Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792

    Lightbulb Udhërrëfyesi yt drejt lumturisë dhe suksesit në jetë

    Ku është lumturia?


    Ata qe mohuan Allahun dhe refuzuan rrugen e udhezimit nuk do te arrijne kurre lumturine e vertete.por vecse nje vegim mashtrues.Kjo,sepse ata lane pas dore vetetite natyrore te fshehura ne thellesine e nejriut.Ne qenien e tij nuk mund te ndahen kerkesat e trupit nga ato te shpirtit.Shpirti eshte baza e jetes se njeriut.

    Allahu krijoi njeriun dhe i sqaroi atij rrugen e lumturise duke e paralameruar njekohesisht per rrugen e humbjes.Ai eshte i Dijshmi dhe i Urti e per kete thote:"A nuk e di Ai qe ka krijuar,kur dihet se Ai deperton ne thellesi te sekreteve,i njeh hollesite?" (El Mulk:14)

    Zoti yt di ate qe te ben dobi ne jeten tende,eshte ai qe perhap shpirtin e qetesise dhe gezimit ne veten tende.Ai thote me gjuhen e Musait(a.s):
    "Zoti yne eshte Ai qe cdo sendi i dha formen e vet,pastaj e udhezoi ate"(Taha:50)
    si dhe:
    "Ne e udhezuam ate(njeriun)ne rrugen e drejte,e ai do te jete mirenjohes ose perbuzes."(El Insan:3)

    Nje fabrikues,duke ditur se cfare eshte e dobishme per prodhimin e tij percakton menyren e punes.Atehere si mund te behet me nje qenie njerezore,te cilen duan ta largojne nga rruga e Krijuesit te tij?Kur njeriu la rrugen e udhezimit,filloi te kerkoje te tjera rruge per te permbushur kerkesat e shpirtit.Keshtu,i prirur nga ky instikt dhe kerkese,iu drejtua diellit,henes,zjarrit e te tjere idhujve dhe zotave te krijuar,derisa iu nenshtrua atyre,duke menduar se i eshte pergjigjur kerkeses natyrore dhe ka arritur lumturine e shpirtit.
    Megjithate perparimet e shkencave materiale,problemet shpirterore e shoqerore te individeve dhe shoqerive akoma vazhdojne te jene te acaruara.Madje,edhe kjo shkence qe supozohet se po i sjell komoditet dhe lehtesim njeriut eshte kthyer ne nje shpate qe rri mbi kryet e njerezve,ku te fortet me ane te saj i rrine mbi krye te dobeteve,duke i nenshtuar sipas deshirave dhe epsheve te tyre.Mjere ky qyteterim!

    Njerezimi ka korrur fitore te madhe ne fusha te ndryshme,por cili qe cmimi dhe ndikimi i tere kesaj ne jeten tone?A mundem te gjeme lumturine?Po qetesine?Po paqen?
    Jo!Ne vend te tyre pame deshperim,shqetesim dhe frike,semundje fizike e mendore,krime nga me te ndryshmet.Kjo dije,nese i nenshtrohet porosise hyjnore,duhet ta coje ate(njerezimin)ne nje hap perpara,me afer Allahut.Ne arrijme te shohim gjendjen e palumtur te njerezimit,e atje larg,ne horizonte,shohim flamurin e shpetimit te valevitet ne shkretetire,ne lartesine e shndritshme e cila ndrin per te mbyturit ne kenete.
    Eshte pikerisht feja,ajo qe i jep njeriut lumturine e vertete,i realizon atij qetesine dhe mbikqyrjen e ndergjegjes duke i vene rregull ne jeten dhe ne sjelljen e tij,duke i vene fre padrejtesise se njeriut ndaj vellait te tij.Secilit prej tyre e njeh me te drejtat dhe detyrat e tyre,i drejton drejt punes pozitiveme te cilat kerkohet te arrihet kenaqesia e Allahut,i drejton sjelljet dhe i pastron shpirtrat.

    Ajo eshte vendosmeri,mos kerko tjeter vec saj.
    Ne te eshte miresi dhe qetesia e trupit.
    Shiko ate qe tere boten sundoi.
    A iku prej saj vec me pambuk dhe qefin?
    E sheh njeriun te dashuruar pas dynjase,te lodhur...
    Qetesine e tij do te gjente nese do te ishte i bundur.
    Mengjes e mbremje ne kerkesa pafund
    e ai nuk ka prej riskut vec ate qe Zoti i caktoi.

  2. #2

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Lumturia dhe deshperimi


    Imam Ibn El Kajim,Allahu e meshirofte,thote:
    "Nese njeriu gdhihet e ngryset,duke mos pasur perkushtim per kend tjeter,vecse Allahut,Ai do ti garantoje tere nevojat e tij,do te mbarte ne vend te tij gjithcka qe e shqeteson,do t'ia boshatise zemren per te dashur vetem Ate,gjuha do te permende vetem Ate,gjymtyret e tij do ti binden Atij.Nese gdhihet e ngryset dhe dynjaja eshte tere perkushtimi i tij,Allahu do tia vere mbi kurriz tere hallet e shqetesimet e saj,do ti lere atij veten ne dore,zemren do tia mbylle ndaj ndaj dashurise per Allahun e do te doje krijesat,do ti vulose gjuhen qe te mos e permend Ate,por do te permende vetem krijesat,gjymtyret e tij sdo ti binden Allahut,por do ti sherbejne krijesave e puneve te tyre.Ai do te rende si egersire ne sherbim te te tjereve,si kaceku qe fryn veten per ti bere dobi te tjereve.Kushdo qe refuzon adhurimin e Allahut dhe bindjen ndaj Tij,do te torturohet pas adhurimit te krijesave,dashurise dhe sherbimit te tyre."

    Allahu thote ne Kur'an:
    "Kush mbyll syte para keshillave te Zotit,atij ia shoqerojme nje djall qe nuk i ndahet kurre."(Zuhruf:36)

  3. #3

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Furnizimi me i mire


    Prej thenieve te rralla te Ibn El Kajimit,Allahu e meshirofte ,jane edhe keto:
    "Bli veten tende sot sa tregu eshte i hapur ,parte i ke dhe mallrat jane te lire.Do te vije nje dite qe ne ato tregje dhe mallra nuk do te mund te marresh asgje,e ajo eshte dita e Tegabunit(emer i Dites se Kiametit)

    -Puna pa sinqeritet dhe pa udheheqje eshte si udhetari qe mbush trasten e tij me rere.Ajo i rendon,por nuk i ben dobi.

    -Kush vlereson embelsine e shendetit,do ta kete me te lehte te perballoje hijeshine e durimit.

    -Fuqia e deshires,per te arritur ate qe deshiron,sjell perpjekjen ne kerkim te saj,si dhe friken se mos ajo iken.

    -Nese ylli i perkushtimit del ne erresiren e nates se plogesht,i ndjekur nga hena e vendosmerise,toka e zemres do te shkelqeje me driten e Zotit te saj.

  4. #4

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Udha profeteve per ne rrugen e lumturise


    Imam Ibn El Kajim thote:
    "Rruga drejt lumturise dhe shpetimit ne kete bote dhe ne ahiret shte vetem nepermjet profeteve.Nuk ka si te njihet saktesisht e mira nga e keqja vecse nepermjet tyre.Kurre nuk mund te arihet kenaqesia e Allahut vecse prej tyre.Punet,fjalet dhe sjelljet e mira nuk jane tjeter vetem se menyra e tyre e jeteses.Ata jane peshorja ku punet,fjalet dhe morali peshohen me punet,fjalet dhe moralin e tyre.Me ndjekjen e tyre dallohen te udhezuarit dhe te humburit.Nevoja per ta eshte me e madhe sesa nevoja e trupit per shpirtin,e syrit per driten e tij,e shpirtit per jeten e tij.Si do te ishe ti po te te mungonte zemra,qofte edhe sa hap e mbyll syte?Zemra jote do te prishet e do te behet si peshku qe ndahet prej ujit dhe perfundon ne tigan.Gjendja e njeriut,kur zemra e tij ndahet nga mesimet me te cilat kane ardhur profetet,eshte si ajo e peshkut,ndoshta me e rende,por kete nuk e ndien vecse nje zemer e gjalle."

    Duke qene se lumturia e njeriut ne te dy botet eshte e lidhur me udhezimin e Profetit(a.s),duhet qe cdokush qe keshillon veten dhe do shpetimin,lumtutine e tij,te njohe prej udhezimeve dhe jeten e tij aq sa i mjafton nje te padituri per te dale nga padituria e tij dhe te behet nje prej ndjekesje dhe ushtar i tij.Njerezit ne kete rruge jane te ndare ne 3 grupe:
    Ata qe i jane drejtuar rruges
    Ata qe po perfitojne prej saj
    Si dhe te privuarit.
    Udhezimi dhe miresia jane ne duar te Allahut(xh.sh)e ato ia jep kujt te doje.

    Ed Dejnuri transmeton nga Utba bin El Uelid:
    "Nje grua prej tabiineve thoshte:"Madheria i takon Allahut.Sa e ngushte eshte rruga per ate qe Allahu seshte udherrefyesi i tij e sa e frikshme eshte rruga per ate qe seshte afer Tij"

    Nje poet thote:

    Lumturia eshte synim i deshiruar.
    Lumturia e njeriut eshte tek devotshmeria e tij.
    Dvotshmeria ndaj Zotit eshte lumturi,tregti
    dhe kenaqesi e Zoteruesit.
    Ate deshirojme.
    Mos ki frike vec Allahut(xh.sh),
    Ai eshte i Madhi,me i pari qe ta kesh frike.

  5. #5

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Ku eshte lumturia e zemres?


    Kush ka frike Zotin e tij dhe erpiqet per Te,pastron veten duke iu bindur Atij,ka fatin e mire te dynjase dhe te ahiretit dhe shperblimin e tij e merr pa mase.
    Sa e bukur eshte thenia e Ibn El Kajimit:
    "Zemrat nuk e japin frytin e tyre derisa te arrijne tek Zoti i tyre dhe nuk arrijne tek Zoti i tyre derisa te jene te pastra.Kete nuk do ta arrijne derisa te kundershtojne epshet e tyre.Deshirat jane semundjet e tyre dhe mjekimi eshte ti kundershtosh ato.Ne sundofte semundja,vret.Ashtu si ai qe e ndalon veten nda deshirat dhe ka shperblim xhenetin,ashtu edhe zemra e tij ne kete bote do te jete ne parajse,por qe lumturia e banoreve te saj nuk i perngjan lumturise se banoreve te xhenetit.Llogarit qe thenia e Allahut:
    "E s'ka dyshim se te miret jane ne kenaqesine e perjetimeve(xhenet)dhe se mekataret jane ne Xhehenem."(Infitar:13-14) vlen vetem per miresine dhe ndeshkimin e ahiretit,madje,edhe ne tre jetet e tyre eshte keshtu,pra ne dynja,berzekh(jeten ne varre)dhe ne jeten e amshueshme.

    Disa jane ne miresi e disa ne ndeshkim.Por miresia,a nuk eshte tjeter vecse miresia e zemres dhe ndeshkimi,a nuk eshte tjeter vecse ndeshkimi i zemres?C'ndeshkim do te ishte me i eger se frika,merzia,deshperimi dhe ngushtica e kraharorit?
    Ai qe perpiqet te pastroje e te ngreje veten e tij derisa te arrije graden e miresise,(ihsanit)do te fitoje lumturine e dynjase dhe te ahiretit.Kjo eshte lumturia e vertete.
    Ka shume dallim mes saj dhe mes lumturise imagjinare drejt se ciles vrapojne banoret e dynjase,lodhen per ta arritur ate por qe nuk perfitojne vecse me shume deshperim dhe pakenaqesi.
    Lumturia e besimtarit eshte lumturi qe buron nga zemra,shtyllat e saj forcohen,sepse besimtari e ndien nderimin hyjnor.Ai ndien miresine ne kete jete dhe miresine e perfundimit te saj.Kjo ia shton shpirtit ndjenjen e qetesise,te sigurise te kenaqesise dhe te dashurise.
    Kjo lumturi shpirterore e shoqeron njeriun ne tere udhetimet e tij nga dynjaja deri ne ahiret edhe pse ne fillimet e tyre ka pasur veshtiresi.Duke nenshtruar veten ,derisa te shijoje ate lumturi,do te njohe vleren e vetes.
    Lexo thenien e Ibn El Kajimit:
    "Boashti i lumturise ne dynja dhe ahiret eshte kthimi tek Allahu dhe kapja pas fese se tij.Ka shpetim vetem ai qe kapet pas ketyre dy mbrojtesve.Kapja pas fese se Tij te mbron nga humbja dhe kthimi tek Ai te mbron nga shkaterrimi.Ai qe merr rrugen drejt Allahut eshte si ai qe ecen rruges drejt nje qellimi.Ai ka nevoje per udhezim dhe siguri gjate rruges se tij.Ai do te arrije qellimin e tij te vetem pasi te kete pervetesuar keto dy gjera."

    Udherrefyesi eshte garant per ta mbrojtur ate prej humbjes,per ta udhezuar ne rruge te drejte,eshte furnizuesi,fuqia dhe arma me te cilen arrin sigurine prej kusareve te rruges dhe fatkeqesive te saj.
    Lidhja me fene e Allahut i sjell atij udhezim per ndjekjen e udhezuesit,ndersa kthimi tek Allahu i sjell atij fuqi,furnizim dhe mbrojtje.
    Dallimi mes tyre eshte se kapja pas fese se Allahut eshte zbatimi i urdhrit te Allahut,kapja pas Librit te Tij dhe sunetit,bindja ndaj Tij,nedrsa kthimi tek Allahu do te thote mbeshtetje vetem tek Ai.Ja se c'thuhet ne Kuran per kete gje:
    "E kush i permbahet fese se Allahut,ai padyshim eshte i udhezuar ne rrugen e drejte."(Ali Imran:101)

  6. #6

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Kopshti i zemres


    Zemra eshte ndertuar ne menyre mahnitese,eshte keshtjelle e mbrojtur shume mire,kopsht i begatshem ku nuk mbaron miresia e nuk shteret burimi i tij.Kopshti i trupit nuk qendron gjate por thahet dhe shkermoqet dhe i zoti do te therrase:- "O i mjeri une!" ndersa kopshti i zemres mbetet i gjelbert e frytdhenes dhe i zoti do te therrase:- "O i lumi une!"

  7. #7

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Lumturia eshte ne ndjekjen e udhes se Profetit(a.s)


    Allahu i madheruar dergoi profetet per te udhezuar njerezit,per tu treguar lumturine dhe per ti shpetuar nga erresira e paditurise dhe te humbjes.I fundit ishte profeti Muhamed(a.s) me te cilin Allahu perfundoi shpalljen hyjnore.Me te udhezoi njerezit te dilnin nga erresira ,mesoi njerezit ti largoheshin paditurise.Me mesazhin e tij u dha sy te verbuarve,veshe te shurdhuarve dhe hapi zemra te mbyllura,duke ndricuar me te token pas erresirave qe e kishin pllakosur.Me te u bashkuan zemrat pas ndarjes .Ai ishte meshire per boten e kete e permend vete Allahu ne kete ajet:

    “E Ne te derguam ty (Muhamed) meshire per te gjithe krijesat.”(El Enbija 107)

    Allahu ia hapi zemren dhe e ngriti lart emrin e tij.Poshterimin Ai ua premtoi atyre qe kundershtojne jo vetem urdhrat e tij por edhe udhezimin hyjnor,kurse shpetimin dhe lumturine ua premtoi atyre qe ndoqen rrugen e tij..

    Muslimi transmeton nga Ijad El Mexhashi se Profeti (a.s) ,nje dite gjate hytbes se tij tha:
    “Zoti im me urdheroi qe ate qe me mesoi mua tjua mesoj edhe ju.”Une,(Allahu)i krijova tere roberit e mi te paster,por atyre u erdhen shejtanet dhe i larguan larg fese se tyre.Ata ua ndaluan atyre ato qe ua pata lejuar.I urdheruan ata te me benin shok Mua,per te cilen nuk ka argument.Une(Allahu)veshtrova banoret e tokes dhe i urreva ata,arabet e joarabet,pervec disa individeve nga ithtaret e librit.Une te dergova ty(O Muhamed)qe te te sprovoj por eshte te sprovoj ata me ty dhe ty te kam zbritur nje liber qe nuk e lan uji* ,e lexon kur te jesh ne gjume e zgjuar.”

    * I ruajtur permendesh,pra nuk bie ndryshimi tek ai,por qendron i pandryshuar me kalimin e kohes.


    Allahu e dergoi ate qe ta sprovoje e me te te sprovoje te tjeret.E sprovon ate me kumtimin e shpalljes,me udhezimin e tyre ne rrugen e drejte,por edhe sprovon njerezit me te,per te pare se kush do ti besoje dhe a eshte i sinqerte ne bindjet ndaj tij,dhe ate qe kundershton,i behet armik,e mohon apo eshte hipokrit.

    I madh eshte dallimi mes atij qe pati fatin e lumtur te ndjeke udhen e Profetit(a.s) me ate qe kthehet drejt rruges se humbjes dhe deshperimit,duke refuzuar udhen e Islamit dhe kembengul ne mosbesim.

    Allahu thote:
    “Nese ju vjen nga Une udhezim(liber ose pejgamber),e kush i permbahet udhezimit Tim,nuk ka per te humbur (ne dynja) e as nuk ka per te deshtuar (ne jeten tjeter)”
    “E kush ia kthen shpinen udhezimit Tim,do te kete jete te veshtire dhe ne Diten e Kiametit do ta ringjall te verber.Ai(qe nuk besoi) do te thote:”Zoti im,perse me ngrite te verber,kur une isha me sy?Ai(Allahu)thote:”Ashtu si harrove ti argumentet Tona qe ti ofruam,ashtu ti je i harruar sot”
    (Ta Ha 123-126)

  8. #8

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    E mira dhe e keqja


    Transmetohet se Ibn Abasi,Allahu qofte i kenaqur prej tij,te kete thene:

    "E mira eshte drite ne fytyre,drite ne zemer,bollek ne furnizim,fuqi ne trup,dashuri ne zemrat e njerezve,ndersa e keqja eshte zymti ne fytyre,erresire ne zemer,dobesi ne trup,pakesim ne furnizim,urrejtje ne zemrat e njerezve."

    Dhe Ibn Rexheb El Hanbeli,Allahu e meshirofte,thote:

    "Kush jeton me Allahun,jeten e ka te mire,e kush jeton me veten e tij dhe epshet e saj,jeten e ka te gjate,por te zymte."

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2007
    Postime
    2
    pershendetje,
    ose me mire selam alejkum.
    materiale te tilla jane shume te vleshme, te tilla materiale i duhen shoqerise, qe te arrije te njohe rrugen e verte dhe te dije se si ti shmanget gjeravete keqia qe has ne jete.

    inshalla me pas mund tju dergoj materiale te tilla.

    punete mbare

  10. #10

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Burimet e lumturise


    Kerkimi i lumturise eshte lakmia e njeriut.Te shumte jane ata qe kane gabuar rrugen drejt saj dhe ecin pas lumturive imagjinare e qe nuk korrin prej saj vecse deshperim.

    Dijetari i shquar Ai Et Tantaui ka folur gjate per kete ceshtje ne shume artikuj.Mes fjaleve te tij te thena jane edhe:

    "Dy burra te berabarte ne force mbajne te njejten peshe,njeri prej tyre ankohet sikur te kete mbajtur 2 here me shume dhe tjetri qesh e kendon sikur te mos jete duke mbajtur gje.Dy burra me shendet te njejte semuren me te njejten semundje.Njeri pezmatohet ka frike dhe imagjinon vdekjen e keshtu behet mik i semundjes kunder vetes dhe kurre nuk shpeton kurse tjetri duron dhe eshte optimist perfytyron sherimin qe nxiton drejt tij ashtu sic ai nxiton drejt tij.
    Me pas tregon historine e nje njeriu qe u semur menderisht ne fundit e jetes se tij duke imagjinuar se kishte nje gjarper ne bark.Shkoi ne shume doktore te cilet fshihnin te qeshuren prej tij,por ai nuk besonte.Te gjithe i thoshin se ne zorre nuk mund te jetojne krimba e jo me gjarper.Duke qene gjithnje e me i semure dhe duke mos gjetur sherim,shkoi te nje mjek i zoti ne mjekesi dhe psikologji.Ai i dha atij mjekim qe te dilte jashte,duke i dhene te kuptoje qe gjarpri doli.Menjehere i semuri ndjeu shendet dhe trupi iu shkathtesua.Me pare nuk e kishte ndier prej zymtesise qe e ishte pllakosur,pasi renkonte e ankohej nga dhembjet.
    Dijetari e mbyll: "Nuk u sherua plaku se doli gjarpri qe ishte brenda tij ,por gjarpri qe ishte ne koken e tij fluturoi.Ai zgjoi fuqine e shpirtit te tij qe ishte e fjetur.Shpirti njerezor ka fuqi,qe nese dini si te perfitoni prej saj,do te beni cudira.Pastaj thote: "Ju jeni te pasur por nuk e dini masen e thesarit qe zoteroni,e hidhni ate tej pa e dashur apo pa e vleresuar."

    Ndonjeri prej jush semuret nga dhimbja e kokes apo nga ndonje dhemballe dhe menjehere e sheh boten e zymte e te erret.Pse nuk e sheh te tille kur eshte i shendetshem?Pse i njihni miresite vetem atehere kur nuk i keni?Pse e shihni lumturine vetem kur largoheni prej saj dhe kur e shihni,e veshtroni ate te zhytyr ne erresiren e te shkuares apo te mbeshtjelle nga mjegulla e te ardhmes?Kush prej jush do te deshironte te mos kishte shikim ne vend te nje shume te madhe te hollash?Pse kerkoni florinj kur ju keni shume te tilla?A nuk eshte shikimi flori,shendeti flori,koha flori?Pse nuk perfitoni prej kohes suaj?Pse nuk e dini vleren e jetes?
    Anuk eshte mendja njerezore pasuri?Pse deshperoheni kur hasni ne semundje psikike dhe nuk gezoheni kur keni mendje te shendoshe?
    Shendeti,koha,mendja te tera sebashku jane pasuri dhe te tera jane shkaqe te lumturise per ate qe deshiron te jetoje i lumtur.
    Zoteruesi dhe kreu i cdo gjeje eshte besimi.Ai ngop te uriturin dhe ben te pasur te varfrin,gezon te deshperuarin dhe forcon te dobtin,njeriun,prej frikes dhe tmerrit,i ben shoqeri.

    Me pas ai i drejtohet lexuesve dhe thote:
    "Ju jeni te lumtur por nuk e dini.Do te ishit te lumtur,nese do ta dinit masen e miresise,te lumtur nese do ti njihnit veten tuaj dhe te perfitoni prej forces se depozituar ne te;te lumtur,nese do te kerkonit lumturine prej vetes suaj e jo prej te tjereve;te lumtur,nese mendimet tuaja jane perhere me Allahun.Falenderoni cdo miresi,duroni cdo sprove,e ne te dy rastet do te jeni fitues dhe te shpetuar ne te dy jetet."

    Ne nje tjeter artikull kur flet per per peshiren e lumturise,thekson se bindja,kenaqesia dhe mosbrengosja per ate qe smund ta arrish,qetesia e zemres dhe pasuria e saj jane peshorja e vertete e lumturise.Perseri thote:"Njeriu mendon se sa here i shtohet pasuria,dija dhe pozita e tij,rritet me te edhe lumturia por harron se lumturia eshte vetem hapesira e shkurter mes asaj qe ka dhe asaj qe deshiron.Kush gjen dhjete,por deshiron njezete ,lumturia e tij do jete e manget me dhjete.Kush ka njemije dhe kerkon dymije mangesia e lumturise se tij eshte njemije."

    Keshtu ai thekson qe te kenaqurit me ate qe te ka caktuar Allahu realizon lumturine dhe se atij qe i merret fryma pas kesaj dynjaje dhe pasurise se saj kurre nuk do te ndjeje te ngopur prej saj.Edhe ne ju grumbullofshin thesaret e botes,ai prape do te mbetet i deshperuar duke kerkuar gjithnje e me shume.

    Vete Profeti(a.s) e permend rrezikun e dashurise se pasurise kur ajo kalon kufinjte.I zoti i kesaj pasurie do te jete i deshperuar per shkak te saj.Ai (a.s) thote: "Nese i biri i Ademit do te kishte nje lugine me flori,do te deshironte te kishte dy.Gojen e tij nuk do ta mbushe tjeter vecse dheu e Allahu do te fale ate qe i ka kerkuar falje." (Buhariu) dhe ne nje tjeter hadith thote: "Fatkeq eshte skllavi i dinarit,i derhemit dhe i barkut.Nese i jep dicka,kenaqen e nese jo,eshte perbuzes."(Buhariu)

    Mos u tmerro


    Mos u tmerro eshte nese nje dite ke veshtiresi,
    se prej nje kohe te gjate ke qene ne lehtesi.
    Mos u deshpero,
    se ai eshte mohim.
    Ndoshta pas pak Allahu te pasuron.
    Veshtiresine e ndjek lehtesimi.
    Fjala e Allahut eshte me e verteta se cdo fjale.


    Fundi i durimit


    Une i them shpirtit e ai eshte i ngushte.
    Si per habi koha ka dale kunder tij.
    Durim per veshtiresite e diteve,
    se ato e kane nje fund.
    Durimi s'eshte kund vecse tek besimtari.
    Se shpejti Allahu do te te sjelle dobi prej tij,
    qetesi prej lodhjes.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këshilla nga Hasan El-Basri
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:01
  2. Në kërkim të lumturisë – Thirrje ndaj jomuslimanëve
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:16
  3. Balsami i lumturisë
    Nga E_LUMTURA në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 18:59
  4. Shkaqet e lumturisë
    Nga E_LUMTURA në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 15:01
  5. Arritja e lumturisë
    Nga E_LUMTURA në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •