LDK, ka qene, eshte dhe do jete nese nuk shkatrohet perfundimisht e keqja me e madhe e Kosoves dhe Popullit te saj. Se boterisht dihet se edhe ne LDK edhe ne LDD jane shume e shume titista te perbetuar qe disa jane edhe dhendur te Serbise.
LDK, ka qene, eshte dhe do jete nese nuk shkatrohet perfundimisht e keqja me e madhe e Kosoves dhe Popullit te saj. Se boterisht dihet se edhe ne LDK edhe ne LDD jane shume e shume titista te perbetuar qe disa jane edhe dhendur te Serbise.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ibrahim RUGOVA NĖ DUAR TĖ MAFISĖ
Nuk ecė asnjė vend pėrpara mė udhėheqje tė pamoralshme, me injorantė dhe hajna
Intervistoi: BURIM ETEMAJ
Prishtinė, 3 shkurt- Bujar Bukoshi, politikani mė i lartė deri me tash i larguar nga LDK-ja, nė njė intervistė supėrekskluzive pėr “Epokėn e re” thotė se nuk ėshtė penduar qė e ka braktisur LDK-nė, pėrkundrazi ai ndien njė keqardhje tė madhe se ēfarė ngjau nė LDK. “Mė vjen keq edhe pėr ata funksionarė tė LDK-sė qė angazhohen ndershmėrisht nė atė parti, por njėkohėsisht tolerojnė, pėr arsyet qė vetėm ata i dijnė, qė para hundėve tė tyre dhe pas fasadės, njė strukturė paralele dhe mafioze tė bėjė kėrdinė nė atė parti dhe rrjedhimisht tė bėjė kėrdinė edhe nė vendin tonė”, shprehet Bukoshi, dikur kryeministėr i Qeverisė sė Kosovės. Bukoshi akuzon Rugovėn se ėshtė i pėrfshirė nė njė mafi familjare, nė njė “cosa nostra” dhe se shėrben si mbulesė e saj, kurse Uka, djali i Rugovės, sipas tij, vendos pėr ēdo gjė dhe pėr mjaft gjėra tė palejueshme. “Kemi tė bėjmė edhe me njė strukturė mafioze familjare presidenciale”, thekson Bukoshi. Ndėrkaq Qeverisė Haradinaj, Bukoshi thotė se nuk do t’ia jepte as njėqind minuta. Pėrbėrja e saj, sipas tij, nuk ėshtė pėrfaqėsuese pėr Kosovėn. “Ajo nė asnjė mėnyrė dhe me asnjė kriter nuk e pėrfaqėson as nuk e nderon Kosovėn dhe potencialin e saj politik. Nė pėrgjithėsi, ėshtė njė seleksionim tmerrėsisht negativ i kuadrit udhėheqės dhe kuadrit ekzekutiv”, thotė Bukoshi, pėr tė shtuar se e vetmja rrugėdalje pėr tė dalur Kosova nga kjo rrugė pa krye janė zgjedhjet e jashtėzakonshme, rėnia e kėsaj qeverie dhe shpėrndarja e parlamentit.
EPOKA E RE: Zoti Bukoshi, ēfarė po ndodhė aktualisht nė Kosovė dhe si do ta karakterizonit gjendjen e tashme politike? Bukoshi: Unė kėtė gjendje e karakterizoj shumė tė rėndė dhe mendoj se ajo do tė keqėsohet edhe mė tej.
EPOKA E RE: A nuk ju duket se kjo tingėllon mjaftė pesimiste? Bukoshi: Fjalėt e vėrteta janė tė pakėndshme, por fjalėt e kėndshme nuk janė gjithmonė tė vėrteta. Po tė dėgjoni deklaratat zyrtare dhe mediat zyrtare dhe politikanėt tanė optimistė, keni pėrshtypjen se i kemi punėt shumė mirė, pėrveē disa cikrrimeve qė kanė mbetur tė kryhen. Por po t’i siguronit viza rinisė sonė pėr vendet perėndimore, nuk e di sa pak tė reja dhe tė rinj do tė mbeteshin nė Kosovė. Kėtu nuk e kam fjalėn vetėm pėr gjendjen mė se tė rėndė sociale, por nė pėrgjithėsi.
EPOKA E RE: Pėr shembull? Bukoshi: Pėr shembull, besoj se askush nuk ka pritur as nuk ka dėshiruar qė pas zgjedhjeve tė dyta parlamentare, gjendja nė Kosovė do tė shkojė drejt keqėsimit tė gjendjes, sidomos nė fushėn e qeverisjes me institucionet dhe me veprimtaritė nė sferat vitale tė Kosovės.
Kėsaj qeverie nuk do t’ia jepja as njėqind minuta…
EPOKA E RE: Ju po paragjykoni qeverinė aktuale pa pritur 100 ditė, ashtu si ėshtė zakoni? Bukoshi: Kėsaj qeverie nuk do t’ia jepja as njėqind minuta. Pėrbėrja e saj nuk ėshtė pėrfaqėsuese pėr Kosovėn, ajo nė asnjė mėnyrė dhe me asnjė kriter nuk e pėrfaqėson as nuk e nderon Kosovėn dhe potencialin e saj politik. Nė pėrgjithėsi, ėshtė njė seleksionim tmerrėsisht negativ i kuadrit udhėheqės dhe kuadrit ekzekutiv.
EPOKA E RE: Pas luftės, nė gjykata tė ndryshme tė Kosovės janė mbajtur kryesisht procese kundėr ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė, apo tė TMK-sė. Nė anėn tjetėr, pėrkundėr asaj se flitet mė tė madhe pėr korrupsionin dhe kriminalitetin e shumėllojshėm ekonomik, ku apostrofohen edhe emra tė caktuar tė politikanėve kosovarė (ju keni apostrofuar direkt zv.kryeministrin Salihaj) ky segment vazhdon tė mbetet i paprekur nga drejtėsia. Pse, sipas jush, po ndodh kėshtu? Bukoshi: Administrata ndėrkombėtare nuk ėshtė duke i bėrė kurrfarė shėrbimi tė mirė as kėtij vendi as vetes qė qysh prej fillimit e deri sot nuk u angazhua sa duhet nė instalimin e rendit juridik. Ky angazhim u dasht edhe mė tepėr kur u pa se politikanėt joseriozė tė Kosovės nuk kishin as vullnet as aftėsi dhe as mend qė t’u prijnė proceseve tė rregullimit tė vendit dhe shoqėrisė kosovare. Kjo pati pasoja tė rėnda dhe nėse vazhdon kėshtu, pasojat do tė jenė edhe mė tė rėnda. Strukturat pėrkatėse tė administratės ndėrkombėtare kėtu kanė informata tė bollshme dhe deri nė hollėsi, lidhur me dukuritė qė janė fatale pėr ardhmėrinė e Kosovės, siē janė korrupsioni, hajnitė dhe shpėrdorimet nga mė tė ndryshmet, qė nė secilin vend normal parandalohen, luftohen dhe ndėshkohen. Sot nė Kosovė, hajnitė dhe shpėrdorimi i parave publike dhe tė taksapaguesve janė bėrė sekrete publike, si e drejtė e vetėkuptueshme e hajnave qė gradualisht po e merr tė drejtėn e qytetarisė nė moralin publik dhe po vazhdon tė bėhet gati si normė morale.
EPOKA E RE: Ēka mund tė na thuani diēka me shumė lidhur me blerjen e postit tė zv/kryeministrit nga Adem Salihaj? Bukoshi: Nė njė intervistė televizive qė bėra para njė jave nė “Koha Vizion” shpreha pikėpamjet e mia, jo pėr herė tė parė, lidhur me zhvillimet nė Kosovė, duke filluar me kritikėn time kundėr klasės tonė politike dhe problemeve me tė cilat po pėrballemi. Aty pėrmenda strukturat mafioze nė LDK dhe meqė ra fjala pėr shembuj konkretė, u apostrufua edhe zėvendėskryeministri juaj dhe i imi. Kjo kurrsesi nuk do tė thotė se vetėm nė LDK ka korrupsion dhe shpėrdorime.
EPOKA E RE: Nė lidhje me konstatimin tuaj, Adem Salihaj ka thėnė se ju keni shpifur… dhe se duhet t’i bėni publike faktet edhe nė media? Bukoshi: Ėshtė e drejtė e tij qė edhe ai tė thotė versionin e vet.
Rugova ėshtė i pėrfshirė nė njė mafi familjare, nė njė “cosa nostra” dhe shėrben si mbulesė e saj
EPOKA E RE: Ju pėrmendėt seleksionimin negativ. Si shjegohet kjo, a ka LDK-ja kuadro mė tė mira se kėto? Bukoshi: Natyrisht se ka. Ėshtė fare e pabesueshme qė LDK-ja tė ketė rėnė nė kėtė gjendje tė kuadrit. Pėr kėtė strukturė kuadri kanė vendosur strukturat paralele tė LDK-sė, ato qė janė tė pėrfshira nė mafiozitet.
EPOKA E RE: Po Rugova? Buksohi: Ai ėshtė i pėrfshirė nė njė mafi familjare, nė njė “cosa nostra” dhe shėrben si mbulesė e saj. Pra, ajo qė shihet nga jashtė, ėshtė se Rugova pėrdoret si fasadė, pėr tė fshehur prapa njė grup njerėzish tė korruptuar, tė cilėt i pėrdorin parat e buxhetit tė Kosovės, sidomos pėrmes tenderėve, pėr shpėrdorime tė ndryshme. Pėrgjegjėsia e tij ėshtė se ai i shėrben kėtij grupi njerėzish dhe ai pėrdoret prej tyre si kukull. Ai ėshtė president-kukull, me tė cilin lujanė njerėz nga prapaskena.
EPOKA E RE: Kush janė kėta njerėz? Bukoshi: Se kush janė kėta njerėz edhe unė e di edhe ju e dini, por edhe shumė tė tjerė. Por ata nuk janė LDK-ja, ajo anėtarėsia e gjėrė, pėr tė cilėn unė kam respekt. Ajo as qė e ka idenė se ēfarė po ndodhė. Me sa di unė, edhe pjesa mė e madhe e Kryesisė sė LDK-sė ėshtė nė zor me ato struktura paralele dhe mafioze.
EPOKA E RE: A do tė vazhdojė Rugova tė tolerojė kėtė? Bukoshi: Afati moral i tij ka skaduar ka kohė, por vetėm ky konstatim nuk mjafton.
EPOKA E RE: A mendoni se kjo qė pohoni pėr LDK-nė dhe Rugovėn mund tė komentohet se keni ndonjė siklet qė iu keni “gjuejt” Rugovės? Bukoshi: Jo, siklet personal nuk kam. Unė e kam njohur dhe e njoh Rugovėn, dhe ju them me bindje tė plotė se ky njeri ka degjeneruar nė njė kryetar fisi. Thonė se karakteristikė e politikanėve tė dėshtuar ose e politikanėve qė gjenden para dėshtimit ėshtė shurdhimi dhe verbėrimi i qėllimshėm. Tipari kryesor nė figurėn e tij prej fillimit mbetet pasiviteti thuajse i plotė politik, dhe shpesh ai tash tė jep pėrshtypjen e njė figure qė jeton nė botėn e mitologjisė, qė nuk jeton mė nė botėn e halleve, problemeve dhe sfidave me tė cilat pėrditė ndeshen qytetarėt e Kosovės. Ai gjoja predikon shtetin ligjor ndėrsa nė fakt ėshtė shkelėsi mė flagrant i tij. Me mbajtjen e dy posteve, atė tė kryetarit tė partisė dhe atė tė presidentit ai e humbi kredibilitetin e figurės sė unitetit tė popullit nė Kosovė. Ē’ėshtė e keqja, ai ka futur nė jetėn tonė politike edhe disa dukuri tė pashembullta dhe tė palejueshme: papėrgjegjėsinė, mospėrfilljen, megalomaninė, dhe sidomos deliriumin e madhėshtisė. E shihni, se sipas shembullit tė Rugovės dalin imitatorėt edhe nga partitė e tjera, kur shihet se askush nuk do tė japė pėrgjegjėsi pėr asgjė.
E vetmja rrugėdalje janė zgjedhjet e jashtėzakonshme, pra rėnia e kėsaj qeverie dhe shpėrndarja e parlamentit
EPOKA E RE: Z. Bukoshi, ju kritikoni, por ata qė po i kritikoni janė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, me votėn e lirė. Bukoshi: Unė nuk i kontestoj zgjedhjet. Por unė them se kėtu ėshtė keqpėrdorur dhe vazhdon tė keqpėrdoret vota dhe ky keqpėrdorim ėshtė flagrant.
EPOKA E RE: Atėherė cila ėshtė rrugėdalja nga kjo situatė? Bukoshi: E vetmja rrugėdalje janė zgjedhjet e jashtėzakonshme, pra rėnia e kėsaj qeverie dhe shpėrndarja e parlamentit.
EPOKA E RE: A ėshtė interesuar dikush tjetėr pėrveē mediave pėr kėtė korrupsion dhe shpėrdorime tė tjera, p.sh. prokuroria? Bukoshi: Mendoj se po.
EPOKA E RE: Nėse nuk ėshtė interesuar askush nga prokuroria, ēka me tutje, do t’i publikoni faktet nė media apo do tė heshtni edhe ju? Bukoshi: Unė jam politikan e jo detektiv ala Sherlok Holms. Unė po pėrpiqem tė alarmoj pėr fenomenet e mbrapshta. Por ne po shohim se me ēfarė mospėrfillje sillen kėta liderė qė vjedhin ardhmėrinė e kėtij vendi dhe tė gjeneratave qė vijnė pas nesh. Pesė para qė vetėm unė, apo edhe ndonjė tjetėr, apo tė gjitha mediat tona sė bashku po ngrisin zėrin! Shpėrdoruesit e votės sė qytetarit kanė vetėm njė hall: tė zgjasė kjo gjendje mjegulle sa mė shumė, sepse gjithēka amorale dhe joligjore qenka e pandėshkueshme. Nėse tėrė shoqėria kosovare nuk tregon reaktibilitet ndaj kėtij trendi tė thyqafjes, ardhmėria e kėtij vendi do tė jetė mė se e zymtė. Qysh tani rinia e dėshpruar kosovare po bėn ēmos qė ta braktisė vendin, se kėtu me tė drejtė nuk po sheh perspektivė. Do tė dėshiroja qė i tėrė opinioni kosovar, me tė gjitha segmentet e shoqėrisė tė alarmohet, sepse ne kemi tė bėjmė thjeshtė me shpėrdorimin e votės nga ata qė e morėn atė votė, kemi tė bėjmė me qeverisje tė keqe dhe kjo ėshtė shumė e rrezikshme.
EPOKA E RE: Ku mund tė shkon Kosova me kėtė gjyqėsi, kur ndaj konstatimeve tė njė personaliteti politik pėr korrupsion nuk reagon? Buksohi: Nuk ėshtė puna vetėm te njė personalitet politik. Mjafton tė shikosh rreth vetes dhe tė shohėsh se nė kėtė vend asnjė sferė e jetės sė organizuar nuk funksionon as pėr sė afėrmi sa duhet. Ju mund tė mė demantoni menjėherė nėse thoni se p.sh. shėrbimet me taxi nė Prishtinė funksionojnė mirė, se brenda 3-4 minutash pas thirrjes jeni nė taxi, ose mund tė furnizoheni brenda 3-4 minutash me cigare dhe kartela telefonike dhe unė nuk do tė kem argumente tė ju bind pėr tė kundėrtėn. Mirėpo, tė gjithė ne e dimė se ēka nuk po funksionon nė kėtė vend. Gjyqėsia nė Kosovė ka shumė punė pėr tė bėrė, pėrkundėr pėrpjekjeve tė vlefshme tė saj.
EPOKA E RE: A keni informacione, apo tė paktėn a jeni nė dijeni se edhe ministrat tjerė i kanė blerė postet, kryesisht nėpėrmjet djalit tė Rugovės, Ukės? Buksohi: Unė, edhe ju, edhe shumė e shumė tė tjerė jemi nė dijeni mbi gjendjen skandaloze tė shpėrdorimeve nga mė tė ndryshmet. Me kėtė rast, pėr tėrė kėtė intervistė mė duhet tė bėj vetėm njė pėrkufizim: ka pėrjashtime, ka ministra tė ndershėm, ka funksionarė partiakė tė ndershėm etj., mirėpo dominantja ėshtė shthurrja, dhe nė shthurrje, sipas proverbit afėr drurit tė thatė digjet edhe i njomi.
Kemi tė bėjmė edhe me njė strukturė mafioze familjare presidenciale
EPOKA E RE: Si i komentoni zėrat se Uka, ėshtė ai qė vendos ēdo gjė nė LDK, madje edhe nė presidencė nėpėrmjet klanit tė tij, madje thuhet se ai ka vendosur edhe pėr emrimin e ministrave tė LDK-sė nė Qeveri, pasi qė ka marrė shumė tė konsideruseshme tė tė hollave? Bukoshi: Jo ēdo gjė, por mjaftė gjėra tė palejueshme. Unė, ashtu si edhe nė intervistėn qė pėrmenda nė KTV pohoj se kemi tė bėjmė edhe me njė strukturė mafioze familjare presidenciale.
EPOKA E RE: A ka qenė Uka i tillė edhe nė kohėn kur ju keni qenė kryeministėr i Kosovės, apo atėherė ka qenė i vogėl…? Bukoshi: Nuk mė ka rėnė ta njoh atė, por tė jatin e tij e kam njohur dhe e njoh.
EPOKA E RE: A ka ndodhur qė edhe gjatė qeverisjes tuaj tė blihen postet me pare? Bukoshi: Vetė pyetja e juaj po mė trishton. Mund ta imagjonoj se blerja e posteve ėshtė bėrė nė Perandorinė Otomane apo nė ndonjė perandori tjetėr, ose nė ndonjė shtet afrikan pas dekolonizimit, por nė vendet demokratike kėto veprime siē janė blerja e postit, korrupsioni, hajnitė dhe shpėrdorimet e parave publike, dėnohen me ligj, bile dėnohen rreptė. Bile edhe kur ndonjė refer e kurdis rezultatin e lojės, ai ha burg. Nė Kosovė, blerja e disa posteve tė ministrive nuk skandalizon askėnd, bile edhe arsyetohet si zotėsi, aftėsi, shkathtėsi, pra konsiderohet si vlerė! Dhe nė tė njejtėn kohė, me po atė amoralitet, klasa politike gėnjen popullin e Kosovės se edhe ky vend u bė shoqėri demokratike pėr merak, prandaj edhe po na takuaka pavarėsia edhe hyrja nė Bashkimin Evropian po se po, por edhe nė strukturat evroatlantike, bile kurrsesi pa miqėsinė e pėrhershme me SHBA e lere mė pa bekimin e Papės nė Romė!…
EPOKA E RE: Si e shihni tė ardhmen e Kosovės, duke marrė parasysh se nė krye tė saj janė Rugova, kryeministri Haradinaj, zv/ kryeministri Salihaj, dhe ministra kryesisht tė pa aftė, madje ndonjėri nga ta edhe pa shkollim superior? Bukoshi: Nuk shoh kurrėfarė tė ardhme tė mirė e tė mbarė pėrderisa ky vend prihet e qeveriset nga njė klasė politike e papėrgjegjshme, pa kapacitet pėr t’i bėrė kėto punė, pa vullnet dhe pėrkushtim pėr tė nxjerrė vendin nga kriza qė nuk po i shihet fundi. Nuk ecėn asnjė vend pėrpara me udhėheqje tė pamoralshme, me injorantė dhe hajna.
Pėr ditė e mė tepėr mė forcohet kjo bindje pėr tragjizmin e Kosovės me kėtė qeverisje
EPOKA E RE: Si e keni parė nė fillim koalicionin LDK-AAK dhe si e shihni atė tash? Mendoni se do tė ketė jetė tė gjatė kjo qeverisje? Bukoshi: E kam parė si koalicion jo tė natyrshėm. Pėr ditė e mė tepėr mė forcohet kjo bindje pėr tragjizmin e Kosovės me kėtė qeverisje. Nuk e di sa do tė jetė e gjatė kjo qeverisje, por mund ta imagjinoj se sikur kjo, mos e bė zot, tė ndodhte nė Austri, Gjermani apo Britani tė Madhe nė mėngjes, ajo qeveri do tė shpėrbėhej gjatė po asaj paradite. Bile, gazetat e tyre, po e zėmė alla gazeta juaj “Epoka e Re” tė nesėrmen do tė dilnin me tituj alamet tė mėdhenj, si p.sh.: “Ēka dreqi e gjet vendin tonė?”, “Kush na mori msysh?” ose “Kush i dha Serbisė ryshfet qė ajo ta formojė qeverinė tonė?” dhe tituj tė ngjashėm…
EPOKA E RE: Si e vlerėsoni akuzat e opozitės se Qeveria Haradinaj vetėm nė dy javėt e fundit tė dhjetorit i ka shpenzuar 176 milionė euro? Bukoshi: Opozita?… Unė ende nuk po shoh opozitė. Partia Demokratike e Kosovės poashtu ishte kėmbė kryq nė pėrbėrjėn e qeverisė sė kaluar qė ishte e dobėt. Pėr shumėn qė ju pėrmendni duhet pritur raportin e ministrit aktual tė financave, pėr tė parė sa para bėri rrush e kumbulla qeveria e kaluar dhe ēfarė vrulli pėr tė bėrė tė njejtėn gjė konstatohet nga qeveria aktuale.
EPOKA E RE: Cili ėshtė mendimi i juaj pėr planin e Qeverisė pėr Decentralizim? Bukoshi: Si po e shoh unė, kėsaj i thonė ndarje e Kosovės, ose shteti i Serbisė nė shtetin e ardhshėm tė Kosovės!
Ndiej keqardhje tė madhe pėr anėtarėsinė e LDK-sė qė nuk ka idenė se ēfarė poshtėrsira bėhen pas perdeve
EPOKA E RE: A i keni rėnė pishman qė e kėni lėshuar LDK-nė, ndoshta sot do tė ishe nė krye tė ndonjė institucioni tė lartė? Bukoshi: Jo nuk jam penduar, por ndiej njė keqardhje tė madhe se ēfarė ngjau nė atė parti. Ndiej keqardhje tė madhe pėr anėtarėsinė e LDK-sė qė nuk ka idenė se ēfarė poshtėrsira bėhen pas perdes. Ndiej poashtu keqardhje edhe pėr ata aktivistė tė LDK-sė qė me vite tė tėra punuan dhe sakrifikuan prej fillimit pėr LDK-nė, parti e cila atė kohė identifikohej me lėvizjen tonė gjithėpopullore pėr ēlirimin e Kosovės. Mė vjen keq edhe pėr ata funksionarė tė LDK-sė qė angazhohen ndershmėrisht nė atė parti, por njėkohėsisht tolerojnė, pėr arsyet qė vetėm ata i dijnė, qė para hundėve tė tyre dhe pas fasadės, njė strukturė paralele dhe mafioze tė bėjė kėrdinė nė atė parti dhe rrjedhimisht tė bėjė kėrdinė edhe nė vendin tonė. Mua mė vjen keq pėr kėto zhvillime, se edhe vetė unė kam dhėnė njė pjesė jo tė vogėl tė jetės sime nė atė parti. Nuk ėshtė ky vajtim, por ėshtė pėr t’u trishtuar kur sheh se si shumė gjėra degjeneruan dhe morėn teposhtėzėn.
Nuk pihet kafja me pejgamber
EPOKA E RE: Kur jeni takuar apo kur keni pirė kafe pėr herė tė fundit me Rugovėn? Bukoshi: Ka disa vite. Nuk pihet kafja me pejgamber.
EPOKA E RE: Edhe nė zgjedhjet e fundit parlamentare, partia e juaj nuk e ka zėnė asnjė vend nė Kuvend. Jeni i dėshpruar nga kjo? Bukoshi: Fare shkurt po e them: Jo, nuk jam i dėshpruar.
EPOKA E RE: A do tė vazhdoni tė merreni prap me politikė, apo do t’iu ktheheni profesionit tuaj? Bukoshi: Do tė vazhdoj sa tė mundem, se mendoj se ky vend ka nevojė edhe pėr politikanė si unė. Do tė vazhdojė me modesti t’i ofroj vizionin tim politik elektoratit dhe me ashpėrsi tė denoncoj dhe tė luftoj gjithēka qė i sjell dėm kėtij vendi.
Jo, nuk e kontrolloj Qendrėn Tregtare “Ben-af”
EPOKA E RE: A e kontrollon Bujar Bukoshi Qendrėn Tregtare “Ben-af”? Bukoshi: Jo, nuk kam kurrfarė lidhjesh me atė firmė. Pronari ėshtė nga Suhareka, edhe unė jam nga Suhareka. Unė nuk e njoh atė, por kam dėgjuar se ai me familjen e tij janė shumė tė vyeshėm dhe se atė pasuri e kanė arritur me punė, me nder e me zell. Unė nga pronari nuk kam patur rastin qė tė mė paguhet as njė kafe. Por e di dhe po dėgjoj thashethėnat se unė qenkam disi si bashkėpronar i kėsaj firme. Nuk ka asgjė tė vėrtetė nga kjo. As nuk e kontrolloj as nuk posedoj diēka nė kėtė firmė. E di qė gruaja ime, kur i viziton prindėrit e saj nė Prizren, ndonjėherė blen fli nė “Ben-af”, pra e paguan, pėrkundėr asaj se ėshtė bashkėshortja e ish-kryeministrit.</span>
Konferencė nė Rezidencė
Gara pėr Kryetar tė LDKsė do ta kthejė tė premten Bujar Bukoshin nė Rezidencėn e ish-Presidentit Rugova nė Velani. Nė kėtė shtėpi, Bukoshi do tė vazhdojė tė shpalosė pretendimet pėr tė marrė primatin nė LDK. Paraprakisht, ai do tė bėjė homazhe nė varrin e Rugovės.
Nga Shpend Limoni mė 24.09.2010 nė ora 8:47
Kandidati pėr Kryetar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Bujar Bukoshi po vazhdon pėrpjekjet pėr tu ngjitur nė krye tė kėsaj partie.
Ministri aktual i Shėndetėsisė, tė premten, do tė mbajė njė konferencė pėr media nė rezidencėn e dikurshme tė ish-Presidentit Ibrahim Rugova nė Velani.
I biri i Presidentit Rugova, Uka, nė njė intervistė pėr Express, kishte shpallur inkuadrimin e tij nė Lidhjen Demokratike si dhe pėrkrahjen pėr Bujar Bukoshin.
Ekipi i Bukoshit ka njoftuar se konferenca do tė mbahet tė premten nė ora 12 qė pėr temė ka procesin zgjedhor nė LDK e me gjasė pėr tė rikujtuar edhe simbolikisht konferencat e Ibrahim Rugovės, Kryetar i dikurshėm i Lidhjes Demokratike tė Kosovės qė zakonisht janė mbajtur tė premteve nė mesditė.
Paraprakisht Bukoshi pritet tė bėjė homazhe te varri i Presidentit Rugova.
Pėr njė kohė tė gjatė nė opinion ėshtė folur pėr raporte tė ftohta mes Bukoshit dhe ish-Presidentit Rugova. Sido qė tė jetė, Bukoshi nė disa raste i ka mohuar pohimet e tilla.
Gara pėr primat nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės tashmė pritet tė marrė dimensionin e vėrtetė pasi Gjykata Kushtetuese ta thotė fjalėn e vet nėse Presidenti Fatmir Sejdiu ėshtė duke shkelur Kushtetutėn. Kjo pritet tė bėjė mė tė qartė edhe ēėshtjen e kandidaturave pėr Kryetar tė LDKsė.
Nė fakt, gara tashmė ka nisur.
Shefi i Grupit Parlamentar tė LDKsė, Ismet Beqiri kėtė e ka theksuar edhe njė herė tė enjten.
Ai konsideron se Sejdiu akoma mund tė jetė kandidat pėr Kryetar tė LDKsė.
Tash pėr tash nuk ka ndonjė pengesė qė ai tė jetė kandidat pėr Kryetar, ka thėnė Beqiri.
Duke folur pėr Bukoshin i cili ka kritikuar Kryesinė e LDKsė pėr mėnyrėn se si ajo ėshtė duke udhėhequr procesin zgjedhor, Beqiri ka rikujtuar se pikėrisht kjo Kryesi kishte propozuar Bukoshin pėr Ministėr tė Shėndetėsisė.
Unė e respektoj z. Bukoshi vetėm dua tė them se kjo Kryesi e ka propozu pėr Ministėr, ka thėnė Beqiri.
Bukoshi, ndėrkaq, ka marrė seriozisht garėn pėr Kryetar tė LDKsė. Ai madje ka angazhuar edhe kompani marketingu qė do tė dizajnojė fushatėn e tij.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Nje LDK-ist i regjur i drejtohet Klyeministrit ne egzil, hahaaaa
Politkanit" tone te ri dhe tagrambledhsit te dikurshem Bujar Bukoshit
nga Mustafė Shabani mė 2010-09-24 nė orėn 3:14.MD
"Politkanit" tone te ri dhe tagrambledhsit te dikurshem Bujar Bukoshit.
I nderuar mik Rexhep dhe ju miq tjere qe jeni te befasuar me storijet filmike neper televizonet tona sot ,qfar te them pas gjithe kesaj?Ne ia besuam parat tona ketij "politikani",e dikush tjeter ia besoj edhe jeten,dhe...
Diten kur hap Katedralja isha me Leze Qenen duke ecur oborrit te saj dhe rastesisht takoj Pjeter Colin.
U perqfuamvellazerisht me te.
E Lezja me pyet:"Kush eshte ky njeri?"
Une i them asaj:"Eshte njeriu i cili edhe po te na thoshte jepni qka keni nuk do te kursenim"
Leze Qena thot:"Dmth ketij njeriut ia paskeni dhene parat apo...?"
Une i them :"PO dhe pa pertese bile"
Ajo i drejtohet Pjetrit:"Po qfar bere me ato para,ku i le ato?"
Pjeter Coli pergjigjet me shaka zemerplasur dhe perplot ironi:"PO gjysmen i vodha, e gjysmen i msheha diku..." Lezja e kuptoj tersisht ironin dhe mllefin e mikut tim te shpirtit se qfar deshironete te thoshte me kete gje dhe e pyet serish ate :"PO sa ke pasur?"
Ai ia kthen Lezes :" PO nja 260 milion"E Lezja mbeti pa fjale dhe pa koment sikur une dhe ti tani i nderuar mik.
Pjeter Colin e mbaj mend ne tubimet qe mbanim vinete me veture private,dhe me parat e tija,kishte mundesi te flente neper hotele,mirepo flente neper miq,vetem e vetem qe te kursente paran tone.
Vetem te une ka pas dy buajtje,dhe meqe ishte nje njeri i tille isha ne gjendje,qe edhe paran e fundit te ipja per fjalen e tije.
Andaj une sot pyes kete "politikan"te ri ku eshte Ahmet Krasniqi,Tahir Zema...???
KU eshte ai dhe ai,dhe ai dhe ai qe i besonin te luftonin per vendin e tyre pas tije?
Po nese nuk e din per ta sepse te tillet paska kohe qe kan shkuar ne amshim, ku eshte Pjeter Coli,i cili eshte ende ne mesin e te gjalleve dhe ishte dore e djathete e tije?
Ku jan parat tona?
Ku u treten ato?
Siq shihet ky "politikan" ka shumqka per te sqaruar,e jo vetem parat tona,pore.....
sa per pare qe po e pyet , ato te ka tregue njeher se i ka hanger uku... hahaaaa
24-09-2010 | 17:22 CET
Dush Gashi,"Zėri",Prishtinė
Tito, pėrsėri
Derisa Eqrem Kryeziu e kompania po pėrpiqen tė na bindin se shija e tyre ka vlerė absolute dhe se Fatmir Sejdiu ėshtė kandidati mė i mirė i mundshėm pėr tė qenė edhe njė mandat kryetar i partisė sė dytė tė Kosovės, m’u kujtua se jemi ne disa, jo edhe aq tė paktė nė numėr, tė cilėt e kemi dėgjuar njė herė kėtė tregim. E dini, Tito ka udhėhequr me atėherė tė vetmen parti dhe shtetin deri sa ka qenė gjallė, pėr njė arsye kėshtu tė thjeshtė: ka qenė mė i miri. Vetėm nuk e di pse, pas vdekjes sė tij, tėrė ato qė deri atėherė konsideroheshin si vepra tė tij me vlerė tė pėrjetshme, u rrėnuan shpejt, pėr njė dekadė, si njė kullė nė rėrėn e plazhit. Natyrisht, tash e dimė se socializmi, tė cilin dikush e ka quajtur “sistem akullnajė”, pėr shkak se i ka mbajtur tė ngrira kundėrthėniet e ndryshme shoqėrore, ka rėnė mu pėr shkak tė mungesės sė demokracisė. Nė rastin tonė, e dimė fort mirė se ē’djaj u ēliruan kur ai akull u shkri.
E tash, mu nga partia qė u krijua sapo u pa se socializmit po i binte muzgu, me mision pėr tė mbrojtur ēėshtjen shqiptare, ēėshtje kjo mbase e mbetur e pazgjidhur mu pėr shkak tė mungesės sė demokracisė, d.m.th. pamundėsisė sė artikulimit tė vullnetit tė popullit shumicė tė Kosovės, dhe nga partia e cila nė emrin e saj e kishte dhe e ka atributin “demokratike”, nė vend qė tė na thonė se demokracia ėshtė faktor stabiliteti, na thonė se na qenka ky njė person i vetėm, ani pse me dy poste, njėrin prej tė cilėve e ka shpallur “tė ngrirė”. Po ashtu, nuk ėshtė e qartė se, sa i pėrket politikės sė brendshme, nė ēfarė turbulencash tė rrezikshme qenka Kosova, tė cilės iu dashka njė faktor kėshtu kaq i fortė stabilitetit? Mos pse i bėn lėshime Thaēit e kompanisė, tė
cilėve sikur nuk u dihet se si mund tė jenė mė tė dėmshėm: kur janė nė pushtet, apo kur nuk janė? Me gjasė, sipas pėrllogaritjeve tė kreut tė LDK-sė, ani pse kemi krijuar shoqėrinė mė tė korruptuar edhe ndėr ballkanas, dėmi ėshtė mė i vogėl kur ata janė nė pushtet. Sidomos deri sa nga ky pushtet edhe atyre u bie njė hise e vogėl. Stabilitet interesant ky, nė njė vend kishe tė lirė e demokratik.
Ēmimi i kėsaj dihet. Derisa konkurrenca e brendshme dhe zgjidhjet e lira - qė do tė duhej tė ishin gjėrat mė tė rėndomta pėr njė parti demokratike - shpallen tė padėshiruara, madje pėrēmohen me cinizėm tė pashembullt, atėherė ėshtė krejtėsisht e qartė se nė kėtė parti do tė ketė raporte tė hierarkisė sė rreptė, qė e ushqen servilizmin. Natyrisht, gjithmonė gjendet dikush qė kundėrshton, por - me karrige. Nuk ėshtė ēudi pra, pse nė kėtė ndeshje titanėsh, si kundėrkandidatė marrin guximin tė paraqiten vetėm “ujqit e vjetėr”, si Bukoshi apo Isa Mustafa. E, pėr kohėn kur, po e zėmė, kandidat do tė mund tė jetė ndonjė i ri, me arsimim tė mirė nė Perėndim e me vlerat perėndimorė tė asimiluara, e pėr tė cilin trepėrqindėshi a vendlindja-qė-thėrret do tė jenė vetėm histori, madje jo krejt e lavdishme, me gjasė, do tė na duhet tė presim gjatė, shumė gjatė. Nė njė ambient tė tillė tė pavolitshėm e kėrcėnues, njė i tillė as do tė mund tė krijohet si politikan.
Po ani, se ndoshta ende duhet tė paguajmė haraē, pėr shkak se ende jemi nė luftė me Serbinė. Sidomos kur, kėsaj radhe, siē po dėgjojmė pėrditė, nė kėtė luftė pėr ēdo ditė po e shėnojmė nga njė fitore tė re. Madje tash mė duket mister edhe se si Serbia, para njė dhjetėvjetėshi, po tė mos ishte ai Clintoni me bombat e NATO-s, qe duke na zhbirė nga faqja e dheut.
Tė dėshpėruarit e Bukoshit !
Mehmet Bislimi
Retorikė kjo kaq monotone dhe e ndiēme, qė vret sėrish kohėn e marrė me kėto figura qė sillen vėrdallė deri nė monotoninė e njė zhurme qė nxirrnin dikur llamarinat e ndryshkur kur fėmijėt tanė e ngrehin zvarrė kalldrėmeve tė rrugicave tė qytetit!
Ky hark kohor pa shtegdalje i kėtij subjekti politik ngėrthen brenda tė joshurit e vet si bimėt insektengrėnėse, duke kryer kėshtu ritualin e njė shujte kaq tė pashije. Kjo paraqitje e zhurmshme e z.Bukoshi dhe e Isa-it, sikur gėrvishtin pambarimisht timpanet e veshėve tanė, duke na paraqitur njė performancė tė pakėndshme. Kėto kakofoni notash pa takt, tė ekzekutuara pikėrisht nga kėta gėrdallė tė skaduara, tė cilėt vėrtet ēėshtjes sė pazgjedhur kombėtare i kanė shkaktuar plagė tė pashėrueshme gjatė operimit tė tyre nė emėr tė ish-Qeverisė nė ekzil, ku ata ia pinė lėngun e kėsaj meseleje...
Nė fakt tė nxėnit nga Bazat e Etikės, sipas shkencės filozofike, mbėshtetet mbi sjelljet morale tė njeriut. Kėto sjellje pėrbėhen nga njė sistem i tėrė rregullash mbi tė cilat vlerėsohen ato. Nocioni mbi moralin si pėrkufizim i pėrgjithshėm etik-shkencor ngėrthen nė vete njė gamė mė tė gjerė rregullash, si parim moral qė nėnkupton respektimin e tė drejtave, tė integritetit, tė dinjitetit tė individit, si dhe autonominė e tij mbi parimin e barazisė tė mosdiskriminimit tė tij, tė respektimit tė ligjit etj.
Xh. Lok mbron mendimin se: Idetė e lindura pėrbėjnė sjelljet morale qė ekzistojnė?!.
Mirėpo sipas Hjumit kjo teoremė nuk ėshtė e saktė, ngase sjelljet morale nuk janė tė lindura sė bashku me njeriun!, pra ato pėrvetėsohen mė pas, nė harmoni me ambientin ku jetojmė. Dhe kjo qėndron, ndryshe sjelljet e pamira tė individėve brenda komunitetit do tė faleshin, ngase do klasifikoheshin me defekte gjenetike- pra tė lindura!, edhe mė shqip, do thoshim ne: lėre se ai ka lindur si i tillė, pra i pamoralshėm, i palogjikshėm, i pa sedėr, i mbrapshtė dhe i paparaparė, me ēka individi do tė shkarkohej nga pėrgjegjėsia pėr sjelljet e tij tė pamira brenda komunitetit ku ai jeton.
Duke ndarė mendim tjetėr nga Loku, Xh. Rolls thekson: Thirrja e ndėrgjegjes ėshtė pėrkujtuesi mė i mirė i parimeve etike qė u pėrkasin veprimeve tė ndryshme morale tė individit!. E pra, a e ka thirrur ndėrgjegjen ndonjė herė z. Bukoshi dhe shumė Bukoshė aktualė, qė irritojnė skenėn politike nė Kosovė me veprimet e papėrgjegjshme tė tyre?!
Janė arsye tė shumta qė imam Bukoshin dhe myezin Isa-nė i zhveshin moralisht nga fiksimet e tyre pėr tė jetėsuar rikthimin e tyre tė dikurshėm nė krye tė Qeverisė, gjė qė ata me sjelljet e tyre fodulle pretendojnė ta jetėsojnė-posi!?
Pretenduesi Bukoshi, sė bashku me hijen e mumies Isa, e cila herė-herė nxirrte kokėn dhe ia mbanė isooo- nė shefit tė vet pėr tė qenė i dėgjueshėm dhe mbledhės i denjė i taksave tė 3-pėrqindėshit e deri tek thirrja dhe rrahagjoksia e tyre pėr fondin e ushtrisė fantome!...
Ditė mė parė, nė njė nga emisionet e mėngjesit nė TVP, zoti Bukoshi nė mes tjerash tha :
Unė do tė konkurroj pėr kryetar tė LDK-sė, dhe do ti afroj pranė tė gjithė tė dėshpėruarit e kėtij subjekti!... Mu desh kohė qė tė trokas nė portėn e memories sime pėr tė kėrkuar ndihmė nė rikujtimin e ngjarjeve tė pakėndshme tė asaj kohe, nėse kjo do tė ishte shakaja e radhės, pas sė cilės pa dyshim se njeriu do tė shqepej sė gajasuri pėr faktin e vetėm se personalisht i dėshpėruari i fton tė dėshpėruarit nė dėshpėrimin e radhės!
Po marr mundin qė kėtė ta pasqyroi si vijon:
- A nuk ishte ky z. Bukoshi qė atėbotė bėri njė skeē prej amatori me tė futur tė njė thesi nė kokė! ( i cili pėr habinė tonė piu ujė mrekullisht), dhe ky mori rrugėt e mėrgimit mė pas, duke zėnė vendin vakant tė kryeministrit nė ikje e dėshpėrim?!
- A nuk ėshtė ky z. Bukoshi qė kurrė nuk dha llogari para institucioneve tė vendit, pėr mjetet e popullit tė cilat i bėri rrush e kumbulla, madje duke i djegur edhe nėpėr Bastore dhe Piramida tė Shqipėrisė?!
- A nuk ishte ky z. Bukoshi qė ish-Ministrinė e Mbrojtjes e mohoi, e denoncoi dhe e sanksionoi duka ia ndalur edhe tė mirat materiale dhe duke i lėnė ata rrugėve tė Shqipėrisė dhe burgjeve tė Serbisė?!
- A nuk ishte vetė z. Bukoshi i cili pasi qė i voli mirė e mirė bashkėkombėsit tanė nė emėr tė 3- pėrqindėshit, sė bashku me Isa-nė, pėr tė sfiduar Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, tė dėshpėruar formuan njė ushtri tjetėr paralele!, nė njė kohė kur Kosova ishte midis mbijetesės apo zhbėrjes sė saj pėrfundimtare?!
- A nuk ishte ky z. Bukoshi i cili duke dashur qė tė mbulojė keqpėrdorimin e fondit tė mjeteve tė 3-pėrqindėshit, tė luftės sė armatės sė tij tė fuqishme, si dhe papėrgjegjshmėrinė e vet, mbi varrin e Komandantit tė FARK-ut, z. Krasniqit, ngarkoi peshėn e rėndė imorale tė mbi 40 ( dyzet milionė) markave gjermane tė zhdukura pa nam e nishan (pėr ēka as sot, pas kaq vjetėsh, nuk dihet as gjė prej gjeje)!?
- A nuk ishte ky z. Bukoshi, i cili nė dėshpėrim e sipėr hoqi dorė edhe nga kjo ushtri komandantėt e sė cilės dezertuan, duke i lėnė djemtė - ushtarė tė shkapėrderdhur si vezėt e qyqes bjeshkėve tė Pashtrikut e besa shumė edhe tė plagosur nėn mėshirėn e fatit?!
- A nuk ishte po prapė ky z. Bukoshi, i cili nė dėshpėrim e sipėr tradhtoi partinė mėmė, dhe formoi njė parti-tucė tjetėr me emrin Partia e re e Kosovės, apo shkurt PREK, qė nuk grumbulloi dot as njė grusht dasmorėsh tė argalisur, me gjithė mjetet materiale qė kishte premtuar e shpėrndarė poshtė e lartė?!...
- A nuk ishte ky Bukoshi vetė, qė i penduar dhe i dėshpėruar iu kthye prapė partisė sė vjetėr, pėr tė zėnė njė prapanicė vend nė Kuvendin e Kosovės si dhe pėr tė thithur nė gjirin e saj edhe ca nga qumėshti qė vetė e kishte bėrė haram (sė bashku me tė parin e saj), tė cilėn e kishte lėnė peng e hipotekė pa vlerė me gjithė filozofinė e tij nė dyert e hoteleve mė nė zė tė Cyrihut e tė Bernės, madje mė shumė se njė herė?!
- A nuk ėshtė sot po ky Bukoshi qė pretendon ti prijė LDK-sė, nga e cila kishte dezertuar, tė cilėn e kishte mohuar dhe e kishte pėrēmuar sė bashku me liderin e saj?!
- A nuk tha vetė, ky Bukoshi, se ka pėrgatitur njė ekip tė fortė e luftarak, dhe se nė mesin e shumė tė dėshpėruarve aty ka edhe Ukėn tė birin e ish-Liderit tė partisė nė fjalė?!
Uka i Bjeshkėve tė Nemuna- (kėtė emėr ish-titistet e kujtojnė me nostalgji), zaten mbi kėtė frymėzim u pagėzuan shumė ujqėr nė Kosovė atėbotė! Nė shenjė kujtimi e simpatie pėr kryepersonazhin e kėtij filmi (Ljuba Tadiq, pėrkatėsisht ati i Tadiqit tė sotėm!) Pra Uka i ri sot duhet ta dijė se ishte pikėrisht ky Bukoshi qė filozofinė e babait tė tij e kishte lėnė hipotekė nė banakun e restoranteve tė Zvicrės!...
Ēunaku Ukė do tė duhej tė mėsonte edhe kėtė, se ishte pikėrisht ky Isa-iii, qė Liderit tė LDK-sė ia kishte ndalur financat dhe e kishte lėnė nė pikė tė hallit! Nė fakt, atė kohė nuk u gjend dot njė ministėr i zoti ( siē ishte Ministri Hakiu Shatėr, mė vonė), i cili Presidentit Rugova ia hodhi disa milionė euro nė rezidencėn- shtėpi tė tij!...
Uka i ri do tė duhej tė mėsonte (pasi qė kjo rrugė ėshtė shumė e gjatė), nė mėnyrė qė tė mos pėsonte mė pas se; cingla-minglat si Haraqija e soj sorollopi i tyre e duan dhe e mbėshtesin atė vetėm sa pėr tė pėrmbushur interesat e tyre makute dhe personale, duke shpresuar pas atyre tė dashit; nė mos po bie bajrami nė ramazan, dhe ata do tė bėhen ministra prapė!
Po pas tė dashit po shpreson edhe z. Bukoshi, ky plėngprishės i cili ka gabuar llogarinė matematikore, se duke qenė lider i partisė e cila do tė mbledhė tė dėshpėruarit rreth vetes, do ta marrin pushtetin dhe po me kėta tė dėshpėruar ai pretendon tė bėjnė Qeverinė e parė tė tė dėshpėruarve tė LDK-sė - njėkohėsisht tė tė dėshpėruarve tė Kosovės!
Lum ai popull tė cilit do ti prijnė tė dėshpėruarit!
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
tash do te vin zgjedhjet ne LDK e do te ndahet prap me siguri
e tash do te vin sipas te gjitha gjasave edhe zgjedhjet e parakohshme nacionale
e LDK-ja do ta ket shum veshtir qe ta kaloi pragun e parapar 5%
e pra kendej po shkon LDK a pak po u doket a
edhe mua ka fillue te me vjen gjynah prej tyne haaaaa
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
a e di or "disa".. pse adem jashari i ngrati u gjend krejt i vetem mes policve te arkanit pa asnji shok pran por vec ne mesin e disa grave e femijve e vashave te reja e qashtu mes tyne i ngrati mbet i masakruem bashk me farefisin?
sepse krejt ju (ju mehmet bislimat e bedri islamat e demaq-qoset e epok zezat e lepeke-shat e drejtori politik-ashat e kupat e lushtakat.. prej zheneve e ne rogner.. pi hamburgi e ne 15 katsh te klosit e vila dajtit..pra krejt soji enverist) kishit gati 10 vjet (1988-1998) qe.. te vetmen luft qe po dijshit me ba der ather ishte.. LUFTA KUNDER LDK-SE.. pra lufta me e cue popullin e Kosoves ne genocid..
dhe ja mbrritet ksaj dite.. dhe kasaphana ne shpi te jasharve ishte.. shembulli e modeli i LUftes tuaj.
jo rastesisht asnji bislim lushtak e qose demaq e lepekash e kup e drejtor islampolitik syl shtabisto ucakash.. nuk u gjend aty pran atij qe e quajn keta pisa.. me hipokrizi "kryekomandant i UCK-se"..
kryekomandantat gjinden mes komandatash.. e komandantat mes luftaresh..
e pra i ngrati Adem.. u gjind mes fmijsh e grash fshatare qe dijshin ven me kullot dhen e rrit fmi..
ku ishte pra kjo PARTIA e "luftes" me ata mijra e mijra mitingasha luftaraka neper zvicer e gjermani e me ata qindra stratega neper zyra te klos rognerit.. e ata dhjetra bislim milaima komunikato shkrusa e pamfleto derrmuesa..
kerkund.. sepse fronti luftes per kta ishte ..jo perballja me ushtrin serbe.. por si perhere lufta kunder LDK-se.. e ato dite.. ngoni mire tash.. kurorezimi i kesaj lufte djallezore.. pra orientimi i falangave te arkanit.. tek popullata e pa mbrojtur.. e kosoves.. dhe asgjesimi i saje total.. e me kte asgjesim.. kryhej dhe betimi i kah motshem i lepekeizmes.. pra.. me ja kajt nanen ldk-se..
e nji kosov nen zinxhirat e tenkut serb.. ishte fundi i ekzistences.. se atij populli te mjere.. e me kte rast.. dhe fundi.. i LDK_SE..
dhe vertet ksaj ja mbrriten.. "shoket" ..
mbaroj kosova me te tana..
desh zoti e fati.. e u cfaq klinton bleri.. dhe..
e dini pastaj serin e dyte..
e pra kjo seria e dyte nuk eshte me ju aktore..
luajn billi me blerin aty dhe klarku me ollbrajtin.. e uollkeri me xheksonin..
prandaj dhe lulen ai plaku.. doli e ja vnoj ne gryk te mashinkes atij ushtarit te Natos..
e mbani mend besoj..
kurse juve.. ju thirri xheksoni sic thirri dhe komandantin serb.. e ju perzuni.. marsh tha.. e mos tju shoh syte.. te dyve..
mos i harroni kto..
..
mos kujtoni se sot ju.. do ta genocidoni perseri ldk-ne..
ma kadal..
ka gani geca kosova..
ka burra..
..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 29-09-2010 mė 11:29
Ldk, po shkon andej nga eshte nisur, pra kerkah, as vet nuk e din, dmth po shkon ashtu sic eshte LDK-je e paqart, pa koncept, pa vizon dhe e perqare.
e gjithe kryesia e pdk eshte nen hetime per krime te llojeve te ndryshme!!
rasti bllaca
rasti azem syla
rasti fatmir limaj
rasti faruk gashi
rasti emrush xhemajli
rasti shpresim uka
rasti sabit geci
rasti latif gashi
rasti rrustem mustafa
rasti nazif mehmeti
rasti adem grabovci
rasti sami lushtaku
rasti zharku
rasti ekrem jashari
rasti fatmir xhelili
rasti bajrush xhemajli
rasti n. Krasniqi
rasti lul osmani
rasti lulzim shkodra
te gjithe kta te lart permendurit jane pjese e krimit dhe jane nen hetime!!
etj.
ndersa dolen nga pdk-ja zafir berisha duke e shuar pdk e prizerenit
ismajl kurteshi
naim rrustemi
xhevat bislimi
sanije rexha-sandokani
e tjere qe jane ne dalje e siper!!
disa? pdk -ja eshte nje parti e re dhe shum e mbeturinat nga ldk-ja erdhen aty me kullote dhe ashtu u doli kullota si deshiruan!!
guret i kane levizur dhe me te madhe bile e pas doreheqjes se sejdiut pdk nuk do te kete rast t'ia mesyje pushtetit!!
ish mbeturinat e ldk qe aderuan ne pdk jane:
hashim thaci
jakup krasniqi
rame buja
shukri buja
selatin novosella
gani koci
bajram rexhepi
fatmir limaj
avni kastrati
ky mehmet bislimi duhet te pergjigjet vet per fondin 'vendlindja vret"
sa bukur ja pat hedh tull kokes mehmet bislimi asokohe kur xhavit haliti punonte si udebash a tu kujtohet ty kjo storje shoqja disa??!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga G-2 : 29-09-2010 mė 12:07
Krijoni Kontakt