Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 125

Tema: Sami Yusuf

  1. #61
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Postime
    226

    Meqe paske kaq deshire e me degju kenget e ketij sami jusufit e argumetet qe muzika eshte haram nuk i pranon mund te postosh lirisht videot e tua tek :

    FORUMI-Muzika shqiptare
    Nenforumi-muzika boterore

    Me pak fjale aty ku e kane vendin keto video,ketu nuk kane vend postime te tilla qe nuk kane lidhje me islamin.

    I lus moderatoret qe ta fshine kete teme.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga tulipanonero Lexo Postimin

    Me pak fjale aty ku e kane vendin keto video,ketu nuk kane vend postime te tilla qe nuk kane lidhje me islamin.

    I lus moderatoret qe ta fshine kete teme.
    Pse ti kendosh Allahut qenka mekat keshtu? Allahu pelqen vetem recitimet nga Kurani qe i ka thene vet? Nuk pranon lavderime, adhurime te krijuara nga krijesat e tij me ane te kenges?
    Feelings change - memories don't.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Postime
    226
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Pse ti kendosh Allahut qenka mekat keshtu? Allahu pelqen vetem recitimet nga Kurani qe i ka thene vet? Nuk pranon lavderime, adhurime te krijuara nga krijesat e tij me ane te kenges?

    Adhurimi ndaj Allahut behet sipas menyrave qe Ai ka percaktuar ne Kuran e ne Sunet,e jo si t'ja thote truri njerezve.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anėtarėsuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Se si ėshtė raporti i Sami Jusuf dhe i tė gjithė atyre qė pėrdorin instrumente tė flliqura nuk e dijmė...porse ata qė bėjn njė gjė tė till,pra pėrdorimin e instrumenteve muzikore janė njerėz qė duhet tė edukohen mirė,Allahu na ruajt prej tyre.

    Esselamun Alejkum!

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Qekur qenka bere muzika e lejuar ne ISLAM ? Allahu e udhezofte kete Sami Yusufin kushdo qofte ai, dhe sigurisht Allahu i udhezofte edhe ata te tjeret ketu ne Forum qe po bejne nje zullum te madh hapur fare, po bejne nje gjynah te madh , pa asnje dyshim nje gjynah shume te madh qe po shperndajne muzike per njerezit ne kete forum, kur dihet vendimi i ISLAMIT per muziken, dhe aq me teper kur muzika perdoret per te bere "davet" Allahu j uudhezofte te gjitheve, tregon qe keni nje njohje teper siperfaqesore per Kur`anin dhe per Sunnetit, per Islamin dhe per Teuhidin, per Akijden dhe per Menhexhin........SELAM

  6. #66
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    Citim Postuar mė parė nga The Boy Lexo Postimin
    Qekur qenka bere muzika e lejuar ne ISLAM ? Allahu e udhezofte kete Sami Yusufin kushdo qofte ai, dhe sigurisht Allahu i udhezofte edhe ata te tjeret ketu ne Forum qe po bejne nje zullum te madh hapur fare, po bejne nje gjynah te madh , pa asnje dyshim nje gjynah shume te madh qe po shperndajne muzike per njerezit ne kete forum, kur dihet vendimi i ISLAMIT per muziken, dhe aq me teper kur muzika perdoret per te bere "davet" Allahu j uudhezofte te gjitheve, tregon qe keni nje njohje teper siperfaqesore per Kur`anin dhe per Sunnetit, per Islamin dhe per Teuhidin, per Akijden dhe per Menhexhin........SELAM
    Pershendetje The Boy,

    Mund te na tregosh pak se cfare thot Kurani rreth muzikes?

    Nuk po pyes per te provokuar dikend, vertete dua ta di cfare thote Kurani per kete, dhe cili ajet ne Kuran ndalon muziken?

  7. #67
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga master2006 Lexo Postimin
    Pershendetje The Boy,

    Mund te na tregosh pak se cfare thot Kurani rreth muzikes?

    Nuk po pyes per te provokuar dikend, vertete dua ta di cfare thote Kurani per kete, dhe cili ajet ne Kuran ndalon muziken?

    Pik sė pari kėrkoj falje the Boy-it, sepse atij i ėshtė drejtuar pyetja dhe pastaj dua tė shtoj argumentin edhe njiherė pėr ta kuptuar jo master2006 ( pasi ky nuk i pranon as dijetarėt e hakut, as hadithet ),por pėr tė tjerėt, se ku ėshtė argumenti:

    Muzika a ėshtė harram ( e ndaluar ) nė Islam?



    Qėndrimi i katėr Imamėve ndaj muzikės



    Nė emėr tė All-llahut tė Gjithėmėshirshmit Mėshirėbėrėsit.



    Vėrtetė vetėm All-llahut i pėrket hamdi. Atė e falėnderojmė dhe vetėm prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetės sonė dhe veprave tona. Kėnd e udhėzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kėnd e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē All-llahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.

    All-llahu s.v.t., thotė:

    “ … pyetni pra dijetarėt, nėse ju nuk dini” (En-Nahl, 43.)

    “O ju qė besuat, bindjuni Allahut, respektoni tė dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju…” (En-Nisa, 59.)


    Mbasi All-llahu s.v.t., na urdhėron qė ti bindemi edhe dijetarėve, atėherė ēfarė do tė thotė qė ne jemi dijetarė, apo duhet bindur atyre???

    - Dėshmi e ndalesės nė Kur'an dhe Sunnet

    Allahu thotė nė Kaptinėn Llukman:

    "Prej njerėzve ka tė atillė qė blejnė tregime boshe [dmth muzikė, kėndim] pėr tė larguar [njerėzit] nga rruga e Allahut…" [Llukman 6]

    Dijetari i umetit, Ibn Abas [Allahu e mėshiroftė] ka thėnė: kjo do tė thotė kėndim. Muxhahid [Allahu e mėshiroftė] ka thėnė: kjo do tė thotė goditja e daulleve. [Tefsir el-Teberi, 21/40].

    El-Hasan el-Basri [Allahu e mėshiroftė] ka thėnė: ky ajet ėshtė shpallur nė lidhje mė kėndimin dhe instrumentet muzikore [saktėsisht: instrumentet muzikore me frymė]. [Tefsir Ibn Kethir, 3/451].

    El-Se'di [Allahu e mėshiroftė] ka thėnė: kjo pėrfshin tė gjitha mėnyrat e tė folurit tė kotė, tė gjitha bisedat boshe dhe pavėrtetėsitė, dhe tė gjitha gjepurat qė inkurajojnė nė mosbesim dhe mosbindje; fjalėt e atyre qė thonė gjėra pėr tė hedhur poshtė tė vėrtetėn dhe tė argumentojnė nė mbėshtetje tė pavėrtetėsisė pėr tė mposhtur tė vėrtetėn; dhe pėrgojimi, ofendimi, gėnjeshtrat dhe mallkimet; kėndimi dhe instrumentet muzikore tė shejtanit; dhe instrumentet muzikore qė nuk kanė ndonjė dobi shpirtėrore apo materiale. [Tefsir el-Se'di, 6/150].

    Ibn el-Kajjim [Allahu e mėshiroftė] ka thėnė:

    Interpretimi i Sahabėve dhe Tabi'inėve, se 'bisedat boshe' i referohet kėndimit, ėshtė i mjaftueshėm. Kjo ėshtė transmetuar me isnad sahi nga Ibn Abas dhe Ibn Mes'ud. Ebul-Sehba ka thėnė:

    E pyeta Ibn Mes'udin lidhur me ajetin, "Prej njerėzve ka tė atillė qė blejnė tregime boshe" [Llukman 6] Ai tha:

    Pasha Allahun, krahas tė cilit s'ka zot tjetėr, kjo do tė thotė kėndim – dhe e pėrsėriti kėtė tre herė. Po ashtu ėshtė transmetuar me isnad sahi nga Ibn Umer [Allahu e mėshiroftė] se kjo do tė thotė kėndim. Nuk ka kontradiktė mes interpretimit tė 'bisedės boshe' tė ketė domethėnien e kėndimit dhe interpretimit tė kėsaj me domethėnien e rrėfenjave tė Persianėve dhe mbretėrve tė tyre, mbretėrve Romakė, e kėshtu me radhė, si el-Nedr ibn el-Harith i cili iu rrėfente njerėzve tė Mekes pėr t'ua heq mendjen nga Kur'ani. Tė dyja kėto janė biseda boshe. Qė kėtej, Ibn Abas tha:

    'biseda boshe' ėshtė pavėrtetėsia dhe kėndimi. Disa nga Sahabėt thanė njėra kurse disa thanė tjetra, dhe disa thanė tė dyja. Kėndimi ėshtė mė i keq dhe mė i dėmshėm se rrėfenjat e mbretėrve, ngase kjo ēon nė bėrjen e zinasė dhe bėn qė tė rritet hipokrizia [nė zemėr]; kjo ėshtė kurthė e shejtanit, dhe kjo e mjegullon mendjen. Mėnyra sesi i pengon njerėzit nga Kur'ani ėshtė mė e keqe se mėnyra nė tė cilėn llojet tjera tė bisedės boshe i pengojnė ata, sepse njerėzit kanė prirje natyrore ndaj saj dhe priren kah dėshira pėr ta dėgjuar atė. Ajeti e dėnon zėvendėsimin e Kur'anit me biseda boshe me qėllim qė tė largohen njerėzit nga rruga e Allahut pa dije dhe duke e marrur atė si tallje, ngase kur njė ajet i Kur'anit i recitohet personit tė tillė, ai e kthen shpinėn sikurse tė mos e ketė dėgjuar fare, sikurse tė ketė ndonjė shurdhim nė veshin e tij. Nėse ai dėgjon diēka, ai tallet me tė. E gjithė kjo ndodh vetėm nė rastin e njerėzve qė janė pabesimtarėt mė kokėfortė dhe nėse diēka nga kjo i ndodh kėngėtarėve dhe atyre qė i dėgjojnė ata, ata tė dy kanė pjesė nė kėtė faj. [Ighathet el-Lahfan, 1/258-259].

    Allahu thotė:

    "[Allahu i tha Iblisit:] Dhe me zėrin tėnd mashtroji gradualisht ata qė mundesh [dmth kėngėt, muzikėn, dhe ēfarėdo thirrje tjetėr pėr mosdėgjueshmėri ndaj Allahut]…" [el-Isra 64].

    Ėshtė transmetuar se Muxhahid [Allahu e mėshiroftė] ka thėnė:

    "Dhe me zėrin tėnd, mashtroji gradualisht ata qė mundesh"
    – zėri i tij [zėri i Iblisit/shejtanit] ėshtė kėndimi dhe pavėrtetėsia. Ibn el-Kajim [Allahu e mėshiroftė] ka thėnė:

    Kjo idafe' [konstruktė pronore apo gjinore, dmth zėri yt] shėrben pėr tė specifikuar domethėnien, sikur me frazėn "kalorėsinė tėnde" dhe "kėmbėsorinė tėnde" [mė vonė nė tė njėjtin ajet]. Gjithkush qė flet nė ēfarėdo mėnyrė qė s'ėshtė bindje ndaj Allahut, gjithkush qė fryen nė flaut apo instrumente tjera me frymė, apo qė luan nė ndonjė lloj daulleje qė ėshtė haram, ky ėshtė zėri i shejtanit. Gjithkush qė ecė pėr tė bėrė ndonjė akt mosbindjeje ndaj Allahut ėshtė pjesė e kėmbėsorisė sė tij [shejtanit], dhe gjithkush qė kalėron pėr tė bėrė mėkat ėshtė pjesė e kalorėsisė sė tij. Ky ėshtė opinioni i Selefit, siē ka transmetuar Ibn Ebi Hatim nga Ibn Abas:

    kėmbėsoria e tij ėshtė gjithkush qė ecė pėr tė bėrė mėkat. [Igathet el-Lehfan].

    Allahu thotė:

    "A prej kėtij ligjėrimi [Kur'anit] po ēuditeni? Dhe ju qesheni me tė e nuk qani, duke e humbur kohėn [e ēmueshme] nė argėtim [kėndim]" [en-Nexhm 61].

    Ikrime [Allahu e mėshiroftė] ka thėnė: ėshtė transmetuar nga Ibn Abas se el-sumud [emri foljor nga samidun, e pėrkthyer kėtu si "duke e humbur kohėn [e ēmueshme] nė argėtim [kėndim]" do tė thotė "kėndim" nė dialektin e Himjerit; mund tė thuhet "Ismidi lena" ['na kėndo' – nga rrėnja e njėjtė sikur samidun/sumud] qė do tė thotė "ghanij" [kėndo]. Dhe ai tha:
    Kur ata [kufarėt] e dėgjonin Kur'anin, ata kėndonin, pastaj zbriti ky ajet.

    Ibn Kethir ka thėnė:

    Allahu thotė "duke e humbur kohėn [e ēmueshme] nė argėtim [kėndim]" – Sufjan el-Theuri ka thėnė, duke transmetuar nga babai i tij nga Ibn Abas: [kjo do tė thotė] kėndim. Ky ėshtė dialekt Jemenit: Ismed lene ghen lene [na kėndo]. Ky po ashtu ishte opinioni i Ikrimes. [Tefsir Ibn Kethir].

    Ėshtė transmetuar nga Ebu Umame [Allahu qoftė i kėnaqur me tė] se i Dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:

    "Mos e shitni robin-femėr qė ėshtė kėngėtare, mos i bleni e as mos i mėsoni ato. Nuk ka kurrfarė tė mire nė kėtė tregti, dhe ēmimi i tyre ėshtė haram." Nė lidhje me gjėrat e kėtilla qe shpallur ajeti:

    "Prej njerėzve ka tė atillė qė blejnė tregime boshe [dmth muzikė, kėndim] pėr tė larguar [njerėzit] nga rruga e Allahut…" [Llukman, 6] [Hasen hadith].

    I Dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:

    "Nga mesi i umetit tim me siguri do tė ketė njerėz qė e lejojnė zinanė [kurvėrinė], mėndafshin dhe instrumentet muzikore…" [Transmetuar nga el-Buhari, nr.5590; i transmetuar si meusul [i lidhur] nga el-Teberani dhe el-Bejheki. Shiko el-Silsile el-Sahiheh tė el-Albanit, 91].

    Ibn el-Kajjim ka thėnė: Ky ėshtė hadith sahi i transmetuar nga el-Buhari nė Sahi-nė e tij, ku ai e citon atė si dėshmi dhe deklaron se ai ėshtė m'uellek [i ndėrprerė] dhe mexhzum. Ai tha:

    Kaptina mbi atė qė ėshtė transmetuar lidhur me ata qė e lejojnė alkoolin dhe e thėrrasin atė me emėr tjetėr.

    Ky hadith tregon nė dy mėnyra se instrumentet muzikore dhe kėnaqėsia nė tė dėgjuarit muzikė janė haram. E para ėshtė fakti se Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] ka thėnė:

    "[ata] lejojnė" gjė qė qartazi tregon se gjėrat qė pėrmenden, pėrfshirė kėtu instrumentet muzikore, janė haram sipas sheriatit, por kėta njerėz do t'i lejojnė ato. E dyta ėshtė fakti se instrumentet muzikore pėrmenden krahas gjėrave tė cilat definitivisht dihet se janė haram, dmth, zinaja dhe alkooli: sikur ato [instrumentet muzikore] mos tė kishin qenė haram, pėrse do tė pėrmendeshin sė bashku me kėto gjėra? [pėrshtatur nga el-Silsileh el-Sahihe nga el-Albani, 1/140-141]

    Shejh el-Islam [Ibn Tejmije] ka thėnė:

    Ky hadith tregon se me'azif janė haram, dhe me'azif do tė thotė instrumentet muzikore sipas dijetarėve tė gjuhės Arabe. Kjo fjalė pėrfshin tė gjitha instrumentet e tilla. [el-Mexhmu', 11/535].

    Ibn El-Kajjim ka thėnė: Nė lidhje me temėn e njėjtė janė transmetuar komente tė ngjashme nga Sehl ibn Sa'd el-Sa'idij, Imran ibn Husejn, Abd-Allah ibn Abas, Ebu Hurejre, Ebu Umameh el-Bahilij, A'isha Umm el-Mu'minin, Ali ibn Ebi Talib, Enes Ibn Malik, Abd el-Rahman ibn Sabit dhe el-Ghazi ibn Rebi'eh. Pastaj ai e pėrmendi kėtė nė 'Ighathet el-Lehfan', dhe kjo tregon se ato [instrumentet muzikore] janė haram.

    Ėshtė transmetuar se Nafi' [Allahu e mėshiroftė] ka thėnė: Ibn Umer dėgjoi njė instrument me frymė, dhe i vendosi gishtėrinjtė nė veshėt e tij dhe u shmang nga ajo rrugė. Ai mė tha mua, O Nafi', a po dėgjon ndonjė gjė? Unė i thashė, jo. Kėshtu qė ai i largoi gishtėrinjtė nga veshėt dhe tha:

    Unė isha me Pejgamberin [salallahu alejhi ue selam] dhe dėgjova diēka tė kėtillė, e ai veproi kėsisoji. [Sahi Ebi Daud].

    Disa persona tė parėndėsishėm thonė se ky hadith nuk dėshmon se instrumentet muzikore janė haram, sepse po tė ishte kėshtu, i Dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] do ta kishte udhėzuar Ibn Umerin qė t'i vendosė edhe ai gishtėrinjtė nė veshėt e tij gjithashtu, dhe Ibn umer do ta kishte udhėzuar Nafin' qė tė veprojė kėshtu! Pėrgjigja nė kėtė ėshtė:

    Ai nuk ia vinte veshin, por mund ta dėgjonte atė. Ka dallim mes tė vėnit veshin dhe dėgjimit. Shejh el-Islam [Ibn Tejmije] ka thėnė:

    Nė lidhje me muzikėn tė cilėn personi nuk ka pėr qėllim qė ta dėgjojė, nuk ka ndalesė apo faj, sipas koncenzusit tė dijetarėve. Prandaj, faji apo lavdėrimi ėshtė i lidhur me tė vėnit veshin, e jo me dėgjimin. Ai qė ia vė vėshin Kur'anit do tė shpėrblehet pėr kėtė, ndėrsa ai qė e dėgjon atė pa e pasur pėr qėllim kėtė apo pa e dashur kėtė s'do tė shpėrblehet pėr kėtė, ngase veprat gjykohen sipas qėllimeve. E njėjta gjė ėshtė e aplikueshme ndaj instrumenteve muzikore qė janė tė ndaluara: nėse personi i dėgjon ato pa e pasur pėr qėllim kėtė, atėherė s'ka gajle. [el-Mexhmu', 10/78].

    Ibn Kudame el-Makdisi [Allahu e mėshiroftė] ka thėnė: dėgjues ėshtė ai i cili ka pėr qėllim qė ta dėgjojė atė, gjė qė s'ishte rasti me Ibn Umerin; ajo qė ndodhi nė kėtė rast ėshtė vetėm dėgjimi [pa e pasur atė pėr qėllim]. Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] kishte nevojė tė dinte kur u ndal tingėllima ngase ai ishte shmangur nga rruga dhe kishte mbyllur veshėt. Kėshtu qė ai s'kishte dėshirė tė kthehej nė atė rrugė apo t'i hap veshėt gjersa tė ndalej tingėllima e muzikės, e kur ai lejoi Ibn Umerin qė tė vazhdojė ta dėgjojė atė, kjo ishte pėr shkak tė pashmangshmėrisė. [el-Mugni, 10/173].

    "O ju qė keni besuar, keni frikė All-llahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!"

    “O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė vetėje dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu ėshtė Mbikqyrės mbi ju."

    "O ju besimtarė, keni frikė All-llahun dhe thuani fjalė tė drejta. Ai (All-llahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatėt e juaja,e kush respekton All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh."

    ”Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e All-llahut, kurse udhėzimi mė i mirė - udhėzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bid'at dhe ēdo bid'at ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje ēon nė zjarr...

    Duke vazhduar:

    Dije se prej gjėrave qė pa tjetėr duhet t’i njohėsh ėshtė njohja dhe shpjegimi i qėndrimit tė Islamit ndaj ēėshjtes sė instrumenteve muzikore, muzikės dhe vallėzimit, vetėm se na ka qartėsuar Sheriati ndalimin e saj …ėshtė e ditur (e njohur) sipas sheriatit tek pasuesit e diturisė siq janė:

    (katėr imamėt-Ebi Hanifete, Maliku, Shafiu, Ahmedi -All-llahu i mėshiroftė), ėshtė vėrtetuar tek ta ndalimi i muzikės me argumente tė qarta nga Kur’ani dhe Sunneti se muzika ėshtė e ndaluar-haram.

    Kėta janė pasuesit e udhėzimit dhe fesė sė vėrtetė, tė dalluar me dituri tė dobishme dhe punė te mira, dritat e tyre tė shkėlqyera me rrespekt tė pėrgjithshėm dhe argumentet e tyre tė qarta, medh-hebi i tyre ėshtė i qartė, argumentet e tyre janė ngadhnjimtare.

    Mjet pėr ta ėshtė Libri, kurse argument ėshtė Sunneti, nuk ndjekin epshet e tyre dhe nuk anojnė kah mendimet (personale), pranohet prej tyre ajo qė ėshtė transmetuar nga i Dėrguari i All-llahut, ata janė imamėt tanė tė drejtė, mbrojtės tė fesė, bartės dhe enėbartės tė diturist, nėse janė kundėrshtuar nė ndonjė hadith pėrsėri janė kthyer nė tė (hadith-sunnet), dhe ēkado qė kanė gjykuar me tė ai ėshtė i pranuar dhe i mirėpritur.

    Ata janė tė drejtė dhe rruga e tyre poashtu ėshtė e drejtė, ēdo bidadgji, kėrkues i diturisė dhe pasues (mukalid) do tė njihet me medhhebin e tyre … All-llahu ėshtė mbrojtės .Tė cilėt ishin tė sinqertė me All-llahun, Librin e Tij, me tė Dėrguarin e Tij subhanehu ve teala dhe me Sunnetin e tė Dėrguarit tė All-llahut, nuk i kanė kundėrshtuar ato (Kur’anin dhe Sunnetin) me dyshime dhe janė nėnshtruar nė atė qė janė urdhėruar…….

    Ibn Kasim All-llahu e mėshiroftė, i ka sqaruar mirėsitė e katėr Imamėve ku edhe thotė:

    ”Obligohemi t’i urrejmė dhe t’i ndalojmė ata qė flasin kundėr Mirėsive tė katėr Imamėve dhe gjithashtu tė Imamėve tjerė tė fesė pėr shkak tė urrejtjes ndaj tyre, ata janė fitimtarė nė ajetet dhe lajmet e vėrteta, nė gjurmė dhe argumente tė shumta tė logjikshme (Kur’an dhe Sunnet), pasuesit e mirėsisė janė tė bashkuar tek ne, ata na kanė pėrcjellur neve fenė, i kanė kthyer njė numėr tė madh tė muslimanėve qė tė ju punojnė nė medh-hebin e tyre prej lindjes sė Islamit deri nė ditėt e sotme, por nuk dihet dituria e tyre vetėm se nga librat e tyre dhe nuk ruhet feja vetėm se nga rruga e tyre, dhe obligohemi qė t’i nderojmė ata dhe tė kemi respekt ndaj tyre, sipas punės sė tyre, dhe mendimeve tė mira pėr ta, sepse ata janė tė zgjethurit e Ummetit, dhe zėvendėsuesit e tė Dėrguarit tė All-llahut, dhe njohja e fjalėve tė tyre ėshtė shkak pėr tė qėlluar njohjen e tė vėrtetės. [1]

    Kjo broshurė na qartėson mendimet e vėrteta tė katėr Imamėve nė vendimin e Islamit ndaj instrumenteve muzikore dhe kėndimit (vallėzimit), sikur qė shėron njė problem tė madh qė i nevoitet muslimanit nė kėtė kohė, ai problem ėshtė problemi i injorancės nė vendimin e muzikės nė kėtė botė tė tronditur dhe tė ndryshuar.

    E lusim All-llahun qė tė na sjell dobi pėr atė qė e dimė, tė na mėsoj me atė qė kemi dobi, tė na bėjė diturinė argument pėr neve nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr, dhe tė mos na bėjė argument kundėr neve.

    Lutjet tona mė tė mira qofshin pėr tė Dėrguarin e All-llahut Muhamedin alejhi selam, familjen,shokėt dhe pasuesit e tij nė pėrgjithėsi.

    Nė emėr tė All-llahut tė Gjithėmėshirshmit Mėshirbėrėsit

    Pėrmendja e argumenteve dhe gjurmėve tek katėr Imamėt pėr ndalimin e ndėgjimit tė:

    Instrumenteve muzikore dhe tė kėnduarit.

    1-Medh-hebi i Imam Ebu Hanifes, All-llahu e mėshiroftė:

    Nga Ebi Tajjib et-Taberi thuhet se:

    ”Ebu Hanifeja e ka urrejtur muzikėn dhe e ka bėrė ndėgjimin e muzikės prej mėkateve.[2]

    Dhe ka thėnė :” dhe kėshtu ėshtė medhhebi i gjithė Kuffes”.[3]

    Transmetohet nga Ebu Hanifeja All-llahu e mėshiroftė i cili thotė :

    ” Tė kėnduarit (muzika) ėshtė e ndaluar-haram- nė tė gjitha fetė “.[4]

    Thotė Ibn Kajjimi nė librin e tij “Igathet el-Lehfani (fq-348) ”:

    Medhhebi i Ebu Hanifes nė kėtė (muzikėn) ėshtė medhhebi mė i rreptė prej medhhebeve, dhe fjala e tij nė kėtė ēėshtje prej fjalėve mė tė ashpra, dhe i ka qortuar shokėt e tij pėr ndalimin e tė ndėgjuarit tė tė gjitha instrumenteve si fyellin, defin, bile edhe tė rrahurit tė tupanit dhe ka thėnė se tė gjitha kėto janė prej mėkateve, ėshtė rrugė qė tė shpie nė mėkat, dhe nuk i pranohet dėshmia (i refuzohet), dhe mė rigoroze se kjo kanė thėnė :

    ”Me tė vėrtetė ndėgjimi ėshtė mekat, dhe tė shijuarit e saj ėshtė kufėr (mohim), kjo ėshtė shprehja e tyre”.

    2-Medh-hebi i Imam Malikut, All-llahu e mėshiroftė:

    Nga Is’hak bin Isa et-Tiba i cili thotė:

    ”E kam pyetur Malik bin Enesin pėr lehtėsimin e banorėve tė medinės pėr kėndim(muzike) ? dhe Ai tha :”tek ne njė gjė tė tillė e veprojnė vetėm hipokritėt (fasikėt) !!!. [5]

    Transmetimi ėshtė i vėrtetė e ka nxjerrur Hal-lali nė librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker, (fq-142)”, poashtu edhe Ibn Xhevziu nė librin e tij “Telbis Iblis (fq-282) ” nga Abdullah bin Ahmed nga baba i tij e ky nga Is’haku.

    Thashė (Autori) : ky sened ėshtė i vėrtetė, sikur qė e ka vėrtetuar Shejh Albani nė librin e tij “Ndalimi i instrumenteve muzikore…… (fq-98)”.

    Thotė Ebu Tajjib et-Taberi :

    ”Sa i pėrket Malik bin Enesit, ai e ka ndaluar kėndimin,(muziken) dhe tė ndėgjuarit e saj , dhe ky ishte medhhebi i gjithė medinės”.[6]

    Thotė Ibn Kasim :

    ”E kam pyetur Malikun pėr kėndimin(muziken), e ai me tha:”ka thėnė All-llahu subhanehu ve teala :”dhe ēka pas tė vėrtetės ! vetėm sė humbje, e ēfarė e vėrtetė ėshtė kjo?[7]

    Nga Ibrahim bin Mundhir el-Medeni i cili ėshtė pyetur dhe i ėshtė thėnė :

    ” Ju po e lehtėsoni kėndimin? tha: ” All-llahu na ruajt kėtė! njė gjė tė tillė tek ne nuk e bėn askush pėrveē se hipokritėt (fasikėt)”.

    Transmetimi ėshtė i vėrtetė, e ka nxjerrur Hal-lali nė librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker, (fq-142)”, nga transmetimet e Abbas bin Muhamed ed-Duri ku thotė e kam ndėgjuar Ibrahimin me tė . Thash (Autori):senedi ėshtė i vėrtetė.

    Thotė Ebu Tajjib el-Taberi:

    ” Ky ėshtė medh-hebi i gjithė Medinės”.

    3- Medh-hebi i Imam Shafiut, All-llahu e mėshiroftė:

    Nga Shafiu All-llahu e mėshiroftė i cili thotė:

    ”Kam lėnė nė Irak njė gjė qė i thuhej poezi,[8]e kanė shpifur zindikėt[9] pėr ti larguar njerėzit nga Kur’ani “.

    Transmetimi ėshtė i vėrtet e ka nxjerur ebu Nuajm nė librin “El-hiljetu, (vėll. 9, fq-146)”, poashtu edhe Hal-lali nė “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker (fq-151)”, dhe Ibn Xhevziu nė “Telbis Iblis (fq-283)”, tė dy rrugėt e transmetimit janė nga Hasen bin Abdulaziz el-Xhervij ku thotė: “E kam ndėgjuar Shafiun me tė”. Thashė senedi ėshtė i vėrtet .

    Thotė Ibn Tejmijje nė “Fetava (vėll.11, f.507)” “Atė qė e ka pėrmendur Shafiu ėshtė se ajo (muzika) ėshtė prej shpifjeve tė zindikėve”, kjo ėshtė fjala e Imamit me pėrvojė nė rregullat e Islamit, me tė vėrtetė ky ndėgjim nuk ka qenė vullnet i njerėzve qė tė thirin nė tė, pėrveē ai i cili ėshtė quajtur (akuzuar) si zindik”…..etj.

    Thotė Ibn Xhevziu:

    “Shokėt mė tė mėdhenjė tė Shafiut e kanė kundėrshtuar (urrejtur) tė ndėgjuarit e muzikės .[10]

    Thotė Ebu Tajjib et-Taberi All-llahu e mėshiroftė:

    ”Nuk lejohet tė kėnduarit, tė ndėgjuarit dhe as tė rrahurit e tupanit, dhe thotė kush i’a mvesh kėtė Shafiut vetėm se ka gėnjyer ndaj tij”.[11]

    Thotė Ibn Xhevziu:

    ”Kėto janė fjalėt e dijetarėve Shafi-itė dhe pasuesve tė tyre, ndėrsa e kanė lehtėsuar atė (muzikėn) tė mėvonshmit nga mangėsia e diturisė sė tyre dhe mundja e injorancės (epsheve).[12]

    Thotė Imam Shafiu nė librin e tij “el-Umm (vėll. 6, fq-209):

    ”Tė kėnduarit ėshtė mekruh[13], i pėrgjason tė kotės, kush vazhdon me atė ėshtė (ipa mend)I mangėt dhe i refuzohet dėshmia”.

    Thotė Ebu Tajjib et-Taberi:

    ”E ka bėrė pronarin e saj tė mangėt sepse ai i ka thirrur njerzit nė tė kotė, dhe kush i thėrret njerėzit nė tė kotė ai ėshtė i mangėt, hipokrit (fasik)”.[14]

    Thotė Ibn Kajjimi nė “Igathetu el-Lehfani (fq350)”:

    ”Shafiu dhe shokėt e tij tė vjetėr dhe poashtu tė diturit nė kėtė medh-heb kanė qenė mė rigorozėt nė tė shprehurit e tyre pėr kėtė – d.m.th-muzikėn.

    4-Medh-hebi i Imam Ahmedit, All-llahu e mėshiroftė.

    Nga Abdullah bin Ahmed ibn Hanbeli i cili thotė:

    ”E kam pyetur Babain pėr kėndim(muzikėn), mė tha:”tė kėnduarit e futė nifakun nė zemėr, nuk mė quditė mua kjo gjė”.

    Transmetimi ėshtė i vėrtetė, e ka nxjerrur Hal-lali nė librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker (fq-142), Thash (Autori): senedi ėshtė i vėrtetė.

    E ka pėrmendur ibn Xhevziu nė “Telbis Iblis -(fq280):”nga ebi Harithi ku thotė:

    ”E kam pyetur Ebu Abdullahun se si e sheh poezinė[15],?

    Tha:”e dobėson zemrėn dhe tha :”ėshtė bidat -risi ”. Transmetimi ėshtė i vėrtetė dhe ka nxjerur Hal-lali nė librin e tij “El Emru bil Ma’ruf ve nehju anil Munker, (fq-151)”, nga rrugėt e Muhammed bin ebi Harun dhe Muhamed bin Xhafer e kėta nga ebu Harithi i cili u ka folur pėr kėtė, Thashė: dhe ky sened ėshtė i vėrtet.

    Thotė Ibn Xhevziu:

    ”Tė kėnduarit qė njihet sot, ėshtė e ndaluar tek Imam Ahmedi e si sikur ta dinte ai se ēka kanė shpifur njerėzit nė tė!!!”[16].

    Thashė: All-llahu e mėshiroftė Ibn Xhevziun, sepse sikur ta kishte ditur se ēka kanė shpifur njerėzit prej tė kėnduarit dhe tė shtuarit nė kėtė kohė prezente !!!.

    Thotė Ibn Xhevziu:

    ”Kanė thėnė fukahatė (Juristėt) nga shokėt tanė –d.m.th. Hanbelitė, nuk i pranohet dėshmia atij i cili kėndon dhe valėzon, All-llahu na ndihmoftė [17].

    Thotė Ibn Tejmijje nė Fetava ( vėll.11, fq-576):”Medh-hebi i katėr Imamėve pėr instrumentet muzikore ėshtė se te tė gjithė ėshtė e ndaluar-haram-”.

    Thotė Ibn Kajjimi nė “Igathetu el-Lehfani (vėll 1, fq-350)”:

    ” Le ta dinė se defi tė rinjtė dhe kėndimi nėse bashkohen, atėherė ndėgjimi i tyre ėshtė i ndaluar tek Imamėt e medh-hebeve dhe tek dijetarėt tjerė musliman”.

    Thotė Ibn Tejmijje nė “Menhaxh el-Sunneh” (vėll 3, fq-439):”janė bashkuar katėr imamėt nė mendimin se instrumentet muzikore janė tė ndaluara -haram- gjithashtu edhe ato qė tė shpiejn drejt epshit- sikur ēiftelia-kitara etj etj.

    Thotė shejh Muhamed Nasirudin el-Albani nė librin e tij :

    ”Tahrim Alatu et-Tarb…(fq-105)”:”Dijetarėt, Fukahatė –dhe katėr imamėt - janė tė njė mendimi se ndalohen-haram-instrumentet muzikore, duke pasur pėr bazė hadithet e Pejgamberit alejhi selam dhe gjurmėt e Selefit”.

    Kėta katėr prej mė tė dalluarit (dijetarė) tek muslimanėt kanė folur pėr ndalimin -haram-e tė ndėgjuarit tė muzikės, kėndimin dhe vallėzimin, e kush vjen pas tyre mė i ditur se kėta nė pranim dhe kundėrshtim?, e ēka pas tė vėrtetės, vetėm se humbje.

    Dhe thirja e jonė e fundit ėshtė se Lavderimi i takon vetėm All-llahut Zotit tė botėve, pėrshėndetjet tona mė tė mira qofshin pėr tė Dėrguarin e All-llahut, Muhamedin alejhi selam, familjen e tij dhe shokėt e tij nė pėrgjithėsi.

    Autor: Ebu Abdurrahman Fevzi bin Abdullah El etheri

    [1] Shiko er-Ruud el-Mureba 1/19-20
    [2] Shiko "Telbis Iblis tė Ibn Xhevziut, fq-282” dhe Igathetu el-Lehfani poashtu tė Ibn Kajimit 347.

    [3] Shiko “Telbis Iblis tė Ibn Xhevziut, fq-282”.

    [4]Shiko “Rruh el-Meani tė Elusit, 21/68”.

    [5] Thash (Autori): Na qartėsohet se tė lehtėsuarit e Muzikės nuk ėshtė nga medh’hebi i Imam Malikut, e pėrforcojnė njė gjė tė tillė edhe dijetarėt e Medinės.

    [6] Telbis “Iblis tė Ibn Xhevziut fq-282”.

    [7] Shiko nė “Xhamiu Ahkam el-Kur’an tė Kurtubiut, 14/52”.

    [8] Et-Tagbir: Poezi tė bėn modest nė dunja, e qė tek selefėt ka kuptimin e Muzikės.

    [9] Tė dalurit nga Feja.

    [10]“ Telbis Iblis tė Ibn Xhevziut”, fq-283.

    [11] Ibid.

    [12] Ibid.

    [13] Gjė e urrejtur tek tė parėt e Ummetit.

    [14] Shiko ēėshtjet e ndėgjimit tė Ibn Kajjimit 119.

    [15] Tagbir: njė prej llojeve tė muzikės.

    [16] Shiko Telbis Iblis, f. 284.

    [17] Ibid.

    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.

  8. #68
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    Me vjen keq Ramazan_it qe merr guximin te flasesh per mua pa me njohur, dhe duke me mveshur diqka qe nuk me takon mua.

    Une kerkova argumente se ne cilin ajet ndalohet muzika ne Kuran, e ti me solle mendime te dijetareve. Fakt qe Allahu na porosit qe te marrim mesim edhe prej dijetareve, por dijetaret sot jane te ndare sa i perket muzikes, dhe ti kete fort mire e din por i degjon vetem ata dijetare qe mesojne ashtu siq deshiron ti. E per kete duhet te marrim ta lexojme Kuranin pik se pari e pastaj tu drejtohemi dijetareve.

    Ato ajete qe ke sjellur ti, e qe ke permendur muziken, nuk e di si ke guxim t'i shtosh ne kllapa fjalet "Muzike", kur ne Kuran ato nuk permenden fare, bile as qe kane per qellim muziken. Si mundesh te besh nje gje te tille? Si guxon ta marresh gjithe ate pergjegjesi?

    Ajetin qe solle (Llukman, 6), qe flet per tregime boshe, e qe ti thua se bene fjale per muziken, ai ajet bene fjale pikerisht per Hadithin. Lexoni ate ajet ne Arabisht:

    WE MINE EN-NASI MEN JESHTERI LEHWEL-HEDITHI LIJUDILLE ‘AN SEBILI ELLAHI BIGAJRI ‘ILMIN WE JETTEHIDHEHA HUZUEN ‘ULE’IKE LEHUM ‘ADHABUN MUHINUN (LUKMAN: 6).


    pra:


    [31:6] Mes njerėzve, ka qė i pėrmbahen Hadithit tė pabazė, dhe kėshtu i largojnė tė tjerėt nga rruga e Perėndisė pa e ditur, dhe e marrin sė koti. Kėta kanė vetėshkaktuar ndėshkim tė turpshėm.


    Atehere, si eshte e mundur qe ti thua se kjo ka te bej me muziken, kur shume kjarte flet per hadithin? Si eshte e mundur qe fjala hadith (ne shqip: fjale, tregim), ka te bej me muziken?

    Allahu e perdori fjalen HADITH, me qellim qe tu bej me dije besimtareve qe mos te perdorin hadithet, ka shume fjale arabe qe pershkruajn fjalet "tregime", "fjale", por Allahu perdori pikerisht fjalen HADITH, duke na terhequr verejtjen qe i vetmi Hadith i vertete eshte Kurani. Por besimtaret sot mundohen t'ia ndryshojne fjalet ALlahut, duke pohuar se hadithi ne kete rast ka per qellim muziken, e qe nuk eshte aspak e vertete.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Ndoshta
    Anėtarėsuar
    31-10-2010
    Postime
    247
    Postimet nė Bllog
    1
    Citim Postuar mė parė nga master2006 Lexo Postimin
    Me vjen keq Ramazan_it qe merr guximin te flasesh per mua pa me njohur, dhe duke me mveshur diqka qe nuk me takon mua.

    Une kerkova argumente se ne cilin ajet ndalohet muzika ne Kuran, e ti me solle mendime te dijetareve. Fakt qe Allahu na porosit qe te marrim mesim edhe prej dijetareve, por dijetaret sot jane te ndare sa i perket muzikes, dhe ti kete fort mire e din por i degjon vetem ata dijetare qe mesojne ashtu siq deshiron ti. E per kete duhet te marrim ta lexojme Kuranin pik se pari e pastaj tu drejtohemi dijetareve.

    Ato ajete qe ke sjellur ti, e qe ke permendur muziken, nuk e di si ke guxim t'i shtosh ne kllapa fjalet "Muzike", kur ne Kuran ato nuk permenden fare, bile as qe kane per qellim muziken. Si mundesh te besh nje gje te tille? Si guxon ta marresh gjithe ate pergjegjesi?

    Ajetin qe solle (Llukman, 6), qe flet per tregime boshe, e qe ti thua se bene fjale per muziken, ai ajet bene fjale pikerisht per Hadithin. Lexoni ate ajet ne Arabisht:

    WE MINE EN-NASI MEN JESHTERI LEHWEL-HEDITHI LIJUDILLE ‘AN SEBILI ELLAHI BIGAJRI ‘ILMIN WE JETTEHIDHEHA HUZUEN ‘ULE’IKE LEHUM ‘ADHABUN MUHINUN (LUKMAN: 6).


    pra:


    [31:6] Mes njerėzve, ka qė i pėrmbahen Hadithit tė pabazė, dhe kėshtu i largojnė tė tjerėt nga rruga e Perėndisė pa e ditur, dhe e marrin sė koti. Kėta kanė vetėshkaktuar ndėshkim tė turpshėm.


    Atehere, si eshte e mundur qe ti thua se kjo ka te bej me muziken, kur shume kjarte flet per hadithin? Si eshte e mundur qe fjala hadith (ne shqip: fjale, tregim), ka te bej me muziken?

    Allahu e perdori fjalen HADITH, me qellim qe tu bej me dije besimtareve qe mos te perdorin hadithet, ka shume fjale arabe qe pershkruajn fjalet "tregime", "fjale", por Allahu perdori pikerisht fjalen HADITH, duke na terhequr verejtjen qe i vetmi Hadith i vertete eshte Kurani. Por besimtaret sot mundohen t'ia ndryshojne fjalet ALlahut, duke pohuar se hadithi ne kete rast ka per qellim muziken, e qe nuk eshte aspak e vertete.
    Selam Alejkum
    Allahu Te Udhzoft Kujdes nga Bidatet

    Nuk esht momenti qe ne Muslimant te percahemi nder met veti por duhet te ndihmohet vellau kur devijon...

    Prej Shenjav te Vogla te Kijametit esht kjo :

    9)Konsiderimi i instrumenteve muzikore si te lejueshme. Muhamedi a.s thotė: “Me siguri ne Umetin tim do tė kėtė te cilėt do tė lejojne zinane, mendafshin, veren dhe instrumentet muzikore.(Buhariu –Albani thotė se ėshtė Sahih)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ndoshta : 08-11-2010 mė 18:49

  10. #70
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar mė parė nga Ndoshta Lexo Postimin
    Selam Alejkum
    Allahu Te Udhzoft Kujdes nga Bidatet

    Nuk esht momenti qe ne Muslimant te percahemi nder met veti por duhet te ndihmohet vellau kur devijon...

    Prej Shenjav te Vogla te Kijametit esht kjo :

    9)Konsiderimi i instrumenteve muzikore si te lejueshme. Muhamedi a.s thotė: “Me siguri ne Umetin tim do tė kėtė te cilėt do tė lejojne zinane, mendafshin, veren dhe instrumentet muzikore.(Buhariu –Albani thotė se ėshtė Sahih)
    Alejkum selam we rahmetullahi we berekatuhu vėllau Ndoshta, sa i pėrket asaj qė shkruan master2006, ai nuk e din edhe vetė se ēka kėrkon, ja kam sjell argumentet, por e din si jenė disa njerėz, se edhe pėr duhanin e konsiderojnė tė lejuar, sepse sipas tyre nuk shkruan nė Kur'an pėr ndalimin e duahnit drejtpėrsėdrejti. Ai e shtrembėron vetė ajetet e All-llahut gjoja se ai i din mė mirė se sa " Dijetarėt e Hakut ", e vura nė thojza pėr ta pasė tė qartė ēdokush se nuk mar dije nga tė devijuarve dhe pa argumente, po ēka tu bėjmė disave qė na i mohojnė hadithet dhe pėr ta ėshtė shumė vėshtirė me debatu, se e kthejnė fjalėn sikur duan ato.

    Dije se nji person qė i mohon fjalėt e tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s., ai ka dal prej fesė dhe nuk njihet pėr musliman edhe pse pretendon se ai mer vetėm prej Kur'anit ( se ai nė tė vėrtetė ėshtė mohues i Kur'anit ), edhe pėr kėtė i kam pru argument me fjalė tė All-llahut prej Kur'anit Famėlartė.

    Nuk ka njeri nė kėtė dhe nė botėn tjketėr qė ėshtė i devotshėm dhe ta shtrembėrojė fjalėn e All-llahut, e si po na pretendonkan kėto disa kėtu se ne marrim prej Kur'anit dhe po i refuzojmė hadithet, SUBHANALL-LLAH. Kjo metėvėrtetė tė len pa fjalė.

    All-llahu s.v.t., thotė: " Ata (tė dėrguarit e pėrmedur) ishin qė All-llahu i vuri nė rrugė tė drejtė, andaj ti merri shembull nė udhėzim. "

    " Ju e kishit shembullin mė tė lartė nė tė dėrguarin e All-llahut, kuptohet, ai qė shpreson nė shpėrblimin e All-llahut nė botėn jetėr, ai qė atė shpresė e shoqėron duke e pėrmendur shumė shpesh All-llahun. "

    " Dhe as qė ju urdhėron ai (pejgamberi) qė t'i adhuroni engjėjt, as pejgamberėt pėr zota. Vallė, a ju urdhėroi ai juve mosbesimin pasi qė ju jeni muslimanė? "

    " Kush i bindet pejgamberit, ai i ėshtė bindur All-llahut, e kush e refuzon, Ne nuk tė dėrguam ty roje kundėr tyre. "

    " Madje kur u vjen atyre (munafikėve) ndonjė lajm qetėsues (kur fitojnė myslimanėt) ose shqetėsues (kur dėshtojnė), ata e pėrhapin atė, e sikur t'ia linin atė (pėrhapjen lajmit) pejgamberit dhe pėrgjegjėsve tė tyre, ata do dinin tė nxjerrin pėrfundime (se si do tė duhej shpallur). Por sikur tė mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mėshira e Tij, atėherė ju, pos njė pakice, do tė ndiqnit rrugėn e djallit. "

    " Thuaj (Muhammed): "O ju njerėz! Unė jam i dėrguari i All-llahut te tė gjithė ju. All-llahut qė vetėm i Tij ėshtė sundimi i qiejve e i tokės, s'ka tė adhuruar tjetėr pos Tij; Ai jep jetė dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, qė beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugėn e tij qė ta gjeni tė vėrtetėn. "

    Ka dhe shumė ajete tė tjera, por besoj se do tė mjaftojnė kėta pėr tė sqaruar ajetet e All-llahut ku thotė: " ...ndiqeni rrugėn e tij qė ta gjeni tė vėrtetėn. "

    Dhe ne tash po pyesim se si me ndjek rrugėn e tij, vetėm bnėpėrmjet Kur'anit, apo edhe haditheve????

    Sahabėt, shokėt e pejgamberit s.a.v.s., ka shumė transmetimesh se, nuk i kanė ditur me i zbėrthyer ajetet dhe e kanė pasur aty tė dėrguarin e All-llahut, pėr t'jua sqaruar ato, se ēfarė kuptimi kanė ato ajete, kurse sot, as pejgamberin , as sahabėt , as dijetarėt dhe plus hadithet nuk i pranojmė dhe del qė ne jemi tė aftė tė ecim vetėm me Kur'an sipas disa kėtu qė e quajnė vehten super muslimanė!!!

    Hajde biro hajde, se po tė ishte kėshtu e lehtė do tė bėheshin krejt dijetarė dhe nuk do kishte mė nevojė pėr studim e sipėr.

    Feja Islame nuk ėshtė ashtui siē e mendojnė disa, por ajo don dituri dhe pėr kėtė ėshtė argumeni qė nėpėrmjet Xhibrilit a.s. i erdhi shpallja pejgamberit s.a.v.s.: IKRE-LEXO.

    " Bindjuni All-llahut dhe bindjuni tė dėrguarit e kini kujdes (mos kundėrshtoni). E nėse refuzoni, atėherė pra, dijeni se obligim i tė dėrguarit Tonė ėshtė vetėm komunikimi i qartė. "

    " Kėta janė shembuj qė Ne ua sjellim njerėzve, po kėta nuk i kupton kush pos dijetarėve. "

    " Edhe nga njerėzit, nga gjallesat, nga kafshėt po ashtu ka tė ngjyrave tė ndryshme. Po All-llahut ia kanė frikėn nga robėrit e Tij vetėm dijetarėt, All-llahu ėshtė mbi gjithēka, ėshtė mėkatfalės. "

    " E, dijeni se nė mesin tuaj e keni tė dėrguarin e All-llahut. Sikur ai t'ju dėgjonte juve nė shumė ēėshtje, ju do tė pėsonit vuajtje, por All-llahu juve ua bėri tė dashur besimin dhe ua zbukuroi atė nė zemrat tuaja, ndėrsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundėrshtimin, ua bėri qė t'i urreni. Tė tillė janė ata qė gjetėn rrugėn e drejtė. "

    " Jo, pse, sikur ta dinit me njė dije tė sigurt (nuk do tė bėnit ashtu). "


    Po mė duket se pėr dikė kėto nuk janė argumente se ato e ndjejnė vehten mė dijetarė, All-llahun na rruajt prej atyre qė mohojnė Hadithet ( se nji njeri qė e mendon mirė, edhe ato janė fjalė qė i ka shpreh All-llahu s.v.t., nėpėrmjet Muhammedit s.a.v.s., se po tė kishte thanė ai ( Muhammedi ) diēka qė nuk pėrputhet me fjalėn e All-llahut s.v.t., do t'ia tėrhiqte vėmendjen. Dhe ne si muslimanė e pranojmė se i Dėrguari i Tij ,se nuk ka thanė asgjė mė tepėr se ajo qė i ėshttė shpallur atij s.a.v.s..

    Esselamun alejkum, nga vėllau i juaj Ramazani.

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •