Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 102
  1. #11
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Aleksandri i Madh ( 356-323 p.K.)

    Aleksandri III i biri i Filipit, i njohur dhe me emrin Leka, lindi ne korrit te vitit 336 p.K. ne Pela, ne veriperendim te Selanikut. Kjo date ka mbetur e fiksuar sepse ate nate u dogj tempulli i njohur i perendeshes Diana te Efesianeve. Plutarku shkruante se te gjitha falltaret e Efesit pasi veshtruan rrenojat e tempullit, renden neper rruge duke thirrur; ky ishte sinjali i lindjes se atij qe do te shkaterronte te gjithe Azine. Ndonese i ati ngazellohej duke paraqitur ne monedha fitoret e tij ne garat me koēi ne Lojrat Olimpike, Aleksandri nuk denjoj te merrte pjese ne gara me njerez qe nuk ishin te seres se vet. Historiani Plutark gjithashtu e pershkroi me hollesi se si djaloshi dymbedhjete vjecar zbuti kalin e zi te eger, Bucefalin. Filipi pajtoi mesuesit me te mire per Leken. Ky mesoi te fliste, te shkruante e te lexontene greqisht, ashtu siē bene edhe shume shqiptare te kulturuar njezet e dy shekuj me vone. Mirepo, per shkak te antipatise se ndersjellte midis Filipit dhe grekeve, pergjegjesit e drejtperdrejte per edukimin e Aleksandrit nuk ishin greke. Dy prej tyre ishin Leonidha, nje farefis i nenes se tij molose, Olimpias, dhe Lisimaku, arkanani nga krahina e Dodones pellazge. Me vone, Aleksandri deklaroi se Leonidha i rrepte e kishte bere te forte e te qendrueshem, duke e pajisur me dy “kuzhiniere” te shkelqyer: nje marshim gjate nates, per te shijuar megjesin dhe nje mengjes te paket, per te shijuar dreken. Pastaj ishte dhe Aristoteli, filozofi dhe logjicisti me i shquar i kohes se tij. Filipi i dergoi fjale fjale atij qe te vinte e t’i jepte te birit mesime ne Moral, Politike, Mjekesi dhe Filozofi ose Metafizike. Eshte me interes te vihet ne dukje se vete Aristoteli (384-322 p.K.) kishte lindur ne Stagira te Maqedonise, ne lindje te Selanikut. I ati i tij kishte qene mjek i oborrit te te atit te Filipit, mbretit Aminta II. Pra, maqedonasi Aristotel ishte si ne shtepine e vct ne oborrin maqedonas, deri ne moshen 17-vjeēare, kur shkoi ne Athine dhe u be student i Platonit. Ne vitin 342 p.K. ai u kthye ne Maqedoni si tutor i Aleksandrit 13-vjeēar dhe ndejti aty 7 vjet. Ndikimi i Aristotelit gjate ketyre viteve te formimit deshmohet nga nje leter, te cilen Aleksandri ia dergon me vone tutorit te tij. “Do te doja me shume te shquhesha ne dituri, sesa ne pushtet e ne sundim”. Megjithate, ai e identifikonte veten me heronjte e lashte te Homerit, i bindur se ishte nje pasardhes i Herakliut (Herkulit), nga ana e babait, dhe i Akilit nga ana e nenes.
    Pas vdekjes se Filipit, ne vitin 336 p.K. Aleksandri u ngjit ne fronin e Maqedonise ne moshen 20-vjeēare. Edhe me pare Filipi i kishte dhene atij pergjegjesi te medha ne fushatat ushtarake dhe ne bisedimet e paqes. Ne te dy rastet, zotesia e tij kishte fituar besimin e oficereve dhe te ushtareve. Ne fillim, atij iu desh te demostronte autoritetin e tij, duke shtypur kundershtimet ne Maqedoni. Pastaj iu desh te shtypte kryengritjet kalimtare ne Iliri, qe nga Piluri, afer Korēes deri ne veri ne danub. Bashkepunimi me moloset ishte i siguruar ne saje te lidhjeve amesore. Mirepo, me hipjen e tij ne fron, armiku i betuar i te atit, Demosteni, formoi serish nje lidhje rivale dhe, madje, i nxiti perset qe te hidheshin ne lufte kunder Aleksandrit, duke e quajtur ate ēilimi dhe torollak. Prandaj Aleksandri marshoi per ne Greqi. Athina e deshperuar dergoi ambasadore qe te hynin ne bisedime me Aleksandrin. Demosteni ishte njeri prej tyre, mirepo, nga frika e zemerimit te mbretit, ai i braktisi te tjeret dhe u kthye ne Athine. Sidoqofte, Aleksandri u paqesua, kurse nderi i Demostenit zuri te lekundej. Pavaresisht nga perdorimi i kufizuar i forces prej Aleksandrit dhe kushtet bujare te paqes, shume nga greket dhe veēanerisht athinasit, mbeten kundershtare te betuar te tij. Mirepo Aleksandri kerkoi dhe siguroi mbeshtetjen besnike te farefisit te tij ne pergatitjen e fushates kunder Persise.
    Ai u nis per ne Delfi per t’u keshilluar me orakullin e Apollos per fatin e fushates aziatike, por mberriti atje ne nje dite te ndaluar, e cila konsiderohej e papershtatshme per orakullin qe te jepte parashikimin e saj. Mirepo, kur ajo nuk pranoi qe t’i vinte veshin lajmetarit te tij, Aleksandri u fut vete brenda dhe e terhoqi ate zvarre ne tempull. Rezistenca e saj qe e kote; me ne fund ajo thirri: “Biri im, ti je i paperballueshem!” Me te degjuar keto fjale, ai e leshoi, duke se kjo ishte pergjigja e deshiruar dhe se nuk kishte me nevoje per keshilla te metejshme nga perendite.
    Ne vitin 334 Aleksandri i priu ushtrise se tij pre 35.000 vetesh pertej Hellespontit dhe u vu perballe qindra mijra perseve. Ai kishte kerkuar vetem 7.000 ushtare nga shtetet greke, por faktikisht siguroi shume me pak. Nje studiues shqiptar (Qafėzezi, 1929) pohon se ne ushtrine e tij kishte vetem 600 greke. Kjo sepse Aleksandri nuk ua kishte shume besen grekeve; ai preferonte me mire te mbeshtetej te maqedonet e tij dhe tek epirotet, iliret e trakasit, tek te cilet kishte besim. Gjuha greke perdorej si gjuhe nderkombetare dhe zyrtare nga bota e qyteteruar ne ate kohe. Megjithate, ne momente te veēanta kritike, si p.sh. ne rastin kur nje kapiten i tij, Kliti, i uli maqedonet ne krahasim me greket, Aleksandri “u thirri rojeve ne gjuhen maqedonase, shenje kjo e sigurte e zemerimit te tij te madh”. Kurse ne nje rast tjeter, kur Aleksandri nxori para gjyqit ushtarak nje gjeneral grek, nje fare Filota, ai i kerkoi ketij te fundit qe te fliste ne maqedonisht, ne menyre te ta kuptonin gjykatesit maqedonas. Mirepo gjenerali refuzoi, duke thene: “Do flas ne greqisht sepse dua qe te me kuptojne bashkekombasit e mi”. Me sa duke shumica e krereve dhe e ushtrise ne ekspediten aziatike ishin pellazge apo shqiptare; sigurisht qe ata nuk ishin greke, por maqedonas. Mosbesimi i Aleksandrit te greket do te shtohej me shpejtesi, pasi here pas here historiani ve ne dukje se me shume se 30.000 mercenare greke ishin bashkuar me perset ne lufte kunder armikut te perbashket, Aleksandrit.
    Aleksandri me se njehere kerkoi ndihmen e hyjnive pellazge per te arritur suksesin ne kete ndermarrje te madhe. Keshtu ne Hellespont ne udhen midis Evropes dhe Azise, ai dhuroi nje dem si flijim per Neptunin, perendine e detit, kurse per “Zanat” (zerat apo shpirtrat) e detit derdhi ne altar vere me nje kupe te arte. Me te shkelur ne bregun aziatik, ai ngrit altare per Zotin e pellazgeve, per perendeshen Athina dhe per Herakliun (Herkulin), heroin pellazg, te cilin e konsideronte si stergjysh nga ana e te atit. Kur mberriti ne Trojen e famshme, beri fli per perendeshen Athina ne faltore, qe sapo ia kishin perkushtuar dhe nderoi kujtimin e heronjve qe kishin rene atje, duke derdhur libacione solemne.
    Kur gjeti varrin e mbretit trojan, Priamit, i cili ishte vrare nga i biri i Akilit, Pirroja, stergjyshi i tij nga e ema, Aleksandri dhuroi flijime ne altar per te qetesuar zemerimin e mbretit. Perveē vendosjes se kurorave me lule e leu varrin me mirrė dhe, sipas nje zakoni te vjeter, kapitenet zune te rendnin lakuriq perreth varrit.
    Sigurisht saga e Trojes e mrekullonte kete luftetar romantik. Edhe ne fushaten aziatike ai nuk i ndau nga vetja dramat e Euripidit, Sofokliut dhe Eskilit, ndonese Iliaden e Homerit e ēmonte si “thesar te persosur portative, me te gjitha njohurite e zotesise ushtarake”, duke e mbajtur “nje kopje te sajen se bashku me thiken e tij poshte jastekut”, kur binte te flinte.
    Fitorja e pare mbi perset dhe mercenaret greke u arrit ne lumin e Granikut, ne lindje te Trojes. Pas kesaj, ai marshoi ne drejtim te bregut perendimor te Azise se Vogel, duke ēliruar qytetet greke nga pushtimi pers. Sardi u dorezua dhe Aleksandri dha urdher qe ne kala te ngrihej nje faltore per Zotin e Pellazgeve. Edhe Efesi u dorezua dhe Aleksandri urdheroi qe taksat qe i paguheshin Persise t’i kalonin tempullit te Dianes. Ai tregoi shume kujdes per organizimin e administrates qeveritare te territoreve te pushtuara dhe mbajti lidhje te vazhdueshme me administratoret e tij ne Maqedoni. Keshtu, erdhen njera pas tjetres renia e Sirise, fitorja vendimtare e Isusit, dorezimi i Sidonit dhe, pas nje rrethimi 7-mujor, shkaterrimi i Tirit. Gjate rrethimit te Tirit, Dari, qe ishte hedhur shendoshe e mire pertej Eufratit, propozoi te benin nje marreveshje. Sipas saj, ai ishte gati te dorezonte perandorine e tij te madhe ne perendim te Eufratit dhe t’i jepte te bijen per grua Aleksandrit. Mirepo Aleksandri, qe ia kishte vene syrin te gjithe perandorise nuk pranoi. Njeri prej gjeneraleve te tij veterane, Parmioni, i vuri ne dukje Aleksandrit: “Po te isha si ty, do t’i pranoja keto kushte”. Por Aleksandri ia ktheu: ”Po ashtu dhe une, sikur te isha Parmioni”. Gaza dhe qytetet egjyptiane rane dhe populli i ēliruar e beri ate faraon. Nje prift i atyshem e pershendeti si “Bir i Zeusit”. Per shkak te fitoreve ushtarake te mahnitshme dhe kombinimit te rreptesise me meshiren ne gjykimin e tij ndaj te mundurve, atij vazhdimisht zune t’i drejtoheshin si hyjni. Ndonese, me vone, thuhet se e ka pranuar nje nderim te tille, ne kete faze qe po flasim, sigurisht qe nuk ushqente iluzione te tilla. Plutarku shkruan se, nje here, kur u plagos nga nje shigjete, e cila i shkaktoi shume dhimbje, ai u tha shokeve te tij: “Ky, o miqte e mi, eshte gjak i vertet, e jo ikor, qe rrjedh nga dejet e perendive.”
    Ne kete kohe, ne vitin 331 p.K. pakenaqesite e grekeve ndaj Lidhjes se Korintit ēuan ne nje kryengritje, e cila kerkonte nderhyrjen e trupave maqedonase. Prandaj Aleksandri i liroi nga ushtria aleatet greke, u dha pagesa bujare per sherbimin e tyre dhe, tre vitet qe pasuan, e vazhdoi fushaten pa ndihmen e grekeve. Me pushtimin e Babilonise e te qyteteve te medha perse dhe me vdekjen e Darit, perandoria e madhe u shkaterrua. Pasurite e saj i kaluan Aleksandrit. Ne kohen kur kishte kaluar Hellespontin thesari i tij numeronte vetem 70 talenta, ndersa tani kishte arritur shumen 180.000 talenta, qe eshte baraz me disa miliarda dollare (sot). Mirepo, ne vend qe t’i kthente ne Evrope trupat e lodhura nga lufta, Aleksandri ambicioz u shty edhe me tej ne Iran, Turkestan dhe Afganistan. Ndjekja e bandave te armatosura dhe pushtimi i fortesave te izoluara ne ato male te ashper ishte nje ndermarrje teper e lodhshme dhe e veshtire. Pasi nenshtroi Turkistanim dhe Afganistanin e sotem, ai kaptoi qafen e njohur Kyber e doli ne Panxhabin e Indise dhe ne lumin e Hindit. Ne kete menyre, ai kishte pershkuar ne drejtim te kundert rrugen e shtegtimit te stergjysherve te tij te lashte, pellazge. Ai do te kishte vazhduar edhe me tej, po te mos kishte qene nga pakenaqesia dhe zemerimi i ushtrise, qe kercenonte se do te hidhej ne kryengritje. Prandaj, para se te merrte udhen e kthimit, ne vitin 326 p.K. ai ngriti nje monument madheshtor si deshmi e depertimit te ushtrise se tij ne cakun me te larget, ne Indi. Ai e mbikqyri vete ndertimin e 12 altareve, te larte e te gjere si kulla, per perendite e stergjysherve te tij pellazge. Mbi ato altare monumentale u bene flijime per perendite sipas zakonit dhe, me pas, u zhvilluan lojera gjimnastikore e gara vrapimi ne kembe e me kuaj.
    Pastaj trupat e tij moren udhen per ne atdhe, duke kaluar permes qyteteve qe kishin pushtuar, duke kontrolluar qeverite qe kishin vendosur aty, duke bere riorganizimet e nevojshme dhe duke zevendesuar disa ofiqare, te cilet ishin korruptuar gjate mungeses se gjate te Aleksandrit. Mirepo, ne Babiloni Aleksandri u semur rende nga ethet e brenda pak ditesh vdiq ne moshen 33 vjeēare, ne vitin 323 p.K. Keshu, ne rreth 10 vjet, kohe qe u ishte dashur heronjve te tij te merrnin Trojen, ai kishte pushtuar pjesen me te madhe te botes, te njohur deri atehere.
    Vdekja e armikut te betuar te Maqedonise, Demostenit, menjehere pas Aleksandrit, ishte nje fund banal i nje drame te madhe historike. Lakmia e tij per rryshfete e beri te veten. Thesarmbajtesi i Aleksandrit, nje maqedon i dhene pas luksit, i quajtur Harpal, la Azine dhe u dorezua ne thesaret e plaēkitura. Ne fillim, Demosteni i xhindosur i keshilloi athinasit ta debonin tradhetarin nga vendi i tyre, mirepo inati i ra me te marre nje kupe te rende, te arte, nga Persia. Per rrjedhoje, ai me te tjeret u denuan per marrje rryshfetesh dhe u perzune nga qyteti. Sidoqofte, me vdekjen e Aleksandrit, Demostenin e thirren dhe e vune serisht ne krye ne menyre qe t’i bashkonte greket per te debuar maqedonasit nga Greqia. Duke qene se nje perpjekje e tille deshtoi me turp, ai u arratis nga fusha e betejes dhe u fsheh ne nje altar aty prane, ku, per t’u shpetuar ndjekesve piu helmin e vdiq. Athinasit i ngriten atij nje statuje per tunxhi, ne bazamentin e se ciles vune mbishkrimin: “Sikur te kishte qene per Greqine po aq i forte sa ē’ishte dhe i zgjuar, maqedonet nuk do ta kishin pushtuar kurre ate”.



    [size=0,3]marre nga eDSH-Historia [/size]

  2. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Eni,

    nje doktor ne ushtrimin e profesionit te tij, nuk i lejohet paqartesia ne verpim, as njeanshmeria, ndryshe ai nuk lejohet te ushtroje profesionin e tij.

    Si historiane, duhet ndjekur i njejti parim, them une, apo jo?

    Ndryshe, i bie qe e kunderta te vertetoje barbarizem e jo prejardhje fisnike, keshtu qe edhe ne kete rast, serish nuk dalim me origjine Aleksandri!

    *******************************

    Ja se cfare kane shkruar Dijetaret e lashte mbi dallimin Maqedonas-Ilir!

    1) Diodorus Siculus (Hostorian)

    Historiani i lashte grek, Diododrus, shkroi shume per Maqedonine e kohes se Filipit II edhe Aleksandrit te Madh e deri ne kohen e mbretit Maqedonas, Perseus.

    thenie e Diodorus:
    Disa prej [b]Ilireve edhe Trakeve iu bashkangjiten aleances (me greket), per shkak te urrejtjes se tyre ndaj Maqedonasve. 18.11.1-2

    2) Arrian (Historian i Greqise se lashte ) Fushatat e Aleksandrit


    thenie prej tij:


    Aleksandri vazhdon tu flase Maqedonasve te tij edhe aleateve: "Ejani pra; le ti shtojme edhe ate qe ka mbetur prej Azise asaj qe ju tashme e posedoni - si nje shtese e vogel, kundrejt numrit te madh te pushtimeve tuaja. Cfare gjeje te madhe apo fisnike do te kishim arritur, nese do te ishim mjaftuar me jetesen ne paqe ne Maqedoni, duke ruajtur shtepite tona, e duke mos marre barre te tjera pas kontrollit te tentativave te Trakeve drejt kufijve tane, apo te Ilireve edhe Tribaleve........[fq 294] Arrian, Libri 5

    po te doni ka shume te tjere...

  3. #13
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sic e dijme fiset illire kurre nuk kane qene te bashkuara te gjitha, ne asnje moment historik, dhe kemi shume raste kur ato kane luftuar njera tjetren, sikur qe edhe brenda fiseve illire ka pasur lufta per pushtet, por a do te thote kjo se maqedonet nuk kane qene illir, jo aspak.
    Leka i Madh dhe Makedhonia kane qene dhe jane illiro-shqiptare pa as me te voglin dyshim shkencor.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    ARRIAN

    Klod,

    A paske verejte fare mire qe ARRIAN e tregon fytyren e vertete te Grekeve.

    Ne nje pjese tjeter shkruar se si ne anen e Persianeve ishin pozicionuar 30 000 mercenar Greke.

    Eshte interesant te permendet ne kete liber, e cila trajtohet nga historianet boteror si libra me reale per Leken e Madh.

    Askund ne liber nuk shkruar USHTRIA GREKE, apo SHIGJETARET GREKE etj. Dhe gati ne qdo lufte gjendeshin se paku 2000 mercenar greke (qe shpetuan dhe iken per fate te tyre) ne anen e Persianeve, qe tregon qarte per poziten e Grekeve kundrejte Lekes.

    Te gjitha fiset Illire ju bashkangjiten forcave te Lekes ne lufte kunder Persianeve.

    Arrian kishte jetuan 400 vite pas Lekes se Madh, duke u bazuar ne shkrimet e Ptolemit dhe Aristobulus.


    Por ne tash duhet te shkojme ne nje shkalle tjeter dhe te mundohemi ti pergjigjemi pyetjeve si Psh:

    -Pse Leka vrau nje populle ne nje pjese te Pakistanit te sotem vetem pse flitnin te njejten gjuhe si Greket.

    -Pse komandantet e Lekes u dehen ne ekstaz kur takuan nje populle qe thonin se kishin prejardhjen prej Dionisit.

    - Pse dhe nga kush u helmue Leka. Natyrishte se nga Greket. Sepse po te kthehej Leka ne Greqi do tua bente atyre te njejten sikurse atij populli qe e flitnin Greqishten.

    -Pse Aristoteli e mesoi Leken.

    -Si mberrijti vete Arisoteli te behej student i Platos, duke qene i vetedijshem se ishte BARBAR.

    -Komandante e Lekes pas vdekjes se tij u bene Mbreter ne shume vende aziatike, si psh Ptolemi ne Egjipt etj.

    -Pse Shqiptaret ishin mbreter te Egjiptit deri para 150 viteve. A ishte kjo vazhdimesi e komandanteve te Lekes se Madh, qe edhe vete Skenderbeu e kishte verejte.

    -A na tregon kjo edhe per kombesine e Ptolemit, Gjeografit te njohur boteror, qe kishte jetuar ne fillim te eres sone, dhe ne baze te studimeve te tij Kollumbus kishte zbuluar Ameriken.

    -Lidhja me Kalashet e Pakistanin eshte e pamohueshme edhe per 10 vjeqaret. Kalashet e Shqiperise do te pajtoheshin me kete teori.


    Ekzistopjne pyetje te shumta qe ne duhet te mundohemi ti gjejme. Ne ketu po permendim vetem 5% te pyetjeve.

    Sikur te mos ishte kombi Shqiptar aqe i lashte do te ishte shume lehte te gjejme pergjegjen per prejardhjen e tij.

    Nderime

  5. #15
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ok!

    ky eshte mendimi im i fundit per sot.

    Pelasgjian, ajo qe une kam dashe me trugu eshte dallueshmeria qe i bejne historianet Maqedonasve nga Iliret, asgje me shume.

    Une nuk mundem personalisht me pretendu se Leka eshte grek, se nuk e di. Por di qe ai e greqizoi, helenizoi veten, e jo te tjeret ate.

    Si ka mundesi qe nje armik i grekervet te huazoje cdo lloj mesuesi per me u greqizu?! Madje si per shtese, ta ndieje veten prej shtreses mitologjike greke!

    Tashti, une nuk do merrem me ne eshte apo jo i pabese Arrin, meqe e ka biografine greke. Keto lloj racizmash qesharake une i shoh vetem tek jabanxhij qe pretendojne origjina pasanikesh.

    N'Egjipt, mbretenit shqiptare kane qene prej peranorise otomane, i lumun, e dime fare mire qe komuniteti grek i ka dhene shume atij veni, me shekuj.


    ja ku i ke disa te tjera:

    Kuintus Kurtius Rufus, historian romak


    "Duke fillu me Maqedonine, tashme une zotnoj Greqine, edhe kam sjelle nen kontrrollin tim Traken edhe iliret; drejtoj Tribalin edhe Medin. Une kam nen zotnim Azine prej Helespontit der ne Det te kuq. [fq 227]

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Ptolemy

    Ja edhe nje Greke me plise te bardhe.

    http://www.stetson.edu/~efriedma/per...e/html/Pm.html
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #17
    TATAJA Maska e DON_Endri
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Divizioni 44, Batalioni ''Qef-Rehat''
    Postime
    78
    Eshte mese e vertetuar se nje ballkanas smund te beje histori te pa-anshme per fqinjin e tij ballkanas. Historia perhere do te bastardohet nga njeanshmeria dhe nacionalizmi grotesk i kombeve.
    Passwords are like underwear. Change yours often........Don't share yours with your lover.

    TaTaJa

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Ore po ca beni se late nam;
    Qysh ore qenka Leka Greke;
    Ku ka ncjerre ndonjehere Greqia burra,
    Ne Shqiptaret para dhe pas Lekes kemi nxjerre aq heronje dhe
    burra te shpates sa emrat e tyre nuk i nxe Forumi.
    Po ne Maqedonsit e sotem pse flasim Shqip dhe jo Greqisht,
    Kur paskemi ardh ne aty dhe kemi ndjekur Grekut;

    The Patriot

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Sa shume ke te drejte

    DON_Endri

    "Eshte mese e vertetuar se nje ballkanas smund te beje histori te pa-anshme per fqinjin e tij ballkanas. Historia perhere do te bastardohet nga njeanshmeria dhe nacionalizmi grotesk i kombeve."


    Dhe mund te vazhdoj.....

    Edhe pse kete e bene Greket ne keto 2 mije vitet e fundit, perseri bota u besoj. U besoj sepse ne nuk ishim aty te tregonim anen tone te historise.

    Deri me tani kishim vetem nje njeanshmeri (Greket), kurse tani kemi disa njeanshmeri (Shqiptaret, Italianet, Sllavo-maqedonasit, Kroatet). Ndoshta ky fenomen i njeanshmerise e bene baraspeshimin e historise se Ballkanit.

    Nderime,

  10. #20
    TATAJA Maska e DON_Endri
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Divizioni 44, Batalioni ''Qef-Rehat''
    Postime
    78
    E verteta! E verteta e pa-anshme na intereson me shume nga te gjith gjerat e tjera. Po kush eshte ai ballkanas qe ka burreri te ngrihet ne kembe dhe te thote te verteten ashtu sic eshte lakuriq???!!!
    Passwords are like underwear. Change yours often........Don't share yours with your lover.

    TaTaJa

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nga jeta e njerzve tė shquar
    Nga DoLpHiN nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 16-11-2014, 22:14
  2. Jeteshkrime nga jeta e njerzve te medhej nder shekuj !
    Nga ALBA nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 03-07-2011, 06:33
  3. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  4. Testament-Privilegjet” e Aleksandrit tė Madh pėr ilirėt
    Nga Tirana nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2006, 06:16
  5. Jetėshkrime nga njerėz tė menēur!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •