Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 34
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    Mirmrama Serafim
    .... ose nje Revulucion te cilin qeveritaret do ta quajn Rebelion ose nje Exodus ...
    Exodus masiv,se rebelionin e kemi koruptuar,e revolucionin e bejme per te mos ndryshuar.
    Ta lesh Shqiperin shkretetir-pa popull.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Exodus masiv,se rebelionin e kemi koruptuar,e revolucionin e bejme per te mos ndryshuar.
    Ta lesh Shqiperin shkretetir-pa popull.
    diktatura po i ndryshon format e veta Serafim
    vetemse qe ta mbaj populin ne shpresë , ne ander , ne nje fantazi se do te behet mirë..
    rezultati po shifet ... populli nuk po e don nje diktatur moderne dhe po e len Shqiperin per diktatoret pa popull....
    me vjen shum keq qe keshtu po shprehem , por asht e vertet e hidhur...

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    diktatura po i ndryshon format e veta Serafim
    vetemse qe ta mbaj populin ne shpresë , ne ander , ne nje fantazi se do te behet mirë..
    rezultati po shifet ... populli nuk po e don nje diktatur moderne dhe po e len Shqiperin per diktatoret pa popull....
    me vjen shum keq qe keshtu po shprehem , por asht e vertet e hidhur...
    Populli:Se cdo gje behet ne emer te tij.Dhe populli e lejon.

    Busavate,kan koruptuar dhe kuptimin e fjales popull,e poppulli ka koruptuar vetveten.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Populli:Se cdo gje behet ne emer te tij.Dhe populli e lejon.

    Busavate,kan koruptuar dhe kuptimin e fjales popull,e poppulli ka koruptuar vetveten.
    pra poshtë udh´heqsia , liri popullit...
    Ndryshuar për herë të fundit nga busavata : 28-02-2010 më 00:08

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    pra poshtë udh´heqsia , liri popullit...:)
    Duhet te jete populli,qe shkruan ...liri udheheqesve...
    E ne kohen e sotme,populli duhet ty japi lirin.. te shprehen.

    Cdo politikan...ne fillim te thote:Une sot popull-mora,fitova,vodha:Kete shume lekesh....

  6. #16

    përgjigje për Beson

    Kodi:
    Besoja:
    1. Nuk mund ta konceptoj dot se si një shqiptar, për të marrë një vizë për iks shtet, duhet të shesë me kuç e me maç!!!
    
    2. Nëse e bën këtë, është një vendim personal i tij dhe nuk ka pse lidhet me politikën!
    
    3. Nuk kam dëgjuar ndonjë politikan që tu thotë shqiptarëve që shisni çdo gjë se diku nëpër Europë do të gjeni parajsën.
    
    4. Nuk besoj që shqiptarët mos ta dinë se sa i vështirë është kurbeti.Ndaj nuk është mirë që të quhen kaq të "trashë" shqiptarët! Sepse gati çdo familje shqiptare ka një pjesëtar jashtë shtetit dhe besoj se e njohin mirë jetën andej.
    
    5. Dhe nuk e kuptoj lidhjen që i bëhet firmave piramidale me lëvizjen e lirë!!! Sepse vetë nga termi "lëvizje e lirë", qytetari vendos vetë në përgjegjësinë e tij ashtu si edhe ata që kanë emigruar vite e vite më përpara.
    
    6. Shqiptarët e kanë patur dhe e kanë ëndërr Europën. Duan ta prekin, ta shijojnë e natyrisht që nuk është aspak e lehtë ashtu si edhe për ju zotërinj që emigruat. Besoj se edhe për ju nuk ishte e lehtë. Por çdo gjë varet nga aftësia për të punuar, përshtatur me një realitet të ri. Natyrisht që mirë bëni që apeloni për kujdes por edhe ju bëni kujdes. Mos ju prishni ëndrën shqiptarëve! Kjo botë ka vënd për të gjithë.
    ________________________________________
    Përshëndetje Beso,

    1. Vizën e ka, por për transport duhet të ketë para të vetat dhe unë e çuaj ”me kuç e me maç” atë që ka të vetmën lopë a të vetmën parcelë i cili detyrohet ta shesë atë për të siguruar paratë. Besoj ke lexuar çka po bëhet me shqiptarët në shtetet ku është bërë liberalizimi i vizave. Kjo së shpejti e pret edhe Shqipërinë!

    2 - 3. Lidhet me politikën, se sikur të ndiqej një politikë e drejtë, sikur këta politikanë ¨të mendonin pak më shumë për popullin, të krijonin mirëqenie askush nuk do të kërkonte të largohej nga shteti, nga vendlindja. Përkundrazi, politikanit i duhet “ky” që të ketë lëndën e parë ku të zhgërryej dhe si ta zgërryej “këtë” deri në palcë, pa mëshirshëm sikur të ishte një i huaj – bile edhe më keq.

    4. E dinë fare mirë, o Beso, por kur nuk e ka mirëqenien në vendlindje ai e kërkon atë dhe përpiqet ta gjejë dikund tjetër. Nuk i quajta më duket askund të trashë shqiptarët. Njeri nga natyra lind i lirë, por atë ia vret dikush, e kur kjo vrasje ngjet në vendlindje, kur këtë vrasje ta bën yti nuk ka gjë më të keqe e më të rëndë, prandaj nuk ka poshtërim më të rëndë se kur të të vritet dashuria për vendlindjen. Dhe mirëqenia është kaq e keqe dhe kushtet janë kaq të këqija sa nuk ia vlen të sakrifikosh për këtë dashuri

    5. E lidha me firmat priamidale, o Beso, sepse gjithmonë sipas mendimit tim ( ani se e kanë thënë edhe shumë të tjerë ), në historinë e Shqipërisë, që nga iliria gjëmë më të madhe se kjo Shqipëria nuk ka përjetuar duke bërë që populli të egërsoj dhe të dilte gjithçka jashtë kontrollit. Dhe këto firma ( që ishin para të pastra ) kaq e vranë popullin sa s’ka asnjë sistem që e ka vrarë deri me tash, sado barbar të ketë qenë ai sistem. Prandaj për aktorët e këtyre viteve, ju betohem, sepse ia kam dhënë besën vetes, kurrë nuk do të më dëgjojë njeri se do të flas mirë. Të flasësh mirë për këta njerëz ( po e them në shumës, sepse populli e di mirë, se një është kryeaktor ) do të thotë të përkrahësh krimin më barbarë që i është bërë popullit që i përket. Po nejse, kjo s’është temë diskutimi. Sipas meje “lëvizja e lirë” do të jetë mortaja, mordja, gjëma e dytë e radhës, natyrisht jo sa ajo e piramidave.

    6. unë nuk i prish ëndrrën askujt. Çdonjëri le ta shijojnë parajsën, jo vetëm të Evropës, por gjithandej nëpër botë, le të shëtisë, kësaj i thonë lëvizje e lirë, ama le ta ruajë atë pak pasuri që i ka ngelur nga vrasja e parë ( priamidat ), sepse ka rrezik të mbetet pa asgjë, sepse:

    * Në Evropë nuk ka më shans për të fituar asnjë lloj azili,

    * Viza jepet për gjashtë muaj, por në një shtet nuk ke të drejtë të qëndrosh më shumë se 90 ditë ( ta zëmë vetëm në Gjremani, Belgjikë apo në cilindo shtet tjetër të Evropës ),

    * Me këto viza nuk ke të drejtë pune,

    * Me këto viza nuk ke sigurim shëndetësor,….
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #17
    Citim Postuar më parë nga elsaa Lexo Postimin
    Danimarkë - A jemi popull i nëmur që na ndjek mynxyra / Liberalizimi i vizave /

    1. Adem edhe une i bashkohem postimit te besos , por kisha edhe nje pyetje .

    2. Pse ne fillim te titullit ke vene Danimarke ?
    Tanime te gjithe e dime se ti je ne Danimarke dhe shkruan nga Danimarka , e ke thene ne cdo postim dhe ke ven edhe targen .
    Por ta shkruash Danimarke ne fillim te titullin sikur nuk i pershtatet temes qe ke hapur .
    Kur lexova titullin e temes mendova cfare i ka ndodhur Danimarkes . Ose te pakten kete pershtypje te jep ne fillim kur lexon titullin e kesaj teme .

    Nejse me fal se ndoshta nuk me takon ta them , por me ra ne sy ....

