Close
Faqja 17 prej 26 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 258
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu: LDK-ja s’lejon fraksione
    Fatmir Sejdiu, nė njė intervistė pėr “Kohėn Ditore” tha se nuk dėshiron qė Bujar Bukoshit dhe Ukė Rugovės t’ua cenojė ambiciet politike, por ua rikujton atyre se brenda LDK-sė nuk mund tė krijojnė struktura paralele....
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vazhdon shkatrrimi

    Ukė Rugova: “Selia nė Qafė, LDK e Hashim Thaēit”

    Prishtinė, 28 tetor - Zyrtarizohet lista alternative e LDK-sė, e quajtur “LDK- Ibrahim Rugova”. Sipas djalit tė Ibrahim Rugovės, Ukė Rugova, kjo listė nuk ėshtė ikje nga LDK-ja e as parti e re, por me kėtė synohet pjesėmarrja nė zgjedhjet parlamentare. Sipas tij, zyrtarizimi i kėsaj liste vjen pas mosmarrėveshjeve tė thella mes krahut tė Sejdiut dhe Bukoshit. Por, ai nuk ka pranuar tė tregojė se kush ėshtė bartėsi i kėsaj liste.

    Uka ka treguar se dje ka takuar Sejdiun dhe nga ai ka kėrkuar qė tė japė dorėheqje nga posti i kryetarit tė LDK-sė. Sipas Ukės, Sejdiu ka thėnė se nuk do tė tėrhiqet nga gara dhe do tė kandidojė pėr ta marrė kėtė post. Madje Uka e ka quajtur selinė e LDK-sė nė Qafė “LDK e Hashim Thaēit”. Ndėrsa ka thėnė se LDK-ja e vėrtetė, e Ibrahim Rugovės, e ka selinė te rezidenca e ish-presidentit Rugova.

    Nė kėtė konferencė pėr shtyp tė pranishėm ishin edhe Bujar Bukoshi, qė ėshtė kandidat pėr kryetar tė LDK-sė, Astrit Haraqija dhe Dardan Gashi.

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vazhdon shkatrrimi:



    Lista e Bukoshit dhe Ukės si iniciativė qytetare

    Prishtinė, 29 tetor - Bujar Bukoshi pėrsėriti sot se Lista alternative, “LDK- Ibrahim Rugova”, do tė regjistrohet nė KQZ si “iniciativė qytetare”. Bukoshi tha se nuk ka marrėveshje me Kryesinė aktuale tė LDK-sė, prandaj do tė garojė si e veēantė, por nėn ombrellėn e LDK-sė. Ndėrsa, Sekretari i LDK-sė, Ramė Manaj tha se nė KQZ nuk mund tė garojnė dy lista tė LDK-sė, duke thėnė se Lista alternative e LDK-sė, e quajtur “LDK- Ibrahim Rugova”, mund tė regjistrohet si e veēantė.

    Bujar Bukoshi pėrsėriti sot akuzat ndaj kryetarit aktual tė LDK-sė, Fatmir Sejdiu, duke thėnė se ai ėshtė fajtori kryesor pėr krizėn nė LDK. Ai tha pėr Radio Blue Sky se “Lista-Ibrahim Rugova” nuk ėshtė kundėr LDK-sė, por, nė njė mėnyrė, shpėtim i saj, duke qenė se do tė mbledhė votat pėr LDK-nė.

    Bukoshi u shpreh se kjo listė do tė regjistrohet si iniciativė qytetare duke ditur se partia nuk mund tė dal me dy lista zgjedhore. Ai akuzoi Sejdiun si bartės kryesor tė krizės nė LDK dhe shkaktarin qė nuk ėshtė arritur dje marrėveshja pėr bashkėpunim.

    “Kjo listė ėshtė pėr LDK-nė, pėr tė mbledhur vota pėr LDK-nė, jemi tė detyruar tė regjistrohemi si listė “iniciativė qytetare”, sepse njė parti nuk mund tė dalė me dy lisa nė zgjedhje. Kjo do tė quhet listė qytetare “LDK Rugova”, pėr shkak tė problemeve tė shkaktuara nga Sejdiu, tė shpėtojmė votėn nė kėto zgjedhje. Ne mendojmė se i ndihmojmė kėsaj, nėse lejoni qė Sejdiu tė bėjė kėrdi nė parti, tė shpėtojmė votat e LDK-sė”, tha Bukoshi.

    Ndėrsa, sekretari i LDK-sė, Ramė Manaj tha se brenda LDK-sė nuk mund tė ketė iniciativė qytetare, duke thėnė se lista alternative e LDK-sė - Ibrahim Rugova, mund tė regjistrohet si e veēantė. Ai tha se Kryesia e LDK-sė nuk ka qėndrim zyrtar pėr zhvillimet e djeshme, por mohoi qė brenda LDK-sė mund tė ketė dy lista zgjedhore.

    “Nuk kemi vlerėsime nė LDK pėr atė qė ka ndodhur dje, nė kuptim tė ligjit nuk mund tė ketė iniciativė qytetare brenda njė partie politike, ėshtė njė nonsens, askush nuk ja mohon tė drejtėn askujt, por brenda LDK-sė nuk mund tė ketė iniciativė qytetare”, tha Manaj.

    Bujar Bukoshi dhe Ukė Rugova publikuan dje listėn alternative “LDK - Ibrahim Rugova”, me tė cilėn do tė garojnė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Bukoshi e Rugova sqaruan se kjo listė nuk ėshtė parti e re politike, por njė fraksion brenda LDK-sė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vazhdon shkatrrimi:

    Pragu zgjedhor mbetet 5 pėr qind

    Prishtinė, 29 tetor – Kuvendi i Kosovės ka vazhduar edhe sot shqyrtimin e disa projektligjeve. Ai miratoi sot ndryshimet nė Ligjin pėr zgjedhje. Dy deputetė kėrkuan qė pragu zgjedhor tė ulet nė 3 pėr qind, mirėpo ky amendament nuk kaloi duke lėnė tė pandryshuar pragun prej 5 pėr qind. Projektligji kaloi nė Kuvend me procedurė tė pėrshpejtuar, pėr shkak tė organizimit tė zgjedhjeve tė parakohshme.

    Kuvendi i Kosovės miratoi ndryshimet nė ligjin pėr zgjedhje bazuar nė propozimet, tė cilat janė bėrė nga grupi punues pėr zgjedhje, njofton RTK-ja.
    U deshėn dy orė konsultime pėr tė arritur konsensus qė ndryshimet nė ligjin pėr zgjedhje tė votohen ashtu siē janė pėrpiluar nga grupi zgjedhor. Kjo pasi deputetėt Emrush Xhemajli dhe Driton Tali kėrkuan qė pragu zgjedhor pėr parti tė ulet nė 3 pėr qind ndėrkaq pėr kandidatė tė pavarur 1 pėr qind.

    Mirėpo kryetari i Komisionit pėr legjislacion dhe gjyqėsi, Bahri Hyseni tha se partitė tashmė kanė arritur pajtim pėr gjitha ndryshimet qė duhet t’i bėhen ligjit dhe nuk do tė ishte mirė qė tė bėhen ndryshime tė tjera pasi kjo do tė shkaktonte prishjen e konsensusit.

    Me ndryshimet e kėtij Ligji, zgjedhėsit do tė votojnė vetėm pėr pesė vetė nga lista. Po ashtu shuhet KQZ-ja dhe roli i saj i kalon njė trupi tjetėr – gjyqėsor.

    Projektligji i ri pėr zgjedhjet do tė hyjė nė fuqi ditėn e nėnshkrimit nga presidenti nė detyrė dhe nuk do tė pritet afati prej 15 ditėsh deri nė publikimin nė gazetėn zyrtare. Kėtė amendament e bėri komisioni pėr legjislacion dhe gjyqėsi pėr t’i dhėnė kohė tė mjaftueshme KQZ-sė tė organizojė zgjedhjet e parakohshme me kėtė ligj.

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vazhdon shkatrrimi:

    Sulmohet me bombė prona e Ilir Tolajt

    Nė orėt e mbrėmjes afėr restorantit “Villa Natyra” nė lagjen “Dardania” nė Prishtinė, ka ndodhur njė shpėrthim zjarri nė njė veturė civile, por fatmirėsisht nuk ka persona tė lėnduar, tha zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Baki Kelani.

    Policia po e mban tė rrethuar shtėpinė, pėrkatėsisht pronėn ku jeton Ilir Tolaj, sekretar i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Shėndetėsisė.

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Vazhdon shkatrrimi:

    Lutfi Zharku: "'LDK-Ibrahim Rugova' tendencė pėr shkatėrrimin e LDK-sė"

    Han i Elezit, 30 tetor - Ėshtė mbajtur kuvendi i shtatė elektoral i Degės sė LDK-sė nė Han tė Elezit, tė shtunėn. Kryetar i degės ėshtė zgjidhur Zylbehar Hasallari, nėnkryetarė Muzafer Dėrnjani e Nuriman Kuka, ndėrsa sekretar Ahmet Kalisi. Me njė fjalė rasti delegatėve tė pranishėm iu ka drejtuar edhe Lutfi Zharku, anėtar i
    Kryesisė qendrore tė LDK-sė, i cili vendimin e Bujar Bukoshit dhe tė Ukė Rugovės, bir i ish-presidentit Rugova, pėr themelimin e iniciativės qytetare "LDK-Ibrahim Rugova" e ka cilėsuar tendencė pėr shkatėrrimin e LDK-sė. "Sa i pėrket aktualitetit partiak, ju e dini se pardje e kemi pasur njė iniciativė tė re nė kuadėr tė LDK-sė
    apo tė themi jashtė LDK-sė. E keni deklaratėn pėr media tė Kryesisė sė LDK-sė se tė gjitha kėto ne i konsiderojmė si tendenca pėr denigrim, pėr shkatėrrim tė LDK-sė", ka theksuar Zharku. Duke polemizuar nė distancė me Bukoshin, i cila publikisht ka folur pėr proces tė keq elektoral brenda LDK-sė, por pa ia pėrmendur emrin, Zharku ka thėnė se askush nuk mund tė paragjykojė kuvende tė kėqia apo proces zgjedhor
    jotransparent pa u pėrmbyllur ai. "Ne konsiderojmė se brenda LDK-sė duhet te ketė konkurrencė, mirėpo ajo nuk nėnkupton rivalitet, nuk nėnkupton armiqėsi dhe nuk nėnkupton largimin e tė tjerėve nga partia", ėshtė shprehur ai.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Nga LDK kan dal shume parti ,tani per partit e reja qe dalin nuk po ka as emra,po keta jane inovativ e kan gjet nje zgjidhje: LDK-Ibrahim Rugova,partia tjeter mund te emrohet LDK-Ibrahim Rugova 1,2,3,4,5......................kryesorja pa emer mos me mbet.

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gjakderdhja e LDK’sė

    Tė shkruash pėr LDK’nė ėshtė tepėr monotone. Skenari ėshtė i njėjtė, vetėm emrat e viktimave ndryshojnė

    Ajo ēfarė ka ndodhur, ēfarė po ndodh aktualisht dhe ēfarė pritet tė ndodhė nė javėt dhe muajt nė vazhdim, nė Lidhjen Demokratike tė Kosovės, pėr nga bizariteti, mund tė jetė vepėr arti.

    Qė pesė vjet, nė ketė parti nuk ka pushuar gjakderdhja, kurse lidershipi vazhdon tė krihet para pasqyrės, duke ia shtruar asaj disa pyetje qė tashmė i dimė tė gjithė.

    Prej vdekjes sė Presidentit Ibrahim Rugova, LDK i ka humbur njė palė zgjedhje nacionale dhe dy palė lokale; e ka ndarė partinė nė dysh; i kanė ikur kuadro e deputetė dhe ka humbur numrin mė tė madh tė komunave qė ka pasur nėn kontroll.

    Kjo parti ka humbur ēdo gjė qė mund tė humbiste.

    Ajo ėshtė e kidnapuar prej disa personave qė deri mė tash pėr asgjė askujt nuk i kanė dhėnė llogari.

    Po jetojnė nė mohim tė vazhdueshėm me realitetin.

    Ka kohė qė ėshtė bėrė e mėrzitshme tė shkruash pėr LDK’nė. Gjėrat e njėjta tashmė po pėrsėriten me pėrpikėri astronomike. Krejt ēka ndryshon ėshtė numri dhe emri i viktimave qė pėsojnė, pėr shkak tė politikave anakronike dhe represive tė udhėheqėsisė sė kėsaj partie.

    Njė herė ka qenė viktimė Nexhat Daci, mė vonė mund tė jetė Bujar Bukoshi, Ukė Rugova, ose kushdo tjetėr qė synon qė nė mėnyrė legjitime tė bėhet pjesė e ndryshimeve apo debatit nė ketė parti.

    Ja, pėr shembull, sa tė pėrzemėrt ishin Kryesia e LDK’sė ndaj iniciativės sė Bujar Bukoshit pėr tė kandiduar pėr Kryetar tė kėsaj partie: Kryesia e LDK’sė, e frikėsuar nga kandidatura e Bukoshit, mori vendim qė tė ndalohet fushata brendapartiake, tash nė prag tė Kuvendit Zgjedhor.

    Dhe jo vetėm kaq.

    Duke shfrytėzuar ndikimin qė udhėheqėsia e LDK’sė kanė ndaj Sekretarėve Permanentė, njerėzit e afėrt me partinė e Ministrit tė Shėndetėsisė ia organizuan njė kurth, duke ia kthyer nė punė Drejtorin e Suspenduar tė QKUK’sė, shokun Ali Sadria. Ky i fundit u prit prej njė pjese tė stafit tė QKUK’sė me tepih tė kuq dhe me buqeta lulesh, nė kohėn kur

    Ministri Bukoshi gjendet nė njė udhėtim zyrtar nė SHBA.

    Kaq sa pėr fillim.

    Sa mė serioz qė tė tregohet kandidati Bukoshi nė garėn e tij pėr tė parin e partisė, aq mė serioze do tė janė masat e partisė kundėr tij.

    Njė episod tjetėr komik i Kryesisė aktuale, apo i asaj pjesės mė tė ngushtė tė Kryesisė sė LDK’sė, ishte edhe reagimi ndaj paralajmėrimit tė Ukė Rugovės, djalit tė Presidentit Rugova, pėr t’u bėrė pjesė e garės zgjedhore nė LDK.

    Tash e pesė vjet, Lidhja Demokratike e Kosovės e lut Ukė Rugovėn qė tė flasė diēka pėr ketė parti. Nė zgjedhjet e fundit lokale, madje, e ftuan qė tė dilte edhe nė fushatė zgjedhore dhe shpesh emri i tij brohoritej prej militantėve nė salla tė ndryshme.

    Mirėpo, sapo Uka hapi gojėn qė tė flasė diēka rreth proceseve zgjedhore nė ketė parti, e porositėn qė mė mirė ta mbyllė prapė gojėn. Dėshirėn e tij qė tė jetė pjesė e organeve udhėheqėsve tė partisė, e konsideruan si dėshirėn e secilit person qė ka mbushur moshėn 18 vjeēare. Herė nga Prizreni e herė nga Prishtina, shkrepeshin rafalė kundėr Ukės, qė tė ketė kujdes mė hapat qė po bėn, sepse mundet ta korisė babanė e tij.

    Vetėn nuk mundi ta pėrmbajė nga cinizmi as Presidenti i shkrirė i shtetit dhe Kryetari i ngrirė i LDK’sė, Fatmir Sejdiu.

    I pyetur rreth Ukės, edhe ai, me doza tė cinizmit, e pėrmendi moshėn 18 vjeēare si kusht pėr tė zgjedhur dhe pėr tė qenė i zgjedhur.

    Pra, sipas kėsaj pjese tė LDK’sė, Ukė Rugova nuk ėshtė as mė shumė e as mė pak sesa njė qytetar i rritur i Republikės sė Kosovės.

    Nėse ėshtė kėshtu, pse atėherė ai gjatė fushatės pėr zgjedhje lokale ulej nė rreshtin e parė tė sallave? Nė ēfarė cilėsie? Si njė person i moshės madhore, apo si biri i
    Presidentit Rugova?

    Po besoj sinqerisht se aty ėshtė ulur nė cilėsinė e dytė dhe qė qėllimi final ka qenė qė nė krah tė tij tė mblidhen sa mė shumė vota.

    Mirėpo, po del qė LDK e ka dashur Ukėn vetėm deri nė momentin kur ai ka mbledhur vota pėr partinė, por jo edhe si hisedar.

    Njėjtė e ka dashur edhe Bujar Bukoshin, i cili, ndonėse ka qenė i vendosur nė listat zgjedhore pėr zgjedhjet e pėrgjithshme diku nė bisht, kishte arritur qė tė renditet i 14’ti prej personave mė tė votuar. Kėtė tė fundit e bėnė edhe Ministėr.

    Por, vetėm kaq i ka dashur.

    Mė e bukura nė pasqyrė duhet tė dalė kjo pjesė e udhėheqėsisė sė LDK’sė, pėrkundėr anemisė qė i reflektohet nga humbja e vazhdueshme e gjakut.

    Nė tė kundėrtėn, thyhet pasqyra.

    Kėshtu ėshtė tregimi pėr pasqyrėn dhe kėshtu ėshtė pėrvoja historike.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anėtarėsuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Nese edhe pas gjithe kesaje cfare ka bere LDK prap shiptaret e votojne,me te vertet ata njerez ja e bejne nga Injoranca e thell,ja kan interes prej ksaje partie,ose jan me Serbi,por inshall jan ne grupin e pare,edhe pse ne po psojme por qe ti besh te till jan.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Shkatrrimi vazhdon:

    RISI*RISI*RISI*
    LAJM I RI -
    Vendimi i fundit i LDK-se: Kongresi i LDK-se definitivisht te mbahet pa karrige.

Faqja 17 prej 26 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •