Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1

    Izraeli njeh vetëm një gjuhë: TURQISHTEN !



    Izraeli njeh vetëm një gjuhë: Turqishten !

    “Izraelit i është dhënë kohë deri në mbrëmje. Nëse deri në mbrëmje nuk kërkon falje adekuate dhe problemi nuk zgjidhet, atëherë ne e tërheqim ambasadorin tonë.” Abdullah Gyl

    Disa zhvillime në vitin 2009 shkaktuan lindjen e tensionimit në marrëdhëniet Turqi-Izrael. Më të rëndësishmet e tyre janë: Ofensiva ushtarake që Izraeli ndërmori ndaj Gazës më 27 dhjetor 2008 dhe zgjati 20 ditë. Ky operacion përfundoi me vdekjen e 1.500 palestinezëve, përfshirë këtu fëmijë dhe të moshuar, plagosjen e 5.000 mijë të tjerëve dhe mbetjen e akoma më shumë njerëzve të pastrehë.

    Më datë 30 janar 2009, në Davos, u zhvillua një debat ndërmjet presidentit të Izraelit Peres dhe kryeministrit turk Erdogan, ku Erdogani kritikoi ashpër sulmet e Izraelit në Gaza. Kurse në muajin tetor u bë përjashtimi i Izraelit nga stërvitja ‘Shqiponja e Anadollit’ që do të zhvillohej në Konja të Turqisë. Erdogan këtë situatë ia kishte atribuuar shqetësimit publik për operacionin ushtarak të Izraelit në Gaza.

    Në 11 ditët e para të vitit 2010, mes Turqisë dhe Izraelit, shpërthyen 3 kriza të rëndësishme: e para ishte “kriza e autokolonës” – ‘Liri Palestinës’. Autokolona, e cila synonte të çonte ndihma në Gaza në përvjetorin e parë të sulmeve izraelite dhe në të cilën kishte edhe përfaqësues turq, u la të presë me ditë të tëra në kufi, ku u përjetuan edhe drama serioze njerëzore.

    Më pas, erdhi një krizë tjetër, “kriza e medies”. Në një pjesë të serialit të njohur turk "Lugina e ujqve", agjentët e Mosadit ishin paraqitur si rrëmbyes të fëmijëve turq. Aty shfaqen skenat e një bastisjeje në Ambasadën e Izraelit dhe të gjakut që binte mbi flamurin e Izraelit.

    Për t’i dërguar Turqisë një mesazh të ashpër, për shkak të këtij seriali televiziv, zv/Ministri i Jashtëm izraelit, Deni Ajallon u soll në mënyrë të vrazhdë diplomatike me Ambasadorin e Turqisë, Ouz Çelikkoll në Tel Aviv, duke e lenë të presë përpara kamerave para dhomës ku do të zhvillohej takimi; i ulur në një karrige më të ulët dhe ku ishte vendosur vetëm flamuri çifut. Gazeta turke “Vatan” pohon se qëndrimi ndaj ambasadorit Çelikoll ishte rekomanduar nga ministri i jashtëm izraelit dhe lider i partisë së djathtë "Izraeli është shtëpia jonë", Avigdor Lieberman.

    Pas këtij veprimi, nga autoritetet e qeverisë dhe të ministrisë së jashtme turke erdhën reagime të ashpra, ku u kërkua nga Izraeli të kërkonte të falur. Deklaratën që bëri zv/ministri i jashtëm izraelit, Deni Ajalon, për t'i kërkuar falje Turqisë më 13 janar, Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë e vlerësoi të pamjaftueshme.

    Po atë ditë (13 janar) Presidentit Abdullah Gyl i dha një “ultimatum” Izraelit duke thënë se Izraeli ka kohë deri në mbrëmje që të dërgonte një letër përndryshe Turqia do të ftonte ambasadorin e saj në Tel Aviv. Kjo në të vërtetë nënkuptonte pezullimin e marrëdhënieve diplomatike. Sipas mediave turke, ambasadori turk kishte rezervuar dy bileta avioni për fluturime të ndryshme për t’u larguar nga Izraeli, nëse deri në mbrëmje nuk mbërrinte kërkimi i faljes.

