Close
Faqja 7 prej 26 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 258
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    valla o llap.. ai njani.. qaj pejgamberi Rugov.. ose qaj shallxhia.. e njihke mire slloben e filozofin kah kish dal slloba.. e nga se e njihke mire.. u perpoq i ngrati me tana mundesit qe kish.. mos me ja dhan sllobos qat kenaqsine.. qe ai e geni i tij.. e priste moti.. pra.. me e vnue shqiptarin e kosoves ne gryk te mitralozit e nen zinxhira te tenkit.. e ne furra te shkritoreve..

    mirpo dulet ju ma te zot.. e ja lidhet dur e goj Rugoves.. e me mjeshtri te lart e realizuat qat qe slloba memzi e priste..pra me i ardh shanca me e cue popllin shqiptar te kosoven atje ku e kish dasht me e pa akademija e beligradit moti.. pra nen mitraloz te kragujevcit e nen zinxhira te tenkit e ne furra te shkritoreve..e nen gropa varre masive.. a ne otranto e me hup faret krejt..


    mirpo kish pas pas zot or ti shok..

    e ai ndiu e i foli ne vesh billit e blerit.. e u tha.. kqyrni tha pak qatje ne kosov se.. po e faron qaj slloba at te mjerin popull..

    e billi me bler.. xerr telefonave.. e klarku i nisi shqipet e natos pi aviano.. dhe..

    e din ti masandej kusurin e historis..

    ..
    Haaaaaaaaaaaaaa
    po valla ja lidhum duert e ja pshurrum planet ati e sllobes dhe e fituem lirin pavarsin shtetin e Kosoves mos te ardht merzi
    po ti lejshum ata dy coftinat te benin siq filluen edhe 1000 vite ishim nen sundimin e shkaut
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #62
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    per ferizaj

  3. #63
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    po edhe ty te ka rrok sikleti edhe ma i madh
    qe spo ja del te besh ma shum kunder kryeēlirimtarit te Kosoves
    perveq qe po na sjell matrial propagandistik nga mediat serbe kunde
    Kryeēlirimtarit

    a e pe Hashimin me nji te shkueme ne ate kuvend
    e pshurri LDK-ne e ndajti ne dysh a tresh a haaaaaa
    dhe i shoshiti mier dhe nji pjes te tyre i futi ne LDK-ne e sodit apo me mire than te sejdiut
    qe te gjith e dim se ajo eshte vetem si nji nendeg e PDK-se e hiq ma teper
    ska ma LDK

    e ti vajto ishe partin tane te zemres hala LDK-ne
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gjakderdhja e LDK’sė
    Tė shkruash pėr LDK’nė ėshtė tepėr monotone. Skenari ėshtė i njėjtė, vetėm emrat e viktimave ndryshojnė

    Nga Berat Buzhala mė 07.09.2010 nė ora 12:48
    Ajo ēfarė ka ndodhur, ēfarė po ndodh aktualisht dhe ēfarė pritet tė ndodhė nė javėt dhe muajt nė vazhdim, nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės, pėr nga bizariteti, mund tė jetė vepėr arti.

    Qė pesė vjet, nė ketė parti nuk ka pushuar gjakderdhja, kurse lidershipi vazhdon tė krihet para pasqyrės, duke ia shtruar asaj disa pyetje qė tashmė i dimė tė gjithė.

    Prej vdekjes sė Presidentit Ibrahim Rugova, LDK i ka humbur njė palė zgjedhje nacionale dhe dy palė lokale; e ka ndarė partinė nė dysh; i kanė ikur kuadro e deputetė dhe ka humbur numrin mė tė madh tė komunave qė ka pasur nėn kontroll.

    Kjo parti ka humbur ēdo gjė qė mund tė humbiste.

    Ajo ėshtė e kidnapuar prej disa personave qė deri mė tash pėr asgjė askujt nuk i kanė dhėnė llogari.

    Po jetojnė nė mohim tė vazhdueshėm me realitetin.

    Ka kohė qė ėshtė bėrė e mėrzitshme tė shkruash pėr LDK’nė. Gjėrat e njėjta tashmė po pėrsėriten me pėrpikėri astronomike. Krejt ēka ndryshon ėshtė numri dhe emri i viktimave qė pėsojnė, pėr shkak tė politikave anakronike dhe represive tė udhėheqėsisė sė kėsaj partie.

    Njė herė ka qenė viktimė Nexhat Daci, mė vonė mund tė jetė Bujar Bukoshi, Ukė Rugova, ose kushdo tjetėr qė synon qė nė mėnyrė legjitime tė bėhet pjesė e ndryshimeve apo debatit nė ketė parti.

    Ja, pėr shembull, sa tė pėrzemėrt ishin Kryesia e LDK’sė ndaj iniciativės sė Bujar Bukoshit pėr tė kandiduar pėr Kryetar tė kėsaj partie: Kryesia e LDK’sė, e frikėsuar nga kandidatura e Bukoshit, mori vendim qė tė ndalohet fushata brendapartiake, tash nė prag tė Kuvendit Zgjedhor.

    Dhe jo vetėm kaq.

    Duke shfrytėzuar ndikimin qė udhėheqėsia e LDK’sė kanė ndaj Sekretarėve Permanentė, njerėzit e afėrt me partinė e Ministrit tė Shėndetėsisė ia organizuan njė kurth, duke ia kthyer nė punė Drejtorin e Suspenduar tė QKUK’sė, shokun Ali Sadria. Ky i fundit u prit prej njė pjese tė stafit tė QKUK’sė me tepih tė kuq dhe me buqeta lulesh, nė kohėn kur

    Ministri Bukoshi gjendet nė njė udhėtim zyrtar nė SHBA.

    Kaq sa pėr fillim.

    Sa mė serioz qė tė tregohet kandidati Bukoshi nė garėn e tij pėr tė parin e partisė, aq mė serioze do tė janė masat e partisė kundėr tij.

    Njė episod tjetėr komik i Kryesisė aktuale, apo i asaj pjesės mė tė ngushtė tė Kryesisė sė LDK’sė, ishte edhe reagimi ndaj paralajmėrimit tė Ukė Rugovės, djalit tė Presidentit Rugova, pėr t’u bėrė pjesė e garės zgjedhore nė LDK.

    Tash e pesė vjet, Lidhja Demokratike e Kosovės e lut Ukė Rugovėn qė tė flasė diēka pėr ketė parti. Nė zgjedhjet e fundit lokale, madje, e ftuan qė tė dilte edhe nė fushatė zgjedhore dhe shpesh emri i tij brohoritej prej militantėve nė salla tė ndryshme.

    Mirėpo, sapo Uka hapi gojėn qė tė flasė diēka rreth proceseve zgjedhore nė ketė parti, e porositėn qė mė mirė ta mbyllė prapė gojėn. Dėshirėn e tij qė tė jetė pjesė e organeve udhėheqėsve tė partisė, e konsideruan si dėshirėn e secilit person qė ka mbushur moshėn 18 vjeēare. Herė nga Prizreni e herė nga Prishtina, shkrepeshin rafalė kundėr Ukės, qė tė ketė kujdes mė hapat qė po bėn, sepse mundet ta korisė babanė e tij.

    Vetėn nuk mundi ta pėrmbajė nga cinizmi as Presidenti i shkrirė i shtetit dhe Kryetari i ngrirė i LDK’sė, Fatmir Sejdiu.

    I pyetur rreth Ukės, edhe ai, me doza tė cinizmit, e pėrmendi moshėn 18 vjeēare si kusht pėr tė zgjedhur dhe pėr tė qenė i zgjedhur.

    Pra, sipas kėsaj pjese tė LDK’sė, Ukė Rugova nuk ėshtė as mė shumė e as mė pak sesa njė qytetar i rritur i Republikės sė Kosovės.

    Nėse ėshtė kėshtu, pse atėherė ai gjatė fushatės pėr zgjedhje lokale ulej nė rreshtin e parė tė sallave? Nė ēfarė cilėsie? Si njė person i moshės madhore, apo si biri i
    Presidentit Rugova?

    Po besoj sinqerisht se aty ėshtė ulur nė cilėsinė e dytė dhe qė qėllimi final ka qenė qė nė krah tė tij tė mblidhen sa mė shumė vota.

    Mirėpo, po del qė LDK e ka dashur Ukėn vetėm deri nė momentin kur ai ka mbledhur vota pėr partinė, por jo edhe si hisedar.

    Njėjtė e ka dashur edhe Bujar Bukoshin, i cili, ndonėse ka qenė i vendosur nė listat zgjedhore pėr zgjedhjet e pėrgjithshme diku nė bisht, kishte arritur qė tė renditet i 14’ti prej personave mė tė votuar. Kėtė tė fundit e bėnė edhe Ministėr.

    Por, vetėm kaq i ka dashur.

    Mė e bukura nė pasqyrė duhet tė dalė kjo pjesė e udhėheqėsisė sė LDK’sė, pėrkundėr anemisė qė i reflektohet nga humbja e vazhdueshme e gjakut.

    Nė tė kundėrtėn, thyhet pasqyra.

    Kėshtu ėshtė tregimi pėr pasqyrėn dhe kėshtu ėshtė pėrvoja historike.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anėtarėsuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    Aleati i pdk, ldk-ja eshte ne telashe po pasi ka partin ne pushtet to te rimekembet per te qendruar rreth pjatave te hyqymetit, ne te kunderten nese ldk humb elektoratin edhe pdk e humb legjimitetin ne prrallament te Kosoves.Lufta me e madhe per mbrojtje te ldk do ti takoj pdk ndoshta me transferin e pjatave fluturuese si Jakupi, Hydajeti, Rame Buja, Berat Luzha e te tjere ish deputet veteran te ldk, te kthehen per konsolidimin e partis se vogjelise. Nderi me i madhe do ti behej edhe prrallamentit te Kosoves edhe popullit te tyre edhe zgjedhesve te tyre te devotshem per ndihmen materjale elitike e familjare. Nese ende punojn ne ate politiken e tyre disfatike nenshtuese e kane zakon tani po e shifni se ju nenshtruan edhe derivatit te tyre politik pdk dhe jan ne gjendje ta mbajn kete form vetem e vetem per te sunduar nga kabineti i 'sulltanve' .Ju deshiroj ta zgjedhin komisionin falimetues sa ma shpejt qe eshte e mundur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shalja1 : 11-09-2010 mė 05:57

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar mė parė nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    LDK bashkohet me brutalėt e Rugovės


    Shkruan: Xhevdet Mazrekaj

    Editorial i gazetes "Bota Sot",Prishtine

    Deri kur do tė botohet “Bota sot” ajo do ta afirmojė filozofinė politike tė Presidentit Historik, Ibrahim Rugova. Orientimi rugovian dhe fizionomia djathtiste e “Bota sot”, ka ndikuar qė shumė kush ta konsiderojė “Botėn sot” si gazetė partiake, si gazetė tė LDK-sė. “Bota sot” nuk ka qenė gazetė e partisė, se nė atė parti ka pasur edhe antirugovian fanatik, e as gazetė e ndonjė misioni miqėsor ndėrkombėtar, siē janė gazetat tjera. Derisa Rugova disa herė vizitonte redaksinė tonė nė Cyrih, “pėrcjellėsit” e tij nėpėr skuta tė kafiterive tė Cyrihut agjitonin kundėr “Botės sot”, dhe kėtė gjė vazhdojnė ta bėjnė edhe sot. LDK-ja ka botuar gazetėn “Pavarėsia” (pa lejen e Rugovės) duke “huazuar” gazetarė tė “Botės sot”, kanė dashur kėshtu t’i falsifikojnė njė rivalitet “Botės sot”. Aq sa ka qenė i vetmuar Rugova nė LDK (siē u zbulua pas vdekjes sė tij), po nė atė masė “Bota sot” ka qenė e sabotuar nga krimbat fraksionarė brenda LDK-sė, madje qė nga ajo kohė kur filloi fushata dezertore e kėtyre krimbave partiakė, largimi i fraksionarėve antirugovianė brenda LDK-sė, qė pas vdekjes sė tij i ējerrėn maskat dhe u kthyen nė parti duke u komplotuar ndėrveti me metodat mė tė fėlliqta staliniste. I kanė inkriminuar rugovistėt e sinqertė pikėrisht nė faqet e pamfleteve tė atyre gazetave qė tetė vjet me radhė nuk kanė lėnė intrigė dhe gurė pa lėvizur kundėr Presidentit Rugova, madje duke botuar fotografi qė ia deformonin fytyrėn, qė e tallnin pėr “qenin e Sharrit” dhe tash po kėta “shkrihen” nė njė parti tė cilėn Rugova e ka themeluar dhe e ka ngritur deri nė qendėr tė diplomacisė botėrore (siē u pa edhe gjatė varrimit tė tij). Pikė e pesė janė edhe sot, organizatorėt e komploteve tė fshehta kundėr partisė, nė luftė pėr tu pozicionuar nė ballė tė saj. Por, kėtu nuk mund tė mos konstatoj njė fakt kategorik: ajo pėrmasė e opinionit dhe elektoratit qė e ka pasur Rugova, ajo ende ekziston nė krah tė Rugovės, madje edhe kur kjo masė e madhe nuk e voton mė partinė qė e themeloi ai dhe qė gjithnjė e mė shumė po bėhet renegate e Rugovės. Edhe ne, “Bota sot” do tė ekzistojmė si gazetė vetėm pėr elektoratin e Rugovės duke u pėrpjekur qė ta mbajmė sė bashku dhe tė mos pėrēahet si ėshtė pėrēarė partia e tij. Kur thash “vetėm pėr elektoratin e Rugovės”, desha tė them se vetėm Rugova dhe elektorati i tij kanė mbėshtetur filozofinė politike djathtiste, qė do tė thotė, kombėtare. Populli shqiptar, pėr shkak tė historisė sė tij qė karakterizohet si “luftė me Lindjen okupatore” ėshtė popull Perėndimor, qė do tė thotė, ėshtė popull qė i pėrket botėkuptimit djathtist.

    Fjalėt mė lart tė kėtij editoriali mė shtyri t’i them njė lajm, qė i vė pikė konstatimit, se skena politike nė Kosovė ėshtė shndėrruar nė tezgė klandestine kontrabandiste ku shitblihen “parimet” politike, ku bėhet tregti me flamuj si nė tregimet e Koliēit. Dhe ky lajm ėshtė se partia Ora “u shkri” nė LDK. Pra, pas tė gjitha prishjeve dhe lidhjeve tė koalicioneve brenda nate, dhe kalimit tė individė-aparatėve herė nė njė parti, herė nė tjetrėn, lajmi se “Ora” “u shkri” nė LDK, nė mediat e Kosovės as nuk u spektakularizua si sensacion i shekullit 21. Pse? Sepse tashmė ėshtė bėrė rutinė e jo sensacion “kėmbimi” i maskave dhe flamujve, kjo tashmė konsiderohet “lajm i demoduar” dhe opinioni tashmė ėshtė indiferent ndaj kėsaj maskarade. Kjo epidemi e “profilizimeve” tė partive qė nė mėngjes janė tė majta, nė mbrėmje tė djathta, tė nesėrmen “tė qendrės” ka arritur ta bind opinionin e gjerė se organizatat politike nė Kosovė nuk kanė as fizionomi as koncept politik, as program as qėllim idealistik, dhe se pėr interesa karrieriste e ndėrrojnė “fytyrėn” brenda nate, e “shesin” partinė, “e blejnė” njė tjetėr. Si nė tribunat publike ku shiteshin “robėrit e bardhė” dalin “aktivistėt” nė shitje dhe cila parti jep mė shumė, i merr, pastaj prapė i shet mė shtrenjtė. Nė realitet, shefat e tė gjitha partive politike qė nė mėngjes presin nė rend (si pėr sheqer e vaj nė kohė krize) nė rend “pėr njė” presin para dyerve tė ambasadave evropiane tė marrin konstruksione se ēfarė qėndrimi “politik” do tė mbajnė gjatė ditės, dhe ēfarė qėndrimi gjatė mbrėmjes dhe a u lejohet qė sė paku gjatė vikendit tė mos i ndėrrojnė fytyrat si shtriga para pasqyrės sė “Borbardhės”. Kėshtu shembulli i fundit, “Ora” dje ishte majtiste e pėrbetuar (madje e formatit tė shoqėrisė civile), po ja sot nė mėngjes lajmi se ajo u “shkri” nė djathtiste. Pse, jo - djathtiste ėshtė edhe PDK-ja, AAK-ja... tė gjitha janė djathtiste “ekonomiste” sipas modelit kinez. Me ide komuniste do ta zhvillojnė ekonominė kapitaliste, si nė Kinė, me njė ndryshim qė kėta djathtistė tė Kosovės kanė lejuar qė edhe centin e fundit tė parave tatimpaguese tė Kosovės “t’i kamatojnė” nė bankat e Evropės. Po, se “pa krizė depresive” nuk ka ekspansion zhvillimi ekonomik, si ky qė po shihet sot nė Kosovė, nė Kosovėn e udhėhequr nga djathtistėt dhe kėshilltarėt e tyre socialistė qė rrjedhin nga partitė e tipit tė Bilinguerit.
    LDK-ja me postin e ngrirė tė kryetarit, ndoshta do tė shkrihet pas freskimit tė motit, se deri tash ishte vapė, nuk e shkriu.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anėtarėsuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    I nderuari zoti shoke milc . meq nuk e njef fare Kosoven DHE NUK I PAGUAN TATIM SHTETIT TUAJ ME DUKET SE ESHTE E TEPERT YE SHKRUASH KOMENTE.SE PARI PAGUAJ PUNTORET TU PA KURFARE TE DREJTE PA KONTRATA PUNE PA RROGA PASTAJ NA TREGO PER POLITIKEN.

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    LDK-ja e ka kryetarin, por duhet ta ndėrrojė atė


    Postuar: 17:25 / 11.09.2010




    Donik Sallova

    Qė nga paraqitja nė opinionin publik e Ukė Rugovės, djalit tė Presidentit Rugova, dhe deklarimit tė tij se do tė angazhohet politikisht nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės, si dhe me deklarimin e ish-kryeministrit Bujar Bukoshi se ai do t’i rreket garės pėr kryetar tė LDK-sė, njė varg anėtarėsh tė kryesisė sė kėsaj partie dolėn njėri pas tjetrit, servilisht, dhe deklaruan se LDK-ja e paska kryetarin dhe liderin dhe se zgjedhjet nė parti qė do tė fillojnė nė shtator, nuk e paskan synim zgjedhjen e kreytarit, sepse ai veē na qenka, pra kryetari aktual, “i ngriri” Fatmir Sejdiu, i cili e mban edhe postin e Presidentit. Poashtu, krerė tė lartė tė kėsaj partie (Sejdiu, Kryeziu e Manaj) e pritėn me shumė pėrēmim vendimin e Ukė Rugovės pėr t’u angazhuar nė LDK pėrmes kėtij procesi zgjedhor, duke e konsideruar ardhjen e tij si ardhjen e ēdo individi qė ka moshėn madhore (Sejdiu e Kryeziu) apo se Uka duhet tė ketė kujdes qė tė mos e koritė babėn (sipas Manajt), duke e kualifikuar si koritje ndaj Ibrahim Rugovės ēdo angazhim tė Ukės kundėr Sejdiut dhe klikės sė tij. Pra sipas tyre, Uka nuk bėn tė kandidojė pėr kryetar tė partisė apo nuk bėn t’a mbėshtesė Bujar Bukoshin, Isa Mustafėn apo dikė tjetėr pėr kryetar, sepse LDK-ja e paska kryetarin dhe liderin, pra Fatmir Sejdiun.

    Se LDK-ja e ka kryetarin dhe se kryetari i saj ėshtė Fatmir Sejdiu, kėtė s’po e konteston askush, por se ky kryetar duhet ndėrruar nė kėto zgjedhje partiake, kjo ėshtė e domosdoshme. Mos-zgjedhja e Sejdiut sėrish kryetar i LDK-sė ėshtė njė dmosdoshmėri kushtetuese, politike e strategjike. Sejdiu ėshtė nė procedurė gjyqėsore nė Gjykatėn Kushtetuese pėr shkeljen e kushtetutės nga ana e tij, si pasojė e tė qenit edhe President i Kosovės edhe kryetar i njė partie. Nuk ėshtė serioze pėr njė president, aq mė pak jurist me profesion, tė thotė qė e ka ngrirė funksionin e kryetarit tė partisė, pra se s’po e shkel Kushtetutėn. Ngrirja dhe shkrirja nuk janė kategori juridike dhe Gjykata Kushtetuese nuk merr nė shqyrtim procese tė tilla “ngrirėse” a “shkrirėse”, qoftė edhe politike. Kjo gjykatė merr nė shqyrtim ēėshtje qė kanė tė bėjnė me legalitetin dhe kushtetutshmėrinė e veprimeve dhe mos-veprimeve tė subjekteve qė janė objekt i saj i trajtimit, pra funksionimin sipas kushtetutes tė institucioneve tė shtetit. Pra, Gjykata Kushtetuese do t’a nxjerr presidentin Sejdiu si shkelės tė Kushtetutės sė Kosovės, jo pse ai e ka ngrirė apo e ka shkrirė veprimtarinė e tij ekzekutive si kryetar i LDK-sė, por se ai juridikisht/legalisht ėshtė kryetar i kėsaj partie, pra statuti i LDK-sė e ngarkon Sejdiun juridikisht me veprimtari politike ekzekutive, gjė tė cilėn kushtetuta ia ndalon presidentit (Sejdiut), pa marrė parasysh a i ushtron ai praktikisht kėto veprimtari (tė cilat mirėfilli dihet se edhe i ushtron). Kjo ėshtė njė arsye shumė substanciale qė Fatmir Sejdiu megjithėse ėshtė kryetar i LDK-sė, nuk do tė duhej tė ishte dhe nuk do tė mund tė jetė nėse vazhdon qė legalisht t’a ushtroj edhe detyrėn e presidentit tė vendit.

    Edhe po tė jap dorėheqje apo tė shkarkohet (pėr shkelje te kushtetutės) nga posti i presidentit, Sjediu s’do tė duhej tė ri-zgjedhej kryetar i LDK-sė pėr faktin se nėn udhėheqjen e tij LDK-ja ka shėnuar rekordet e rėnies elektorale dhe politike, si pasojė e veprimeve tė tij pėrēarėse dhe shkatrruese pėr kėtė parti. Nėn udhėheqjen e Sejdiut (edhe pėrmes Kryeziut) LDK-ja ka devijuar nga filozofia politike e Rugovės (Rugovizmi), duke i zvetnuar parimet nacionale/shqiptare tė shtetit tė Kosovės dhe duke ndėrtuar njė shtet qė nuk realizon aspiratat e shqiptarėve pėr njė shtet tė dytė nė Ballkan, siē e projektoi elita nacionale e viteve ’90 nė krye me Rugovėn. LDK-ja e Sejdiut po e mban nė pushtet sistemin qeverisės kleptokratik tė Thaēit dhe kjo do tė ketė kosto tė lartė pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e popullit tė Kosovės, ndėrkaq dėmet elektorale pėr LDK-nė do tė jenė tė pa-riparueshme. Kėto janė vetėm disa nga sjelljet politike qė Sejdiun duhet t’a pengojnė tė ri-zgjedhet kryetar i LDK-sė.

    Strategjikisht, nė njė republikė parlmentare, qeverisja e vendit realizohet pėrmes qeverisė dhe kryeministrit, prandaj ēdo parti dhe lider qė pretendon tė qeverisė vėrtetė, duhet t’a synoj qeverinė dhe postin e kryeministrit. Mbi kėtė bazė njė LDK me kryetar njė si Sejdiu (figurė aspak me afinitet ekzekutiv) s’do tė ishte asnjėherė e denjė pėr tė pretenduar udhėheqjen e qeverisė dhe qeverisjes nė vend. Edhe skenari qė pėr kryeministėr mund tė nominohet njė figurė mė ekzekutive, por qė s’do tė ishte kryetar partie, do tė ishte qasje e gabuar, sepse njė kryeministėr pa fuqi politike tė garantuar, s’do tė jetė kurrė i aftė t’i prijė qeverisjes. Kujtojmė rastin Kosumi apo Ēeku, kur pėr ministrat e tyre vendoste krejt dikush tjetėr. Prandaj, LDK-ja megjithėse e ka kryetarin, duhet tė vendosė t’a ndėrrojė atė, e obliguar nga Kushtetuta (e shkelur nga kryetari aktual i saj), por edhe nga gjendja e katandosur faktike nė tė cilėn ndodhet kjo parti, nė tė cilėn gjendje u zhyt pikėrisht pėrgjatė mandatit tė kėtij kryetari.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar mė parė nga xani1 Lexo Postimin
    LDK-ja me postin e ngrirė tė kryetarit, ndoshta do tė shkrihet pas freskimit tė motit, se deri tash ishte vapė, nuk e shkriu.
    -------------------------
    Nuk ka ka ymyt tė shkrihet.....

    Ja si arsyeton i nderuemi Pressident i R. sė kosovės dhe Kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės....

    ----
    Sejdiu: Posti i ngrirė nė LDK ėshtė formulė politike

    Publikuar: Sot, mė 14 shtator 2010

    Sejdiu: Posti i ngrirė nė LDK ėshtė formulė politike


    Prishtinė, 14 shtator - Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu , beson se pėr rastin e tij Gjykata Kushtetuese do tė vendos mbi bazė tė ligjit dhe Kushtetutės. Ai, po ashtu, pret qė vendimi i Gjykatės pėr rastin Qeska do tė sqarojė situatėn ligjore tė dorėheqjes sė tij, raporton RTK.
    Presidneti Sejdiu tha se ngrirja e funksionit tė kryetarit tė LDK-sė ėshtė njė formulė politike, mirėpo, ai pret qė Gjykata Kushtetuese do tė jep vendimin meritor pėr kėtė ēėshtje. Ai tha se pėrfaqėsuesit e tij tashmė kanė dėrguar provat nė Gjykatėn Kushtetuese pėr tė cilat ai beson se janė mjaft tė qarta.

    “Pavarėsisht se mund tė ketė spekulime ditore unė gjithmonė i besoj drejtėsisė dhe paralelisht them se kategoria e mosushtrimit tė funksionit ėshtė formulė politike, pėr arsye se pėr tė pas njė pozicion aktiv ėshtė ushtrim funksioni, ndėrsa, pėr tė mos pas njė qasje joaktive ėshtė mosushtrim i funksionit dhe s’kam asnjė koment”, tha presidenti.

    Ndėrkaq, pėr rastin e kryetarit tė Rahovecit, Qazim Qeska, presidenti tha se ka kėrkuar mendimin e Gjykatės Kushtetuese pėr tė qenė i siguritė nė vendimet qė do t`i ndėrmarrė.
    “Pėr mua ka qenė e nevojshme qė tė marr njė sqarim tė plotė rreth tė gjitha zhvillimeve duke pasur para sysh si ka qenė situata ka lejuar njė vendim urgjentė tė formės sė prerė dhe pėr tė pas njė vendim meritor natyrisht se ėshtė e nevojshme edhe konsulenca e saj”, tha Sejdiu.

    Pas dorėheqjes dhe mungesės nė punė tė kryetarit tė Rahovecit, Qazim Qeskės, pėr 45 ditė, presidenti i vendit ka kėrkuar ndihmėn e Gjykatės Kushtetuese rreth kėtij rasti.

Faqja 7 prej 26 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •