Shteti si krijesė artificiale, lindur nga nevoja njerėzore,udhėtoi dhe u ndryshua gjatė udhės varėsisht nga shkalla e zhvillimit njerėzor,pėr tė ardhur kėtu ku vetėdija njerėzore e pėrcepton atė si diēka qė i pėrket tė gjithėve dhe qė duhet tė jetė nė shėrbim tė tė gjithėve.Megjithatė mendja njerėzore ėshtė e manipulueshme. Dhe pikėrisht kjo mendje kolektive e manipuluar ia jep dikujt pushtetin ose duron keqqeverisjen e dikujt. Duron qeverisjen e njė grupi qė qeverisė pėr interes tė vetin e jo pėr interes tė pėrgjithėshėm.
Pra,pėr dallim nga e kaluara,tani pushteti nuk merret a mbahet me dhunė, por merret a mbahet duke manipuluar mendjen kolektive, gje qė nė vendet pa traditė shtetrore ose me traditė tė deformuar, kjo gjė ka rezultuar tė mos jetė e vėshtirė.Kėtu kur njerėz tė caktuar bashkohen me qėllim qė ta marrin pushtetin, analizojnė rrugėt qė tė qojnė tek pushteti dhe me tė drejt vijnė nė pėrfundim qė rruga mė e sigurt dhe mė e lehtė pėr tė ardhur nė pushtet ėshtė rruga e manipulimit. Dhe qė pushteti tu zgjasė sa mė shumė duhet qė kėndellja kolektive tė mos ndodh, e kėtu duhet edhe ndihma e opozitės tė cilės si kundėrshpėrblim pėr monopolizim tė kritikės dhe mbajtje nėn kontroll tė pakėnaqsisė popullore, gjithashtu i lihet hapsirė e mjaftueshme pėr pėrfitime tė paligjshme. Kėtu tani krijohet njė klasė politike qė merrė peng shtetin.
Pra siq u pa shteti mund tė merret peng vetėm nga klasa politike e jo nga partia politike,
e cila nė mesin e njė klase politike tė ndershme patjetėr qė do tė reformohej sepse nė mos ndėrgjegja,frika se do tė dėnohet kur tjetri ta marrė pushtetin patjetėr qė do ta ndal, por kur kjo frikė nuk egziston sepse edhe atij tjetrit qė mund ta marrė pushtetin i ėshtė dhėnė qasje nė pėrfitime dhe nė shkelje tė ligjit atėherė keqpėrdorimet rrjedhin lirshėm dhe njerėzit rregullojnė pozitat e tyre e pasurohen si me magji.
Tani sido qė i vendos populli, nė pozitė apo opozitė, nė njėfarė mėnyre tė dy palėt janė nė pushtet dhe pėrveq qėllimeve tė tjera kanė edhe njė qėllim tė pėrbashkėt, manipulimin e mendjes kolektive, ku lufta kundėr tė kėqijave tė tjetrit bėhet luftė kundėr tjetrit. Lufta qėllimisht shėndėrrohet nė diēka personale e jo parimore, me tendencė tė krijoj huti, e tė personalizojė e tė privatizojė edhe pushtetin edhe kujdesin pėr mosdevijim tė pushtetit.Qėllimisht kritikohet ēdo gjė, qoftė e mirė apo e keqe. Kėshtu i humbet vlera kritikės, humb qartėsia e nevojshme pėr ti parė gjėrat drejt, vazhdohet amullia aq e nevojshme qė mban nė skenė kėtė klasė politike, pozitė apo opozitė. Kėtu tentohet tė mbyllen tė gjitha shtigjet. Dhe kur shtigjet tė jenė mbyllur atėherė si pozita,si opozita do ta ndjejnė veten rehat dhe do tė pėrqėndrohen nė marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, ku edhe gjatė armiqėsive tė njėmendta qė krijohen gjatė kėtij procesi, ata nuk do ti tregojnė disa gjėra pėr njėri tjetrin.
Tani ti lėmė pėrgjithsimet e tė marrim njė shtet tė veqant, p.sh. Kosovėn tė cilėn autori e njeh mė mirė, dhe pėrmes kėtij shteti, tė pėrpiqemi tė pėrforcojmė atė qė u tha mė lart.
Shteti i Kosovės i cili egzistonte edhe para se tė shpallej, megjithėse nuk ishte e nuk ėshtė shtet i mirėfillt pėr shkak tė njė pranie ndėrkombtare qė ka hise nė pushtet, siq kishte hise nė krijimin e shtetit, u trajtua nė mėnyrė shumė tė papėrgjegjshme nga klasa politike shqiptare e cila me ēdo tė drejt e mbi tė gjitha me tė drejtėn natyrore duhej tė merrte pėrsipėr zhvillimin e pėrgjithshėm tė vendit duke pas pėr bazė interesat e shumicės. Por kjo klasė politike mbi tė gjitha u kujdes qė tė rehatonte veten,ku pothuajse tė gjitha partitė dhe grupet tjera varėsisht nga shkalla e ndikimit,si nė njė shoqėri aksionare morėn pjesė nė ndarjen e pėrfitimeve qė rridhnin nga puna nė dobi tė pėrgjithshme.Grupimet kundėrshtare me ndikim,me apo pa presion i ndanė hapsirat e pėrfitimit.Kėtu do tė kishin dobi tė gjithė, si njerėzit e pozitės si tė opozitės,tė cilėt megjithėse dijnė tė jenė armiq jo vetėm me fjalė, kurrė nuk i pėrmendin njėri tjetrit punėt e errėta konkrete, gjegjėsisht nėse ndonjėri pėrshkak tė inatit tė papėrmbajtshėm tejkalon kufijtė e mirėsjelljes dhe i pėrmend tjetrit ndonjė vepėr penale konkrete atėherė ky tjetri e paditė nė gjykatė pėr shpifje dhe qėshtjes si gjendet pėrgjigja, sepse edhe gjykata kėtu ėshtė e pavarur vetėm nė letėr. Pėrafėrsisht njė rast tė tillė e kishim kur Bujar Bukoshi kallzoi nė mėnyrė shumė konkrete Adem Saliajn pėr blerje tė postit tė ministrit. Ky i fundit e demantoi kėtė dhe paditi Bukoshin pėr shpifje,por zakonisht mungonte nė seancat gjyqsore, kėshtu qė gjykata konsideroi se i njėjti ka hequr dorė nga padia.Kėshtu u mbyll kjo qėshtje. Kėtu nuk u pėrfshi prokuroria.Qėshtja u trajtua thuajse bėhej fjalė pėr blerjen e njė biēiklete tė cilėn pala tjetėr se pranonte ta kish bėrė, e jo pėr blerjen e njė posti ministror. Akuzat dolėn jasht kontrollit edhe nė mes tė Ramush Haradinajt dhe Adem Grabovcit(i cili ishte zėdhėnės i eprorit), por edhe me kėtė qėshtje nuk u morėn organet e drejtėsisė. Akuza konkrete tė cilat shteti nuk i dėgjon ka edhe nga shoqėria civile, ndėrsa nga partit politike, kryesisht ato opozitare janė shumė tė rralla. Partitė opozitare akuzojnė pushtetin se ka korrupcion, krim tė organizuar e akuza tė tjera tė pėrgjithėsuara por pa pėrmendur vepra konkrete.
Pozita dhe opozita (grupet elitare) me qėllime tė qarta pėr pėrfitim, shpėrlarje tė parave, monopolizim tė sektorėve tregtar etj., rekrutojnė njerėz nė sektorė shtetror, tė cilėt aktivisht ose pasivisht iu ndihmojnė nė arritjen e kėtyre qėllimeve. Dhe kėtu mė sė paku duhen profesionist tė mirėfillt. Por meqė pozitat e caktuara, ligjėrisht kėrkojnė kualifikime pėrkatėse kėta duhet tė kenė nėn kontroll edhe univerzitetin ku do tė pajisen me diploma njerėz tė caktuar. Kėso njerėz me diplomė e pa dije, qė kanė falsifikuar veten e jo diplomėn, ka sot me bollėk nė institucionet e Kosovės, bile nė pozita udhėheqėse. Me kėtė ushtri tė njerėzve tė paaftė shteti ėshtė veqse invalid, dhe atė me njė shkallė tė lartė tė invaliditetit.
Kėtu rol tė rėndėsishėm kanė edhe mediat e kontrolluara, tė prekuara kush mė shumė e kush mė pak, tė cilat maskojnė realitetin pėr aq sa ėshtė e mundur, ndriqojnė gjėrat e mira dhe errėsojnė tė kėqijat. Sipas porosisė promovojnė analistė tė pavarur politikė tė cilėt thonė atė qė duhet thėnė. Gjithashtu shoqatat joqeveritare qė kanė shitur zėrin kritik kontribojnė qė klasa politike nė tėrėsi e partia politike nė veqanti, ta kenė rehatinė e duhur.
Dhe pikėrisht kjo klasė politike, e cila funksionon mė sė paku nė bazė tė ligjit, ėshtė njesuar me shtetin. Kėta janė bėrė shteti vetė, kanė marrė peng shtetin, e veqanėrisht tė mirat shtetrore. Kėta si kap ligji.
Por siq u tha e siq dihet,populli vendos edhe pėr pozitėn edhe pėr opozitėn dhe populli njė ditė do tė lodhet nga zhurma e porositur mediatike qė ka pėr qėllim tė mbys zėrat e kritikės argumentuese, do ta lodh e do ta zhgėnjej mospėrparimi nė asnjė fushė dhe do ta harroj kėtė klasė politike pėr tė zgjedhur njerėz mė tė denjė qe ta udhėheqin. Qė kėndellja tė ndodh mė shpejt dhe dėmet tė jenė mė tė vogla, do tė ndihmojnė shumė mediat e pavarura dhe shoqėria e njėmendtė civile, forcimi i tė cilave veqse i bėnė mirė shtetit, gjegjėsisht i bėnė mirė vetėdijes kolektive e cila nė shkallė tė fundit pėrcakton cilėsinė e qeverisjes.
Krijoni Kontakt