Romë, 28 shkurt, – Balerini i një prej spektakleve më të ndjekura në Itali, “Amici”, Catello Miotto, ka përdhunuar në gjendje të dehur ish gruan e një miku të tij. 25 vjeçari e ka pasur fqinje gruan dhe ka qenë e dhunua që e ka denoncuar atë në polici.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane. Miotto ka qenë pjesë e spektaklit në vitin 2003, në emisionin e Maria De Filippi, “Amici”.
Pas mbarimit të spektaklit i riu është kthyer në qytetin e Napolit dhe ka hapur një shkollë vallëzimi.
Akuza që rëndon mbi të është përdhunimi i 33 vejçares që kishte qëndruar në shtëpinë e fqinjit të saj për ta ndihmuar me vajzën që ka balerini.
Pakti më fqinjën ka qenë që, Miotto do e linte atë mbrëmje nën kujdesin e saj vajzën dhe do dilte me miqtë në një lokal.
Por, balerini është kthyer më herët sesa zakonisht në shpi dhe në gjendje të dehur ka përdhunuar gruan 33 vjeçare.
![]()
Krijoni Kontakt