Ramadan Muja bėri betimin pėr mandatin katėrvjeēar nė krye tė komunės sė Prizrenit, ndėrsa kryesues i kuvendit u zgjodh Njazi Kryeziu.
Nga Express mė 15.02.2010 nė ora 18:23
Komuna e Prizrenit mbajti seancėn inauguruese tė kuvendit komunal, nė tė cilėn tė gjithė 41 kuvendarėt ishin tė pranishėm dhe dhanė betimin se do tė jenė konsekuent nė zbatimin e ligjit dhe rregulloreve tė punės sė kuvendit.
Pas betimit tė kuvendarėve betimin e bėri edhe kryetari i komunės, Ramadan Muja.
Seanca inauguruese u kryesua nga pėrfaqėsuesi mė i vjetėr i kėshilltarėve tė cilėt kanė fituar mandatin nė zgjedhjet e lira lokale me 15 nėntor 2009, Cenė Fanaj.
Muja, pas dhėnies sė betimit mbajti njė fjalė rasti dhe pėrshėndeti tė gjithė kuvendarėt pėr punė tė suksesshme gjatė kėtij mandati politik katėrvjeēar.
Si kryetar i komunės zotohem sot para jush se do tė jem nė lartėsinė e pėrgjegjėsive tė mija politike dhe ligjore me qeverisjen e komunės. Po ashtu kėrkoj nga ju kuvendar tė nderuar qe tė jeni sa mė tė pėrgjegjshėm nė zbatimin e obligimeve tuaj ligjore e politike dhe tė reflektoni gatishmėri pėr tė kooperuar dhe bashkėpunuar nė tė mirė tė tė gjithė qytetarėve tė komunės sonė", tha Muja.
Ndėrsa, nė pikėn e tretė tė rendit tė punės u votua pėr kryesues tė kuvendit tė komunės. Partia demokratike e Kosovės propozoi Njazi Kryeziun pėr kryesues, ndėrsa partitė opozitare propozuan Lulzim Kabashin.
Kuvendaret pėrmes votės sė fshehtė zgjodhėn Njazi Kryeziun pėr kryesues tė kuvendit komunal me 22 vota pro, ndėrsa Lulzim Kabashi mori gjithsej 19 vota.
Krijoni Kontakt