Varshavë, 7 shkurt
Në Varshavë sot u tërhoq shorti për grupet kualifikuese në Kampionatin Evropian të Futbollit, që në vitin 2012 do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni.
Kombëtarja e Shqipërisë gjendet në grupin D, ku do të përballet me kombëtaret e Francës, Rumanisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Bjellorusisë dhe Luksemburgut.
Turneu do të luhet në tetë qytete, Poznanj, Varshavë, Vroclav, Gdanjsk, Kiev, Donjeck, Dnipropetrovsk dhe Lavov. Nga dy grupe do të vendosen në Poloni, ndërsa dy tjera në Ukrainë, ndërsa ndeshja finale do të luhet në Kiev më 1 korrik.
Krijoni Kontakt