Pogragjë, 2 nëntor- Dobrivoje Ivanoviq, 51- vjeçar, kishte udhëtuar të hënën nga Kragujevci për në fshatin e tij të lindjes Pograxhë, për të parë nga afër ecurinë e punimeve në rindërtimin e shtëpisë së tij. Ai nuk e fshihte gëzimin që pas 10 vjetësh ndodhej në truallin e vet. Pas 10 vjetësh atij Qeveria e Kosovës ia ka mundësuar ndërtimin e shtëpisë. I nisur 2 javë më parë, po vazhdon rindërtimi i shtëpive në këtë fshat. Projekti përfshin rindërtimin e 13 shtëpive për të zhvendosurit dhe 2 shtëpi për komunitetin pranues.
Për këtë projekt Ministria e Komuniteteve ka dhënë 317 mijë euro, ndërsa implementohet nga Komuna e Klinës dhe OJQ “Zana”. Tahire Gashi, drejtoreshë e OJQ-së “Zana”, ka konfirmuar të hënën se ecuria e punëve në rindërtimin e shtëpive serbe po ecën sipas dinamikës së paraparë.
Krijoni Kontakt