Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nano-Xhoi, pushime ne Greqi
    Pasi festuan Diten e te Dashuruarve ne Korce, Kryeministri dhe bashkeshortja e tij kane bere nje vizite turistike ne Voskopoje dhe me pas i jane drejtuar Greqise. Ore pas ore me pushimet e ciftit Nano, prej pasdites se te premtes. Sot pritet kthimi ne Shqiperi

    Shetitje ne qytetin e Korces diten e Shen Valentinit, vizite turistike ne Voskopoje, dreke me miqte dhe nje mbremje ne Greqi. Ka qene ky intinerari, qe Fatos dhe Xhoana Nano kane preferuar te ndjekin per te festuar Diten e te Dashuruarve. Nje program festiv treditor, qe e ka larguar ciftin me te ndjekur nga mediat, larg Tiranes se zhurmshme dhe puneve te perditshme.

    Kryeministri dhe bashkeshortja e tij kane lene kryeqytetin mesditen e se premtes, vetem pak minuta pasi Nano kishte perfunduar nje takim me ministrin e Jashtem serbo-malazez, Goran Svilanovic. Destinacioni ka qene Korca, ndersa policite lokale te Elbasanit, Librazhdit dhe Pogradecit jane kujdesuar, qe shefi i qeverise "ta kishte rrugen te paster". I shoqeruar nga truprojat e tij te perhershme, Kryeministri ka mberritur rreth ores 18.00 ne qytetin juglindor te Shqiperise per t'u akomoduar ne vilen "Themistokli", prone e njerit prej miqve te tij. Pas nje pushimi te shkurter, Nano dhe Xhoi kane preferuar nje shetitje ne rruget e pastra te qytetit te serenatave. Te kapur dore per dore dhe nen veshtrimin kureshtar te qindra korcareve, ata kane pershkuar ne kembe disa qindra metra. I veshur sportiv, Nano ka shkembyer pershendetje me disa qytetare, ndersa bashkeshortja e tij per shkak te motit te ftohte duket te kete qene e detyruar t'i shtoje veshjes dimerore edhe nje kapuc. Cifti kryeministror ka kaluar naten e Shen Valentinit ne vilen luksoze ne qender te qytetit, rreth se ciles Garda e Republikes dhe policia lokale kishin shtuar masat e sigurise.

    Paraditen e djeshme, pas nje takimi te shkurter me disa socialiste lokale, turi i Nanos eshte zhvendosur ne Voskopoje. Kryeministri ka vizituar Kishen e famshme te Shen Prodhomit, ku ka ndezur edhe nje qiri. Besimtaret e paket qe kryenin ritet fetare paraditen e se shtunes ne kishen e vjeter, jane habitur nga vizitori VIP, edhe ai i besimit ortodoks. Me pas, delegacioni i vogel, i prire nga kryesocialisti dhe qe ne perberje kishte edhe prefektin e kryetarin e bashkise se Korces, eshte transferuar ne ish-Kampin e Pionereve, te rikonstruktuar nga disa biznesmene private. Mikpritesit korcare mesohet t'i kene servirur Kryeministrit nje dreke te pasur, qe nuk ka lene jashte saj bisedat per politiken. Sidoqofte, Nano dhe Xhoi nuk kane ndenjur gjate ne fshatin e njohur turistik te Korces. Rreth ores 18.00, ata kane kaluar piken kufitare te Kapshtices, duke udhetuar per ne Greqi. Sipas burimeve nga dogana, Kryeministri dhe bashkeshortja e tij kane udhetuar me automjetin e tyre privat. Ndonese per programin e vizites ne shtetin fqinj dihet fare pak, Nano dhe Xhoi mesohet se do rikthehen ne Shqiperi pasditen e sotme. Per te mbyllur ne kete menyre festimet e zgjatura per Shen Valentinin me pushimet ne Greqi. Nje vend, qe kreu i qeverise dhe bashkeshortja e tij e re duket ta preferojne shpesh per te kaluar pushimet apo fundjaven.

    E.M/Xh.B

  2. #12
    *Forever* Maska e malli
    Anëtarësuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    shume keq per keta njerez dhe per keto familje
    hidherimet e mija dhe zoti i ndihmofte
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga Shekulli...


    -----

    Ç’duhet bërë me shërbimet e “shtrenjta”?

    Erion Dasho... Specialist i shëndetit publik


    Një nga parimet baze të ekonomisë është parimi i mungesës që përcakton se dëshirat dhe synimet janë të pakufishme, ndërsa burimet për t’i arritur dhe siguruar ato janë të kufizuara.
    Është fakt se shëndetësia e çdo vendi operon në kushte të përjetshme mungesash financiare, por në Shqipëri dhe në vendet e tjera në zhvillim ky fenomen është akut edhe në terma relative.
    Në një kohë kur shëndetësia amerikane shpenzon 15% të GDP-së për shëndetësinë dhe ekspertët rekomandojnë se një vend duhet të shpenzojë jo me pak se 7-9% të GDP-së në këtë sektor, në vendin tonë, ndonëse me rezerva, vlerësohet se shpenzimet për shëndetësinë nuk i kalojnë kufijtë e 3.5%.
    Kjo pasqyrohet në fshatrat e mbetur pa personel mjekësor dhe pa qendra shëndetësore, në spitalet ku pacientët i blejnë vetë medikamentet, në laboratoret shtetërore që nuk kanë reagentë etj.
    Gjatë shpërndarjes së burimeve në shëndetësi, në radhë të parë, merret në konsideratë raporti i shpenzimeve midis shërbimit primar dhe atij spitalor.
    Që në vitin 1978, në konferencën e Alma-Atës u përcaktua se qeveritë kanë përgjegjësi për shëndetin e qytetarëve të tyre dhe u konkludua se kjo përgjegjësi shprehet në radhë të parë në sigurimin e shërbimit shëndetësor parësor me cilësi dhe efikasitet.
    Duke pasur parasysh se shëndetësia është si një makinë me shumë pjesë dhe, kur një nga pjesët nuk funsionon, të tjerat ndiejnë mbingarkesën, shpërndarja e burimeve midis sektorëve të ndryshëm është përcaktuese.
    Nëse shërbimet parësore dhe parandaluese nuk financohen sië duhet, edhe sistemi spitalor do të preket nga pasojat dhe kjo është tabloja që ofron Shqipëria e këtyre viteve.
    Më pas vijnë priorizimet operative të jetës së përditshme. Kur vendos në fillim të vitit në se do të blije një aparat të ri skaner apo do të shtojë një vaksinë të re për fëmijët 0-1 vjeç, një planifikues ballafaqon përfitimet shtesë që sjell secili nga këto vendime të matura në vdekjet që parandalohen, kursimet në shpenzime shëndetësore të mëtejshme, cilësinë e jetës, në vitet që shtohen etj.
    Megjithatë, po t’i referoheshim “parimit të Alma-Ates”, do të zgjidhnim pa u menduar shtimin e vaksinës së re, që përbën një investim në shërbimin shëndetësor parësor.
    Vende të ndryshme sjellin përvoja të ndryshme për caktimin e prioriteteve në shëndetësi.
    Ndërsa në Suedi dhe Britani prioritizimi në politikat e zhvillimit shëndetësor iu besua parlamenteve përkatës, në Izrael ai iu besuar një komisioni special të drejtuar nga një gjykatës i njohur. Në Oregon të SHBA-së u realizua një referendum popullor për të përcaktuar prioritetet shëndetësore, çka përbën një paradoks, po të krahasohet me shkallën e privatizimit që mbizotëron në shëndetësinë amerikane.
    Të gjitha këto praktika të marra së bashku demonstrojnë se sektori shëndetësor i vetëm e ka të pamundur të realizojë prioritizimin në nivel strategjik dhe se një gjë e tillë duhet të përfshijë sa më shumë aktorë.
    Për t’iu rikthyer prioritizimi në një nivel më të ulët se ai strategjik, përsëri praktika e vendeve të ndryshme ofron shembuj të larmishëm.
    Ministritë e shëndetësisë tashmë janë të ndërgjegjshme se lançimi i një vaksine të re për qindra mijëra fëmijë është prioritet, në krahasim me një mjekim nga i cili përfitojnë një numër i kufizuar pacientësh.
    Edhe vetë mjekët klinicistë janë duke bërë prioritizime, që deri para disa vitesh do të ishin të paimagjinueshme.
    Tipik është rasti i një kardio-kirurgu anglez, i cili e zhvendosi në fund të listës së operimeve një pacient, që me gjithë paralajmërimet e vazhdueshme kishte refuzuar të ndërpriste prijen e duhanit.
    Ç’duhet bërë me shërbimet e “shtrenjta”?
    Për një person që vuan nga një sëmundje, e cila mund të kurohet vetëm me medikamente ose ndërhyrje të shtrenjta, arsyetimet e mësipërme janë fjalë boshe.
    Logjika e tij është: “Unë jam qytetar që paguaj rregullisht taksat dhe prandaj kam të drejtë të marr një mjekim, i cili mund të më shpëtojë jetën”. Nga ana tjetër, kjo logjikë bie ndesh me interesin e qytetarëve “të shëndetshëm”, për të cilët është prioritet një shërbim shëndetësor parësor i fortë, që do t’u përgjigjej nevojave të tyre relativisht të pakta dhe do t’i mësojë si të qëndrojnë të shëndetshëm nëpërmjet shërbimeve parandaluese.
    A mund t’i privohet dikujt e drejta për të jetuar me argumentimin se fondet nevojiten për shpëtuar disa jetë të tjera?
    Në vitin 1994 në Dhomën e Lordëve, baronesha Warnock deklaroi se “… kur burimet janë të pamjaftueshme, është e pranueshme ideja e sakrifikimit të një jete njerëzore, e cila në parim mund të shpëtohet, në përfitim të së mirës së përgjithshme”. Debatet mbi këtë deklaratë ende vazhdojnë.
    Në Afrikë, ku çdo ditë vdesin mijëra të sëmurë nga AIDS, do të ishte më e udhës që 10.000 dollarë të shpenzoheshin për t’u siguruar kondomë qindra personave të shëndoshë dhe jo për të mjekuar një person të sëmurë.
    Në mënyrë të ngjashme, në shëndetësinë e keqfinancuar dhe të varfër shqiptare do të konsiderohej një shpenzim i arsyeshëm në se disa qindra mijëra dollarë do të përdoren për të shtrirë shërbimin mjekësor edhe në ato zona të largëta, që janë privuar prej vitesh nga shërbimi i përditshëm i një bluze të bardhë, në raport me blerjen e një aparature të re diagnostikuese ose mjekuese.
    Problemi etik që pason vendimmarrjen e drejtuar nga prioritizimi është padyshim tepër i mprehtë, por ekzistojnë mekanizma kompensatore. P.sh., në vend që shteti të financojë blerjen e një aparati për realizimin e rezonancës magnetike ose kobalt-terapisë, mund të kontraktohet një institucion ose person privat, i cili, në këmbim të një klientele të garantuar dhe një çmimi fiks, të instalojë me shpenzimet e veta një aparat të tillë në mjediset e spitalit. Ky çmim mund të rimbursohet më tej nga shteti ose sigurimet shëndetësore për kategori të caktuara pacientësh.
    Gjithashtu, shoqatave që bashkojnë pacientë të prekur nga sëmundje të caktuara mund t’u krijohen mundësitë e bashkëpunimit me donatorë dhe me shoqata homologe jashtë vendit për të kuruar periodikisht personat e prekur. Janë të njohura bashkimet ndërkombëtare të personave të infektuar nga HIV (virusi që shkakton AIDS), të cilat sigurojnë medikamente me çmime të ulëta, madje edhe falas, për anëtarët e tyre. Në raste të veçanta edhe iniciativat publike për grumbullim fondesh mund të ofrojnë rrugëzgjidhje për të tilla probleme.
    Si përfundim, prioritizimi në shëndetësi, i diktuar nga parimi i mungesës, është i detyrueshëm, por është obligim i shtetit që ky prioritizim të bëhet i drejtë, i paanshëm dhe i bazuar mbi kritere shkencore si dhe të ofrohet përkujdesje për ato shtresa ose grupe popullate që nuk favorizohen prej tij.

    ---------



    Po tek ne??

    Me mire 50 ministra-drejtora-kapodoganiera miliardere qe jane te afte ti cojne grate e dashnoret ne Selanik e Monte Karlo apo 500 000 mije femije albanez te shendetshem???


    Si thoni mo eurosociallsa?

  4. #14
    alvi
    i/e ftuar
    Nga do dalin parate per te ofruar sherbime sociale pa para?
    Se mire per ti diagnostikuar problemet jemi te gjithe mjeshtra, por per ti zgjidhur?
    Nuk ka para o popull.
    Nuk ka!
    Duam polici, duam drita, duam rend, duam qetesi, duam sherbim shendetsor falas, etj, etj.
    Nga do i gjeje ky shtet i varfer parate?
    Taksa me te larta?
    Po ne ne te njejten kohe duam te zhvillohet biznesi, taksat e mbysin biznesin.
    Nga do dalin keto para?

    Akoma syte nga shteti i kemi, me keq se ne socializem.

    Ku shkoi pergjegjesia idividuale?

    Socializmi vdiq, se nuk ishte rentabel.
    Nuk ka para!
    Ata femije do mbeten ne dore te privateve, pra te bamiresise se dikujt, pasi ju prisni qe Shqiperia te kete te njejtat sherbime si Gjermania qe ka.
    Nuk ka para, Shqiperia eshte e varfer.
    Le te shqenzoje Shqiperia, jo 15% po 50% te GDP prap nuk do kete para te mjaftueshme per te ushqyer te papunet e Shqiperise.
    Nuk e ka fajin as Nano, as Saliu.
    Kjo eshte gjendja sot, mos e masni Shqiperine me kutin e Amerikes e te Gjermanise o popull.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    I nderuari Alvi , ti lem me keto far llafesh te pavlera lidhur me ate se ku do marr ky shtet i varfer para.
    Kisha per tu lutur vetem nje te shifesh,ku marrin para sot keta kokemedhenje te shetisin me vetura luksoze anekad Shqiperise,te bejne plazhe ne det,te kalojne fundjavet ne Greqi apo Maqedoni,kush ua jep keto para ketyre,nga i marrine ata keto para per keto gjera e biznese tjera te ndyera e te pa ndyera.
    Mendimi im eshte dhe besoj i te gjitheve ketu ne forume qe qeveria te shikoj qeshtjet ashtu si duhet sepse vendi yne nuk eshte aq i varfer per te kerkuar lemosh tek Pelikanet italian,nuk eshte aq i varfer per te vdekur njerzit nga uria,per te merdhire nga tre ftohtit.
    Te lutem Alvi eja pakez ne toke e mos vetem lart ne qiell sepse ta shohish problemin per se afermi atehere te dali ndyshe.
    Po Alvi , po duhet bere me shume ky shtet per qytetaret e tij,duhet kujdesur me shume per njeriun se per kolltukun,se per drogen,se per mafijen,se per binesin e ndyre, sepse mendoj se shume pushtetar jane te perzier ne to e per qytetarin as qe qajne koken dhe mu per kete vie deri tek kjo.Po na do atakojm pushtetet e mepaeshme,do flasim e perflasim,jo,jo Alvi jo keto po ndodhin sot ne shek XXI e jo dje as pardje,por sot , sot kur ne kalojm fundjavet ne Korfuz apo Oher.

    -------------------------------------
    ---------------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Beqari002 : 18-02-2003 më 07:26
    Jam martuar002

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Mbulesa të mbronë nga te Ftohtit dhe të Nxehtit !!?
    Nga dallendyshi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 03:20
  2. Mbulesa të mbronë nga te Ftohtit dhe të Nxehtit !!?
    Nga dallendyshi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 18:47
  3. Tre viktima nga të ftohtit edhe në Shqipëri
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-01-2006, 14:33
  4. Të ftohtit e arktikut edhe në Ballkan!
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-01-2006, 05:26
  5. Vdes nga te ftohtit dhe uria ...
    Nga JONI 1 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-02-2003, 23:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •