Sipas mendimit tim, ky rast do te perdoret nga shtetet europjane qe jane kunder antarsimit te Turqise, si pretekst per t'a ritheksur pozicionin e tyre negativ. Nese Turqia ka pasur ndonje mundesi per t'u antarsuar(ne te vertete fare pak), nga ky rast do te kete akoma me pak. Presioni qe kane pesuar forcat opozitare dhe ajo pjese e popullsise laike gjate ketyre viteve te qeverise Erdogan, eshte duke ndikuar jashtezakonisht negativisht tek kancelarite europjane. Ngjarje te tilla ne Europe konsiderohen te periudhes feudale, dhe eshte qesharake per nje vend si Turqia qe perballohet me nje grusht shtetit ne vitin 2010. Europa kyte periudhe e ka kaluar ne kohen e Revolucionit Francez, dhe marrim guximin te krahasojme Turqine me vendet e zhvilluara demokratike. Edhe sikur te jete vetem nje sajim i qeverise turke, mbetet figura qesharake perpara opinionit nderkombetar. Nga ana tjeter nuk perjashtohet mundesia e perfshirjes se sherbimeve sekrete te huaja, izraliane etj.
Krijoni Kontakt