nikola Ēausheskun dhe diktatoret e tjere ne Europen juglindore.

    Nje nga pjeset me interaktive, te Muzeut i Viktimave te Komunizmimit ne Uashington eshte Regjistri i viktimeva, ai eshte nje vend ku familjaret e viktimave te komunizmit, nga ēdo vend i botes mund te lene shenimet e nderit per njerezit e vendit te tij dhe te dashurit e tyre.

  5. #15
    ღ Ƴℓℓėʓ ღ Maska e RiGerta
    Anėtarėsuar
    01-11-2010
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    946
    Une kam bindjen e patundur qe edhe sot e kesaj dite ekzistojne komunista.Te gjithe politikanet jane nga ish Partite komuniste.Perderisa te gjithe jane pjelle e kohes se kaluar s'ka se si te vdese komunizmi.Ai jeton mes nesh!
    Mɛ мιяɛ тɛ ʝɛм иɛ ɛяяɛƨιяɛ ɛ тɛ и∂ʝɛʝ αяσмɛи ɛ ∂яιтɛƨ, ƨɛƨα тɛ ʝɛм иɛ ∂яιтɛ ɛ тɛ мσƨ ɛ ƨнσн ғαяɛ✿⊱╮

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    "Me sa di un,Saliu eshte akoma gjall..."

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Marksi se shkroi per te vdek,pasi jetojne naziste sa te duash

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Sme intereson nje pun e kryer.
    Jetė e rėndė.......!!!

  9. #19
    sylar Maska e Jackie
    Anėtarėsuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Si mund t'kete vdekur komunizmi kur kemi 20 vjet qe udhehiqemi nga sekretari pare i partise punes? Eshte po i njejti sistem ,me nje ndryshim qe kundershtimet dhe pakenaqsite ndaj qeverise nuk te internojne ,por te heqin nga puna dhe te detyrojne te emigrosh. Ne zgjedhjet e fundit te 2009 u moren gjithe arsimtaret neper drejtori dhe ju dha urdher verbal qe votoni PD ndryshe do hiqeni nga puna. Per mjeket e njejta gje, dhe per cdo nenpunes te institucioneve shteterore. Pra ky eshte KOMUNIZEM , qe te imponon me nje menyre apo tjeter jashte deshires se individid voten. Nqf se dikur komunizmi te impononte zboret dhe marshimet leniniste ,sot ke mitingjet qe duhet me patjeter t'jesh prezent me firme. Nqf se dikur komunizmi te impononte te sakrifikoheshe per nenen parti , sot ti merr saliu leket nga konto bankare dhe ja jep shkodres si demshperblim ,po flasim per msus ,mjek e kshu me rradhe.

    Pra demokraci eshte thjesht nje fjale qe e ka marre era me kohe. Sistemi eshte i teri komunist dhe udhehiqemi nga ish-komunista qe deri dje i kane sherby partise. Del albana vokshi i rref gjoksit si demokrate flakte ,2 dite me vone del n'gazete qe gjyshja i paska dale ne foto me enverin dhe se vokshi paska qene shtepi qe hynin e dilnin komunista .lol. Hajde merre vesh tani.
    Against all odds..

  10. #20
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anėtarėsuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar mė parė nga Rachel_ Lexo Postimin
    A ka vdekur komunizmi?
    Jo jo s'ka vdekur. Sapo e pash nė tv Edi Romen.
    Mėso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •