Bazuar nė trendin e rritjes, pėr pak kohė ēdo familje nė Kosovė mund ta kėtė internetin nė shtėpi. Aktualisht, statistikat flasin pėr mbi 125 mijė linja tė internetit me rreth 500 mijė pėrdorues. Kompanitė pėr shpėrndarjen e internetit, IPKO-ja dhe PTK-ja, thonė se rritja e numrit tė konsumatorėve pėr internet ėshtė marramendėse
Numri i familjeve kosovare qė dėshirojnė ta kenė internetin nė shtėpitė e tyre ėshtė vazhdimisht nė rritje. Tė dhėnat e Autoritetit Rregullativ tė Telekomunikacioni tė Kosovės, nė fund tė janarit tė kėtij viti ka treguar pėr rritje tė pėrdorimit tė internetit nė afėr 7 pėr qind, krahasuar me periudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar, kur ishte 5.5 pėr qind. Tani janė gjithsej 125,949 mijė linja tė internetit, prej 110 mijė sosh sa ishin vitin nė vitin 2008.
“Depėrtimi i shėrbimeve Broadband (brezgjėra) tė internetit nė vendin tonė pėr nga numri i popullsisė ėshtė 6.08 pėr qind, ndėrsa pėr shtėpi rreth 36 pėr qind”, tregon Ilir Imeri, shef i zyrės pėr telekomunikim nė ART.
Kjo i bie qė nė Kosovė mbi 125 mijė familje e kanė internetin nė shtėpitė e tyre, ndėrkohė sipas statistikave botėrore tė pėrdorimit tė internetit, deri nė dhjetorin e vitit 2008, Kosova ka pasur 377 mijė pėrdorues.
Dy nga 11 kompanitė sa janė tė licencuara nga ART-ja pėr shpėrndarjen e linjave tė internetit, PTK-ja dhe IPKO-ja, konfirmojnė se kėrkesat e kosovarėve pėr ta pasur internetin nė shtėpitė e tyre po rriten vazhdimisht.
Alban Kastrati, zyrtar pėr informim nė kompaninė IPKO, thotė se numri i konsumatorėve tė rinj ėshtė rritur pėr dhjetėra mijėra, brenda kėtyre viteve.
“Kompania IPKO ka ndėrtuar mbi 230 mijė porte, qė mundėsojnė lidhjen e po kėtij numri tė familjeve kosovare nė shėrbimet e internetit, telefonisė fikse dhe tė televizionit digjital”, ka thėnė Kastrati.
Me hulumtimet e fundit tė cilat janė bėrė pėr pjesėmarrjen e kompanive vendore nė tregun e internetit, IPKO-ja ėshtė lider i tregut me 59 pėr qind pjesėmarrje nė treg. Kastrati thotė se me kėtė shtrirje tė gjerė dhe shėrbimet bashkėkohore tė telekomunikimit, kompania IPKO e pozicionon shtetin e Kosovės si vend modern, ku shkalla e lartė e depėrtimit dhe pėrdorimit tė internetit mbetet tregues i fuqishėm social.
Rritje e lartė e kėrkesės pėr shėrbime tė internetit vėrehet edhe te konsumatorėt e Postės dhe Telekomit tė Kosovės. Statistikat e pėrpiluara nga kjo ndėrmarrje tregojnė pėr rritje tė kėrkesės nė vazhdimėsi, duke arritur kėshtu nė gjithsej 34,280 konsumatorė tė internetit, qė krahasuar me vitin paraprak ėshtė pėr 45 pėr qind mė shumė, kur ishin 20,822 konsumatorė.
Menduh Abazi, zyrtar pėr informim nė PTK, thotė se nga tė dhėnat qė i ka kompania, pjesėmarrja e PTK-sė nė tregun e internetit ėshtė mbi 35 pėr qind.
“Kėrkesa e konsumatorėve pėr shfrytėzim tė internetit nga Telekomi i Kosovės ėshtė nė rritje tė vazhdueshme”, tha Abazi.
Megjithatė, me gjithė rritjen e pėrdoruesve tė internetit, Kosova nė raport me vendet e rajonit vazhdon tė kėtė penetrim tė shėrbimeve tė internetit mė tė vogėl. Sipas njė hulumtimi tė bėrė nė qershorin e vitit tė kaluar nga “Cullen International”, Kosova ka pasur njė shkallė tė penetrimit me rreth 5.40 pėr qind. Megjithatė, Kosova qėndron mė mirė se Shqipėria me 1.40 pėr qind, e cila ėshtė radhitur e fundit nė listė, ndėrkohė qė i paraprijnė Serbia me 6.31 pėr qind, Maqedonia me 8.83 pėr qind dhe Sllovenia me 21 pėr qind.
Statistikat
Sipas statistikave botėrorė tė pėrdorimit te internetit, deri nė dhjetor 2008, Kosova ka pasur 377 mijė pėrdorues tė internetit. Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova ėshtė mė mirė nė krahasim vetėm me Shqipėrinė. Nė Kosovė, 20.9 pėr qind e kosovarėve kanė qasje nė shėrbimet e internetit, kurse nė Shqipėri 20.6 pėr qind. Nga vendet e tjera, Maqedonia ka 43.9 pėr qind dhe Mali i Zi 43.7 pėr qind, Bullgaria me 36.7 pėr qind dhe Greqia 45.9 pėr qind. /gazetaexpress/
Krijoni Kontakt