    I gjetur nën një situatë të tillë, Izraeli u detyrua të dërgojë po atë ditë një letër ku kërkonte falje. Kjo letër iu përcoll Turqisë me anë të ambasadorit Çelikkoll nga ndihmës ministri i jashtëm i Izraelit, Deni Ajalon. Ai, në letrën e tij, thoshte: “Nuk kam pasur aspak për qëllim që t'ju fyeja. Kërkoj ndjesë për mënyrën e veprimit tim dhe perceptimit të tij. Iu lutem këtë t'ia përcillni edhe popullit turk për të cilin ndiejmë shumë respekt”. Ajalon duke kërkuar “falje” personalisht për veprimin e bërë, u mundua të fitonte zemrën e turqve, duke përdorur shprehjen “t'ia përcillni edhe popullit turk për të cilin ndiejmë shumë respekt”.

    Pas marrjes së letrës, ministri i punëve të jashtme, Ahmet Davutogllu, u shpreh se letra, me anë të së cilës Izraeli kërkonte falje, përmbante elementët e kërkuar dhe shtoi se: “Në këtë fazë, për ne çështja është zgjidhur.”

    Pas kësaj, nga pala turke u bë ditur se ministri i mbrojtjes së Izraelit, Ehud Barak, do të mund të realizonte vizitën e tij në Turqi të dielën (më 17 janar). Megjithatë, Barak nuk i arriti objektivat e vizitës në Ankara. Turqia e refuzoi kërkesën e tij për të organizuar bisedimet e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Sirisë. Izraeli nuk ka marrë pëlqimin e Turqisë për pjesëmarrjen e tij në stërvitjen ‘Shqiponja e Anadollit’. Barak nuk është pritur nga presidenti turk, Abdullah Gul dhe as nga kryeministri, Rexhep Tajip Erdogan, për shkak të sjelljes fyese ndaj ambasadorit turk.

    Qëndrimi kritikues i Turqisë ndaj Izraelit, nga disa ekspertë turq, thuhet se bëhet "vetëm për konsum rajonal", ngase Turqia do të mbulojë problemet e saj të brendshme duke kërkuar të fitojë besimin e fqinjëve të saj arab. Ndërkaq, zyrtarët e partisë në pushtet thonë se kjo "shënon fundin e kohës së artë të marrëdhënieve pa kushte midis dy palëve pas daljes së Turqisë së re, e cila po i kushton vëmendje të madhe raporteve me shtetet fqinje dhe të rajonit.”

    Mospajtimi midis dy vendeve nuk është befasues. Sipas vlerësimeve, Turqia do të mbetet në qasjen e vet, derisa njerëzit e Gazës të heqin qafe bllokimin dhe derisa Izraeli të ndërpresë ndërtimin e vendbanimeve në territorin e pushtuar palestinez. Po ashtu, nuk do të ketë paqe me Izraelin derisa të mos marrin fund politikat e tij agresive ndaj palestinezëve dhe derisa të mos i gjendet një zgjidhje problemit palestinez.

    Mes një atmosferë krenarie dhe ngazëllimi, gazetat turke e kanë festuar të premten, 15/1/2010, si një "fitore diplomatike" të arritur nga lojtarët e diplomacisë turke, që e detyruan Izraelin të bënte një falje zyrtare me shkrim duke shprehur keqardhje për fyerjen e bërë ndaj ambasadorit turk. Këtë fitore shumë ekspertë turq e shohin “si mbyllje dhe përfundim të periudhës së artë të Izraelit, kur ai kishte bërë çfarë dëshironte në regjion, pa frikën e ndëshkimit.”

    Gazetari Murat Yakin, në gazetën "Radikal", shkruan se ultimatumi i Gul-it, që të tërheqë ambasadorin e saj nga Izraeli mund të interpretohet si "fundi i periudhës së artë të Izraelit në rajon, i cili vepronte pa bërë llogari dhe pa dashur të dinte për frikën e ndëshkimit të vërtetë, prandaj ky është fillimi i një epoke të re, në të cilën Izraelit do të duhet ta rindërtojë përsëri imazhin.”

    E njëjta gjë përsëritet nga mediet e Turqisë. Ndër të tjera, faqja "Turk Time" në internet, e konsideron kërkimin e faljes nga ana e Izraelit si një fitore diplomatike për Turqinë dhe shprehet se falja është "kapitullim i Izraelit përballë Turqisë" dhe një fitore për diplomacinë turke.

    Sipas shtypit turk, gabimi diplomatik që ka kryer Izraeli do të rrisë izolimin e tij në Lindjen e Mesme dhe, sa më shumë kohë që do të kalojë, ai do të ndiejë se ka më shumë nevojë për të mbajtur aleancën e tij me Turqinë. Kjo do të thotë se ai nuk do të rrezikojë në të ardhmen, duke kryer ndonjë gjë me të cilën do të humbiste Turqinë.

    Dr. Alon Liel, ish-drejtor i përgjithshëm i ministrisë së jashtme të Izraelit dhe një ekspert për çështjet e Turqisë, ka thënë për "Financial Times" se “Izraeli tashmë ka më shumë nevojë për Turqinë se Turqia për Izraelin.”

    Davutogllu është shprehur se qëndrimi kritikues i Turqisë do të vazhdojë deri sa Izraeli të përvetësojë një politikë paqësore.

    Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan ka thënë: “Ne do të vazhdojmë të jemi ajo çka kemi qenë deri më sot. Në rast se ekziston dikush që duhet të rregullojë vetveten, ai është Izraeli”.

    Nga shtëpia e produksionit të serialit "Lugina e ujqve", Pana Film, paralajmërojnë se në të ardhmen, si përgjigje ndaj politikës së Izraelit, do të xhirohet filmi për pushtimin ushtarak izraelit të Palestinës.

    Autor: Mr. Ajni Sinani
    Ndryshuar për herë të fundit nga Explorer : 26-02-2010 më 09:28
    Ndrysho Firmën

  2. #2
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Nje prognoze kotazi keshtu nga une:
    Mos eshte i interesuar ta shkaterroje ky Erdogan Turqine si shkavellet e viteve te 90-ta Jugosllavine??

    Sa keq qe s'e kemi nje profet te na tregooje.

  3. #3
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Keta izraelitet jane ca kopuke qe nuk e kane shokun. Do kisha shume deshire ta shikoja nje dite Izraelin ne meshiren e vendeve Arabe.

    Po ajo dite veshtire se vjen lehte... e kam fjalen pa u bere shkrumb vendet arabe nga arsenali berthamor Izraelit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Keta izraelitet jane ca kopuke qe nuk e kane shokun. Do kisha shume deshire ta shikoja nje dite Izraelin ne meshiren e vendeve Arabe.
    shume keq.

  5. #5
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Kur them ne meshiren e vendeve arabe e kam fjalen pa mbeshtetjen e States. Nqs jane te zot t'ia dalin vete po ja bej hallall.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Kur them ne meshiren e vendeve arabe e kam fjalen pa mbeshtetjen e States. Nqs jane te zot t'ia dalin vete po ja bej hallall.
    atehere ne rregull,
    po dhe fakti qe kane mbeshtetjen e states zotesi quhet.

  7. #7
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga Kinney Lexo Postimin
    po dhe fakti qe kane mbeshtetjen e states zotesi quhet.
    Kubrick thoshte :

    The greatest nations have all acted like gangsters and the smallest like prostitutes.

    Quaje zotesi...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-02-2010
    Postime
    713
    Kubrick ka te drejte,
    por a vlen kjo ne raportin USA-izrael?
    Bijte e izraelit bejne ligjin e USA.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763
    Bakllava....

  10. #10
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Kam frike se eshte pak e ekzagjeruar te quash USA prostituten e Izraelit. Ka me shume gjasa e anasjellta.

    Megjithate asgje nuk rri ne hije per shume kohe. Heret a vone do i duhet perseri Izraelit te perballet me diellin e shkretetires.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •