diktatura po i ndryshon format e veta Serafim
vetemse qe ta mbaj populin ne shpresë , ne ander , ne nje fantazi se do te behet mirë..
rezultati po shifet ... populli nuk po e don nje diktatur moderne dhe po e len Shqiperin per diktatoret pa popull....
me vjen shum keq qe keshtu po shprehem , por asht e vertet e hidhur...
________________________________________Kodi:Besoja: 1. Nuk mund ta konceptoj dot se si një shqiptar, për të marrë një vizë për iks shtet, duhet të shesë me kuç e me maç!!! 2. Nëse e bën këtë, është një vendim personal i tij dhe nuk ka pse lidhet me politikën! 3. Nuk kam dëgjuar ndonjë politikan që tu thotë shqiptarëve që shisni çdo gjë se diku nëpër Europë do të gjeni parajsën. 4. Nuk besoj që shqiptarët mos ta dinë se sa i vështirë është kurbeti.Ndaj nuk është mirë që të quhen kaq të "trashë" shqiptarët! Sepse gati çdo familje shqiptare ka një pjesëtar jashtë shtetit dhe besoj se e njohin mirë jetën andej. 5. Dhe nuk e kuptoj lidhjen që i bëhet firmave piramidale me lëvizjen e lirë!!! Sepse vetë nga termi "lëvizje e lirë", qytetari vendos vetë në përgjegjësinë e tij ashtu si edhe ata që kanë emigruar vite e vite më përpara. 6. Shqiptarët e kanë patur dhe e kanë ëndërr Europën. Duan ta prekin, ta shijojnë e natyrisht që nuk është aspak e lehtë ashtu si edhe për ju zotërinj që emigruat. Besoj se edhe për ju nuk ishte e lehtë. Por çdo gjë varet nga aftësia për të punuar, përshtatur me një realitet të ri. Natyrisht që mirë bëni që apeloni për kujdes por edhe ju bëni kujdes. Mos ju prishni ëndrën shqiptarëve! Kjo botë ka vënd për të gjithë.
Përshëndetje Beso,
1. Vizën e ka, por për transport duhet të ketë para të vetat dhe unë e çuaj ”me kuç e me maç” atë që ka të vetmën lopë a të vetmën parcelë i cili detyrohet ta shesë atë për të siguruar paratë. Besoj ke lexuar çka po bëhet me shqiptarët në shtetet ku është bërë liberalizimi i vizave. Kjo së shpejti e pret edhe Shqipërinë!
2 - 3. Lidhet me politikën, se sikur të ndiqej një politikë e drejtë, sikur këta politikanë ¨të mendonin pak më shumë për popullin, të krijonin mirëqenie askush nuk do të kërkonte të largohej nga shteti, nga vendlindja. Përkundrazi, politikanit i duhet “ky” që të ketë lëndën e parë ku të zhgërryej dhe si ta zgërryej “këtë” deri në palcë, pa mëshirshëm sikur të ishte një i huaj – bile edhe më keq.
4. E dinë fare mirë, o Beso, por kur nuk e ka mirëqenien në vendlindje ai e kërkon atë dhe përpiqet ta gjejë dikund tjetër. Nuk i quajta më duket askund të trashë shqiptarët. Njeri nga natyra lind i lirë, por atë ia vret dikush, e kur kjo vrasje ngjet në vendlindje, kur këtë vrasje ta bën yti nuk ka gjë më të keqe e më të rëndë, prandaj nuk ka poshtërim më të rëndë se kur të të vritet dashuria për vendlindjen. Dhe mirëqenia është kaq e keqe dhe kushtet janë kaq të këqija sa nuk ia vlen të sakrifikosh për këtë dashuri
5. E lidha me firmat priamidale, o Beso, sepse gjithmonë sipas mendimit tim ( ani se e kanë thënë edhe shumë të tjerë ), në historinë e Shqipërisë, që nga iliria gjëmë më të madhe se kjo Shqipëria nuk ka përjetuar duke bërë që populli të egërsoj dhe të dilte gjithçka jashtë kontrollit. Dhe këto firma ( që ishin para të pastra ) kaq e vranë popullin sa s’ka asnjë sistem që e ka vrarë deri me tash, sado barbar të ketë qenë ai sistem. Prandaj për aktorët e këtyre viteve, ju betohem, sepse ia kam dhënë besën vetes, kurrë nuk do të më dëgjojë njeri se do të flas mirë. Të flasësh mirë për këta njerëz ( po e them në shumës, sepse populli e di mirë, se një është kryeaktor ) do të thotë të përkrahësh krimin më barbarë që i është bërë popullit që i përket. Po nejse, kjo s’është temë diskutimi. Sipas meje “lëvizja e lirë” do të jetë mortaja, mordja, gjëma e dytë e radhës, natyrisht jo sa ajo e piramidave.
6. unë nuk i prish ëndrrën askujt. Çdonjëri le ta shijojnë parajsën, jo vetëm të Evropës, por gjithandej nëpër botë, le të shëtisë, kësaj i thonë lëvizje e lirë, ama le ta ruajë atë pak pasuri që i ka ngelur nga vrasja e parë ( priamidat ), sepse ka rrezik të mbetet pa asgjë, sepse:
* Në Evropë nuk ka më shans për të fituar asnjë lloj azili,
* Viza jepet për gjashtë muaj, por në një shtet nuk ke të drejtë të qëndrosh më shumë se 90 ditë ( ta zëmë vetëm në Gjremani, Belgjikë apo në cilindo shtet tjetër të Evropës ),
* Me këto viza nuk ke të drejtë pune,
* Me këto viza nuk ke sigurim shëndetësor,….
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Përshëndetje elsaa,
1. Përgjigjen e ke te shkrimi i sipërm për Beson
2. E shkrova në Danimarkë, jo se nuk e dini ju se jetoj në Danimarkë, por të alarmuar dhe duke parë rrezikun që po i kanoset popullit shqipar aty ku është bërë liberalizimi i vizave dhe duke qenë të brengosur pasi të bëhet liberalizimi i vizave edhe në Shqipëri e Kosovë ( jo në kuptimin që shqiptarë të jenë edhe më tej të izoluar ), ne stafi drejtues i Radio Projektit 21, të Danimarkës patëm të ftuar një analist politik për ta trajtuar këtë çështje. Besoj ta keni ndejkur bisedën.
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 28-02-2010 më 06:44
Nëse lëvizja e lirë do të ishte një tjeëtr "firmë piramidale",Adem,do ta kishte thënë vetë me gojën e tij Edi Rama.Besoj se bindesh për këtë.
Të kesh lëvizur vetë nëpër Europë,tja kesh ndjerë edhe lezetin dhe tua bësh "gogol" shqiptarëve që mezi e presin,deri kaq mëndja ime nuk kap!!!
Të paktën Adem, kemi ca fëmijë andej dhe vemi e i takojmë dhe nuk pretendon shqiptari që me të shkelur të gjejë parajsën.Ata e dinë më mirë se ti e unë këtë gjë sepse siç të shkruaj edhe në një shkrim tjetër,çdo shqiptar e ka një person të familjes në kurbet dhe e njohin pa aq sa ty atë vështirësi që besoj edhe juve nuk i shpëtuat dot.
Po atëhere përse kjo zhurmë kaq e madhe për liberalizimin e vizave?!
Kur kjo qënka një tjetër "firmë piramidale"?!
Kur ai liberalizim "skllavëron" shqiptarët?!
A thua ka shqiptar që nuk e din dhe pret t'i shkruaj dikush nga Danimarka apo Norvegjia?!
Po nëse kjo qënka mynxyrë,pse je i vetmi ti që e thua sepse nuk e ka thënë njeri tjetër?!
A vetëm ti ua do të mirën shqiptarëve?!
Ti mund të thuash që liberalizimi i vizave nuk të lejon të fillosh punë,sigurim shëndetsor a ku ta di unë por jo ta etiketosh si mynxyrë apo firmë piramidale!!!
Megjithatë do tja lemë kohës.
Vetëm se si mik që të kam,thuaj edhe ndonjë llaf të mirë për Shqipërinë se nuk bën gabim!
Krijoni Kontakt