Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Dell: Manastiri i Graçanicës dëshmi e gjallë e pranisë së Serbisë në tokën e Kosovës



    Dell: Manastiri i Graçanicës "dëshmi e gjallë e pranisë së Serbisë në tokën e Kosovës"

    Graçanicë, 27 shkurt – Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, dhe zëvendësndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Stewart Jones, e kanë vizituar të premten Manastirin e Graçanicës dhe kanë premtuar vazhdimin dhe intensifikimin e përpjekjeve që UNESKO-ja përsëri të angazhohet në renovimin e manastireve, në mënyrë edhe më të fuqishme.
    "E kemi vizituar manastirin, sepse është dëshmi e gjallë e pranisë së Serbisë në tokën e Kosovës. Natyrisht, jemi thellësisht të përkushtuar në mbrojtjen e manastireve të këtilla, të religjionit dhe të kulturës. Kolegu im ka ardhur nga Washingtoni që t'i vizitojë këto vende", ka thënë Dell.
    Me rastin e takimit në manastir me ministrin për religjion në Qeverinë e Serbisë, Bogoljub Shijakoviq, ambasadori amerikan në Prishtinë ka thënë për "Zërin e Amerikës" se kjo është "rastësi absolute".
    "Nuk e kemi ditur se është këtu, derisa jemi takuar", ka thënë Dell.
    Zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Stewart Jones, ka biseduar në Prishtinë edhe me zyrtarët më të lartë të Kosovës, megjithatë shumica e mediave që raportojnë në gjuhën serbe nuk kanë qenë të njoftuara për vizitën e zyrtarit amerikan në Kosovë, ka konstatuar "Zëri i Amerikës".

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me kte rast do duhet qe nji grup historianesh te Kosoves te paraqesin nje KUJTESE per ambasadorin amerikan por dhe per gjithkend se cfare eshte ne fakt "prania serbe" ne Kosove.
    Ka shum argumenta shkencore se jan Shqiptaret aty Vendas e jo serbet dhe se manastiret nuk tregojne hershmerine e nji Kombi-shteti ne kte rast te serbise por tregojne forcen e te ardhurve (agresoreve sllav)ndaj vendasve paqesore (shqiptareve) te cilve u a kan diktuar pervetsimin e objekteve te kultit e te emer-zimit te vendeve etjetj pasoja te kolonializimeve te dhunshme.

    Une besoj se akademija kosovare e ka rastin te tregoj aftesine e saje per ti shpjeguar Dellave te vertetat.

    Mundet pas 1000 vjetesh te gjendet ne nje rrenoje te zbuluar nga arkeologet nje tabele me shkrimin "microsoft prishtina center" ..psh e kjo nuk do te thote se ka qene Kosova tok amerikane o mister Delli.. por do te thote se dikur teknika amerikane kishte pushtuar boten.
    Keshtu dhe para 1000 vjetesh perandoria bizantine e ortodoksia pra dhe cirilikja ishin perhapur gjeresisht ne balkan sikurse deri ne moske e siri e armeni.. por kjo nuk do te thote se ishin katragjyshet e Sllobos e Putinave vendas ne kto troje.
    Ne u a dime cdo serbi se kur ka ardhur ne Kosove..duhet ti thone akademiket kosovare zotit Dell por se kur kemi ardhur vete nuk dime.. aq te vjeter jemi.


    ..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    pse ankoheni?

    a nuk jane po keto manastire dhe kisha qe dikur i perkisnin shqiptareve te cilet i braktisen per t'ua lene ne dore serbeve?
    Ne braktisem kulturen e vjeter shqiptare, perqafuam turqizmat,
    tani serbet mburren per ate cope kulture shqiptare qe vet shqiptaret e hodhen ne plehra.

    Nuk duhet te kerkojme gjithmone fajet tek te tjeret,
    por te ndalemi e te shohim arsyet e verteta pse jemi katandisur keshtu.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    KINNEY, nuk eshte e vertete se ne i kemi braktisur ato manastire por ato manastire jane marre me force nga serbet barbare dhe jane pervetesuar. Mos u mundo qe per cdo gje te fajesosh popullin e pafajshem e te pafuqishem per te ju perballuar sulmeve barbare sllave.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Sa orthodoks shqiptare ekzistojne ne kosove?

    une te kuptoj,
    por te huajt nuk kuptojne, me te drejte.

  6. #6
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    Sa orthodoks shqiptare ekzistojne ne kosove?

    une te kuptoj,
    por te huajt nuk kuptojne, me te drejte.
    Sipas teje sa paganista jane ne Kosove , si kultur qindra a mijera vjeq ma e vjeter se vet ortodoksizmi ???

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    Aiii po kryqi kryqin e do (nuk eshte per t;u habitur)po keta shqiptaret e Kosoves po me dhimbsen .....

  8. #8
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    Sa orthodoks shqiptare ekzistojne ne kosove?

    une te kuptoj,
    por te huajt nuk kuptojne, me te drejte.
    Nuk ka qene shqiptaret ata qe kane braktisur Kishen. Ka qene Kisha ajo qe braktisi shqiptaret.
    Ishte Kisha, alias Bizanti, ai qe ua lejoi sllavet te marrin tokat e shqiptareve.
    Ishte Kisha ajo qe shiti shqiptaret tek Osmanet.
    Ishte Kisha ajo qe ka ushqyer tek serbet dhe sidomos tek greket urrejtjen ndaj shqiptareve dhe ka "bekuar" lufterat dhe politikat anti-shqiptare Megliiderat dhe Narcetanjat.
    Prandaj para se te tregosh historine, merre mundimin ta mesosh njehere.
    -

  9. #9
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    E pakuptimtë është të thuhet pse nuk qendruat në fenë e të vjetërve shkaku që t'i ruajmë Kishat, të parët fillimisht ishin Pagan (me besim në shumë zotra), pastaj u bënë Krishterë Ortodoks (e kam fjalën për Kosovë) ishin Bizantinët pastaj Bullgarët e keshtu me rradhë që bënë që ky vend të ishte i tyre, vetëm në malet e qyqavicës (Drenicë) kanë qenë 17 Kisha Ortodokse Shqiptare.
    Shqiptarët e asaj kohe e pranuan fenë Islame më qëllim që t'i shpëtojnë asimilimit, që kishin për qëllim Bizantinët, pra në pjesën tonë u munduan t'i Sllavizojnë Shqiptarët dhe kesi soji ishte levizja taktike e Shqiptarëve të asaj kohe konvertimi në fenë Islame (pa i llogaritur edhe ato privilegje që ke pasur si Musliman).
    Në anën tjetër Kisha Ortodokse Autoqefale e Ohrit tentoi t'i Helenizonte Shqiptarët dhe edhe atje u desht levizja e njëjtë për të shpëtuar nga kjo situate
    E përfundoj këtë përmbledhje të vogel me fjalët e shkrimtarit dhe patriotit të madh Shqiptar Faik Konices i cili thotë: "Sikur Islami mos të ishte në trojet Shqiptare, Shqiptarët do të ishin shumë në numer mirpo nuk do të quheshin Shqiptar"

    Përshëndetje!

  10. #10
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Kur e kemi fjalën tek Christopher Dell mendoj se ky duhet të dalë publikisht dhe t'i kerkoj falje popullit Shqiptar të Kosovës për deklaratën e tij, si dhe të distancohet nga ajo deklaratë, pra ta tërhjek fjalën e tij sepse ka prapavij anti-Shqiptare dhe i paraqet Shqiptarët ardhacak në keto troje.
    Pavarsisht besimit Shqiptarët kanë të drejtë si çdo popull ta ndërrojnë besimin dhe aty ku u pelqen të jetojnë (pa dallim), mirpo të thuhet se kjo deshmon praninë Serbe në keto troje është e pakuptimtë, po mirë Xhamiat në Preshevë? a janë deshmi e pranisë Shqiptare në ato troje dhe se ajo tokë nuk i takon Serbisë? apo mund të shkojmë edhe më tej të thëllohemi, Xhamia ka edhe në Beograd a do të thotë se ajo i takon Shqiptarëve? Për mendimin tim jo mirpo sipas Dellit po!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •