Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Ja, edhe kjo është luftë e Kishes Katolike per Kosoven!

    Të shiqojmë këto video, Ipeshkvi i Kosoves i ndjeri Mark Sopi dhe dr. don Lush Gjergji, në vitin 2005, per Pavarsinë e Kosoves para administrates së Presidentit Bush dhe kongresmenëve amerikan. Deshmi e fuqishme, në vend dhe ne kohë te duhur per Kosoven.








    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 21-02-2010 më 20:24
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    Kjo video verteton edhe nje here, nese dote ishte nevoja , shqetesimin e Shteteve te Bashkuara mbi rrezikun e shenderrimit te shoqerise kosovare ne nje shoqeri islamike. Mbi te gjitha verteton autoritetin e Kishes Katolike Kosovare dhe rendesine qe ka Kisha si institucion tek Shtetet e Bashkuara. Nuk ndodh ç'do dite dhe nuk u ndodh te gjitheve, qe te deshmojne perpara Konkresit Amerikan. Duke pare te ndjerin Mark Sopi duke referuar perpara Konkresit Amerikan, mu "kujtua" At Gjergj Fishta ne asamblene e Parisit te vitit 1919. Si per konçidence, edhe ne ate rast qene amerikanet me presidentin Wilson qe bene te mundur mos copetimin e Shqiperise. Dhe qe gjithmone Kisha Katolike Shqiptare, me njerzit e saje qe i dolen zot fateve te shqiptareve. Ashtu edhe ne ditet e sotme, jane gjithmone njerzit e Kishes Katolike qe me aftesite dhe inteligjencen e tyre behen mbartes te vlerave te jashtezakonshme kulturore. Ne rastin ne fjale duke zevendesuar ne menyre mese dinjitoze rolin e politikes.
    Ne deklaratat e drejtueseve te Kishes, veme re perpjekjet e tyre per t'u ofruar amerikaneve nje ralitet te ndryshem me ate qe qarqet serbe ofronin prane kancelarive perendimore. Eshte nje krenari kombetare kur shikon dy Prifterinj Katolik qe mbrojne popullin e tyre nga akuzat e shovizmit serb, se gjoja shqiptaret luftojne per islam dhe jane fondamentalista islamik. Nje zgjidhje e guximshme dhe patriotike, dhe e njohim shume mire respektin qe Kisha Katolike gezon tek populli i Kosoves, dhe simpatine qe ky institucion gezon tek te gjithe te rinjet kosovar. Sidoqofte nuk bene asgje me shume se detyren e tyre, dashuria per atdheun nuk eshte mburrje por detyre.
    Te vjen keq qe nuk ndodh e njejta gje te bashkesite e tjera fetare. Nuk ekziston respekti reciprok dhe shpesh here interesat fetare vihen mbi ato kombetare, duke ofenduar figurat e besimeve te tjera. Ndoshta nuk ftohen ne podiume te rendesishme edhe per faktin se u mungon autoriteti intelektual, por te jeshe patriot dhe respektues i besimeve te tjera, nuk nevojitet ndonje bagazh i madh kulturor.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •