Absurdland : NA ISHTE NJĖ HERĖ LDK-JA !
6 Prill 2010
Elida BUĒPAPAJ
Nė epitafin e kėsaj partie mund tė shkruhet: “Na ishte njė herė LDK-ja”. Sepse LDK-ja ka ndalur sė ekzistuari me vdekjen e Rugovės. Pas vdekjes sė Rugovės organizmi i LDK-sė i ngjante njė organizate klanesh dhe bajraqesh, tregtarėsh tė grupacioneve politike qė me Rugovėn i kishte lidhur vetėm interesi pėr tė fituar votat e popullit rugovian.
Shkallmimi i LDK-sė nga themelet ėshtė parė qė nė krye, sapo vdiq Rugova, me heqjen dhe vendosjen e lidėrshipit pėrmes konspiracioneve, duke marrė pushtetin pėrmes rrugėve qė s’kishin tė bėnin aspak me demokracinė brenda partisė.
Tragjikomikja ėshtė se ēdo gjė akrobatėt matrapazė xhonglerė e kanė bėrė duke mbajtur nė gojė emrin e Rugovės, duke e shpėrdorur emrin dhe idealet e tij.
LDK-ja nuk ėshtė mė qė kur s’ėshtė mė Rugova. E kam provuar nė lėkurė si gazetare qė kam mbėshtetur Rugovėn, kur pas vdekjes sė tij jam ndeshur me mizorinė e ēinovnikėve tė njė partie qė s’ka mė identitet, ku klanet brenda saj nuk njohin asnjė lloj morali, dhe qė mund tė shesin nė treg edhe nėnėn e babėn e tyre.
Kur humbėn zgjedhjet e para nė Nėntorin e 2007, doli ndonjė zė pėr reformim tė LDK-sė, por ky zė menjėherė u shua dhe u shit kur i afruan poste, dhe LDK-ja e thelloi edhe mė tutje rrugėn pėr ēidentifikimin e mėtejshėm tė partisė mė tė madhe tė Kosovės, e cila sa ishte gjallė Rugova ishte partia qė fitonte shumicėn e votave tė popullit tė Kosovės.
Njė eksponent i PDK-sė na shkruante para disa kohėsh, nėse ne e kemi kuptuar realitetin. Nuk ėshtė ėshtė e vėshtirė pėr ta kuptuar se ēfarė realiteti pėrbėn sot kjo karikaturė partiake qė pretendon tė jetė LDK-ja e Ibrahim Rugovės, por nė fakt ėshtė kthyer nė njė banjė publike pėr PDK-nė.
Kėtė realitet dramatiko-burlesk, ku LDK-ja ėshtė katandisur nė njė parti katundi, me katundarė dhe proletarė nė krye, tė cilėt pėr pushtet janė gati t’i kthehen diktaturės sė proletariatit, (ēka faleminderit Zotit kjo ėshtė vetėm imagjinatė boshe e kokave tė tyre tė zbrazta ), qė besojnė se do tė vazhdojnė tė qendrojnė nė pushtet duke kryer rolin e mercenarėve tė paguar nga partia qė e ka shumicėn.
Edhe sa orė do tė qendrojnė nė pushtet, ata qė e kthyen LDK-nė nė partinė e intrigantėve dhe intrigave. Tash qė kanė larguar edhe Nekibe Kelmendin, njė figurė ikonė nė politikėn e Kosovės, orėt e tyre janė kthyer nė sekonda.
Nuk ka rėndėsi nėse i mban Hashim Thaēi nė qeveri apo jo, sepse nė zgjedhjet e ardhme ata qė e kanė mbajtur sot peng LDK-nė duke e kthyer nė paren mė tė zhvleftėsuar tė krizės sė politikės, do tė marrin nga sovrani atė qė meritojnė, humbjen pėrfundimtare.
Nėse dikur kemi thėnė se ka nevojė tė reformohet e majta nė Kosovė, tash imperative ėshtė reformimi i qendrės sė djathtė, qė pozita dhe opozita tė krijojnė njė ekuilibėr tė fortė dhe tė qėndrueshėm. Nė themele tė shėndosha dhe jo pėrmes maskaradave politike. Sa pėr LDK-nė. Prej saj ka mbetur vetėm hiri dhe shprehja: “Na ishte njė herė LDK-ja”.
Krijoni Kontakt