Ekipi i kryesuar nga shkencëtari të ri Otto Punchtein, i dërguar në rajon për të bërë kërkime në Malin Nemrut nga ana e Akademisë Mbretërore, ka punuar mbi kodërvarrin në majë të malit Nemrut dhe mbi statujat dhe basorelievet e ndryshme që ndodhen mbi tarracat e krijuara në anët lindore dhe perëndimore të kodërvarrit.Si përfundim i punimeve të gjata, Punchtein arriti të deshifronte mbishkrimin në greqishten e vjetër dhe zbuloi se këto vepra i përkasin Qytetërimit të Komagjenës dhe janë ndërtuar nga ana e Mbretit të Komagjenës, Antioku i Parë. Mbishkrimi është shkruar nga vetë diktimi i Antioku-t, përmban sekretin e Malit të Nemrutit dhe ligjet e Antioku-t.
Gërmimet, që bënë të dilte në dritë qytetërimi i Komagjenës, përveç malit të Nemrutit u realizuan edhe në pellgun Arsameia, Samsat, dhe Eufrat. Veprat e lëvizshme, që dolën nga gërmimet në zonë, u morën nën mbrojtje nëpër muze, kurse të tjerat brenda hapësirës së Parkut Kombëtar.
Komagjena, si të përshtatej me emrin e saj që në greqisht do të thotë “komuniteti i gjeneve”, ka qenë një mbretëri e fuqishme, ku ishin integruar besimi, kultura dhe traditat e qytetërimeve greke dhe perse. Mbretëria antike e Komagjenës, ndodhej në pikën ku bashkoheshin rrugët e ndryshme të Maleve Taurus dhe shtrihej në tokat pjellore të veriut të Sirisë, Hatajit, Pënarbashësë, Tauruseve Veriore dhe të rrethuara nga lumi Eufrat.
Tokat e Komagjenës, të përshtatshme për bujqësi dhe blegtori dhe të pasura me pyje me cedir me rëndësi të madhe ekonomike, që nga epokat e hershme janë përdorur si vendbanime dhe kjo gjë kuptohet nga shpellat dhe objektet arkeologjike që gjenden përreth.
Komagjena, një vend i vogël por i fuqishëm i botës antike, u krijua si një mbretëri e pavarur në vitin 109 para erës sonë nga Mitridat Kalinikos, djali i një princi, i cili nga ana e babait rridhte nga Dari (ose Dariusi I), një nga mbretërit persë i njohur si “Mbreti i Mbretërve”, kurse nga ana e nënës kishte lidhje afrie me Aleksandrin e Madh të Maqedonisë. Mitridati, i cili arriti me sukses të siguronte unitet ndërmjet komagjenasve, të cilët ishin të formuar nga komunitete të ndryshme dhe kishin besime dhe kultura të ndryshme, kishte ndërtuar në vende të ndryshme të mbretërisë tempuj, me bindjen se kështu do të forconte lidhjen me perënditë dhe në këtë mënyrë populli i tij do të jetonte në paqe.
Zbulohet tempulli më i lashtë fetar
Publikuar: 16.06.2011 -
Tiranë, 16 qershor - Ky është tempulli më i vjetër në botë, është një zbulim i cili po trondit të gjithë botën rreth origjinës së tij. Ai i përket vitit 9600 para erës sonë, domethënë rreth 11 600 vjet më parë.
Ky tempull ndodhet në jug të Turqisë së sotme, dhe të gdhendura brenda tij gjen disa kërcimtarë, të cilët janë duke kryer rite fetare tradicionale, e cila tregon edhe lindjen e feve në atë periudhë, transmeton BW.
Muzeu amerikan ia kthen Turqisë bustin e “Herkulit të lodhur”
Boston, 23 korrik – Pjesa e epërme e statujës së “Heruklit të lodhur”, të cilën më 1982 e bleu Muzeu i Arteve fine (MFA) në Boston, do t’i kthehet Turqisë, njoftoi sot BBC.
Pas kontestit shumëvjeçar, busti i gjysmë zotit të Greqisë antike do të ngjitet me pjesën e poshtme të statujës, që gjendet në muzeun e Antalisë.
E tërë statuja më vonë do të duhej t’i huazohej muzeut të Bostonit për një periudhë të shkurtër.
Lajmi për kthimin e bustit për Turqinë paraqet fitore të madhe, e cila po përpiqet të kthejë artefaktet e nxjerra jashtë vendit në mënyrë ilegale, përkatësisht të kontrabanduara.
Pjesa e epërme e statujës së “Herkulit të lodhur” është blerë nga MFA e Bostonit në vitin 1982 bashkë me koleksionistin Leon Levy nga një tregtar gjerman.
Arkeologët turq ishin të bindur se ajo e pjesë e statujës është vjedhur dhe nxjerrë nga vendi. Në ndërkohë është gjetur edhe pjesa e poshtme e statujës në Parga, në jug të Turqisë.
MFA një kohë të gjatë refuzoi të kthejë statujën, duke thënë se ajo ishte nxjerrë nga Turqia shumë më herët.
“Vetëm para pak kohësh na kanë dërguar fotot dhe dëshmitë e tjera që tregojnë se bëhet fjalë për vjedhje nga ai thesar”, deklaroi për medie përfaqësuesja e muzeut të Bostonit< Catherine Gachel.
Edhe muzeu Pergamon i Berlinit në maj të vitit të kaluar ia ka kthyer Turqisë statujën e sfinës, por pasi Ministria turke Kulturës kishte kërcënuar se do t’iu ndalojë arkeologëve gjermanë që të punojnë në gërmime arkeologjike në Turqi.
Tunel nëntokësor Skoci-Turqi në epokën e gurit?
05-08-2011
Njerëzit në Epokën e Gurit kanë ndërtuar një rrjet të madh tunelesh nëntokësore nga Skocia deri në Turqi, pohon arkeologu gjerman Heinrich Kutch në librin e tij të ri. Kutch theksoi se faktet për ekzistencën e tuneleve janë gjetur në disa lagje neolite në Evropë.
Në librin "Secrets Of The Underground Door To An Ancient World", Kutch ka shkruar se shumë tunele kanë mbetur edhe sot dhe se është më se e vërtetë që ai rrjet të jetë gjigant.
"Në Bavari, Gjermani, kemi gjetur një rrjet tunelesh të gjatë 700 metra, ndërsa në Shtaerska, Austri, rreth 350 metra. Nëpër të gjithë Evropën ka disa mijëra tunele, nga Skocia deri në Mesdhe", shkruan Kutch.
Ai thekson se shumë tunele janë të gjëra deri 70 centimetra, aq sa është e mjaftueshme që një person të kalojë.
"Nga disa tunele ka vende edhe për t'u ulur, pra edhe dhoma. Nuk janë të gjitha tunelet të lidhura, por së bashku bëjnë një rrjet të madh nëntokësor", thotë arkeologu.
Disa ekspertë besojnë se njerëzit i kanë ndërtuar tunelet për t’u mbrojtur nga grabitqarët, ndërsa të tjerë pohojnë se tunelet kanë shërbyer si autostradat e sotme.
kur deshen te bejne nje pallat ne qender te durrsit (pran ish merkatos se katundarve) dikur ca drejtora qe kuptohet donin te merrnin per vete aty apartamente.. duallen kanalizime-tynele nentokesore.. te epokes se para 2000 vjeteve..
ishte nje mrekulli thon nga ana inxhinierike..
meqe te interesuarit per te marre apartamente ne kte pallat qe do ndertohej ishin kapot e qyteti (koh e enverit ka qenur) nuk guxoj ndonji te bej ciu miu.. as nga poplli trim liridashes as nga arkeologet e historianet..
pallati u be duke i varrosur forever ato gjurme very interesante te durresit te lashte..
TURQISË I RIKTHEHET NJË SFINKS 3 MIJË VJEÇAR
Sfinksi 3 mijë vjeçar i Boazkëjyt është rikthyer në Turqi pas një ndarjeje 95-vjeçare. dhe u vendos në Muzeun Arkeologjik të Stambollit.
Sfinksi i Boazkëjyt (Boğazköy) është 3 mijë vjeçar.
Në vitin 1917 sfinksi ishte dërguar në Berlin për restaurim me kusht rikthimin e tij në Turqi.
Ndërsa për ta risjellë u desh të bëheshin përpjekje të shumta.
Më në fund sfinksi u soll në tokat, të cilave ai u takon, pra në Turqi.
Vepra u vendos në Muzeun e Arkeologjisë dhe u prezantua nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Erturrul Gynaj.
Vepra antike që i është rifituar trashëgimisë historike të Turqisë pas përfundimit të punimeve të restaurimit do të dërgohet për ekspozim në Çorum, vendi ku dhe është gjetur.
Historia e qytetit antik Efes, që doli në dritë me gërmime 160 vjeçare, daton nga viti 7 mijë para erës sonë.
Vazhdon fluksi i vizitorëve në qytetin antik Efes.
Me një të kaluar 9 mijë vjeçare qyteti antik Efes që gjendet në nënprefekturën Selçuk të Izmirit është në qendër të vëmendjes së turistëve të ardhur nga të katër anët e botës.
Historia e qytetit antik Efes, që doli në dritë me gërmime 160 vjeçare, daton nga viti 7 mijë para erës sonë.
Qyteti antik me vetëm 20% të tij të gërmuar është vendi i tret historik që vizitohet më së shumti pas Pallatit Topkapi dhe muzeut Ajasofja.
Gjatë sezonit veror qyteti antik Efes brenda ditës vizitohet nga afërsisht 14 mijë vizitor. Ndërsa të ardhurat vjetore nga shitja e biletave i tejkalon të 19 milionë lirat turke.
Ky vend historik muajve të fundit gjendet edhe në fokusin e turizmit në rritje me anije.
Edhe shtëpitë tarrace që janë marrë nën mbrojtjen e posaçme brenda qytetit antik Efes vizitohet nga afërsisht 80 mijë persona në vit.
SHPELLAT TEKKEKËJ NË TURQI, NDËR VENDBANIMET MË TË HERSHME NË TURQI
Sipas specialistëve, këto shpella zënë vendin e tretë ndër vendbanimet më të hershme në Turqi dhe ato bëjnë pjesë në radhitjen botërore. Ato ndodhen në vendin e 25-të në listën e vendbanimeve më të hershme në botë.
Shpellat Tekkekëj (Tekkeköy) në afërsi të Samsunit, renditen ndër vendbanimet më të hershme të Anadollit.
Planifikohet që në këto shpella të fillojnë punimet e gërmimit, dhe të hapen për turizmin.
Shpellat Tekkekëj gjenden 14 kilometra larg qytetit Samsun.
Studimet tregojnë se në këtë zonë kanë pas jetuar Frigjianët dhe Hititët.
Sipas specialistëve, këto shpella zënë vendin e tretë ndër vendbanimet më të hershme në Turqi dhe ato bëjnë pjesë në radhitjen botërore. Ato ndodhen në vendin e 25-të në listën e vendbanimeve më të hershme në botë.
Shpellat Tekkekëj edhe pse nuk janë hapur ende për turizmin, herë pas here vizitohen nga turistët.
Objektet që janë gjetur në kërkimet e deri tanishme në këto shpella sot ekspozohen në Muzeun Arkeologjik dhe Etnografik në Samsun.
TROJA E LASHTË 1
Troja është një nga vendet ku natyra, historia dhe arti i kaligrafisë i kanë premtuar njëra-tjetrës për ta shndërruar atë në një thesar të përjetshëm.
Troja, një nga vendet ku natyra, historia dhe arti i kaligrafisë i kanë premtuar njëra-tjetrës për ta shndërruar atë në një thesar; që të gjithë vizitorëve të saj do t’u sjellë në mendje legjendat që kanë lexuar, dëgjuar në fëmijëri; do t’i bëjë ata të jetojnë ditët plot mister të së kaluarës, është një nga trashëgimitë kulturore që ndodhet brenda kufijve administrativ të Çanakalasë.
Qyteti i Çanakalasë, që me botën hapet në vendin ku bashkohen dy kontinente dhe dy dete, me veçoritë gjeologjike, klimatike, gjeografike dhe pasuritë natyrore që ka, ndërsa ka mirëpritur shumë qytetërime që nga periudhat prehistorike e këtej, i ka dhënë njerëzimit një akumulim kulturor të paçmueshëm. Në këto toka, ku brenda procesit më shumë se 7 mijë vjeçar të historisë janë zhvilluar një numër i madh luftërash, me Luftërat e Dardaneleve që kanë qenë pararojat e Luftës Çlirimtare Turke janë ndryshuar ekuilibrat botërorë dhe ka lindur Republika e Turqisë.
Gryka e Dardaneleve, e cila përbën edhe pjesën më të rëndësishme të bregdetit 671 km të gjatë; ka qenë dëshmitare e ngjarjeve të panumërta, si notimi i Leandrit për të arritur tek e dashura e tij, Hera, që ndodhej matanë bregut, projekti i mbretit pers, Kserkes, për të formuar një urë me anije, fundosja e një anije suedeze me emrin Norban nga nëndetësja turke Dumlupinar. Kur të vini në këtë qytet të ngritur në të dyja anët e grykës, Kali i Drunjtë që do të shikoni në një shesh në qendër të qytetit, është kali që ka pasur edhe rolin kryesor në filmin me titull Troja, që filloi të shfaqej në vitin 2004. Kali i Drunjtë që qëndron kryelartë në këmbë duke parë larg në horizont, ndërsa evokon me respekt dëshmorët që prehen në këto toka, përpiqet t’i paralajmërojë njerëzit duke u përcjellë atyre fjalët e Mustafa Kemal Ataturkut, “përsa kohë nuk rrezikohet jeta e një populli, lufta është një krim”
Troja, një nga vendbanimet antike brenda kufijve administrativë të rrethit të Çanakalasë, ku duke filluar që nga kohët prehistorike e deri në shekullin e 20-të janë zhvilluar një numër i madh luftërash, është njësia etalon e arkeologjisë. Nga të dy krahët e Trojës, e cila ndodhet sipër kodrës Hisarlık, afërsisht 30 km në jug të qendrës së qytetit të Çanakalasë, 4,5 km larg nga Gryka e Dardaneleve, në një pozicion dominues mbi një fushë bregdetare, rrjedhin drejt Detit Egje përrenjtë Menderes dhe Dumrek.
Këto toka, në jug të të cilave lartësohet Mali i Olimpit, i njohur sot me emrin Malet Kaz, ku është bërë për herë të parë në botë Konkursi i Bukurisë, kanë qenë të banuara që nga epoka e gurit dhe bakrit, sipër kodrës Hisarlik njerëzimi ka ngritur qytete njëri mbi tjetrin. Troja, e cila me veçoritë që ka formon një atmosferë magjepse, kënaqësinë e saj të madhe e ka jetuar edhe duke e frymëzuar poetin më të madh të Anadollit, Homerin, për veprën e tij më të rëndësishme, Iliadën. Kjo vepër legjendare, ku ai flet për njërën nga periudhat më të shkëlqyera të qytetit, përbën periudhën prolog të historisë perëndimore, ëndrrat që janë ushqyer me këtë rrëfim epik kanë ardhur këtu dhe kanë formuar vepra të llojeve të ndryshme.
Vepra më e vjetër që njihet në lidhje me Trojën daton me vitin 1103 dhe është e Anglosakson Saewolf-it. Kur fletët e kalendarit tregonin vitin 1488, në Firence është nxjerrë botimi i parë i Iliadës në shtypshkronjë, dhe në shekullin e 16-të janë botuar versionet në anglisht dhe gjermanisht të saj. Një tjetër vepër në lidhje me Trojën, që i takon mesit të këtij shekulli, mban firmën e matematikanit me famë, Ignazio Danti. Në një nga 54 hartat e vizatuara në vaj të Dantit, që ekspozohen në Palazzo Vecchio dhe që përshkruajnë zonat dhe vendbanimet e rëndësishme të botës, zë vend edhe Troja.
Hartën e Trojës e kanë vizatuar edhe arkeologu francez Jean Baptiste Lechevalier, që në Trojë ka ardhur në vitet 1784 e 1786, dhe gjermani Franz Kauffer, që ka ardhur këtu më vonë, në vitin 1820, edhe në vitin 1822 skocezi Charles Macleren kishte botuar një studim që përshkruan përsëri Trojën. Vallë magjia në rreshtat e Homerit të ketë qenë ajo që i ka tërhequr për këtu, duke filluar që nga fillimi i shekullit të 7-të p.e.s. shumë personalitete historike si Aleksandri i Madh, Cezari, Augusti, Adriani, Sulltan Mehmet Ngadhënjimtari, e një numër të madh udhëtarësh dhe studiuesish të tjerë?
Është e vërtetë se në këtë epope, që për më shumë se një kohë 2700 vjeçare i prek njerëzit nga ana emocionale janë dhënë të gjitha sekretet në lidhje me jetën që bëhej në qytet për atë hark kohor dhe për sulmet që i janë bërë qytetit. Por absolutisht ajo që nuk duhet nënvleftësuar këtu, është se edhe para dhe pas segmenteve kohorë që Homeri rrëfen në poemën e tij, në Trojë janë krijuar qytete të pasura dhe të fuqishme, ndërsa janë jetuar periudha të lavdishme, prapa tyre një kontribut të madh gjithmonë kanë pasur bollëk, pasuria e tokave pjellore të saj, bashkë me qytetërimet që kanë qenë shtresuar në Anadoll... Ja pra edhe shkaku që Troja ka qenë sulmuar vazhdimisht kanë qenë veçoritë e saj gjeografike, klimatike, gjeologjike, pasuria e burimeve dhe pozita strategjike.
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 19-09-2011 më 07:27
Krijoni Kontakt