Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Alvlora

    Nuk e di! Ketu askush nuk deklarohet si Ortodoks dhe ky është fakti që kjo Kishë duhet të fuhet nën patronatin e Kishes Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë (Kosova nuk ka Kishë Ortodokse zyrtare), pra keto Kisha ose duhet të jenë Shqiptare ose Serbe asnjëra nga to nuk quhet Kosovare.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Arrestohen "shoket" e Peshkopit serb Artemije

    Ministri i brendshëm serb Ivica Daçiç ka njoftuar se prifti Simeon Vilovski, i dyshuar se ka abuzuar me postin e tij në Dioqezen e Rashkës dhe Prizrenit, u arrestua të enjten në Greqi .

    Daçiç tha se policia greke arrestoi Vilovskin, për të cilin ishte dhene një urdhër arresti ndërkombëtar, ai eshte arrestuar rreth mesditës në periferi të Selanikut.

    Më 17 shkurt, policia nisi një hetim me pretendimet mbi mashtrimin brenda Dioqezes se Rashkës dhe Prizrenit në bazë të akuzave te ngritura nga Kisha. Peshkopi Artemije, i cili udhëhoqi Dioqezen, është hequr përkohësisht nga posti i tij në pritje të vendimit përfundimtar të Këshillit të Kishës në pranverë.

    Sipas një raporti të lëshuar nga një komision i Kishës në kërkim te rastit Artemije, paratë e dhuruara për të financuar dioqezën pretendohet se ato mjete jane keqperdorur duke i rregulluar menyren e jeteses se disa prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të peshkopit .

    Përfituesit e ketyre mashtrimeve ishin Vilovski dhe Rade Suboticki.Te dy keta kishin lidhje me Rade Neimar, një firmë ndërtimi qe ishte kontraktuar dhe e angazhuar në rindërtimin e manastireve të shkatërruara gjatë trazirave të marsit që përfshine Kosovën në 2004.

    Sipas raportit, Simeoni Vilovski ka marrë 7,136 € për të financuar pensionin e tij dhe 2,040 € ne muaj per te paguar qirane per një apartament në Thessaloniki në Greqi, ndërsa Suboticki kishte marrë € 412,000 nga Fondi për restaurimin e Kishave dhe 24,255 € nga Fondi për kontributet vullnetare nga jashtë shtetit.

    Policia serbe arrestoi Suboticki më 17 shkurt si të dyshuar për shpërdorimin e € 300,000 të destinuara për rindërtimin e manastireve në Kosovë midis viteve 2004 dhe 2009.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mark Krasniqi: Gënjejnë serbët, kishat janë të shqiptarëve!
    Besa Dodaj
    Deklarata e ministrit serb ka ngjallur reagime
    Zyrtarët serb po vazhdojnë propagandën në dëm të Kosovës. Në përvjetorin e gjashtë të trazirave të marsit, ministri serb i kulturës Nebojsa Bradic, ka potencuar se “Përpjekjet e autoriteteve në Prishtinë për përvetësimin e trashëgimisë kulturore serbe janë të kota, sepse historikisht ato kanë qenë pjesë e Serbisë siç është dhe i gjithë territori i Kosovës”. Bradic i ka quajtur shqiptarët me epitete të ndryshme, duke i akuzuar si grabitës dhe zaptues të kulturës dhe veprave të artit serb. Ndërsa në lidhje me këtë çështje, zyrtarët e ministrisë së kulturës në Kosovë, kanë vlerësuar se të gjitha monumentet dhe objektet e trashëgimisë kulturore religjioze, janë pjesë e pasurisë së përbashkët kulturore e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, Ministria e Kulturës, këtë trashëgimi e trajton në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane e botërore. Si pjesë përbërëse e identitetit kulturor, religjioz dhe historik të Kosovës dhe si e tillë, do ta vazhdojë të konsiderohet dhe të trajtohet nga institucionet shtetërore të Kosovës.
    Ndërkaq akademiku Mark Krasniqi, njohës i mirë i trashëgimisë kulturore ortodokse në Kosovë, gjithashtu edhe autor i një libri rreth kësaj çështje ka shprehur qëndrimin e tij për këtë deklaratë. “Ministri ka gënjyer sa është i rëndë, sepse ai vetë e di se nuk është ashtu siç ka thënë. Këto kisha të vjetra mesjetare në Kosovë asnjëra nuk është e serbëve, të gjitha janë të Bizantit, veç kishës së Deçanit, të cilën e kanë projektuar dhe ndërtuar shqiptarët. Ai ka qenë shqiptar katolik nga Kotorri, ai e ka bërë projektin dhe e ka mbikëqyrë zbatimin e atij projekti” ka nënvizuar Krasniqi duke shtuar se kishat nga aspekti fetar kanë qenë dhe janë trashëgimi e shqiptarëve, sepse shqiptarët kanë qenë të besimit ortodoks. “Shqiptarët janë ata që i kanë mbikëqyrë me shekuj këto kisha dhe për këtë problematikë jam marrë dhe unë personalisht. Sa i përket vjedhjes ne nuk kemi nevojë të vjedhim sepse e kemi trashëgimin tonë. Kjo është trashëgimia jonë kulturore” ka vazhduar Krasniqi duke i quajtur grabitës vetë serbët sot, në rastin konkret, kryetarin e kishës serbe ortodokse në Kosovë, të cilët sipas tij janë grushtuar rreth vjedhjes së kishave.
    Ndërkaq në lidhje me procesin e rindërtimit dhe restaurimit të objekteve të dëmtuara, ministri i kulturës Valton Beqiri në një intervistë në gazetën tonë ka deklaruar se ky proces kishte ngecur për një kohë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mirëpo me vendim të Qeverisë së vendit ishin ndarë mjetet, rreth gjysmë milion eur. “Prezantimi i objekteve të trashëgimisë ortodokse të serbëve të Kosovës bëhet dhe shfrytëzohet vetëm nga komuniteti serb. Ne nuk mund të injorojmë faktin se ato janë vlera të përbashkëta dhe tani vlera të shtetit të Kosovës të komunitetit që bashkëjeton këtu. Jemi në përfundim të renovimit të të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore ortodokse në Kosovë. Çështja e përgjigjeve diplomatike është çështje që ne i realizojmë nëpërmjet ministrive përkatëse, komunikimit tonë me ndërkombëtarët” ka nënvizuar ai.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Delli afrimoi pretendimet e Serbise.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •