Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Ligji i ashpër: S'ka më azilantë shqiptarë në Britaninë e Madhe

    Lamtumirë emigracionit ilegal shqiptar në Angli. Një ligj i sapomiratuar nga qeveria e këtij vendi ndalon kategorikisht hyrjen pa dokumenta në këtë vend, duke mos njohur asnjë lloj argumenti të azilkërkuesit.
    Ligji i ri për emigracionin në Britaninë e Madhe i cilëson Shqipërinë, Bullgarinë, Maqedoninë, Moldavinë, Rumaninë, Serbinë dhe Malin e Zi si shtete të sigurta, dhe, si pasojë, qytetarëve të këtyre shteteve, të cilët do të mbërrijnë në Britani për të kërkuar azil politik, do tu refuzohet një gjë e tillë automatikisht dhe do të deportohen menjëherë.
    Prime Minister Toni Bler njofton qe arritja e fundit te zhdukjes se 50% e emigraneve ne vendet e tyre eshte deri ne fund te shtatorit te 2003.
    David Blunket njofton se arritja emigracionit nuk eshte vetem nga lindja apo perendimi europes por edhe nga Sommalia/afganistani/e shume vende te tjera por masat e shumta jane more per keqtrajtimn e policise angleze ne te cilen ndodhi ne xhamine e Finsbury park edhe ne hotel ne Wood green ne te cilen jane gjetur edhe shume lidhje me shqiptare nga anet e tjera.
    Good^Luck te gjitheve
    Me respekt Djal{serioz}
    Bye

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-01-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    14
    Ky eshte me te vertete shtet i cuditshem ku bejne ligjin arrixhinjte, mban kta islamiket terroriste qe me mundesine e pare duan t'u bejne te zezen te gjithe europianeve dhe dergon mbrapa shqiptaret dhe ballkanasit e tjere europian qe kane mundesi t'i kontribojne shume ketij vendi. E pranoj qe ka nje mase te madhe kriminaliteti qe vjen nga keto vende perfshire Shqiperine tone, por nga zgjuarsia dhe dashuria per arsimin nuk na i merr njeri dhe ne nuk i rrisim femijet tane me frymen e urrejtjes per vendin qe na ka dhene tere keto oportunitete, nje gje qe e kam vene re gjeresisht ne brezin e ri te minoriteteve islamike ne Britani.
    Qofsh me shendet
    Te jetosh eshte dicka e rralle, shumica e njerezve vetem ekzistojne

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    Azil per cfare?
    Kush qenka i persekutuar politikisht ne Shqiperi?
    Apo per arsye feje?
    Apo per arsye seksi ose orientimi seksual?
    Pse azil?
    Me cfare bazash?
    Nga kush po ikni?
    Kujt po i trembni?
    Cilit persekutim?

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3
    Shume po kerkojne azil sepse SHTETI SHQIPTAR nuk i mbron dot. Nuk eshte ne gjendje tu SIGUROJE JETEN QYTETAREVE te tij . Prandaj ka akoma SHQIPTARE NGA SHQIPERIA qe kerkojne AZIL.
    Nuk e di cmoshe je zotrote edhe si ke perfunduar aty ku je, por IRONIA mbi FATIN e shume shume njerzve nuk eshte e drejte.
    DJAL{Serioz}- Nuk eshte teresisht ashtu si thoni ju.
    Ligji thote shprehimisht : Qe do te DEPORTOHEN(Kthehen mbrpasht) te tere qe kerkojne AZIL nga disa shtete ku nder to eshte edhe SHQIPERIA , por ato kane te drejte te aplikojne nga vendi i tyre( ky eshte ligj anglez qe per shqiptaret duket si tallje B_the).
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 13-02-2003 më 15:54

  5. #5
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    un jam krejtesisht me gresin.
    djal serioz ku e more ate infermate. a paskan permend edhe shqiptaret e shqiperise?

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Enkela_B
    Ne radhe te pare flm per pergjigjen tende por une kete mesazh qe kam shkruar ketu e kam more nga gazeta angleze ne te cilen kishte dy faqe qe po shkruante per azilantet ne te cilen perfshihej edhe shteti jone.
    E.Standart besoi se e kupton per ke e kam fjalen perderisa je ne london.
    Gresi31 flm lal per komplimentet e kesaj teme por une mendoi se i ka ikur koha atyre fjaleve qe mendon ti se tani ka shume shqiptare qe vijne ne london apo vende te tjera vetem per te bere budalliqe si vjedhje/vrasje etc i keni degjuar fare mire ne te cilen kjo gje nuk eshte e arsyshme as ne vendin tend e je ne vendet e huaja.
    Me respekt Djal{serioz}
    Bye

  7. #7
    alvi
    i/e ftuar
    Postuar më parë nga gresi31


    Shume po kerkojne azil sepse SHTETI SHQIPTAR nuk i mbron dot. Nuk eshte ne gjendje tu SIGUROJE JETEN QYTETAREVE te tij . Prandaj ka akoma SHQIPTARE NGA SHQIPERIA qe kerkojne AZIL.
    Nuk e di cmoshe je zotrote edhe si ke perfunduar aty ku je, por IRONIA mbi FATIN e shume shume njerzve nuk eshte e drejte.
    DJAL{Serioz}- Nuk eshte teresisht ashtu si thoni ju.
    Ligji thote shprehimisht : Qe do te DEPORTOHEN(Kthehen mbrpasht) te tere qe kerkojne AZIL nga disa shtete ku nder to eshte edhe SHQIPERIA , por ato kane te drejte te aplikojne nga vendi i tyre( ky eshte ligj anglez qe per shqiptaret duket si tallje B_the). [/B]
    Gresi!
    Si fillim, po perpiqem fort ta permbaj veten dhe te mos te eprgjigjem me te njejtin fjalor.
    Time me dhe tim ate, here tjeter kur ti permendesh, me me kujdes, se nuk ka Anglez e bir anglezi qe te shpeton po fole pa kujdes.
    Tashi, Shqiperia eshte vend demokratik, nuk eshte me diktature, ka nje qeveri te zgjedhur me vota te lira, pra demokraci e shumices, ndonese dikujt kjo mund mos ti vije per shtat.
    Nuk ka asnje arsye per Shqiptaret te kerkojne azil.
    Ik e shih perkufizimin e azilit, dhe do shohesh se Shqiperia nuk i ploteson asnje nga ato kushte, pasi me ligj nuk je i perndjekur, madje po flitet dhe per antaresim ne BE per ate vend.
    Ti thua, se nje Gjerman, te cilin e paska kercenuar mafia apo ku e di une se c'pjelle e imagjinates, mund te shkoje ne Angli dhe te kerkoje azil.
    Nuk e di se si llogjikon.
    Me vjen keq per te gjithe ata qe nuk do e marrin dot, por e verteta eshte kokeforte dhe e verteta eshte qe nuk eshte azil per qellime politike, por te gjithe jane te shtyre nga ana ekonomike, dhe per kete ka ligje te tjera.
    Nuk ju persekuton njeri, eshte e vertete dhe e sanksionuar me ligj, madje dhe RFGJ me sa kam degjuar po ben te njejten gje, akt qe duhet lavderuar sepse tregon njohjen nga bota te perparimit ne drejtim te demokracise.
    Arsye per azil nuk ka!
    Emigracion, po, azil JO!
    Dhe nje here si njeri te lutem mos u merr me ofendime se nuk te ka as hije.
    Mua nuk me prishet gjiza ne merr ti azil apo jo, po meqe po diskutojme te themi te verteten ashtu sic eshte jo sic e duan disa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 13-02-2003 më 15:54

  8. #8
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    E vertet eshte

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Per arsye qe tema mos te kthehet ne nje teme ofendimesh ,ndryshova disa gjera,ne qofte se keni ndonje problem me komunikoni me MP.Me respekt AlbaMausi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    O cuna fakeni azilin se ai i terbovi shqiptaret tui majt pa pagu qeran e tu i dhene lek.
    Anyway, boni ca pune e boni nai lek se ky vend se ka lene ne balte ate qe eshte njeri persmbari, e ka lene me bo dhe ca leke.
    Pranej harrojeni azilin, kapni nai dokument me ece poshte e larte se do vij dhe ktu dita qe anglezi do e kuptoje se sjane shqiptaret ata qe rrezikojne shoqerine angleze po ato minoritetet qe ja ka dhene dokumentin e prape thone qe me zorr po presim sa ti veme bomben. Ok
    Sa per ate qe thote se shqipot merren vec me krime, nga 50 000 shqiptare qe jane ne angli, me statistika vec 2 dozens jane ata qe lujn miellin e sex tradin, te tjeret u del ***** ne pune pranej mos bini dhe ju pre e propagandes nga amerika a ku jeni.
    |OK
    Mos cani koken shqipo po oburra boni lek dhe qef
    Me respekt
    SN

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •