Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    "jeruzalemi yne" nga ardian klosi.

    shekulli


    ----------------------

    Jeruzalemi ynė
    nga Ardian Klosi

    Kėto ditė qeveria shqiptare vendosi qė t'i lejohet Kishės Ortodokse ndėrtimi i njė katedraleje diku ngjeshur midis Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Teatrit tė Kukullave, ish parlamentit tė parė shqiptar. Miratimi pėr kėtė ndėrtim duket se do tė pasohet menjėherė nga miratimi pėr ndėrtimin e njė xhamie tė madhe tek lulishtja pėrpara Parlamentit tė sotėm shqiptar.
    Me kėto miratime dhe realizimin e ndėrtimeve, qė nuk duhet tė vonojnė po tė kemi parasysh kamjen e institucioneve tė mėdha fetare qė duan tė ndėrtojnė, atyre ortodokse dhe islamike, plotėsohet treshja religjioze nė qendėr tė Tiranės me tri ndėrtime tė mėdha tė viteve 2000: Katedralja katolike, mes Shtėpisė sė oficerėve dhe Pallatit tė Pionerėve, xhamia sunite para Parlamentit dhe katedralja ortodokse ngulur mes simbolesh, po aq laike sa tė mėsipėrmet.
    Ajo qė i bie nė sy edhe qytetarit mė tė thjeshtė dhe qė ėshtė ngritur nė shtyp kohė mė parė, p.sh. nga F. Lubonja, ėshtė tkurrja e mėtejshme e sipėrfaqeve tė gjelbėrta tė Tiranės, sapo qė kėto kishin filluar tė merrnin pak frymė. Dėmi ekologjik qė do tė shkaktojnė kėto tri ngrehina madhoshe tė kultit, siē kuptohet, nuk ėshtė aspak i papėrfillshėm dhe nė njė aspekt, nė kėtė Tiranėn tonė tė mbytur nga tymrat e makinave me naftė dhe nga pluhuri, jo mė pak i shėndetshėm pėr ata mė pak tė mbrojturit nė shoqėrinė tonė: fėmijėt dhe pleqtė, tė cilėve me sa kuptohet do t'u ngelin pėrsėri vetėm skarpatet e Lanės pėr tė vrapuar pas topave, pėr tė luajtur pak bixhoz, domino e tavėll, siē bėnin dikur.
    Por unė nuk do tė ndalem kėtu nė anėn ekologjike tė ēėshtjes, qė ėshtė edhe ajo tepėr serioze, ngaqė dua tė futem pak mė thellė nė kuptimin e kėtyre ndėrtimeve, qė nė njėfarė mėnyre po e do t'ia ndryshojnė fytyrėn qendrės sė ngushtė tė kryeqytetit shqiptar.
    Siē ėshtė vėnė re nga mjaft paraardhės dhe kolegė tė mij, duke filluar nga Vaso Pashė shkodrani, natyra e shqiptarėve ėshtė, historikisht, shumėbesimėshe, laike dhe deri indiferente nė punė tė feve. Kjo s'do tė thotė aspak se shqiptarėve u ka munguar pėrkushtimi fetar a pėrshpirtshmėria pėrgjatė historisė sė tyre kaq tė tronditur - dhe nė kėtė pikė jam kundėr interpretimit ateist qė i ėshtė bėrė shprehjes sė famshme tė Pashės sė Libanit: "feja e shqyptarit asht shqyptaria" nuk do tė thotė se shqiptari qenkėsh njė qenie e pafe, (dhe kėtu mjaft tė kujtojmė kishat e Beratit, ato tė Shkodrės, Klementin 11 e Nėnė Terezėn), por qė kur lindin konflikte mes feve, shqiptari zgjedh shqiptarinė, duke e kapėrcyer debatin me zgjuarsi.
    Ėshtė pikėrisht kjo histori jona, tė cilėn udhėheqėsit socialistė dhe udhėheqės tė tjerė, ngaqė s'e njohin ose ngase janė tepėr servilė me tė kamurit e kėsaj bote, e shpėrfillin rėndė kur lejojnė qė tė ndėrtohen nė zemėr tė Tiranės pikėrisht ato simbole tė cilat, duke pas qenė gjithmonė tė vogla e tė heshtura, nuk kanė tronditur bashkėjetesėn shqiptare, porse tani, duke u bėrė tė mėdhaja dhe pompoze, rrezikojnė, mė e pakta, t'u acarojnė nervat kalimtarėve laikė shqiptarė.
    Pėr shumicėn e qyteteve europiane ėshtė krejt e zakonshme qė nė qendėr tė ndodhet njė kishė apo katedrale dhe rreth saj sheshi, ēka quhet qendra e vjetėr, a qendra e qytetit. Kėto janė ndėrtime historike, tė cilat vendet pėrkatėse i ruajnė me xhelozi, madje nganjėherė i ringrenė pikė pėr pikė sikurse kanė qenė, siē ndodhi tani vonė me Kishėn e Zonjės nė Dresden e cila po merr formėn e dikurshme, mbas rrafshimit qė ndodhi me bombardimet e vitit 1945.
    Ama vetėm formėn e dikurshme! Nuk kemi dėgjuar qė diku nė zemrat e kryeqyteteve tė Europės sė vjetėr tė lindin kisha dhe katedrale tė reja. Kjo ēudi ndodh vetėm nė Shqipėri, a thua se njė mendje e njė dorė e keqe kėrkon me ngulm, gjithmonė, qė tė jemi nė ēdo gjė tė vonuarit e kontinentit.
    Pa dyshim qė ėshtė i veēantė pėr Tiranėn fakti qė qendra e vjetėr e kėtij qyteti humbi me njė brutalitet tė pashoq gjatė "ristrukturimit" tė saj nėn regjimin komunist. Humbi pazari i vjetėr i Tiranės, dhjetėra rrugė e rrugica tradicionale, vila, restorante e kafene tė stilit italian-mesdhetar dhe bashkė me to humbėn edhe kisha tė vogla katolike e ortodokse. Si do t'i bėhej kėsaj qendre tė vjetėr mbas 1990-s? Duhej rindėrtuar ajo? Askush nuk e solli ndėrmend njė marrėzi tė tillė, sepse shndėrrimi i qendrės kishte qenė kaq i thellė, kaq shkatėrrues e shpėrfytyrues, sa askund nuk mund tė kėrkohej mė fytyra e vjetėr e Tiranės, ndaj e shumta qė mund tė bėhej dhe u bė ishte pastrimi i pjesės reprezentative-qeveritare nga sheshi Skėnderbej te Universiteti.
    Ndėrkohė besimtarėve dhe institucioneve tė tyre iu kthyen Kisha katolike e Zemrės sė Shejtė dhe Kisha Orthodokse nė afėrsi tė saj. Xhamia e qendrės ishte mėshiruar, kėshtu qė u kthye e paprekur, ndėrkohė qė iu shtuan qytetit tė tjera xhami.
    Vetiu na lind pyetja: a u mjaftuan besimtarėve kėto objekte kulti? Duket se po: me pėrjashtim tė ndonjė rasti, kur ka festė Pashkėsh ose Kėrshndellash, qė objektet e kultit mbushen plot e pėrplot, kishat dhe xhamiat e Tiranės i mbledhin bujarisht dhe aspak shtrėnguar besimtarėt e kryeqytetit nė gjirin e tyre. Vėmė re ndėrkohė qė kisha tė tjera mė pak qendrore nuk para frekuentohen. Po ushtrimi i riteve i shqetėson qytetarėt qė nuk i pėrqafojnė vetė ato rite? Mund tė themi jo, ose deri-diku, kur kujtojmė ndonjė zė, i cili u kėndon pak si shumė afėr veshit njerėzve qė nuk do tė kishin dashur ta dėgjonin. Por kjo pėrsėri, deri kėtu, nuk duket se ėshtė kthyer nė njė shqetėsim publik.
    Deri kėtu, themi, sepse prapė ndeshim pyetjen kryesore: I duhen qytetit tonė laik nė thelbin e tij, shumė- dhe hiēfarebesimėsh, tė pėrzier, tė rrėmujshėm, konglomerat Shqipėrie, ku ngatėrrohen tė gjitha krahinat, malėsitė, dialektet dhe tė folmet shqiptare, nganjėherė edhe brenda njė metri katror, objektet madhėshtore tė kultit nė qendrėn e tij? Jo, nuk i duhen. Tirana nuk ka ndonjė histori tė famshme fetare, ajo ka filluar me njė xhami modeste tė Ethem beut dhe njė kullė veneciane nė krah tė saj; Tirana nuk ėshtė as Jeruzalem e as Konstantinopojė, ajo besimin duhet ta tregojė ashtu siē e kanė treguar gjithmonė banorėt e saj, nė heshtje nė kisha e xhami tė thjeshta, duke mos shqetėsuar kurrė fqinjin e njė besimi tjetėr, as me zhurma e as me fasada tė kota madhėshtore. Kuptohet pra se kėto ndėrtime pompoze nuk vinė fare si ndonjė nevojė e brendshme e komunitetit ose komuniteteve tiranase: ato janė thjesht reprezentacion dhe duket se kanė lindur pėr shkak xhelozie: nė logjikėn, kur e bėri ai duhet ta bėj edhe unė. Sipas kėsaj logjike nė qendėr tė Tiranės duhet tė ngrihet edhe njė objekt tjetėr i katėrt dhe i madh kulti: njė teqe bektashinjsh, pasi bektashinjtė jo vetėm kanė qenė njė komunitet mjaft i gjerė musliman tek ne, por ata janė shquar ndoshta mė shumė se gjithė tė tjerėt pėr tolerancė dhe emancipim fetar.
    Nė thelb, vendimet e fundit pėr tė ngritur objekte tė mėdha kulti nė qendėr tė kryeqytetit, janė fyerje pėr tė gjithė ne, kalimtarėt vdekatarė tė kėtij qyteti. Nga ana simbolike ato do t'i japin njė kuptim tė shtrembėr bashkėsisė tiranase dhe mė gjerė bashkėsisė shqiptare edhe pėr kėdo tė huaj qė kalon kėndej pari. Ajo ēka ėshtė krijuar vetiu nėpėr shekuj nga njė histori qė nxjerr nė ballė tė pėrbashkėtėn, pikėrisht pse brenda saj janė pėrplasur rryma kaq tė kundėrta, rrezikon tė marrė mbi kėtė ballė do vula tė stėrmėdha nga rrymat e vjetra tė historisė. Ftoj bashkėqytetarėt tė mendohen pėr kėto simbole qė po ua vėnė nė ngarkim pa i pyetur.

    -----------------


    Dy llafe..

    Ardiani e ka mik te vjeter Edush ramushin..
    Le te pyese edin sa miliona ka dhene Patrikana dhe Meka per politikano-Biznesmenet e Partise se ardian Klosit.

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O Brar, ABSURDJA ne shqiperi ka qene, eshte, dhe do te jete, "mode de vie".
    Si thua do te vije ne pushtet "Enveri i ri", me ane zgjedhjesh. Jo plak, njeriu special kerkon kushte speciale. Sa me te medha te jene ndertimet, aq me te medha do te jene rrenojat. Hypje - zdrypje te tilla, jane vallja e jetes.

    ps, veē te leku te shko mendja, hehe.

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Gjithsesi, mua me duket se problemi nuk duhet pare vetem nga kendveshtrimi estetik, apo urbanistik i qytetit!

    Qendra shlodhese, Tirana ka shume ku mund te ngreje, e nuk jane vetem ato qe ishin. Se nuk do mbahet tirana me kujtimet e dy parqeve qe hijezonin shemtut qendren. Parqet mund te ngrihen kudo, si ne te gjithe boten.

    Problemi duhet pare edhe nga nje kendveshtrim tjeter, pervec burimeve financiare te qendrave fetare ketu e atje. Ky kendveshtrim eshte brutaliteti hilacak i politikes se Berishes, duke lene teper pas dore komunitetin ortodoks, edhe duke favorizuar shume me teper ate musliman e katolik. Keshtu, nqs themelet e Katedrales se Katolikeve, perkrahe Pallatit te pionierit, ose ish-viles se Zogut, u hodhen vite me pare, ne kohen e "Berishes", po ashtu e drejta iu dha edhe muslimaneve per token para parlamentit, Kisha ortodokse u la pas dore. Madje, si per shtese, nuk u lejuan punimet per rindertimin e Kishes se Shen Prokopit, me pretekste qesharake te mafiozeve te PD-se (mesa duket qekan te gjithe paregjuajtes, mbi gjithshka).

    Keshtu, shkruajtesi i artikullit, qe ka mundesi te mos jete Tiranas (te pakten jo i para 45-ses), nuk permend qe ka pas qene nje Katedrale, e jo Kisha te vogla, qe u prishen ne qender te Tiranes, mu aty tek Hotel Peza!

    Ky pra ishte edhe kompensimi qe me te drejte Partia Socialiste, qe me sa duket ka marre mbi vete shume me teper se PD-ja rolin e stabilizueses fetare, si edhe te vendosjes se drejtesise ne vend, po i ben Kishes ortodokse, edhe si rrjedhoje edhe Komunitetit musliman.

    Bravo i qofte socialistave, edhe se kane ata fajin qe ndonje "bezidsje" e hapesires se qendres vjen nga keto ndertime, pasi pergjegjesine per te e kane PD-ja me politikat e veta c'ekuilibruese!

    Prona eshte prone, edhe duhet kompensuar, o tavllaxhinj, edhe ti o cun i oficerit-kapter lab, qe je ne pritje te "Hoxhes se Ri" (jo te xhamise)!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 09-02-2003 mė 13:47

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Klodo, une permena ENVER jo Hoxhe, si ēuni i bimbashit pra, apo harrove, ēa bo mer klod se na flliqe, apo ti ka zone mjekra e klerikut sy e veshe. Her mer Klod, po e mpreh edhe nje here shpaten (du me thon gershonen) una per situaten. Do na lodhni gishtat tu rrujt mjekra te flliqta mor kadosha klerikesh.

  5. #5
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Vetiu na lind pyetja: a u mjaftuan besimtarėve kėto objekte kulti? Duket se po: me pėrjashtim tė ndonjė rasti, kur ka festė Pashkėsh ose Kėrshndellash, qė objektet e kultit mbushen plot e pėrplot, kishat dhe xhamiat e Tiranės i mbledhin bujarisht dhe aspak shtrėnguar besimtarėt e kryeqytetit nė gjirin e tyre. Vėmė re ndėrkohė qė kisha tė tjera mė pak qendrore nuk para frekuentohen. Po ushtrimi i riteve i shqetėson qytetarėt qė nuk i pėrqafojnė vetė ato rite? Mund tė themi jo, ose deri-diku, kur kujtojmė ndonjė zė, i cili u kėndon pak si shumė afėr veshit njerėzve qė nuk do tė kishin dashur ta dėgjonin. Por kjo pėrsėri, deri kėtu, nuk duket se ėshtė kthyer nė njė shqetėsim publik.
    Ka qene ndonjehere Klosi per Pashken e Madhe apo Krishtlindjet ne Rrrugen e Kavajes per te pare grumbullin e pashembult te besimtareve ortodokse?

    Me kete shkrim tipik ateist na shkriu fare, duke na "dhene" pergjigjet qe duan besimtaret.

    Masakrimi i Tiranes nuk behet nga ndertimi i objekteve te kultit, te cilat rregjimi komunist i shkaterroi apo shnderroi ne stadiume e magazina, por perkundrazi, nga ndertimet pa leje e ndertesat e pasigurta qe jane lejuar ne Tirane te ndertohen ne keto vitet e fundit (leje qe jane dhene nga kryebashkiaket e Tiranes ne keto vite "demokraci").

    Kisha Ortodokse ne Rrugen e Kavajes eshte shume e vogel per te plotesuar nevojat e qytetareve per te ndjekur meshen dhe ceremonite fetare, kesisoj ndertimi i nje Kishe diku afer qendres, nqs nuk arrihet ne vendin ku ka qene me pare mbrapa "15 kateshit", pse te mos ndertohet diku afer qendres, ne menyre qe te lehtesoje nevojat e besimtareve?

    Kudo ne Evrope ka kisha ne qendrat e qyteteve dhe kjo nuk ka cuar ne masakrimin e tyre, perkundrazi....

    E vetmja masaker qe iu be Tiranes, ishte ajo e "kuqja" e 1967 kur iu vu kazma objekteve fetare, mos kerkoni te bejne te njejten gje dhe tani ne keto vite te ashtequajtures "demokraci".

    Kishat mbledhin besimtare dhe jo rrugeēer qe te prishin rendin e masakrojne "pamjen ubanistike" te Tiranes.

  6. #6
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Edhe une e lexova artikullin e A. Klosit. Une per vete e vleresoj Ardian Klosin si nje nga intelektualet me largpames dhe nuhates shume i mprehte i problematikes shqiptare, pavaresisht se shume pak veta i kuptojne shqetesimet dhe frymen me te cilen ai i sjell keto shqetesime ne artikujt e tij. Mos i vishni rroben e komunistit cdo njeriu qe kundershton ngritjen me shumice te objekteve te kultit. Mendimi i pare qe me shkoi neper koke, kur lexova se eshte miratuar leja e ndertimit te nje xhamie dhe nje kishe ne qender te Tiranes, ishte: A eshte me te vertete kaq e domosdoshme dhe a duhet pikerisht mu ne qender?
    A nuk ju duket sikur kryeqyteti rendohet me shume me objekte kulti se c“ka nevoje ne te vertete? Aq me teper qe askush nuk e di me se sa xhami jane ne Tirane.

    Eshte e vertete qe ne keto objekte kulti mblidhen besimtare dhe jo rrugace, ashtu sic eshte e vertete qe te gjitha besimet ne te gjitha menyrat perpiqen qe te fitojne besimtare qe te mbushin keto objekte kulti. Ne Shqiperi, ashtu si kudo, edhe ne ceshtjet fetare veprohet me pakujdesi dhe shume here edhe pa skrupuj fare, kur vjen puna ne mbledhjen e besimtareve. Do te ishte edhe naive po te mendohej qe ne objektet e kultit fetar nuk mblidhen ne asnje menyre fanatike dhe fondamentaliste (te krishtere apo myslimane), por vetem besimtare te paqte qe nje dite te premte ose te diele ose pese here ne dite kerkojne paqen me Zotin.
    Duhet te jemi te ndergjegjshem se marredheniet nderfetare ne Shqiperi sa vine e tensionohen me teper. Ka disa qe nuk e kane kuptuar akoma dhe disa te tjere qe nuk duan ta kuptojne rrezikun qe sjell tensionimi fetar per Shqiperine. Ka disa qe nuk e besojne dhe disa qe nuk duan ta besojne kete gje, thjesht nga deshira e mire. Por e verteta ne pergjithesi i perket fakteve dhe jo deshires se mire.

    Ne bisedat me shqiptare dhe me te huaj jemi mburrur gjithmone per harmonine midis besimeve te ndryshme fetare. Ka ardhur koha ti bejme pyetjen vetes sa liberal jane shqiptaret kundrejt religioneve te kunderta dhe a ka ndryshuar dhe sa ka ndryshuar qendrimi i shqiptareve ndaj religioneve te ndryshme?
    A duhet ti hapim syte dhe te ndalojme qe ne lindje fanatizmat fetare, te cdo lloji qofshin? Apo te rrime akoma e ti mbushim mendjen vetes se shqiptaret nuk pyesin per besime fetare, prandaj ta flejme mendjen nga ajo ane?
    A nuk ishte edhe Libani parajsa e Orientit ku te gjitha fete jetonin ne harmoni derisa nje mengjesi te bukur u gdhine nen bombardime dhe konflikte fetare?

    Per mendimin tim keto jane shqetesimet qe jo me te padrejte sjell Ardian Klosi ne shkrimin e tij. Mendoj qe keto pika duhet ti mendoje edhe shteti shqiptar para se te shese leje pa hesape per ngritje objektesh kulti. Keto duhet te mendoje edhe cdo shqiptar para se te paragjykoje subjektivisht autoret e shkrimeve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pedro : 10-02-2003 mė 14:53
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte intesant fakti se sa te lehte e kane njerezit e pafe te veteshpallur, qe te shkruajne mbi problemet fetare qe shqetesojne komunitetet perkatese fetare ne Shqiperi.

    Feja eshte gurri i qoshes se cdo qyteterimi, ka qene, eshte, dhe do te jete. Shteti laik egziston vetem ne leter, pasi moralin njerezit nuk e marin nga ligji, por nga feja.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-02-2003
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    3
    Duhet te kete njeriu nofulla shume te forta per te lexuar "protesta ' te tilla ne emer te ekologjise apo dimensioneve arkitekturore.
    Mbase nje ndertimi i nje katedraleje eshte krim,dhe ndoshta duhen ripare fondet e buxhetit te shtetit per burgje,ndertesa qveritare, shkolla ,makina shoqerimi ,te brendshme per zonjat e para te ketij vendi etj etj.Po te merreshim me nevojat e ketij vendi te shkrete do na duhej te gremisnim gjithshka dhe ne vend te tyre te ndertonim sipas sondazheve publike.Nuk e kuptoj tere kete alarm per nje ndertese kulti , e cfaredo feje qofte.Mendoj se nuk ka asgje te keqe ne ndertimin e saj(le te na fale green peace per shkaterimin e pyllit te famshem ne vendin ne fjale).Klosi ka ndermend plaken ortodokse nga qendra ta coje per nje qiri te ndezur ne fund te dynjase dhe respektivisht cdo njeri te cdo feje ne kultin perkates.Do mund ta vazhdoja listen e arsyeve qe jane pro ketij ndertimi ne dem te atyre qe demtojne imazhe apo interesa.Ndoshta do te ishte me mire ne vend te afreskeve dhe kurbave te kultit te ndertonim gjigande qelqi per ti treguar botes sa moderne jemi bere papritur.Nuk e di me ke krenohet zoti Klosi kur flet me joshqiptare ,me Beratin dhe Voskopojen ,apo Tiranen laike.Me fan Nolin apo me Lubonjen e famshem ,me at Fishten apo me Haki Tosken.Ndoshta ju lodha ,po shpresoj te gjithe te kemi ndihmuar ne sistemimin e bixhozxhinjve dhe dominoluajtesve tiranas.
    sa here qe jam esell bej be te pendohem
    po valle a jam esell kur zotohem?
    se sapo shof hardhi a trendafil
    pendohem ne perendine qe zotohem

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    Xhamia ne qender te Tiranes ka qene more "kodoshe klerikesh".(taman ua ka gjetur Ornamenti),toka aty eshte prone e xhamise!Ne Tirane ashtu si ne shkalle vendi 70% e popullsise jane myslimane dhe ata e meritojne nje xhami ku te duan ne kryeqytet le te thone ē'te duan Klosat e bijte e tjere te kriminelave komuniste qe i shemben ato kisha e xhami! Klosi Ardian apo Klosi Fatos njesoj eshte e tjere te si ata mos te na shesin teori se jane bere per t'u mbyllur ne ēmendina!Ardian Klosi e quan Vaso Pashen koleg te vetin!?Kulmi!A ka qene ndonjehere Klosi Governator i Libanit si Vaso Pasha?JO te gjithe e dine qe JO!A ka qene Klosi ndonjehere krijues letrar e rilindas si Vaso pasha?JO e te gjithe e dine qe JO!Atehere te na thote nga e nxjerr veten koleg me Pashko Vasen,Ardian Bilbil Klosi!?...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje !

    Pse subjektet siperpermendura nuk ndjekin procedurat per ndertime, qofshin keto edhe objekte kulti, si cdo subjekt tjeter fizik apo juridik?
    Me pas KRT-ja ose dhe vete qeveria te vendose nese keto i plotesojne kushtet apo jo.
    Fakti qe qeveria jep lulishtet per objekte kulti hmmmm nuk di ca te them per keta politikane............ sahanlepires,koketrashe apo kurva
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ardian Trebicka
    Nga Brari nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 14-06-2018, 09:33
  2. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  3. Mira Meksi: Kemi pasur elitėn tonė me gjak blu
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-09-2009, 01:07
  4. Atentat ndaj gjyqtarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-02-2009, 21:48
  5. veshtrim sociologjik mbi kryeqytetin nga dr. Ardian Ndreca
    Nga Niēe nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-04-2005, 06:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •