Pse njeriu?

Hamdi Nuhiju



Ndonjėherė pikėpamjeve tė njeriut pėr njeriun i japim aq shumė rėndėsi sa qė do tė kishim dėshirė qė tė mos ishim krijesa tė kėtij lloji, por tė transformoheshim nė diēka mė shumė se njeri. Njeriu ėshtė njė krijesė aq e thjeshtė dhe njėkohėsisht aq komplekse sa qė tė gjitha orientimet e kėsaj bote do tė ishin tė pavlefshme po tė mos ekzistonte ai. Dikur mendja harrohej nga preokupimet e shoqėrisė sė vrazhdė dhe meskine pėrballė njeriut. Gjithmonė do e gjejmė kėtė qenie pėrballė, dhe asnjėherė mbrapa fotografisė sė mendimeve dhe karizmės sė ndjenjave. Ai, pra njeriu ėshtė njė pėrbėrje nė mes tė baltės dhe ‘Zotit’. Qysh mė krijimin e tij ai morri shpirt nga ‘fryma’ e Zotit dhe prandaj edhe u shndėrrua nė njeri. Kėshtu rrėfen mendimtari Ali Sheriati rreth konceptit tė njeriut.

Njeriu si njė mikrokozmos i cili nuk njihet, por dėshirohet, nuk pranohet, por ndjehet ėshtė i detyruar qė tė ndjek rrugėn e cila ėshtė e vizatuar prej Krijuesit e tij. Ky detyrim nė vete nuk pėrfshin dhunėn dhe konceptin e dėnimit nė kėtė botė, ngaqė Mėshira e Allahut e tejkalon Hidhėrimin e Tij. Nė konceptin e teologjisė, ose tė religjionit, filozofia e nėnshtrimit ndaj Allahut ka tė bėjė me dashurinė dhe mėshirėn, dhe jo me privimin tonė nga tė drejtat. Njeriu nuk privohet nga e drejta e pasurisė nė kėtė botė, por e drejtė e tij nuk ėshtė pasuria pėrmes rrugės qė dėmton tė tjerėt. Ai, nuk privohet as nga kėnaqėsitė nė kėtė botė, por ai, nuk guxon qė tė quaj tė drejtė kėnaqėsinė dhe mbi kėtė parim tė shkel mbi normat e njerėzimit dhe tė hidhet nėpėr tė gjitha skajet e dalldisė njerėzore duke u shndėrruar nė diēka tjetėr, mė tė ulėt se njeriu.

Njeriu ėshtė ukė pėr njeriun, kėshtu shprehet Hobsi. Ai e percepton njeriun si njė kafshė tė rrezikshme e cila e cenon integritetin dhe jetesėn e tjetrit. Por, nė realitetin e zemrave dhe shpirtrave pikėpamja e kėtillė bie poshtė. Njeriu pėr njeriun mund tė jetė ukė nėse shikon me sytė e ujkut, ose edhe nėse e mendon kėtė botė si tė pafundme, materiale dhe tė domosdoshme pėr tė konsistuar nė tė.

Ndonjėherė njeriu do tė donte qė tė kthehej nė esencėn e tij, e qė ėshtė balta ose dheu. Nga pikėpamjet e kėtilla qė njeriu tė shikohet si ukė nga i cili gjithmonė duhet pasur frikė se ėshtė i pabesė dhe gjithmonė i etur pėr gjah, njeriu do tė dėshironte qė tė kthehej nė dhe, ose baltė. Aristoteli njeriun e definoi si njė ‘kafshė politike’ dhe as mė shumė e as mė pak. Pėrngjasimet e kėtilla nė terme mund tė duken mė shumė si tentim pėr ta larguar njeriun nga esenca sesa largimin e esencės nga njeriu.

Mė e mira e tė mirės do tė ishte zbutja e kėtij koncepti pėrballė kėsaj blasfemie.

Nė Kur`an gjejmė kėtė ajet:” Ne ua tėrhoqėm juve (idhujtarėve) vėrejtjen pėr njė dėnim tė afėrt, nė ditėn kur njeriu (besimtar) shikon se ēka i kanė sjellė duart e veta, e jobesimtari thotė: “Ah, sa mirė do tė ishte pėr mua sikur tė isha dhe"! “( Kur`an, 78:40)

Nė kėtė ajet fshehėn shumė urtėsi. Por, njeriu duhet qė ti deshifroj ato nėse dėshiron qė ta kuptoj natyrėn e njeriut. Ai nuk mund tė ekzistoj nė kėtė botė pa kuptuar natyrėn e njeriut. Ndoshta do tė arrijė qė ti zbusė shumė kafshė, por nuk do tė arrije asnjėherė qė tė pėrballet me realitetin e quajtur njeri. Edhe pse vet ėshtė nga esenca e njėjtė, kanė nisjen nė kėtė botė nė rrugėn e njėjtė, prapė se prapė ai nuk arrin tė kuptoj. Nė kėtė ajet kur`anor shihet dėshira e jobesimtarėve pėr tu shndėrruar nė dhe. Besimtarėt nuk e kanė kėtė dėshirė, sipas fjalėve tė Zotit tė shprehur nė Kur`an. D.m.th. paska njė dallim midis njeriut dhe njeriut. Por, baza e dallimit nuk ėshtė esenca nė vetvete, e as pikėpamja mbi krijimin.

Lexuesit tė vėmendshėm do i bie nė sy pikėpamja mbi krijimin. Ai mund tė kundėrshtoj kėtė konstatim dhe tė thotė se njerėzit dallojnė edhe nga pikėpamja mbi krijimin. Do tė kenė mundėsi tė pėrmendin Darvinin se si krijoi njė teori mbi krijimin e njeriut. Ka ose nuk ka baza nė shkencė dhe fe, ai krijoi njė teori dhe pas vetes la ndjekės tė asaj teorie. Por, edhe vet Darvini si krijesė njerėzore ėshtė e krijuar ndėrmjet baltės dhe ‘Zotit’. Kėtė mundet tė mos e pranojė gjatė tėrė jetėn ndonjė njeri tjetėr, por realiteti ėshtė i tillė. Ai mund tė bėjė propagandė kundėr esencės sė krijimit, nė fakt, do tė bie nė kundėrshtim me vetveten.

Pse njeriu? Ėshtė njė pyetje komplekse. Do tė thoni ai u krijua pėr tė adhuruar Allahun dhe as mė shumė e as mė pak. E saktė! Nuk do tė gaboni aspak. Por, pse mu njeriu u krijua pėr kėtė mision dhe jo ndonjė krijesė tjetėr? Pėrsėri do tė gjeni pėrgjigje nė Kur`an duke na aluduar nė bartjen e pėrgjegjėsisė nga ana e njeriut dhe jo nga ana e njeriut. Kjo pyetje sjellėt me shekuj e me mileniume nė mendjet e njerėzve. Dhe si duket do tė vazhdoj ekzistencėn e saj nė kokėn e njeriut deri nė Ditėn e Llogarisė.

Pėr nė fund, Resulullahu s.a.v.s. shpeshherė preferonte qė tė bėnte kėtė dua:“O Zoti im, Ty tė jam dorėzuar, Ty tė kam besuar, nė Ty jam mbėshtetur, te Ti jam kthyer dhe nė emėr Tėnd hasmohem. O Zoti im, i mbėshtetem madhėrisė Tėnde, nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje, tė mė ruash nga lajthitja. Ti je i gjallė qė nuk vdes, kurse xhinnėt dhe njerėzit vdesin”.