    Përshëndetje elsaa,
    1. Përgjigjen e ke te shkrimi i sipërm për Beson
    2. E shkrova në Danimarkë, jo se nuk e dini ju se jetoj në Danimarkë, por të alarmuar dhe duke parë rrezikun që po i kanoset popullit shqipar aty ku është bërë liberalizimi i vizave dhe duke qenë të brengosur pasi të bëhet liberalizimi i vizave edhe në Shqipëri e Kosovë ( jo në kuptimin që shqiptarë të jenë edhe më tej të izoluar ), ne stafi drejtues i Radio Projektit 21, të Danimarkës patëm të ftuar një analist politik për ta trajtuar këtë çështje. Besoj ta keni ndejkur bisedën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 28-02-2010 më 06:44

  8. #18

    Besoj doli

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Pas Skemave Piramidale, Liberalizimi i vizave tragjedia shqiptare e radhës

    Besoj ende e kemi të freskët kujtimin për Skemat Piramidale ( kur doli ndonjë e tha se ishin para të ”pastra” ), i cili na kujton kohën kur u çmend Shqipëria, meqë njerëzit humbën gjithçka ”me kuç e me maç”, pasojat e të cilit ndihen akoma. Unë nuk po e shprush këtë, sepse fjala thotë: ”Shprush zjarrin, prit shkëndijat”, por po lutem: Qoftë e harruar kjo mynxyrë!

    Edhe pse në vite u lutem ( sepse kur bie ndonjë gjëmë e madhe njerëzit luten ) :”U harroftë kjo ”, doli tragjedia tjetër: Liberalizimi i vizave në Luginën e Preshevës, Medvegjë e Bujanovc dhe në Maqedoni.

    Sipas informatave që kemi rezulton se vetëm nga Lugina e Preshevës kanë dalë jashtë mbi 9.000 veta, ndërkaq në Maqedoni ky numër është dhjetëfish më i lartë, mbi 160.000 veta – që të gjithë shqiptarë. Edhe këtu del se shumica kanë shitur ”me kuç e me maç” disa për të ”shijuar” parajsën e ëndërruar në Evropë, por shumica nga halli, apo siç shprehej njëri hallexhi: ”Halli të çon në derë të hasmit”.

    Unë për gjithë ata që ende nuk kanë dalë, por që mendojnë të dalin po jap këto të dhëna të besueshme:

    * Në Evropë nuk ka më shans për të fituar asnjë lloj azili,

    * Viza jepet për gjashtë muaj, por në një shtet nuk ke të drejtë të qëndrosh më shumë se 90 ditë ( ta zëmë vetëm në Gjremani, Belgjikë apo në cilindo shtet tjetër të Evropës ),

    * Me këto viza nuk ke të drejtë pune,

    * Me këto viza nuk ke sigurim shëndetësor,….

    Unë këtu përmenda vetëm disa, ndërsa për detale, ne kemi ftuar në studion tonë, më 27 shkurt 2010, nga ora 21:00, analistin politik, dr. Jeton SHASIVARI, ligjërues i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik-UEJL, Maqedoni.
    Besoj doli i saktë ky konstatim!

  9. #19

    sa për ta rikujtuar.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260

    adem gashi

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    sa për ta rikujtuar.
    Nëse lëvizja e lirë do të ishte një tjeëtr "firmë piramidale",Adem,do ta kishte thënë vetë me gojën e tij Edi Rama.Besoj se bindesh për këtë.
    Të kesh lëvizur vetë nëpër Europë,tja kesh ndjerë edhe lezetin dhe tua bësh "gogol" shqiptarëve që mezi e presin,deri kaq mëndja ime nuk kap!!!
    Të paktën Adem, kemi ca fëmijë andej dhe vemi e i takojmë dhe nuk pretendon shqiptari që me të shkelur të gjejë parajsën.Ata e dinë më mirë se ti e unë këtë gjë sepse siç të shkruaj edhe në një shkrim tjetër,çdo shqiptar e ka një person të familjes në kurbet dhe e njohin pa aq sa ty atë vështirësi që besoj edhe juve nuk i shpëtuat dot.
    Po atëhere përse kjo zhurmë kaq e madhe për liberalizimin e vizave?!
    Kur kjo qënka një tjetër "firmë piramidale"?!
    Kur ai liberalizim "skllavëron" shqiptarët?!
    A thua ka shqiptar që nuk e din dhe pret t'i shkruaj dikush nga Danimarka apo Norvegjia?!
    Po nëse kjo qënka mynxyrë,pse je i vetmi ti që e thua sepse nuk e ka thënë njeri tjetër?!
    A vetëm ti ua do të mirën shqiptarëve?!
    Ti mund të thuash që liberalizimi i vizave nuk të lejon të fillosh punë,sigurim shëndetsor a ku ta di unë por jo ta etiketosh si mynxyrë apo firmë piramidale!!!
    Megjithatë do tja lemë kohës.
    Vetëm se si mik që të kam,thuaj edhe ndonjë llaf të mirë për Shqipërinë se nuk bën gabim!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •