Close
Faqja 16 prej 26 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 258
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Fatmiri nuk ikėn

    Fatmir Sejdiu nuk dėshiron ta konfirmojė kandidaturėn pėr Kryetar tė LDK’sė deri nė Kuvendin Zgjedhor. Tė martėn, ai mori mbėshtetje edhe nė rrugė. Njė grup tė rinjsh shkruan grafite “Voto Fatmir Sejdiun, shpėto LDK’nė”. Me parullėn tjetėr “Poshtė hajnat e 3-pėrqindėshit” u atakuan Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, dy menaxherėt e kėtij fondi gjatė viteve ‘90.

    Nga Express mė 27 tetor 2010 nė ora 08:08
    Fatmir Sejdiu nuk e ka ndėrmend tė heqė dorė nga ambicia pėr tė marrė edhe njė mandat nė krye tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, pavarėsisht kėrkesave nga disa zyrtarė tė partisė sė tij si dhe protestave dhe parullave.

    Sejdiu nuk dėshiron ta shpallė kandidaturėn para mbajtjes sė Kuvendit Zgjedhor, siē ka bėrė Bujar Bukoshi, para dy muajsh, ndėrkaq Isa Mustafa vazhdon tė mbajė tė hapur mundėsinė e hyrjes nė betejėn elektorale pėr postin mė tė lartė nė parti.

    Sipas Statutit tė LDK’sė, kandidatura konsiderohet legale nėse plotėson kriteret qė pritet tė pėrcaktohen nė Kuvendin Zgjedhor. Para katėr vitesh, nė Kuvendin e fundit Zgjedhor, kushti pėr tė hyrė nė garėn pėr Kryetar tė LDK’sė ka qenė mbledhja e njėqind nėnshkrimeve nga delegatėt.

    “Unė do tė respektoj pėr vete procedurat normale dhe pėr vete e di se nė Kuvendin e partisė do tė shpallen kandidaturat zyrtare. Deri nė atė kohė, e kam pėr borxh qė tė udhėheq kėtė proces tė rėndėsishėm tė LDK’sė”, ka thėnė Sejdiu nė njė konferencė pėr shtyp nė selinė e partisė, tė martėn.

  2. #152
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Dole Fatmir
    Zhiveo Isa

    Dole Isa
    Zhiveo Fatmir

    hahahahaahaahahaaaaa
    zhiveo cofi edhi......
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Protestuesit e duan Mustafėn kryetar tė LDK'sė


    Protestuesit e duan Mustafėn kryetar tė LDK'sė

    Nga Express mė 27 tetor 2010 nė ora 14:19

    Pėrkrahės tė Isa Mustafės, tė mėrkurėn kanė protestuar para selisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), ku kėrkuan largimin e Fatmir Sejdiut nga kreu i partisė dhe kandidimin e Isa Mustafės, pėr kėtė post, pasi sipas tyre, Mustafėn do ta votojė tėrė populli.

    Protestuesit mbanin nė dorė pankarta dhe fotografi tė Isa Mustafės, ndėrsa gjatė tėrė kohės me brohoritje kėrkuan largim e Sejdiut.

    Organizatorėt e protestės thanė se edhe pse e duan Fatmir Sejdiun, ka ardhur koha qė tė largohet ai, sepse sipas tyre Isa Mustafėn do ta votojė gjithė populli.

    Njė protestė e ngjashme ėshtė mbajtur edhe javėn e kaluar, ku mbėshtetės tė Isa Mustafės kėrkuan kandidimin e tij pėr kryetar tė LDK-sė.

    Mustafa pas protestės, ishte shpreh i gatshėm qė tė kandidojė pėr kreun e LDK-sė, nėse njė gjė e tillė kėrkohet nga ai.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #154
    Merruni more me diqka tjeter o LPK-ista. Shiqoni dosjet qe po iu dalin ne drite. Ky Ibari po del Ali ahmeti.
    Vetem komunistat e kan bere ketyre here kongresat (Kongresi 8) siq e ka ba PDK-ja.
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga mebybe Lexo Postimin
    Merruni more me diqka tjeter o LPK-ista. Shiqoni dosjet qe po iu dalin ne drite. Ky Ibari po del Ali ahmeti.
    Vetem komunistat e kan bere ketyre here kongresat (Kongresi 8) siq e ka ba PDK-ja.
    po ju edhe ne kupshi e ne plaseshi kuj spo i rruhet per ju
    PDk e rizgjodhi shefin e vet edhe per 4 vite
    e nuk e ka zgjedh per qefin e juaj jo
    kot vajtoni
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    LDK e bukoshit-rugova


    LDK mbeti parti e mahallave Haaaaaaaa

    LDK e fatmir sejdiut
    LDK e bukoshit-rugova
    LDK e isa mustafes (e hajnave te kodres se trimave)
    LDK e ali lajqit
    LDK e negjat dacit tash (LDD)

    po qka i thon kesaj pune veqse ka mbet parti e mahallave
    dhe ju lumt Hashim Thaēit se boll mire jau ka siell
    ju lumt edhe njiher qe e shkatrroi ket parti sllavo-komuniste-titiste
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Me ne fund edhe "bomba e madhe" (ndarja) ne LDK plasi!


    Bujari e Uka shpallin listėn “LDK, Ibrahim Rugova”

    Bujar Bukoshi dhe Ukė Rugova publikuan tė enjten pasdite Listėn Alternative “LDK - Ibrahim Rugova”, me tė cilėn do tė garojnė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
    Bukoshi e Rugova sqaruan se kjo listė nuk ėshtė parti e re politike, por njė fraksion brenda LDK-sė, i cili do tė garojė nė zgjedhjet e ardhshme, nėse do tė lejohet si e tillė nga KQZ, nėse jo atėherė ky fraksion do tė garojė si iniciativė qytetare.

    Vendimi pėr tė dalė si fraksion i veēantė brenda LDK-sė ėshtė marrė pas njė takimi qė ka zhvilluar Rugova tė mėrkurėn me kryetarin e LDK-sė, Fatmir Sejdiu, e tė cilit i ka kėrkuar qė tė largohet nga LDK, respektivisht ta lėshojė rrugėn pėr reforma dhe ringjallje tė kėsaj partie.

    Por, meqė Sejdiu nuk e ka pranuar kėtė, kampi i Bukoshit ka vendosur qė tė dalė me fraksion tė veēantė brenda LDK-sė dhe si i tillė tė garojė nė zgjedhje parlamentare. Deklaratėn me vendimin pėr krijimin e kėtij fraksioni e lexoi i biri i ish- presidentit tė ndjerė, Ukė Rugova, anėtar i ri nga kampi i Bukoshit.

    “Me vendimin pėr krijimin e listės LDK Ibrahim Rugova, ne nuk po braktisim LDK-nė, dhe nuk po krijojmė parti tė re. Me kėtė iniciativė, po krijojmė iniciativė pėr votuesit e LDK-sė, qė janė dėshpėruar nga keq-menaxhimi i vazhdueshėm i kėsaj partie, qė nga marrja e udhėheqjes nga zotėri Fatmir Sejdiu”, tha Rugova nė njė konferencė nė selinė rezidencė tė ish- presidentit Rugova.

    Pėrmes deklaratės, Rugova tregoi arsyet, tė cilat e kanė sjellė kampin e Bukoshit deri te ky vendim. Sejdiu, pėr arsye thjesht individuale dhe kapriciotė personale, sipas Rugovės refuzon ēdo ide qė do tė sillte reforma, hapje dhe ringjallje tė LDK-sė. Klani i Sejdiut, tha ai, e ka sjellė LDK-nė nė kėtė gjendje – ku nė zgjedhjet e fundit para erės “Sejdiu”, ajo kishte mbi 45 pėr qind tė elektoratit, kurse katėr vjet mė vonė, nuk e ka as gjysmėn e kėsaj vote.

    “Vota pėr listėn “LDK Ibrahim Rugova” ėshtė votė kundėr bunkerizimit dhe uzurpimit tė LDK-sė nga Fatmir Sejdiu dhe grupi i tij. Prej sot LDK-ja e Ibrahim Rugovės e ka adresėn pikėrisht nė kėtė shtėpi, pra nė Velani, LDK e manipuluar nga Hashim Thaēi dhe interesat personale tė Fatmir Sejdiut e ka adresėn te Qafa”, tha Rugova.

    Bukoshi e Rugova kėrkuan qė kuvendi i rregullt zgjedhor i LDK-sė tė mbahet tek pas zgjedhjeve parlamentare, kuvend ky i cili sipas tyre, do ta unifikojė dhe ngjallė LDK-sė. Nė tė kundėrtėn, ky kuvend nuk konsiderohet i rregullt.

    “Konsiderojmė se kuvendi emergjent, i cili ėshtė provokuar nga Sejdiu ka vlefshmėri vetėm pėr tejkalimin e krizės aktuale. Kėrkojmė qė menjėherė pas zgjedhjeve parlamentare, LDK duhet tė mbajė kuvendin e rregullt zgjedhor, kuvend ky i cili do ta unifikojė dhe ngjallė LDK-nė. Ne nuk kemi besim nė njė proces tė inskenuar dhe manipuluar nga njė njeri, i cili e ka dėshmuar mosrespektim e tij ndaj Kushtetutės, ligjit, rregullave dhe institucioneve tė vendit”, tha Rugova.

    Pėrndryshe, kampi i Bukoshit nuk ka arritur tė sqarojė pėr Kosovapress, se si mund njė LDK tė garojė me dy lista zgjedhore, meqė pjesėtarėt e kėtij kampi, thonė se do tė garojnė me listėn e tyre, si fraksion politik brenda LDK-sė dhe jo si parti politike.

    “Qė ka mundėsi Komisioni Qendror Zgjedhor, janė tė parapara edhe me Kushtetutėn janė tė gjitha tė parapara. Kjo do tė jetė iniciativa qytetare ‘LDK -Dr. Ibrahim Rugova’, nė qoftė se nuk lėshojnė pe”, tha anėtari i Kryesisė sė LDK-sė, nga fraksioni i Bukoshit Astrit Haraqija.

    Por, a ėshtė kjo iniciativė fraksion apo parti politike?

    “Ėshtė fraksion i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, dhe absolutisht asnjė moment nuk jemi larguar prej Lidhjes Demokratike tė Kosovės”, tha Haraqija.

    Edhe Bukoshi ka mohuar qė Lista Qytetare “LDK Ibrahim Rugova” tė jetė parti politike.

    “As qė bėhet fjalė pėr njė parti tė re politike, pėr njė subjekt tė ri politik, por ėshtė fjalė pėr njė iniciativė qytetare e cila me ligj, mundėsohet, qėllimi i tė cilės ėshtė pėr t’i shpėtuar votat e LDK-sė. Nuk ka kurrgjė kolizive kėtu, prandaj ne takohemi nė kuvendin, pas kėtyre prurjeve”, tha Bukoshi.

    Edhe Bukoshi kėrkoi qė tė ndėrpritet kuvendi zgjedhor i LDK-sė, pasi qė siē tha gara pėr kryetar tė lidhjes Demokratike tė Kosovės ėshtė e minuar Fatmir Sejdiu. Bukoshi pėrndryshe nuk do ta pranojė kuvendin e LDK-sė, edhe po tė zgjidhej kryetar.

    “Edhe kuvendi, i cili tani sė shpejti do tė mbahet do tė jetė njė kuvend sa pėr sy e faqe, pėr t’i bishtnuar praktikisht kėtij procesi edhe pėr tė zhvendosur vėmendjen. Do tė jetė njė kuvend pėr t’iu shmangur sfidave ligjore, edhe do tė ketė njė Kuvend i cili do tė jetė “Thaēi 2”, tha Bukoshi.

    Kampi i Bukoshit ndėrkaq tėrthorazi e pranoi pėr Kosovapress se do tė bashkohet me LDD-nė, e cila po ashtu thirret nė frymėn Rugoviane.

    “Ne do tė kontaktojmė me figurat mė eminente tė LDK-sė dhe fraksioneve tjera qė kanė dalė nga LDK, si LDD-ja, nė mėnyrė qė t’i kontaktojmė ata njerėz, tė cilėt e kanė kapitalin brenda pėr brenda LDD-sė, nė mėnyrė qė ata t’i bashkojmė sė bashku, dhe t’iu tregojmė kėsaj LDK-sė, kėsaj udhėheqje aktuale tė LDK-s qė e kemi fuqinė, emrin dhe politikėn qė e ka udhėhequr presidentin Rugova, dhe nė kėtė formė t’i bindim ata se kjo ėshtė LDK-ja e vėrtetė dhe jo kjo LDK e cila e ka humbur rrugėn nė oborr tė veti”, ka thėnė djali i ish presidentit Ibrahim Rugova, Ukė Rugova.

    /kosovapress/
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    LDK-ne po e perkrahin hajnat e Kodres Trimave,ehhhhhh ZOTI i vrafte qe na felliqen lagjen,ku kjo lagje gjithmon ka bere kryengitje ndaj okupatorit serb,po ku me ran hise kta magjup bre.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Krimineli Uke Rugova i biri i Kryekriminelit e Kryetradhtarir Ibrahim Rugova


    Tradita vazhdon

    Me ndarje. Dhe me njė Rugovė qė vendos nė Velani.
    Nga Shpend Limoni mė 29 tetor 2010 nė ora 07:54

    Njė ditė pasi kanė dėshtuar tė bindin Fatmir Sejdiun qė tė heqė dorė nga gara pėr kreun e Lidhjes Demokratike, krahu i Bujar Bukoshit ka zyrtarizuar iniciativėn pėr tė ecur ndaras nga pjesa tjetėr e partisė nė zgjedhjet e pėrgjithshme nė vend.

    Kėtė plan e ka bėrė publik Ukė Rugova bashkė me Bujar Bukoshin, Astrit Haraqinė dhe Dardan Gashin, nė njė konferencė pėr media nė Rezidencėn e dikurshme tė Presidentit Ibrahim Rugova nė Velani.

    “Sot po ju informojmė pėr formimin e njė liste alternative tė LDK’sė, me tė cilėn planifikojmė tė kandidojmė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Me vendimin pėr krijimin e listės LDK - Ibrahim Rugova, ne nuk po e braktisim LDK’nė dhe nuk po krijojmė parti tė re me kėtė iniciativė, po krijojmė alternativė pėr votuesit e LDK’sė qė janė dėshpėruar nga keqmenaxhimi i vazhdueshėm i kėsaj partie qė nga marrja e udhėheqjes nga z. Sejdiu”, ka thėnė Rugova i Ri, nė njė deklaratė qė e ka lexuar para mediave.

    Djali i ish-Presidentit Rugova ka rrėfyer pėr njė takim me Kryetarin aktual tė LDK’sė, Fatmir Sejdiun qė e ka realizuar tė mėrkurėn.

    Rugova ka thėnė se i ka kėrkuar Sejdiut qė tė heqė dorė nga ambicia e tij pėr tė udhėhequr edhe njė mandat Lidhjen Demokratike tė Kosovės.

    Por, as Uka nuk ka arritur tė bindė udhėheqėsin e LDK’sė nga planet e tij.

    “Kėrkesa ime ka qenė qė ai tė largohet nga posti i Kryetarit tė LDK’sė, sepse i kam shfaqur edhe brengat e mia personale, edhe tė shumicės sė degėve dhe shumicės sė elektoratit tė LDK’sė qė dėshirojnė ndryshime brenda LDK’sė, pikėrisht ndryshimi kryesor ėshtė qė ai tė lėshojė pozitėn e Kryetarit dhe tė mos kandidojė mė”, ka thėnė ai.

    “Ai vetėm e dėgjoi mendimin tim dhe tha se do tė vazhdojė”, ka thėnė Ukė Rugova.

    Kjo pėrgjigje ka nxitur Ukė Rugovėn ta sulmojnė Kryetarin aktual tė LDK’sė.

    “Pavarėsisht pėrpjekjeve tona, kapriciet personale dhe z.Sejdiu nuk lejojnė asnjė kompromis qė do tė rrezikonte interesat e tyre personale”, ka thėnė Rugova.

    Ai e ka akuzuar Sejdiun se e ka shtyrė vendin nė krizė me vendimet e tij.
    Pavarėsisht se kanė krijuar njė listė me tė cilėn planifikojnė tė garojnė nė zgjedhjet e ardhshme, Ukė Rugova dhe Bujar Bukoshi mohojnė se kanė braktisur LDK’nė dhe se kanė krijuar parti tė re.

    “Ne nuk po e braktisim LDK’nė dhe nuk po krijojmė parti tė re. Me kėtė iniciativė po krijojmė alternativė pėr votuesit e LDK’sė qė janė dėshpėruar nga keqmenaxhimi i vazhdueshėm i kėsaj partie qė nga marrja e udhėheqjes nga z. Sejdiu”, ka thėnė ai.

    Por, rrugėt e dy krahėve duket se pėrfundimisht janė ndarė.

    Pėr kėtė nuk ka lėnė dilemė vetė Ukė Rugova, duke thėnė se dy krahėt do tė ndahen nė dy shtėpi. Me kėtė rast, ai ka thėnė se Fatmir Sejdiu ėshtė i manipuluar nga Hashim Thaēi.

    “Prej sot, LDK’ja e Ibrahim Rugovės e ka adresėn pikėrisht nė kėtė shtėpi, pra nė Velani. LDK’ja e manipuluar nga Hashim Thaēi dhe interesat personale tė Fatmir Sejdiut e ka adresėn te Qafa. Anėtarėt e listės, platforma zgjedhore e saj dhe detajet e tjera do tė komunikohen brenda javės sė ardhshme”, ka thėnė Rugova.

    Ai ka thėnė se gjatė javės sė ardhshme do tė bėhet e ditur se kush do tė jetė nė krye tė kėsaj liste. Ai ka paralajmėruar se ky grup do tė kėrkojė nga Kryesia e LDK’sė qė tė mbėshtet iniciativėn e tyre, e po ashtu ka paralajmėruar biseda edhe me Isa Mustafėn, i cili duket se akoma nuk ėshtė pėrcaktuar se ēfarė rruge do tė ndjekė.

    “Ne do tė kontaktojmė me figurat mė eminente tė LDK’sė dhe partive tė tjera qė kanė dalė si fraksione prej LDK’sė, si LDD’ja, nė mėnyrė qė t’i kontaktojmė ata njerėz qė e kanė kapitalin dhe bagazhin brenda LDK’sė, nė mėnyrė qė ata t’i bashkojmė”, ka thėnė ai.

    Arsyet e tjera qė kanė ēuar nė formimin e kėsaj liste i ka pėrmendur Bujar Bukoshi.

    Ai ka thėnė se Sejdiu ka manipuluar procesin zgjedhor dhe pikėrisht pėr kėtė Bukoshi ka pėrjashtuar mundėsinė qė ta shpallė kandidaturėn nė Kuvendin Zgjedhor tė LDK’sė. Kuvendin e LDK’sė qė pritet tė mbahet shpejt, Bukoshi e ka krahasuar me atė tė Partisė Demokratike tė Kosovės.

    “Tani nuk ka garė, nuk ka kandidatė tė cilėt garojnė, por do tė ketė njė Kuvend pėr t’iu shmangur sfidave ligjore edhe do tė ketė njė Kuvend, i cili do tė jetė Thaēi 2 ta zėmė”, ka thėnė Bukoshi.

    “Gara dhe procesi zgjedhor brenda LDK’sė ėshtė e minuar, ėshtė e suspenduar dhe s’ka asgjė prej kėsaj gare, edhe Kuvendit i cili sė shpejti do tė mbahet, do tė jetė njė Kuvend sa pėr sy e faqe, pėr t’i bishtnuar praktikisht kėtij procesi”, ka shtuar ai.

    Bukoshi ka thėnė se synon tė marrė kreun e LDK’sė nė njė Kuvend tė “mirėfilltė dhe rregullar”.

    “Edhe sikur nė Kuvend tė LDK’sė tė zgjidhesha unė, nuk do ta pranoja, sepse ėshtė Kuvend qė nuk ėshtė rregullar. Prandaj, nuk ėshtė kurrfarė kėnaqėsie kur zgjidheni nga njė kuvend i manipuluar”, ka thėnė ai.
    Sipas tij, LDK’ja duhet tė mbajė njė Kuvend tjetėr pas zgjedhjeve.
    “Ne takohemi nė Kuvendin e mirėfilltė, pas zgjedhjeve parlamentare”, ka thėnė Bukoshi.

    Para selisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, ditėve tė fundit janė mbajtur edhe disa protesta, nė tė cilat ėshtė kėrkuar dorėheqja e Sejdiut.

    Bukoshi ka sqaruar se nuk ka lidhje me protesta tė tilla.

    “Nuk ka kam farė pozicionimi rreth protestave, por protestat janė simptomė se nuk janė nė rregull. Absolutisht nuk kam lidhje. Unė jam politikan, nuk dal nė rrugė”.

    Duke folur pėr vendimin qė lista tė quhet LDK-Ibrahim Rugova, i biri Presidentit tė ndjerė ka thėnė se kjo ėshtė bėrė me qėllim qė tė shpjegohet se LDK’ja aktualisht ka devijuar nga konceptet e Ibrahim Rugovės.

    “Ndoshta pikėrisht kėtu dėshirojmė tė ndajmė nė njė formė konceptin real qė e ka pasur Presidenti Rugova pėr LDK’nė, sepse kjo udhėheqėsi e ka humbur dhe ne e kemi bėrė kėtė me qėllim qė t’i tregojmė elektoratit qė me kėtė listė ne do tė vazhdojmė rrugėn e Presidentit Rugova”.

    Sipas tij, kjo listė mund tė dalė e para pas zgjedhjeve nacionale.

    “Do tė shohim nė ditėt nė vijim qė kjo listė do tė jetė e hapur pėr tė gjithė dashamirėt e LDK’sė dhe tė politikės qė ka udhėhequr Presidenti Rugova dhe besoj se do tė jetė njė listė qė do tė pasqyrojė unifikim dhe pasqyrim tė elektoratit dhe kėshtu qė kjo listė do tė rezultojė me pozitėn e parė nė zgjedhjet e ardhshme nacionale”, ka thėnė ai.

    Pavarėsisht se kanė insistuar se nuk janė larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovės, Astrit Haraqija dhe Bujar Bukoshi kanė pėrmendur se ata do tė garojnė si listė qytetare.

    “Po insistoj qė tė jemi tė gjithė tė qartė, as qė bėhet fjalė pėr njė parti politike, apo pėr njė subjekt politik, por ėshtė fjala pėr njė iniciativė qytetare, e cila me ligj mundėsohet, qėllimi i tė cilės ėshtė pėr t’i shpėtuar votat e LDK’sė, nuk ka asgjė kolizive kėtu”, ka thėnė Bukoshi.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #160
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Politika kosovare ne kriz te thell a do dalin nga kjo mjegull?
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

Faqja 16 prej 26 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •