
Postuar mė parė nga
Kosovelli
Vazhdon shkatrrimi:
Lajēi e Haraēia pėrkrahin Bukoshin
| 09-08-2010 16:10 CET
Prishtinė. Deklarata e ministrit tė Shėndetėsisė, Bujar Bukoshi, se Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė e nėnshtruar dhe e poshtėruar nė raport me partnerin e koalicionit, PDK-nė, ka ndarė nė dy grupe anėtarėt e kėsaj partie.
Pėr mė tepėr, shokėt e Bukoshit janė tė ndarė edhe nė raport me pėrkrahjen qė ministri i Shėndetėsisė ka shprehur pėr kryetarin e Prishtinės, Isa Mustafa, nėse ai do tė garonte pėr kryetar tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
Derisa qeveritarėt dhe personat e afėrt me ta mbrojnė idenė se LDK-ja nuk ėshtė duke u poshtėruar e nėnshtruar nga PDK-ja, anėtarė tė tjerė tė Kryesisė i kanė dhėnė mbėshtetje tė plotė deklaratės sė Bukoshit.
Anėtari i Kryesisė sė LDK-sė, Ali Lajēi, thotė se partia e tij ėshtė e nėnshtruar dhe atė jo vetėm nga PDK-ja por edhe nga klani i Sejdiut, siē e quan ai grupin qė e pėrkrah presidentin Sejdiu.
LDK-ja nuk mund tė ngjallet as tė bėhet parti numėr njė derisa kryetari e mban pengė atė, dhe derisa bėjnė politikė kote Lutfi Haziri dhe Eqrem Kryeziu, thotė Lajēi.
Edhe anėtari tjetėr i Kryesisė, Astrit Haraēia, pajtohet me Bukoshin.
Edhe unė mendoj kėshtu. LDK-ja me kėtė formė siē ėshtė duke u bėrė tash, ėshtė e poshtėruar dhe e nėnshtruar nė raport me PDK-nė, ndėrsa sa i pėrket kandidatit pėr kryetar nuk do tė thotė qė duhet tė jetė vetėm Isa, mundet tė jetė edhe tjetėrkush, thotė Haraēia.
Ndėrkaq, anėtarė tė Qeverisė nga LDK dhe udhėheqės tė kėsaj partie, thonė se partia e tyre ka hise nė qeveri aq sa ka marrė vota nga qytetarėt, ndėrsa presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu, e shohin si personin mė ideal pėr tė udhėhequr partinė.
Nėnkryetari i LDK-sė, Eqrem Kryeziu, thotė se temat e theksuara nga Bukoshi janė ēėshtje personale dhe tregim i shijes sė tij, gjė qė sipas tij, nuk e jep mundėsinė e debatit.
Kėto janė kategori tepėr delikate tė flasėsh pėr to, sepse nėse unė pėrpiqem tė poshtėroj dikė tjetėr, nė fakt ai tjetri nuk ėshtė i poshtėruar sa jam unė qė mundohem ta poshtėroj. Edhe kjo (Isa Mustafa) ėshtė shije e tij, sepse ne jemi nė rrethana goxha komplekse. Ne e kemi presidentin edhe lider, thotė ai.
Edhe ministri i Administrimit tė Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, mendon se poshtėrimi dhe nėnshtrimi nuk ekzistojnė.
Kuptohet, kėto janė qėndrime individuale. Unė mendoj se, sa u pėrket pėrgjegjėsive, si ministėr aty ku i ushtroj pėrgjegjėsitė jam mjaft kompetent dhe nuk kam interferime tė askujt, thotė Ferati.
Sipas tij, LDK-ja e ka kryetar presidentin e vendit, Fatmir Sejdiu, prandaj nuk ka nevojė as tė diskutohet kjo ēėshtje.
Natyrisht ka nevojė tė flitet pėr persona tė fuqishėm qė janė nė interes tė LDK-sė, tė qytetarėve, tė Kosovės, qė ata ti ofrohen majės sė udhėheqjes nė LDK dhe Isa Mustafa ėshtė njė person qė unė e vlerėsoj, ėshtė i dobishėm, shprehet ai.
Edhe ministri i Drejtėsisė, Haki Demolli, thotė se pėr katėr muaj sa ka udhėhequr dikasterin e Drejtėsisė nuk ka pėrjetuar asnjė lloj poshtėrimi dhe nėnshtrimi.
Jo, nuk ka kurrfarė nėnshtrimi apo poshtėrimi aty. Thjesht, ne jemi nė dikastere pėrkatėse qė menaxhojnė me buxhete qė janė ndarė nga Qeveria dhe janė aprovuar nga Kuvendi, thotė ai.
Njė ditė mė parė, nė njė intervistė pėr Zėri, ministri Bukoshi ka thėnė se partia e tij po jeton e nėnshtruar dhe e poshtėruar nga PDK-ja, ndėrsa ka pėrkrahur fuqishėm Isa Mustafėn, nėse ai do tė kandidohej pėr kryetar tė LDK-sė.
Krijoni Kontakt