Close
Faqja 5 prej 26 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 258
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Zėvendėson Melin?

    Deputetja Anita Morina, sipas tė gjitha gjasave, do tė jetė Kryetarja e ardhshme e Forumit tė Gruas sė LDK’sė. Shumica e anėtarėve tė Kryesisė sė LDK’sė mbėshtesin kandidaturėn e saj.
    mė 30.05.2010 nė ora 13:26

    Lidhja Demokratike e Kosovės duket se e ka gjetur zėvendėsimin pėr Melihate Tėrmkollin nė postin e Kryetares sė Forumit tė Gruas.

    Ajo ėshtė Anita Morina, aktualisht deputete e LDK’sė nė Parlamentin e Kosovės dhe njė nga udhėheqėset e dikurshme tė Forumit Rinor.

    Burime tė Express, brenda Kryesisė sė LDK’sė, sqarojnė se deputeten Morina pritet ta propozojnė pėr Kryetare tė Grave, pasi tė pėrfundojnė zgjedhjet nėpėr degė.

    Megjithėkėtė, nė njė prononcim pėr Express, Morina ka thėnė se nuk ka ndonjė informacion se mund tė nominohet pėr Kryetare tė Grave.
    Natyrisht, ajo e lė tė hapur mundėsinė qė tė udhėheqė gratė e LDK’sė.

    “Nuk them se do ta pranoj atė post, megjithatė do ta diskutojmė me Kryesinė e LDK’sė nėse ata mė propozojnė”, ka thėnė Morina pėrmes telefonit, tė shtunėn.

    “Edhe pse nuk e kam diskutuar mė herėt me Kryesinė e LDK’sė, por ėshtė njė opsion qė do ta diskutoj. Kam qenė e gatshme gjithherė tė kontribuoj pėr forcimin e strukturave tė LDK’sė dhe jam e gatshme edhe nė tė ardhmen”, ka shtuar ajo.

    Ndryshe, anėtari i Kryesisė sė LDK’sė, Naser Osmani, sqaron se procesi zgjedhor pėr Kryetare tė Forumit tė Gruas do tė pėrfundojė mė 15 korrik, pėrderisa shton se deputetja Morina ėshtė emėr i respektuar nė LDK qė mund t’i udhėheqė gratė e partisė.

    “Nuk e di kush mund tė jetė Kryetare e Forumit tė Gruas, por emri i deputetes Morina pėr mua ėshtė i pranueshėm”, ka thėnė Osmani pėr Express, tė shtunėn.

    Edhe deputeti tjetėr i LDK’sė, Armend Zemaj, thotė se nėse Anita Morina pranon tė jetė Kryetare e Forumit tė Gruas, atėherė e ka pėrkrahjen e shumicės sė zyrtarėve tė LDK’sė.

    “Anita Morina ėshtė opsioni mė serioz pėr Kryetare tė Grave. Besoj se do ta ketė mbėshtetjen e shumicės sė LDK’sė”, thotė Zemaj.
    Megjithėkėtė, pėrveē zgjedhjeve pėr Forumin e Gruas, LDK ka thirrur edhe mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
    “Do tė jenė dy pika tė rendit tė ditės: raporti pėr zgjedhjet e kaluara dhe agjenda zgjedhore partiake”, ka thėnė Osmani.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Kryetar i LDK ėshtė Fatmir Sejdiu i cili nė njė mėnyrė e ka konsolidua deri nė njė mas partin.
    Edhe nė tė ardhmen LDK mbete nėn udhėheqjen e Llapjanėve dhe kur kreun e partisė tė merre dikush qė nuk ka prejardhje llapjane atėherė vjen deri te shkrirja e LDK-sė.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    LDK shpall zgjedhjet brendapartiake

    Nė kuadėr tė pėrgatitjeve pėr organizimin e zgjedhjeve tė rregullta brendapartiake, tė shtunėn mblidhet Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė pėr tė marrė vendimin pėr shpalljen e zgjedhjeve. Pas debatave paraprake brenda partisė, zgjedhjet e pėrgjithshme nė LDK pritet tė fillojnė nga mesi i shtator dhe do tė zgjasin deri nė nėntor.
    Zgjedhjet nė LDK do tė mbahen nė tė gjitha nivelet, ndėrkaq Kuvendi Zgjedhor sipas tė gjitha gjasave duhet tė mbahet nė dhjetor, pasi tė jetė rrumbullakuar i tėrė procesi zgjedhor brendapartiak.

    Nė mbledhjen e sė shtunės do tė formohen grupet pėrgatitore pėr zgjedhje. Mė herėt Kryesia e partisė kishte propozuar formimin e katėr grupeve punuese: grupi pėr platformė politike pėr zgjedhjet nė LDK; grupi qė do tė merret me ndryshimet eventuale nė statutin e partisė; grupi qė do tė hartojė programin pėr zhvillimin e LDK sė dhe grupi qė do tė hartojė projektin qeverisės tė LDK sė. Mirėpo kėto propozime tė Kryesisė mund edhe tė ndryshohen nga Kėshilli i Pėrgjithshėm.

    Si organ mė i lartė i LDK sė, KP pritet tė diskutojė edhe pėr raportin e Shtabit Zgjedhor tė LDK-sė pėr zgjedhjet lokale 2009, i cili mė herėt ėshtė miratuar nga Kryesia. Pas analizave tė pėrgjithshme pėr procesin e zgjedhjeve lokale 2009, raporti rekomandon njė reformim tė brendshėm tė LDK-sė, duke theksuar qė individ me rezultate tė dobėta nėpėr komuna tė mbajnė pėrgjegjėsi, por edhe "pasoja pėr kėto rezultate".

    Ndėrkaq, pėr individėt qė siē thuhet, kanė qenė efektivė nė procesin zgjedhor "duhet tė promovohen nė struktura brenda partisė". "Kjo do tė ndihmojė LDK-nė nė zgjedhjet e ardhshme, si dhe do tė krijojė besim se LDK-ja ėshtė duke u reformuar, dhe rrjedhimisht do tė bėhet atraktive pėr forca tė reja".

    Nė kėto rekomandime posaēėrisht kėrkohet reformimi i Forumit tė Rinisė dhe Forumit tė Gruas sė LDK-sė, duke vėnė nė dukje se kėto dy forume nuk kanė punuar sa duhet ose fare pak gjatė raundit tė parė, kurse gjatė tė dytit "pothuajse nuk kanė ekzistuar", theksohet nė kėto rekomandime, por tė cilat mund tė konsiderohen edhe kritika direkte nė kėtė raport.

    Zgjedhjet e fundit nė LDK janė mbajtur nė vitin 2006, ndėrsa Kuvendi Zgjedhor nė 9 dhjetor. /QIK/

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Loja e dyfishtė

    Lidhja Demokratike e Kosovės do tė vazhdojė tė flasė edhe si pushtet edhe si opozitė . Kjo porosi e destinuar nė radhė tė parė pėr PDK’nė u vulos tė shtunėn edhe nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm. Anėtarėt e kėtij Kėshilli u pajtuan qė partia tė shkojė drejt zgjedhjeve, tė cilat duhet tė pėrfundojnė deri mė 30 nėntor.


    Nga Faton Ismajli mė 06.06.2010 nė ora 12:08

    Zyrtarėt e Lidhjes Demokratike e Kosovės kanė vendosur tė pėrdorin njė strategji tė re politike dhe tė vazhdojnė lojėn e dyfishtė nė raport me Partinė Demokratike tė Kosovės.
    Nė mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm, qė ėshtė mbajtur tė shtunėn, nuk ėshtė thėnė asgjė e re. Aty janė pėrsėritur qėndrimet e LDK’sė tė dhėna nėpėr konferenca qė nga pėrfundimi i zgjedhjeve lokale.

    Shefi i Shtabit elektoral tė LDK’sė, Lutfi Haziri, ka paraqitur raportin pėr zgjedhjet e fundit, nė tė cilin u bėhet thirrje zyrtarėve tė partisė qė tė vazhdojnė tė luajnė rolin e dyfishtė – edhe si pushtet edhe si opozitė. Kjo dėshmohet nė raportin e pėrgatitur nga Haziri pėr zgjedhjet lokale, ku kėrkohet nga zyrtarėt e LDK’sė qė tė realizojnė projektet qė kanė tė bėjnė me votuesin e partisė.

    “Edhe nėse kėto projekte nuk gjejnė pėrkrahje nga qeveria, ne duhet tė angazhohemi qė tė ‘luftojmė’ pėrmes medieve dhe kėshtu tė pozicionohemi si parti opozitare”, shkruan nė raportin e shefit tė shtabit zgjedhor tė LDK’sė. Lutfi Haziri ėshtė emėruar Ministėr i Kulturės menjėherė pas zgjedhjeve lokale, edhe pse gjatė fushatės ishte njėri prej atyre qė sulmonin Qeverinė Thaēi.

    Tani Haziri ėshtė bėrė kreator i qasjes sė dyfishtė qė do tė ndjekė LDK’ja. Rendi i pėrcaktuar nga Kryesia, pėr tė diskutuar pėr zgjedhjet e fundit lokale dhe pėr procesin zgjedhor brenda partiake, nuk ka ndryshuar. Nė agjendė nuk ėshtė futur pėr diskutim ideja Kryetarit tė Prishtinės, Isa Mustafa pėr prishjen e koalicioni me PDK’nė.

    Megjithėkėtė, Mustafa, qė ėshtė anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm, nuk ka lėvizur nga qėndrimi i tij pėr daljen e LDK’sė nga koalicioni. “Unė s’kam lėvizur nga qėndrimi im pėr prishjen e koalicionit. Kjo temė nuk duhet tė jetė tabu nė LDK, por duhet tė diskutohet brenda strukturave udhėheqėse tė partisė”, ka thėnė Mustafa para anėtarėve tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm.

    Pas mbledhjes, Mustafa nuk u ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve, por ėshtė larguar nga mbledhja i shoqėruar nga Shefi i Grupit Parlamentar tė LDK’sė, Ismet Beqiri.
    “Nuk deklarohem sot pėr media”, ka thėnė Mustafa pas takimit. Lutfi Haziri e ka quajtur tė pėrgjegjshėm veprimin e Mustafės. . “Isa Mustafa ėshtė i pėrgjegjshėm. E dinė kur duhet me fol, dhe dinė kur s’duhet me fol. Ai ėshtė shumė i pėrgjegjshėm nė publik”, ka thėnė Haziri.

    Nėnkryetari i Parė i LDK’sė, Eqrem Kryeziu, ka dhėnė leksione kolegėve nga partia se si duhet tė ngrihet njė ēėshtje pėr diskutim. Por, paraprakisht ai ka zgjedhur fjalė tė mira pėr partinė duke pėrmendur sėrish “sharmin” e saj. “Ēdo gjė mund tė ngritėt pa pasione, por me njė trajtim intelektual. Por, mund tė hyjnė trajtimi i kėtyre ēėshtjeve nga aspekti intelektualo-politiko-partiak. Absolutisht asnjė tabu temė nuk ėshtė”, ka ironizuar Kryeziu, kur ėshtė pyetur pse nuk ėshtė diskutuar ideja e Isa Mustafės.

    Ish’ kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu, ka pranuar se brenda mbledhjes ka pasur debat edhe kritikė. “Ka qenė njė debat shumė i gjatė dhe kritik qė ėshtė e mira, pasuria dhe sharmi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Mos shpresoni shumė nė vlime dhe pasione. Nuk pėrjashtohen emocionet e forta as nė LDK”, ka shtuar ai.

    Duke komentuar rreth aferės “Zanzibar”, ku zyrtarė tė PDK’sė kishin njoftuar befasisht ata tė LDK’sė pėr prishje tė koalicionin nė mes tė natės , Eqrem Kryeziu e ka mohuar njė gjė tė tillė. Por, ka reaguar Ministri Lutfi Haziri. “Ne jemi parti e ditės”, ka thėnė ai.
    Megjithėkėtė, ish kandidati i LDK’sė pėr Kryetar tė Gjilanit, Fatmir Rexhepi, ka vazhduar me kritika nė drejtim tė zyrtarėve tė partisė dhe ka kėrkuar qė tė mblidhet edhe njė herė Kėshilli i Pėrgjithshėm dhe tė diskutojė pėr prishjen e koalicionit.

    Derisa Rexhepi u ka folur gazetarėve - Eqrem Kryeziu ka thėnė se ish-kandidati pėr kryetar tė Gjilanit ėshtė prekur nga “ sindromi i Melit” duke aluduar nė largimin e Melihate Tėrmkollit nga LDK’ja. Rexhepi ka kėrkuar qė mbledhja e radhės e Kėshillit tė mbahet brenda muajit qershor, pasi, sipas tij, partia po i afrohet vijės sė kuqe.
    Pėrgjigjen e ka marrė menjėherė nga Eqrem Kryeziu, i cili ka thėnė se duhet tė respektohen rregullat pėr tė mbledhur Kėshillin e Pėrgjithshėm.

    Kryeziu ėshtė shprehur me shaka pėr “vijėn e kuqe” tė Rexhepit, duke thėnė se nuk di ēfarė dioptrie i ka syzet Fatmir Rexhepi. “Natyrisht, unė personalisht jam pajtuar kėtu qė tė kemi njė debat tematik pėr situatėn e pėrgjithshme shoqėrore nė Kosovė, jo vetėm partiake, por edhe tė pėrgjithshme. Por, dihen procedurat se si thirret Kėshilli i Pėrgjithshėm”, ka thėnė Kryeziu.

    Burime brenda takimit kanė sqaruar se disa anėtarė kanė kėrkuar shkarkimin e Kryesisė sė LDK’sė si dhe prezencėn e Liderit tė Partisė, Fatmir Sejdiu. “Duhet ta dini se Presidenti ka disa pengesa kushtetuese pėr tė qenė prezent”, ka sqaruar Nėnkryetari i Parė i LDK’sė, Eqrem Kryeziu. Ndryshe, nė Mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm ėshtė vendosur tė formohen grupet punuese pėr analizimin e zgjedhjeve tė fundit dhe pėr agjendėn zgjedhore brenda partiake.

    Sipas vendimit tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, zgjedhjet nė LDK fillojnė mė 10 shtator dhe pėrfundojnė mė 30 nėntor tė kėtij viti.

  5. #45
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anėtarėsuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    LDK -po shkon drejt shkatrrimit kete sse kam dasht ti ndodh ldk mirpo per fat te keq kjo po i ndodh
    Pėrderisa ėshtė dikush nė Qiell qė mė mbron...
    Nuk ka askush nė Tokė qė mė mposhtė...”

  6. #46
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anėtarėsuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar mė parė nga ximi_abedini Lexo Postimin
    LDK -po shkon drejt shkatrrimit kete sse kam dasht ti ndodh ldk mirpo per fat te keq kjo po i ndodh
    ngushllime...cke ti besh jeta eshte keshtu
    2011*Pse tė pėshtyjmė rrugės, kur ka njerėz qė e meritojnė fytyrės ...

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    do te jete java tjeter edhe me shkaterues kur te mirren 3 "kokat" NGA EULEXI ---PYDYKY -JA; LDK-JA DHE AAK-JA E em vone .,,

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Humori i krizės


    Gjendja nė kėtė parti dėshmon njė krizė aq tė thellė sa nuk mund tė durojė humorin e Eqės. Reformat mund tė bėhen edhe gjatė ecjes nė koalicion, madje njėkohėsisht duke reflektuar pėr tė mbarė edhe nė vetė koalicionin qeverisės.

    Nga Pressing - Tė Tjerė mė 08.06.2010 nė ora 12:56
    Bardh Frangu

    Edhe nė tė kaluarėn, LDK’nė e kam cilėsuar si parti eterike. Kjo edhe pėr faktin se pasi vdiq lideri historik i kėsaj partie, aktivistėt e saj besonin se fryma e tij qė kishte mbushur ajrin e Kosovės do t’ju ndihmonte qė t’i fitonin zgjedhjet. Zgjedhjet nuk i fituan, por ama nuk hoqėn dorė nga fryma eterike. Lidershipi i kėsaj partie vazhdon tė qėndrojė pezull, madje e mban pezull edhe krejt partinė. Kjo ėshtė keq pėr skenėn tonė politike dhe pėr zhvillimet demokratike nė pėrgjithėsi. Kjo ėshtė keq edhe pėr partinė nė pushtet, e cila vazhdon tė ushqehet me vetėkėnaqėsi nga aleati i saj i koalicionit, qė ka ndėrtuar kurorė interesi pėr individė dhe grupe, por jo edhe pėr koncepte dhe ide tė pėrbashkėta me interes pėr shoqėrinė. Dihet se ata qė mbajnė peng dikė, edhe vetė shndėrrohen nė tė tillė. Tashmė ėshtė bėrė e dukshme qė edhe PDK’ja reflekton vullnet tė ngjashėm pėr pushtetin. Po tė shikohen me vėmendje zhvillimet nėpėr degėt e PDK’sė, bėhet e dukshme se lidershipi i saj ka diēka tė pėrbashkėt me atė tė LDK’sė; kuptimin e tė qenit nė pushtet dhe jo kuptimin e profilizimit tė partisė dhe ndėrtimin e politikave me interes pėr shtetin e ri tė Kosovės.

    Takimi i fundit i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK’sė edhe njėherė dėshmoi se nuk e ka ndėrmend tė bėjė shmangie nga koncepti eterik i partisė. Ky kėshill dėshmoi se nėnkryetari i parė i kėsaj partie, Eqrem Kryeziu, vazhdon ta mbajė nė shuplakė tė dorės kėtė parti, ndėrsa dorėn ta mbajė lart nga qielli. Kėtė e konfirmoi edhe Isa Mustafa, i cili derisa u shmangej gazetarėve, tha: “Shkoni pyetni Eqrem Kryeziun!”. Dhe ata e pyetėn Eqėn. Dhe Eqa u pėrgjigj si zakonisht, nėpėrmjet humorit dhe me ekuivoke. Por, u duk ashiqare se humori i tij kishte humbur pėrmbajtjen dhe kishte zbritur nė nivelin e humorit tė Lecit. Pėr mė keq, dėgjova njė pjesė tė fjalės sė tij krejt tė pakuptim dhe krejt alogjike. Ishte njė fjalė qė mund tė prodhohej vetėm nga gjuha e trashur e ndonjė tė dehuri. Pushteti i LDK’sė e ka dehur Eqėn.

    Ėshtė e vėrtetė se alibia e LDK’sė pėr koalicionin aktual duhet tė jetė e diskutueshme. Ėshtė mirė tė debatohet se ky koalicion ėshtė vėrtet interes vital i shtetit tė ri, apo jo.
    Po ashtu, ėshtė me interes tė formohet njė koalicion i ri, zor i mundshėm, apo duhet tė shkohet nė zgjedhje tė parakohshme mjaft tė kushtueshme dhe me shpresa minimale se mund tė ndėrrohet raporti i forcave. Kėto ēėshtje duhet tė jenė temė e njė debati tė vazhdueshėm edhe brenda LDK’sė, edhe brenda PDK’sė. Pėr mė tepėr, duhet tė jenė edhe temė e shoqėrisė civile.

    Pėr bindjen time, njė gjė mbetet e padiskutueshme. LDK’ja duhet t’i futet njė reforme rrėnjėsore dhe atė sa mė parė dhe sa mė seriozisht. LDK’ja duhet tė zbresė nga shuplaka e Eqės dhe tė mėsohet tė ecėn nėpėr tokėn e Kosovės, pėrfshirė kėtu edhe Drenicėn dhe Dukagjinin. LDK’ja nuk guxon tė lejojė qė Eqa tė tallet me Isa Mustafėn, i cili ishte i vetmi qė arriti t’ia kthejė njė fije dinjiteti kėsaj partie tė dalė nga njė lėvizje e fuqishme popullore. Gjendja nė kėtė parti dėshmon njė krizė aq tė thellė sa nuk mund tė durojė humorin e Lecit qė prodhon Eqa. Reformat mund tė bėhen edhe gjatė ecjes nė koalicion, madje njėkohėsisht duke reflektuar pėr tė mbarė edhe nė vetė koalicionin qeverisės.

    Njė reformė pėrmbajtėsore brenda kėsaj partie do tė ndikonte drejtpėrsėdrejti edhe nė reflektimin e partisė nė pushtet, PDK’sė, sepse asnjė subjekt politik nuk mund ta injorojė konkurrencėn nė njė sistem pluralist. Kjo do tė ndikonte nė njė trend tė ri tė profilizimit tė partive, por edhe nė ngritjen e kualitetit tė pėrgjegjėsisė nėpėr tė gjitha nivelet, gjė kjo shumė e nevojshme pėr tė gjitha institucionet e shtetit tė ri tė Kosovės. Zhvillimi i konkurrencės ėshtė parakusht pėr zhvillimin e vlerave. Vetė Eqa, i cili ka dėshirė tė thirret nė intelektualizėm, duhet tė jetė ai i cili nuk do tė duhej ta pengonte zhvillimin e kėsaj konkurrence, siē po bėn tani duke injoruar ata tė cilėt kanė ide dhe vullnet pėr nisjen e reformave nė kėtė parti.

    Nuk ėshtė se ndodh kiameti nėse LDK’ja vazhdon tė rrėnohet, sepse partitė janė si lumenjtė; uji (anėtarėsia) derdhet patjetėr diku. Nė rastin e LDK’sė po e shohim se uji nga lumi i saj po rrjedh nė shtratin e AAK’sė, por ēėshtja ėshtė si tė ruhet njė subjekt politik me njė infrastrukturė tė trashėguar, e cila do tė ndihmonte zhvillimin e njė konkurrence konceptuale.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anėtarėsuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Shkon mire nese shkon andej ka ka thene Rugova.
    Qdo fjal qe del nga zemra, shkon ne zemer.

  10. #50
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Shkon mire nese shkon andej ka ka thene Rugova.
    ...kah beogradi a? , po po edhe qanej ika rrenjet.....

Faqja 5 prej 26 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •