Kolė Berisha tėrhiqet nga funksionet nė LDK
Drilon Zogaj | 07-07-2010 18:13 CET
Prishtinė. Njė ndėr figurat kryesore tė LDK-sė pas luftės nė Kosovė, Kolė Berisha, ėshtė tėrhequr nga tė gjitha funksionet nė kėtė parti.
Nė vendimin pėr tėrheqjen nga postet e nėnkryetarit dhe anėtarit tė Kryesisė sė LDK-sė, ish-kryetari i Kuvendit tė Kosovės, ka publikuar arsyet e kėsaj tėrheqjeje, duke potencuar se kėtė vendim e ka marrė pėr shkaqe personale, si dhe pėr t’u hapur rrugė forcave tė reja.
Berisha ka thėnė se kėtė vendim e ka marrė pas konsultimeve me miqtė dhe nė veēanti me kryetarin, Fatmir Sejdiu. “Duke filluar nga sot (7 korrik 2010), tėrhiqem nga posti i nėnkryetarit dhe i anėtarit tė Kryesisė sė LDK-sė.
Mbetem edhe mė tutje anėtar i denjė, besnik, i LDK-sė dhe deputet i saj nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės, i gatshėm, qė nė ēdo kohė, kurdo qė e kėrkon nevoja, tė jap
kontributin tim modest, por, tani e tutje vetėm si anėtar i rėndomtė dhe deputet. Tėrheqjen nga postet e cituara e bėj pėr shkaqe personale, si dhe pėr t’u hapur rrugė forcave tė reja.
Ēdo pėrpjekje, e kujtdo qoftė, pėr t`i dhėnė karakter tjetėr kėtij akti personal, do tė konsiderohet si spekulim me qėllime tė caktuara ndaj meje dhe ndaj LDK-sė”, ka thėnė Berisha nė vendimin e tij.
Mė tutje, ai ndėr tė tjera ka bėrė njė rikapitullim tė angazhimeve tė tij nė LDK dhe nė institucionet e Kosovės, duke veēuar punėn me ish-presidentin Rugova.
Berisha ka shprehur bindjen se pėrkundėr goditjeve qė pati LDK-ja kohėt e fundit, ajo vazhdon tė mbetet forca mė e organizuar politike nė Kosovė.
“Por, asaj i duhet njė freskim, i duhet njė frymė e re, njė kreativitet, njė ristrukturim nė tė gjitha nivelet e organizimit tė saj, gjė qė edhe ka filluar”, ka thėnė Berisha.
Krijoni Kontakt