Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Mesime nga eterit e koheve tona...

    Ne kete teme mund te sjellim shkrime te shkurtra praktike nga eter te ndryshem te koheve tona. Po filloj nga shkrime te At Paisit te Malit te Shenjte:



    At Paisi (1924-1994)

    Udheheqje per lutjen e Jisuit,

    Nje menyre e thjeshte e lutjes se panderprere (nqs mund ta quajme keshtu), qe ndoshta mund t'i ndihmoje disa njerez qe nuk mund ta gjejne kuptimin e vertete te fjaleve te Eterve te Shenjte neptike, dhe te bien ne rrezikun e zhgenjimit.

    Disa (fatkeqesisht) nuk e vendosin qellimin e zhveshjes se njeriut te vjeter (pendesen, perulesine, asketizmin, si nje rruge per te shenjteruar shpirtin) mbi nje ndjenje te thelle te mekatshmerise se tyre. Nqs do e benin kete, ata ne menyre krejt te natyrshme do e ndjenin nevojen per meshiren e Zotit, duke thene: "Zoti Jisu Krisht, Biri i Perendise meshirome!" sa me shpesh. Madje do e thoshin kete me dhimbje ne zemer duke ndjere embelsine e Ngushelluesit Hyjnor, e me te Emblit Krisht brenda zemres se tyre.

    Por fatkeqesisht, disa njerez (sic permenda) e fillojne me nje praktike te thate asketike duke kerkuar kenaqesi hyjnore dhe ndricim dhe keshtu vazhdimisht ata i shumefishishojne litaret e lutjeve dhe mundohen te shenjterohen duke llogaritur keto, duke arritur ne konkluzione per shenjterine e tyre ne baze te llogaritjeve matematikore per sasine e lutjeve qe thone.

    Po keshtu masin me centimetra perkuljen e mendjes ndaj zemres. E rregullojne frymemarrjen e tyre dhe cdo gje tjeter sic thone dhe Shen Kallistoi dhe Grigori i Filokalise. Keshtu ata krijojne nje ndjenje false qe jane diku afer mases se ketyre shenjtoreve.

    Nga ai moment qe ata e besojne kete mendim, demoni menjehere vjen dhe u jep atyre shfaqje te fantazive te tyre dhe keshtu vijojne profeci demoniake dhe zhgenjime.

    Per kete arsye, e vetmja siguri eshte pendesa. Ndaj cdo ndertese shpirterore le te ngrihet mbi pendesen dhe ne menyre te vazhdueshme le te kerkojme pendesen prej Zotit dhe asgje tjeter vec saj.

    Ne nuk duhet te kerkojme ndricime dhe mrekulli, apo profeci, apo dhurata te Shpirtit, vetem pendese. Pendesa nderton perulesine, perulesia sjell hirin e Zotit, sepse hiri gjthmone shkon tek te perulurit. Ndaj pendesa eshte e nevojshme per shpetimin tone, dhe kur ne e kemi ate, hiri i Zotit do te vije dhe do te na mesoje se cfare eshte e nevojshme te bejme per shpetimin e te afermve tane gjithashtu, nqs eshte e nevojshme.

    (vazhdon)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 22-02-2010 mė 13:16
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne kete menyre, qe une e permenda (dmth te nevojes per meshiren e Zotit), ne do e themi lutjen e Jisuit shume here me gjithe zemren tone dhe do te ndjejme, sic permenda, embelsine e Ngushelluesit Hyjnor, te me te Emblit Jisu brenda zemres sone. Atehere zemra jone do e perqafoje fort intelektin si dhe gjithe qenien tone dhe do e mbaje shternguar ne kete perqafim .

    Atehere, dhe vetem atehere, lutja jone nuk do te jete e lodhshme, por perkundrazi do te jape clodhje, sepse ne do te kemi kuptuar kuptimin e vertete te saj. Vetem atehere do te mund te lutemi pa ushtruar presion mbi veten tone, por duke qene nen presionin e ndjenjes sone te nderit dhe dinjitetit, qe shkakton gjithe fisnikerine tone shpirterore. Kjo prodhon dritherimen e zemres. Me pas zemra (sado e ngurte qe te jete) thyhet dhe lotet shperthejne nga syte (pa bere asnje perpjekje per te shkaktuar vajtim gjate lutjes).

    Ti e ndjen nevojen e kesaj lutjeje si nje femije i uritur qe e hap gojen e tij te vogel dhe vrapon ne krahet e nenes se vet per te thithur qumesht dhe ne te njejten kohe ndjehet shume i sigurt ne dashurine perkujdesese te nenes.

    Askush nuk dyshon qe armiku do te perpiqet te luftoje qe t’i hallakate mendimet tona. Sidoqofte, kur kjo paraprihet nga pak studim i thenieve te eterve, nje kesule mbrojtese vendoset per te gjitha shqetesimet tona, te vogla apo te medha, ne ditet e tundimit. Keshtu, ajo transformohet ne nje atmosfere tjeter, ne nje atmosfere shpirterore dhe ju luteni te perqendruar.

    Nqs armiku zhvillon lufte me mendime blasfemuese (duke perdorur ligesine dhe ziline e vet te zakonshme), mos u spraps. Perkundrazi, perdore demonin si sherbetorin tend, duke mos e patur frike por duke i thene keshtu armikut: “Eshte gje e mire qe m’i sjell keto mendime, ne menyre qe une te them lutjen e Jisuit, sepse perndyshe do e kisha harruar fare qe duhet te lutem pa-pushuar.” Atehere armiku do te largohet menjehere, sepse ai eshte mesuar vetem te beje keq. E permend kete sepse armiku sjell mendime blasfemuese (zakonisht) tek njerezit e ndjeshem qe t’i beje ata akoma dhe me te ndjeshem, qe t’i sprapse dhe t’i mposhte.


    (vazhdon)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •