Fatmiri nuk ikėn
Fatmir Sejdiu nuk dėshiron ta konfirmojė kandidaturėn pėr Kryetar tė LDK’sė deri nė Kuvendin Zgjedhor. Tė martėn, ai mori mbėshtetje edhe nė rrugė. Njė grup tė rinjsh shkruan grafite “Voto Fatmir Sejdiun, shpėto LDK’nė”. Me parullėn tjetėr “Poshtė hajnat e 3-pėrqindėshit” u atakuan Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, dy menaxherėt e kėtij fondi gjatė viteve ‘90.
Nga Express mė 27 tetor 2010 nė ora 08:08
Fatmir Sejdiu nuk e ka ndėrmend tė heqė dorė nga ambicia pėr tė marrė edhe njė mandat nė krye tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, pavarėsisht kėrkesave nga disa zyrtarė tė partisė sė tij si dhe protestave dhe parullave.
Sejdiu nuk dėshiron ta shpallė kandidaturėn para mbajtjes sė Kuvendit Zgjedhor, siē ka bėrė Bujar Bukoshi, para dy muajsh, ndėrkaq Isa Mustafa vazhdon tė mbajė tė hapur mundėsinė e hyrjes nė betejėn elektorale pėr postin mė tė lartė nė parti.
Sipas Statutit tė LDK’sė, kandidatura konsiderohet legale nėse plotėson kriteret qė pritet tė pėrcaktohen nė Kuvendin Zgjedhor. Para katėr vitesh, nė Kuvendin e fundit Zgjedhor, kushti pėr tė hyrė nė garėn pėr Kryetar tė LDK’sė ka qenė mbledhja e njėqind nėnshkrimeve nga delegatėt.
“Unė do tė respektoj pėr vete procedurat normale dhe pėr vete e di se nė Kuvendin e partisė do tė shpallen kandidaturat zyrtare. Deri nė atė kohė, e kam pėr borxh qė tė udhėheq kėtė proces tė rėndėsishėm tė LDK’sė”, ka thėnė Sejdiu nė njė konferencė pėr shtyp nė selinė e partisė, tė martėn.
Krijoni Kontakt