http://www.freealbinkurti.net/


Ne, te nenshkruarit e ketij peticioni, kerkojme ndaljen e menjehershme te perndjekjes dhe gjykimit politik te Albin Kurtit, rifillimin e te cilit EULEX-i (Misioni i BE-se per Sundimin e Ligjit ne Kosove) e ka shpallur per 15 shkurt 2010.



Tre vjet me pare, me 10 shkurt 2007, Mon Balaj dhe Arben Xheladini u qelluan dhe u vrane ne menyre te paligjshme nga policia e UNMIK-ut ne nje demonstrate paqesore ne Prishtine te organizuar nga Levizja VETEVENDOSJE!. Ne kete demonstrate ne te cilen protestohej kunder kushtezimeve te Planit te Ahtisaarit dhe per te drejten per vetevendosje te popullit te Kosoves, mbi 80 veta u plagosen, duke u qelluar me plumba gome te skaduar prej 12 vjetesh. Qe atehere asnje zyrtar ose polic i UNMIK-ut nuk eshte vene para pergjegjesise.



Ne vend te kesaj, Albin Kurti, lider i Levizjes VETEVENDOSJE!, ne vitin 2007 eshte mbajtur ne burg dhe arrest shtepiak per 11 muaj, dhe pastaj i eshte nenshtruar nje gjykimi nga UNMIK-u, qe eshte kritikuar gjeresisht nga organizatat e te drejtave te njeriut, si Amnesty International, e cila e ka pershkruar si "te motivuar politikisht". Albini ishte akuzuar per pjesemarrje ne nje turme qe ka bere veper penale (320.2); pjesemarrje ne nje grup qe ka penguar personat zyrtare ne kryerjen e detyres se tyre zyrtare (318.1 and 318.2); dhe thirrje per rezistence (319.1). Ky gjyq u pezullua me 7 shkurt 2008 pasi avokatet e Kosoves respektuan mosnjohjen e gjykates nga Albin Kurti dhe thirrjen e tij per ta refuzuar pjesemarrjen.



Rifillimi i ketij gjyqi kunder Albin Kurtit nga EULEX-i me te njejtat akuza eshte nje perpjekje per te vazhduar shmangien e ndjekjes penale te policise se UNMIK-ut per krimet qe ata kane kryer, dhe ne vend te kesaj, per te kriminalizuar dhe per te heshtur mendimin kritik dhe zerin e opozites ne Kosove dhe cfaredo kundershtimi ndaj sundimit nderkombetar.



* Ne i bejme thirrje baroneshes Catherine Ashton, Perfaqesueses se Larte te BE-se per Pune te Jashtme dhe Politiken e Sigurise, qe eshte edhe Zevendes Presidente e Komisionit, e te ciles EULEX-i i jep llogari, te nderhyje per te ndaluar kete perndjekje dhe gjykim politik.



* Ne u bejme thirrje Kryeministrit dhe Presidentit te Kosoves, dhe Deputeteve te Kuvendit te Kosoves qe te kerkojne nga EULEX-i t%u2019i jep fund perndjekjes dhe gjykimit politik te Albin Kurtit.



* Ne i bejme thirrje Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se te filloje nje hetim te pavarur dhe transparent per vrasjet e 10 shkurtit