Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1

    Danimarkë - A jemi popull i nëmur që na ndjek mynxyra / Liberalizimi i vizave /

    Pas Skemave Piramidale, Liberalizimi i vizave tragjedia shqiptare e radhës

    Besoj ende e kemi të freskët kujtimin për Skemat Piramidale ( kur doli ndonjë e tha se ishin para të ”pastra” ), i cili na kujton kohën kur u çmend Shqipëria, meqë njerëzit humbën gjithçka ”me kuç e me maç”, pasojat e të cilit ndihen akoma. Unë nuk po e shprush këtë, sepse fjala thotë: ”Shprush zjarrin, prit shkëndijat”, por po lutem: Qoftë e harruar kjo mynxyrë!

    Edhe pse në vite u lutem ( sepse kur bie ndonjë gjëmë e madhe njerëzit luten ) :”U harroftë kjo ”, doli tragjedia tjetër: Liberalizimi i vizave në Luginën e Preshevës, Medvegjë e Bujanovc dhe në Maqedoni.

    Sipas informatave që kemi rezulton se vetëm nga Lugina e Preshevës kanë dalë jashtë mbi 9.000 veta, ndërkaq në Maqedoni ky numër është dhjetëfish më i lartë, mbi 160.000 veta – që të gjithë shqiptarë. Edhe këtu del se shumica kanë shitur ”me kuç e me maç” disa për të ”shijuar” parajsën e ëndërruar në Evropë, por shumica nga halli, apo siç shprehej njëri hallexhi: ”Halli të çon në derë të hasmit”.

    Unë për gjithë ata që ende nuk kanë dalë, por që mendojnë të dalin po jap këto të dhëna të besueshme:

    * Në Evropë nuk ka më shans për të fituar asnjë lloj azili,

    * Viza jepet për gjashtë muaj, por në një shtet nuk ke të drejtë të qëndrosh më shumë se 90 ditë ( ta zëmë vetëm në Gjremani, Belgjikë apo në cilindo shtet tjetër të Evropës ),

    * Me këto viza nuk ke të drejtë pune,

    * Me këto viza nuk ke sigurim shëndetësor,….


    Unë këtu përmenda vetëm disa, ndërsa për detale, ne kemi ftuar në studion tonë, më 27 shkurt 2010, nga ora 21:00, analistin politik, dr. Jeton SHASIVARI, ligjërues i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik-UEJL, Maqedoni.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    zotri adem keni shum te drejt ket qe e potenconi por populli skan faj politika anti shqiptare e disa politikanve shqiptar dotna qoj ne humner me rrespekt beni prishtine

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nuk mund ta konceptoj dot se si një shqiptar,për të marrë një vizë për iks shtet,duhet të shesë me kuç e me maç!!!
    Nëse e bën këtë,është një vendim personal i tij dhe nuk ka pse lidhet me politikën!
    Nuk kam dëgjuar ndonjë politikan që tu thotë shqiptarëve që shisni çdo gjë se diku nëpër Europë do të gjeni parajsën.
    Nuk besoj që shqiptarët mos ta dinë se sa i vështirë është kurbeti.Ndaj nuk është mirë që të quhen kaq të "trashë" shqiptarët!Sepse gati çdo familje shqiptare ka një pjesëtar jashtë shtetit dhe besoj se e njohin mirë jetën andej.
    Dhe nuk e kuptoj lidhjen që i bëhet firmave piramidale me lëvizjen e lirë!!!Sepse vetë nga termi "lëvizje e lirë",qytetari vendos vetë në përgjegjësinë e tij ashtu si edhe ata që kanë emigruar vite e vite më përpara.
    Shqiptarët e kanë patur dhe e kanë ëndërr Europën.Duan ta prekin,ta shijojnë e natyrisht që nuk është aspak e lehtë ashtu si edhe për ju zotërinj që emigruat.Besoj se edhe për ju nuk ishte e lehtë.Por çdo gjë varet nga aftësia për të punuar,përshtatur me një realitet të ri.Natyrisht që mirë bëni që apeloni për kujdes por edhe ju bëni kujdes.Mos ju prishni ëndrën shqiptarëve!Kjo botë ka vënd për të gjithë.

  4. #4
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Danimarkë - A jemi popull i nëmur që na ndjek mynxyra / Liberalizimi i vizave /

    Adem edhe une i bashkohem postimit te besos , por kisha edhe nje pyetje .

    Pse ne fillim te titullit ke vene Danimarke ?
    Tanime te gjithe e dime se ti je ne Danimarke dhe shkruan nga Danimarka , e ke thene ne cdo postim dhe ke ven edhe targen .
    Por ta shkruash Danimarke ne fillim te titullin sikur nuk i pershtatet temes qe ke hapur .
    Kur lexova titullin e temes mendova cfare i ka ndodhur Danimarkes . Ose te pakten kete pershtypje te jep ne fillim kur lexon titullin e kesaj teme .

    Nejse me fal se ndoshta nuk me takon ta them , por me ra ne sy ....
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e valdetshala
    Anëtarësuar
    15-03-2008
    Vendndodhja
    Pejë-Republika e Kosovës
    Postime
    2,363
    Mendimi im eshte se Zoti Adem eshte duke na pershkruar edhe anet negative qe mund te na paraqiten me emigrim apo dalje ne shtetet e jashtme sepse per momentin po shikohen vetem ato pozitive dhe ëndrrat tona, e nga nje here shpresa na bene te verber.
    Pastaj Politikanet me te vertete jane duke na quar ne humnere por jo te gjitheve, e tani nuk e di se cilet anetare marrin pjese ne ate grupin qe po shkojne drejt humneres e cilet jo.
    PS E kam provuar gurbetin, poashtu babai im i ndjere ka punuar 30 vite ne gjermani.
    Me respekt,

    Valdet Shala

  6. #6
    Tani mund ta ndiqni intervistën me zotëri Jeton Shasivarin.
    Ju mund¨të bëni pyetje direkt nëpërmjet telefonit +45/35856100 dhe +45/35856107
    apo nëpërmjet postëselektronike projekt21@radioprojekt.dk
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Nuk eshte edhe aq keq, pas cdo te keqe vjen edhe nje e mire

    Pse jemi ne kete gjendje qe jemi si popull, edhe cka duhet me bo me permiresu dhe te dalim nga kjo gjendje?! Sipas mendimit tim 'nuk mundemi me thone se eshte deshtim dhe tragjedia e rradhes me krahasu me '97 ku u vrane mijera njerez, vellau me vella dhe u dogj shteti i ngritur me shume mund, Shqiperia do te ishte 1-2 vite larg BE-se po te mos ndodhnin ato ngjarje, pastaj Kosova mund te kerkonte bashkangjitje me token ame dhe askush sdo te mund te na pengonte qellimin e popullit. Pra nuk mund ta terheqim nje paralele ne mes ketyre dy ngjarjeve. Tani po mundohen edhe atje Presidenti Bamir Topi me i pajtu politikanet e atjehit per te miren e pergjithshme, per te miren e shoqerise. As nuk mundemi me krahasu me Luften e Kosoves.

    Kjo eshte nje e mire, mundemi me perfitu shume si komb nga Evropa, por nese bazohemi ne miqesi dhe respekt reciprok, sot eshte bere liberalizimi i vizave per Maqedonine, neser per Shqiperine, pasneser per Kosoven, mund qe edhe ShBA-ja tua heq vizat ketyre shteteve. Tragjedia eshte sistemi ku po jetojne populli shqiptar, ku gjithcka eshte e politizuar dhe familjarizuar, plus edhe feja qe na ka ndare nga vendet mike te perendimit, por ma e keqja eshte qe na ka bere dem me se shumti neve. Puna na ndihmon, dashuria na ndihmon, keto kur i kemi te tjerat vijne.

    Eshte e drejte e tyre me kerku azil ekonomik-politik prej shteteve perendimore po edhe keta ankohen se jane ne krize ekonomike, por normal eshte e drejte edhe e ketyre shteteve me i kundershtu kerkesat e tyre pasi t'i shiqojne rastet. Asgje s'eshte tragjike, tragjike mund te jene vetem parate qe shkojne per bileta-shpenzime, po mire e shohin si eshte ne perendim, pastaj ka shume shqiptare ne keto shtete, ndoshta krijohen miqesi, martesa, gezime me shume.

    Pershendetje

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    njezit largohen , dalin asil ose ma mir me than largohen sa per fillim perkohsisht...
    ..se qeveritaret nuk kan koh te meren me problemin e popullit...i kan problemet private ...
    e populli duhet qe ti largohet asaj qeverije te flliqt...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763
    Citim Postuar më parë nga busavata Lexo Postimin
    njezit largohen , dalin asil ose ma mir me than largohen sa per fillim perkohsisht...
    ..se qeveritaret nuk kan koh te meren me problemin e popullit...i kan problemet private ...
    e populli duhet qe ti largohet asaj qeverije te flliqt...
    Mirmroma,protestant.

    Ju rebelet!...sa qef,qe e keni te verteten.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Mirmrama Serafim
    .... ose nje Revulucion te cilin qeveritaret do ta quajn Rebelion ose nje Exodus ...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •