Vazhdon shkatrrimi:
Kriza e tij
Fatmir Sejdiu tėrhoqi LDK’nė nga Qeveria dhe futi vendin nė krizė institucionale. Ai nuk dha arsye bindėse pėr kėtė veprim. PDK e interpretoi si trik tė dyfishtė vendimin e partnerit: tė motivuar pėr interesa personale dhe elektorale tė Sejdiut. Pėr opsionet e daljes nga kjo situatė, sot mblidhen Ambasadorėt e Quint’it.
Nga Shpend Limoni mė 17 tetor 2010 nė ora 10:00
(E plotėsuar) Lidhja Demokratike e Kosovės ka marrė vendim pėr t’u larguar nga koalicioni qeverisės, gjatė njė mbledhjeje tė Kryesisė, tė shtunėn.
Fatmir Sejdiu ka ftuar anėtarėt e Kryesisė qė tė takohen dhe u ka kėrkuar atyre tė votojnė pėr t’u larguar nga Qeveria, duke formuluar pyetjen nė mėnyrėn qė vėshtirė ka mundur tė refuzohet.
“Kush ėshtė pėr daljen e LDK’sė nga koalicioni me PDK’nė?”, ka pyetur Sejdiu.
Kjo pyetje ka ngritur duart e pothuaj tė gjithė anėtarėve tė Kryesisė sė LDK’sė, duke i dhėnė fund kėshtu pranisė sė partisė sė dytė nė vend nė Qeverinė e Kosovės.
Vendimi i LDK’sė ėshtė bėrė publik me njė njoftim pėr media, tė shpėrndarė me postė elektronike.
“Nga dita e hėnė, 18 tetor 2010, LDK tėrhiqet nga koalicioni qeverisės, pėrkatėsisht nga Qeveria e Republikės sė Kosovės. Tė gjithė pėrfaqėsuesit e LDK’sė: Zv/Kryeministri, ministrat dhe zv/ministrat, pėrfundimisht nė ditėn e hėnė - 18.10.2010, bėjnė dorėzimin e detyrave nga postet qė kanė pasur”, ka njoftuar LDK.
Tė njėjtin vendim, Sejdiu e ka lexuar edhe para mediave duke dhėnė edhe disa arsye qė kanė shtyrė LDK’nė qė tė marrė njė vendim tė tillė.
“Unė them se ka qenė njė vendim unanim i Kryesisė sė LDK’sė, duke analizuar zhvillimet e fundit dhe duke dashur qė pikėrisht tė hap proceset normale tė zhvillimit tė demokracisė”, ka thėnė ai.
Sejdiu si shkas ka pėrmendur edhe votimin nė Kuvendin e Kosovės pėr Strategjinė e Privatizimit tė Postės.
“Ajo punė ėshtė kapėrcyer nė mėnyrėn si ėshtė kapėrcyer dhe ka bėrė njė diēka qė ėshtė e pazakonshme nė punėn e Parlamentit”, ka thėnė ai.
Por, votimi i Strategjisė nė Kuvend nuk ėshtė arsyeja e vetme.
“Ne kemi analizuar tė gjitha trendet”, ka thėnė Sejdiu.
Ai ka pėrmendur edhe datėn e zgjedhjeve, tė cilėn e ka shpallur Ushtruesi i Detyrės sė Presidentit tė Kosovės, Jakup Krasniqi.
Sejdiu ka thėnė se LDK ka pasur “vizion tjetėr”.
Lidhja Demokratike e Kosovės kishte nėnshkruar me Partinė Demokratike marrėveshjen pėr formimin e koalicionit nė janar tė vitit 2008. Kėtė koalicion shumėkush e kishte vlerėsuar si martesė prej zori. Por, shumėkush po ashtu ka potencuar se kumbarė tė kėtij bashkėpunimi kanė qenė ndėrkombėtarėt pėr shkak tė proceseve qė ka kaluar vendi.
Shumėēka kishte shkuar mirė mes PDK’sė dhe LDK’sė, derisa zyrtarė tė partisė mė tė madhe nuk i kishin njoftuar homologėt e tyre nga LDK’ja pėr prishjen e koalicionit, njė vit mė parė.
Njoftimin pėr prishjen e koalicionit, LDK’sė ia kishte bėrė
Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi kolegut tė tij nė Qeveri, Ramė Manajt, me njė SMS, vonė nga lokali i njohur “Zanzibar”.
Kjo situatė ishte shpėtuar nga ndėrkombėtarėt dhe gjithēka ka shkuar sėrish mirė deri nė dorėheqjen e Sejdiut.
Por, tė shtunėn fati i koalicionit ishte nė dorėn e LDK’sė.
Zėvendėskryeministri Ramė Manaj ėshtė parė duke dalė nga selia e LDK-sė me disa zarfe nė dorė. Njėri prej tyre, sipas burimeve tė Express, ka pėrfunduar nė ndėrtesėn e Qeverisė sė Kosovės, tek portiri.
Nė kėtė mėnyrė, LDK ka njoftuar partnerin e saj qeverisės pėr shkėputje nga koalicioni.
Partia Demokratike e Kosovės duket tė jetė zėnė nė befasi nga ky veprim.
Zyrtarė tė PDK’sė kishin dhėnė sinjale tė premten se votimi nė Kuvend do tė rishikohet, por kjo nuk ka bindur LDK’nė.
Lideri i PDK’sė, Hashim Thaēi, pas kėsaj situate, ka takuar pėrfaqėsues ndėrkombėtarė nė vend, tė cilėve ua ka bėrė me dije se ai ėshtė interesuar qė vendi tė shkojė nė zgjedhje tė jashtėzakonshme.
Por, reagimi zyrtar i PDK’sė, qė ėshtė pėrcjellė nga Enver Hoxhaj, Nėnkryetar i kėsaj partie, ka qenė vetėm formalitet. Hoxhaj vetėm ka sulmuar LDK’nė pėr vendimin e ngutur, i cili, sipas tij, ka befasuar edhe ndėrkombėtarėt. Sidoqoftė, PDK ka pranuar se vendi tani ėshtė zhytur nė krizė institucionale.
“Pas kėtij vendimi, janė krijuar rrethana tė reja dhe krizė institucionale nė vendin tonė. PDK vlerėson se ky vendim ėshtė motivuar pėr interesa tė ngushta personale dhe elektorale tė kreut tė kėsaj partie. PDK do tė ndėrmarrė hapat e mėtutjeshėm nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe interesat e shtetit”, ka thėnė Hoxhaj.
Ai nuk ka pranuar pyetje, duke thėnė se qėndrimi i partisė do tė shpaloset nė ditėt e ardhshme.
Ngjarja qė ka ndodhur tė shtunėn nuk u ka shpėtuar ndėrkombėtarėve.
Express ka mėsuar se tė premten mbrėma me zyrtarė tė LDK’sė ėshtė takuar edhe Ambasadori Amerikan nė Prishtinė, Christopher Dell.
Por, asgjė nuk ėshtė bėrė e ditur pėr opinionin.
Ajo qė dihet ėshtė qėndrimi amerikan pėr privatizimin sa mė shpejtė tė ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė, me PTK’nė nė krye tė listės.
Por, duket se me tėrheqjen e LDK’sė nga koalicioni, ēėshtja e votimit tė Strategjisė pėr Privatizimin e Postės, qė ėshtė kėrkuar edhe nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, tė mėrkurėn, tė jetė shtyrė pėrfundimisht.
Fatmir Sejdiu ėshtė kujdesur qė nė prononcim pėr media, tė shtunėn, tė mos harrojė ta theksojė kėtė ēėshtje.
“LDK ka shtruar shumė qartė vizionin e saj se ėshtė pėr procesin e privatizimit. Nuk ėshtė kundėr asnjėherė. Por, natyrisht, ka qenė njė kėrkesė e ligjshme e LDK’sė qė tė studiohet mė mirė ajo pjesė e rekomandimeve”, ka thėnė Sejdiu.
Burime tė Express, duke shpjeguar arsyet e largimit befasues tė LDK’sė nga koalicioni, kanė thėnė se kjo ėshtė bėrė pėr motive personale tė Sejdiut dhe nga frika e tij pėr situatėn brenda LDK’sė.
Sipas kėtyre burimeve, Sejdiu po favorizon mbajtjen e zgjedhjeve tė jashtėzakonshme nė vend, pėr tė mėnjanuar zgjedhjet nė parti.
Vendimi i LDK’sė nuk ka lėnė indiferentė as Bujar Bukoshin, i cili ėshtė pretendent pėr postin e Kryetarit tė LDK’sė.
Bukoshi, siē pohohet, tė shtunėn pasdite ka takuar Kryeministrin Hashim Thaēi, me idenė qė t’i kėrkojė tė mos mbahen zgjedhjet e jashtėzakonshme, tė cilat do t’ia minonin planet e tij pėr tė ardhur nė krye tė LDK’sė.
Pėr opsionet e daljes nga kriza, burime tė Express kanė pohuar se sot pritet tė mblidhen Ambasadorėt e Quint’it.
LDK tėrhiqet nga Qeveria
Nga Express mė 16 tetor 2010 nė ora 13:19
Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) ka vendosur tė largohet nga Qeveria.
Vendimi ėshtė marrė nė mbledhjen e Kryesisė sė LDK’sė, e cila ėshtė mbajtur nė mesditė.
"Ka qenė vendim unanim i Kryesisė sė LDK’sė. Duke analizuar zhvillimet e fundit dhe duke dashur qė tė hap proceset normale tė zhvillimit tė demokracisė", ka thėnė kryetari i LDK-sė, Fatmir Sejdiu.
"Absolutisht LDK asnjėherė nuk ka qenė pengesė dhe do tė jetė kontribuuese nė tė gjitha proceset e rėndėsishme pėr shtetin", tha Sejdiu pėr gazetarėt, pas pėrfundimit tė mbledhjes.
Partneri kryesor nė koalicion, Partia Demokratike e Kosovė, ka paralajmėruar konferencė pėr gazetarė nė orėn 15.
Haraqija konfirmoi i pari prishjen e koalicionit
Express ka raportuar pėr prishjen e koalicionit, derisa mbledhja e Kryesisė po vazhdonte ende.
"Po. Kemi vendosur tė tėrhiqemi nga koalicioni me PDK'nė. Vendimi ėshtė marrė me shumicė votash", i tha Expressit, Astrit Haraqija, anėtar i Kryesisė sė LDK-sė.
Shumica e anėtarėve tė Kryesisė kanė pėrkrahur daljen e LDK-sė nga Qeveria, ka treguar njė burim nga mbledhja.
Mbledhja e Kryesisė ka filluar nė orėn 12 dhe rreth orės 13:30 po vazhdonte ende.
Komunikata e LDK-sė
Kryesia e LDK-sė, nė mbledhjen e mbajtur mė 16.10.2010, duke analizuar thellė zhvillimet e fundit nė Kosovė, merr kėtė:
Vendim
1. Nga dita e hėnė, 18 tetor 2010, LDK tėrhiqet nga Koalicioni qeverisės, pėrkatėsisht nga Qeveria e Republikės sė Kosovės.
2. Tė gjithė pėrfaqėsuesit e LDK-sė: Zv/Kryeministri, ministrat dhe zv/ministrat, pėrfundimisht nė ditėn e hėnė - 18.10.2010, bėjnė dorėzimin e detyrave nga postet qė kanė pasur.
3.LDK mbetet e pėrkushtuar tė jetė kontribuese e fuqishme nė tė gjitha proceset e rėndėsishme demokratike e shtetėrore nė interes tė vendit dhe gjithė qytetarėve tė tij.
Vendimi ėshtė nėnshkruar nga kryetari i LDK-sė, Fatmir Sejdiu
Krijoni Kontakt