Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 126
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Lajme nga bota e muzikės

    Nga njė strehė e bombave nė Kiev, Ukraina zgjedh pėrfaqėsuesit pėr “Eurosong 2023”

    Edhe pse luftė, Ukraina ka zgjedhur pėrfaqėsuesit e saj pėr nė “Eurovision Song Contest”. “Heart of Steel” ėshtė kėnga fituese qė ēon Ukrainėn nė Liverpool nė vitin 2023.

    Edhe pse nė kushte jashtėzakonisht tė vėshtira, Ukraina ka mundur tė zgjedhė dyshen pop Tvorchi qė ta pėrfaqėsoj nė festival, qė kėtė vit mbahet nė Britaninė e Madhe, edhe pse Ukraina fitoi “Eurosong 2022” nė Itali. Pėrzgjedhja e artistėve u zgjodhi nė njė transmetim tė drejtpėrdrejtė nga njė strehė e bombave nė Kiev.

    Ukraina gjithmonė ka mbėshtetur artistėt dhe sportistėt duke i falenderuar edhe gjatė luftės dhe duke qenė mirėnjohės pėr ēfarė I kanė dhuruar sportit edhe atyre atletėve qė tashmė kanė ndėrruar jetė.

    Ukraina arriti tė kthejė njė stacion metroje nė njė studio tė vėrtetė televizive pėr shfaqjen e pėrzgjedhjes sė fituesve.


    Koha Jone

    https://kohajone.com/nga-nje-strehe-...eurosong-2023/



  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Lajme nga bota e muzikės

    Kėta janė artistėt mė tė shitur nė mbarė botėn bazuar nė shitjet e certifikuara!

    Ndoshta ēuditėrisht, grupi britanik i rock-ut The Beatles ėshtė nė krye tė listės pėr artistėt mė tė shitur nė mbarė botėn, me 183 milionė njėsi shitje tė certifikuara. I dyti ėshtė Garth Brooks me mbi 157 milionė njėsi shitje, i ndjekur nga Elvis Presley me 139 milionė njėsi. Tė gjithė artistėt qė hynė nė listėn e njėzet mė tė mirė janė tė njohur ndėrkombėtarisht pėr kontributin e tyre nė muzikė dhe variojnė nga ikona e pop-it britanik Elton John deri tek legjendat amerikane tė rock-ut si Metallica.

    Artistėt mė tė shitur nė mbarė botėn qė nga gushti 2022, bazuar nė shitjet e certifikuara (nė milionė njėsi) (Grafiku - nė artikullin e Gazetės).

    Ēfarė kanė tė pėrbashkėt artistėt mė tė shitur?

    Artistėt nė renditjen e njėzet mė tė mirėve pėr shitjet e certifikuara nė mbarė botėn, tė gjithė lanė gjurmėn e tyre nė muzikė nė mėnyrėn e tyre unike. Megjithatė, ajo qė bie nė sy ėshtė se shumė prej artistėve nė listė kanė arritur famė dhe sukses disa dekada mė parė dhe kanė pasur fatin tė kenė njė ndikim tė qėndrueshėm. Shumica e muzikantėve nė listė kanė lindur nė Shtetet e Bashkuara ose nė Mbretėrinė e Bashkuar dhe kanė filluar karrierėn e tyre muzikore nė vitet 1960 ose 1970.

    Muzika e viteve 1960 shpesh konsiderohet revolucionare, me muzikė me prirje politike nga Bob Dylan dhe Joan Baez qė kanė arritur njė popullaritet tė madh dhe rock psikodelik duke u bėrė njė nga shenjat muzikore tė epokės. Grupi britanik psikodelik/progresiv i rockut Pink Floyd si dhe grupet rock The Rolling Stones dhe Led Zeppelin u formuan tė gjithė nė Londėr nė vitet 1960, si dhe The Beatles qė filluan karrierėn e tyre nė Liverpool nė fillim tė dekadės.

    Cilėt artistė janė aktivė edhe sot?

    Qė nga viti 2022, vetėm disa nga artistėt qė hynė nė listė mbeten aktive. Grupi amerikan Eagles kanė bėrė turne rregullisht gjatė gjithė karrierės sė tyre tė gjatė.

    Megjithatė, pėr fat tė keq, disa nga muzikantėt mė tė shitur nė botė tani nuk janė mė, duke pėrfshirė Elvis Presley, Whitney Houston dhe Michael Jackson. Disa grupe janė ende aktive muzikore, por pak e kanė ruajtur formacionin e tyre origjinal. Grupi australian i rock and roll-it AC/DC ka pėsuar ndryshime tė shumta nė formacion gjatė viteve, mė i fundit ėshtė zėvendėsimi i vokalistit Brian Johnson me kėngėtarin e Guns n’ Roses, Axl Rose.


    Edel Strazimiri / SCAN

    https://www.imalbania.com/keta-jane-...-certifikuara/

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Lajme nga bota e muzikės

    Spotify arrin nė 200 milionė abonentė me pagesė

    Numri i abonentėve tė Spotify arriti nė 205 milionė nė fund tė vitit qė lamė pas njoftoi kompania ditėn e sotme.

    Ėshtė njė rritje me 14 pėrqind krahasuar me njė vit mė parė ndėrsa numri i pėrgjithshėm i pėrdoruesve aktivė nė muaj ishte 489 milionė ose 20 pėrqind mė shumė.

    Kompania priste njė numėr abonentėsh me pagesė prej 202 milionė dhe nė total prej 479 milionė.

    Lajmi vjen vetėm njė javė pasi Spotify njoftoi shkurtime nė vendet e punės duke prekur 6 pėrqind tė fuqisė punėtore ose 600 punonjės.

    Megjithatė Spotify postoi njė humbje operative prej 231 milionė eurosh. Edhe pse nė pamje tė parė tė jep pėrshtypjeje e njė trendi negativ, kompania kishte parashikuar humbje nė shifrat e 300 milionė eurove.

    Tė ardhurat mesatare pėr abonent ishin 4.55 euro. Spotify konsiderohet si platforma streaming e muzikės mė e madhe nė botė.


    https://www.imalbania.com/spotify-ar...nte-me-pagese/

  4. #114
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Lajme nga bota e muzikės

    40 kėngėt mė tė preferuara tė shoferėve nė Angli

    Ata ndoshta nuk kanė pasur nė mendje shoferėt kur e kanė shkruar, por njė hit i madh ‘Queen’ ishte nė krye tė njė sondazhi nė Angli pėr kėngėt e preferuara qė shoferėt dėgjojnė nė makinat e tyre.

    Sondazhi i 2000 shoferėve nė Mbretėrinė e Bashkuar zbuloi se 78% e tė anketuarve kėndonin nė makinė, edhe pse vetėm 21% e atyre qė kėnaqen duke kėnduar melodi mendojnė se ato janė tė mira.


    Nė vend tė parė ishte “Don’t Stop Me Now” i Queen’s, i lėshuar si single nė 1979. Abba’s Dancing Queen ėshtė nė vendin e dytė, e ndjekur nga Livin’ on a Prayer e Bon Jovi nė vendin e tretė.

    Mė shumė se katėr nė 10 (42%) qė kėnaqen duke kėnduar nė makinė pohojnė se tė kėnduarit ėshtė thelbėsor pėr pėrvojėn e tyre tė vozitjes, ndėrsa 51% thonė se kjo thjesht i bėn ata tė lumtur. Megjithatė, 37% duhet tė dėgjojnė kėngėt e pasagjerėve ose shoferėve gjatė rrugės, duke i bėrė udhėtimet e tyre mė pak tė kėndshme.

    Studimi i OnePoll nė bashkėpunim me Fiat zbuloi se 16% e shoferėve u ėshtė thėnė tė ndalojnė sė kėnduari, ndėrsa 11% janė vėnė nė telashe pasi janė kapur duke e bėrė atė.


    40 kėngėt mė tė mira tė makinave, sipas sondazhit

    - Queen – Don’t Stop Me Now
    - Abba – Dancing Queen
    - Bon Jovi – Livin’ on a Prayer
    - Neil Diamond – Sweet Caroline
    - Meatloaf – Bat out of Hell
    - Fleetwood Mac – Go Your Own Way
    - The Killers – Mr Brightside
    - Kings of Leon – Sex on Fire
    - Pharrell Williams – Happy
    - Bruce Springsteen – Born to Run
    - Spandau Ballet – Gold
    - The Beatles – Hey Jude
    - Fleetwood Mac – The Chain
    - The Weather Girls – It’s Raining Men
    - Culture Club – Karma Chameleon
    - Rod Stewart – Maggie May
    - Dire Straits – Money for Nothing
    - Taylor Swift – Shake It Off
    - Steppenwolf – Born to be Wild
    - Cyndi Lauper – Girls Just Want To Have Fun
    - Take That – Never Forget
    - Bryan Adams – Run to You
    - Petula Clark – Downtown
    - Fleetwood Mac – Dreams
    - David Bowie – Let’s Dance
    - David Bowie – Heroes
    - Lady GaGa – Poker Face
    - Rihanna – Umbrella
    - Beyoncé – Single Ladies
    - Duran Duran – Rio
    - Frank Sinatra – Fly Me To The Moon
    - Alanis Morissette – Ironic
    - Frank Sinatra – My Way
    - Katy Perry – Roar
    - Harry Styles – As It Was
    - Madonna – Holiday
    - Michael Jackson – Smooth Criminal
    - Demi Lovato – Let It Go (from “Frozen”)
    - Madonna – Like a Virgin
    - Depeche Mode – Just Can’t Get Enough.


    / abcnews.al / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/muzika/40-k...reve-ne-angli/

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Lajme nga bota e muzikės

    SJELL PROJEKTIN E PARĖ NĖ GJUHĖN SHQIPE

    Bebe Rexha surprizon shqiptarėt!

    Tė gjithė e kemi kėrkuar dhe ja ku na e plotėsoi dėshirėn! Bebe Rexha sapo na ka zbuluar se ka gati njė kėngė nė gjuhėn shqipe, le tė themi mė mirė hit pasi ashtu do jetė.

    ”Tė dua”– titullohet projekti i artistes shqiptare me famė botėrore e cila kujton nė ēdo moment prejardhjen e saj. Bebe ka zbuluar njė fragment nga projekti i saj me Dj Gimi, i cili flet pėr njė histori dashurie.

    ”A e di sa shumė tė dua”- dėgjohet tė thotė Bebe nė gjuhėn shqipe, e duhet pranuar se i shkon shumė kėndimi nė shqip.

    Se kur do publikohet, na mbetet tė presim. Deri ditėn e publikimit, na mbetet tė dėgjojmė refrenin “non-stop”.


    Konica.al

    https://konica.al/2023/05/bebe-rexha...on-shqiptaret/

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Lajme nga bota e muzikės

    Mbani frymėn, Enrique Iglesias dhe Ricky Martin do tė performojnė nė Tiranė

    Mė 30 Qershor do tė jetė Enrique Iglesias ai i cili do tė “ngrejė peshėn” Tiranėn, ndėrsa mė 20 Korrik, Ricky Martin do tė performojė nė sheshin “Skėndėrbej”.

    Ylli botėror i muzikės nė kuadėr tė turit tė tij “RICKY MARTIN SYMPHONIC”, ka vendosur qė tė bėjė njė ndalesė tė vogėl edhe nė Shqipėri.

    Ai do tė pėrformojė nė sheshin “Skėndėrbej” dhe do tė shoqėrohet nga Orkestra Kombėtare e Tiranės dhe grupi i tij pėr tė sjellė mė tė mirėn e muzikės sė tij.


    Newsbomb.al

    https://newsbomb.al/mbani-frymen-enr...jne-ne-tirane/

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Lajme nga bota e muzikės

    “I’M GOOD (BLUE)”

    Bebe Rexha dhe David Guetta thyejnė njė tjetėr rekord!


    David Guetta dhe Bebe Rexha kanė dėshmuar gjithmonė se bashkėpunimet e tyre janė shumė tė suksesshme.

    Qė nga hera e parė kur dyshja bashkėpunuan nė kėngėn “Hey Mama”, ata kanė pasur sukses dhe mė pas e vazhduan bashkėpunimin edhe nė tri kėngė tė tjera.

    E fundit u publikua vitin e kaluar, kėnga “I’m Good (Blue)”, e cila erdhi si njė ripėrpunim modern i kėngės legjendare “Blue” tė Eiifel 65.

    Kėnga e cila u publikua fillimisht nė gusht dhe mė pas edhe me klip nė shtator tė vitit tė kaluar, ėshtė pritur tejet mirė nga fansat.

    Kjo kėngė tashmė ka arritur tė shėnojė mbi njė miliard dėgjime nė platformėn mė tė madhe tė muzikės nė botė, Spotify.

    Kėtė gjė e kanė bėrė tė ditur vet artistja shqiptare dhe Guetta, pėrmes shpėrndarjes sė njė statusi tė Spotify-t nė rrjetin social Twitter.

    “I’m Good (Blue)”, ka qenė kėtė vit e nominuar edhe nė mbrėmjen mė tė madhe tė ndarjes sė ēmimeve tė muzikės, Grammy Awrds 2023, nė kategorinė “Kėnga mė e mirė ritmike/elektronike”.

    Tė njėjtėt u nominuan edhe nė Brit Awards 2023 pėr “kėngėn mė tė mirė tė vitit”, por nė tė dyja ceremonitė e ēmimeve u mundėn nga Beyonce me kėngėn “Break my soul”.

    Gjithsesi, ata fituan ēmimin ‘Bashkėpunimi mė i mirė’ nė ceremoninė evropiane tė ēmimeve, MTV Europe Music Awards 2022.


    Konica.al

    https://konica.al/2023/06/im-good-bl...tjeter-rekord/

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Lajme nga bota e muzikės

    Legjenda e muzikės latine, Ricky Martin do tė performojė nė Tiranė, kėngėtari i fton tė gjithė: Shpresoj tė mė bashkoheni

    Kėngėtari i njohur i muzikės latine Ricky Martin do tė performojė pėr herė tė parė nė Tiranė. Ylli botėror i cili po zhvillon turin e tij “Ricky Martin Symphonic”, do tė ndalojė dhe nė vendin tonė.

    “Po!! Shumė i lumtur tė njoftoj se do tė jem nė Tiranė, Shqipėri mė 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrėn Kombėtare tė Tiranės. Shpresoj qė tė gjithė tė mund tė mė bashkoheni nė koncertin tim tė parė nė Shqipėri”, ka shkruar artisti.


    Lexo.al

    https://www.lexo.al/2023/06/legjenda...me-bashkoheni/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 09-06-2023 mė 05:46

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Lajme nga bota e muzikės

    “Praising You” e Rita Orės dhe FatBoy Slim ėshtė kėnga mė e lėshuar nė klubet e natės nė Mbretėrinė e Bashkuar

    Kėngėtarja shqiptare me famė botėrore, Rita Ora, ka pak javė qė ka publikuar kėngėn dhe klipin e saj mė tė fundit, “Praising You”.

    Kėnga e cila vjen si bashkėpunim me FatBoy Slim dhe ėshtė njė ripėrpunim modern i hitit klasik “Praise You”, ėshtė pritur shumė mirė nga publiku.

    Ajo madje pėr ditė tė tėra rezultoi si kėnga mė e lėshuar nė radiot amerikane.


    E mesa duket, “Praising You” ka gjetur simpatinė e njerėzve edhe nė diskoteka dhe festa tė ndryshme nė Mbretėrinė e Bashkuar.

    Madje sipas matėsit tė statistikave, MusicWeek’s Club Charts, ajo rezulton tė jetė kėnga mė e lėshuar nė klubet e natės nė Britaninė e Madhe.

    Kjo e dhėnė ėshtė bėrė e ditur nga postimet e vet fansave tė kėngėtares, tė cilat mė pas Rita i ka shpėrndarė nė rrjetin social Instagram.

    “Uau, ‘Praising You’ ėshtė kėnga mė e lėshuar nė klubet e natės nė mbretėrinė e Bashkuar”, thuhet nė njoftim.

    “Praising You” ėshtė kėnga e dytė e albumit tė saj tė ri nė ardhje, pas “You Only Love Me” e cila u publikua nė janar tė kėtij viti.

    Ndėrkohė albumi i saj i ri “You and I” ėshtė bėrė e ditur se do tė publikohet i plotė mė datėn 24 korrik.


    / Telegrafi /

    https://telegrafi.com/praising-e-rit...ne-e-bashkuar/

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    17,012

    Pėr: Lajme nga bota e muzikės



    Tenori me fame botėrore, Placido Domingo nė Tiranė! Ja kur mbahet koncerti nė Sheshin Skėnderbej

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme nga bota e muzikės shqiptare!
    Nga Fiori nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 02-08-2023, 08:02
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. Enciklopedia e Muzikes Popullore Shqiptare
    Nga Darius nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 20:09
  4. Folklori muzikor
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 04:55
  5. Ndue Shyti, krijues i pėrsosur i muzikės popullore
    Nga StormAngel nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 11:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •