Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Zgjodha për ju: " Një ëndërr me motive patriotike", nga Puhie Demaku

    Një ëndërr me motive patriotike


    nga Puhie Demaku më 2009-02-15 në orën 5:21.MD •

    Çdo ditë rrugës për në punë, në të njëjtën orë, mu te Fontana ne Ulpianë, e takoj të njëjtin plak. Është I shtyrë në moshë por, pedant, shumë pedant. Vishet me të zeza, në dorë ka një shkop dhe në kokë mbanë plisin e bardhë…ama bilurë të bardhë!

    Dje më foli për të parën herë, më ndali për çakmak…në shenjë mirësjelljeje e pyeta se si ndihej me shëndet. Ndonëse rrudhat në fytyrë ishin bërë hartë që tregonin rrugën e jetës që ka kaluar, dhe mosha kishte rënduar mbi supet e tij, jo e njëjta mund të thuhej për mprehtësinë e mendimeve.

    “Jom lodhë, bre mixhë, qysh pe sheh edhe vetë! Pensioni i vogël, ndihma sociale jo! Edhe lajmet na tranunë! Po thonë që kriza ekonomike ka me u përhapë në krejt botën.”

    Provova ta ngushëlloj: “ Hajt bre axhë, se Kosovën më së fundi ka me e prekë kriza!”

    “Eeehhh mori bijë,” vazhdoi plaku, “Kosovën e ka kapë kriza moti veç nashta nuk po dojmë me e pranu na! Se veç ai shtet që është në krizë e shet lirë moralin, si na. Veç atij që i ka ardhë puna pisk, e shet fytyrën për kaq pak pare. Beso me mixhën, që edhe kafsha që është kafshë e ka do dinjitet, e nuk e jep lehtë...përlahet, të han dham, por cka është e vetja s’e dorëzon lehtë! Duhet me qenë në krizë të thellë me falë, me e shly e me e harru historinë ashtu qysh kemi ba na!”

    “Axhë, duhesh me qenë ma optimist, qe këto ditë po e festojmë 1 vjetorin e pavarësisë...kush kishte me thënë që e jetojmë këtë ditë...duhesh me u gëzu!”

    “Mu gëzu? Po, po gëzohet, mixha, masi s’ka qare...i gëzohet një feste me simbole të huja, i gëzohet një flamuri që s’e ka la me lot e gjak, i gëzohet, mixha një feste që e kemi pagu e kemi me e pagu sa të jemi gjallë...kurgjo kriza ekonomike në Amerikë, çfarë kriza kem me pasë na.”

    Sa vinte e ndryshonte intonacioni në zërin e plakut...emocionet i vëreheshin edhe në sy... “Oj bijë, ai gjaku i atyne të rinjve e të rejave, nuk ka qenë ujë i thartë prej burimit të Poklekut, o mixhë!”

    Pashë orën dhe kuptova se me kishte mbetur pak kohë, i kërkova falje plakut, u përshëndeta dhe ika. E po atë ditë, nuk e bëra të qetë. Ndjeja një ndjenjë faji...derisa edhe natën në gjumë, plaku më doli në ëndërr...

    Pashë ëndërr se po shëtitja sheshit Nëna Terezë në Prishtinë, e ndonëse isha e lodhur e vazhdoja rrugën në drejtim të teatrit...e për habinë time, atje mu përballë teatrit Kombëtar ishte mbledhur një turmë njerëzish. Një makinë gjigantoze kishte kapërdirë një statujë dhe e bartte në drejtimin e kundërt...Aty me doli përpara plaku...shpejt iu afrova dhe e pyeta: “Axhë, çka po ndodhë?”...plaku më shikoi në sy dhe tha: “Qashtu qysh të kom thonë...po na e heqin Skënderbeun!”.

    Fillova të qajë: “E pse? Ku po e çojnë? Pse bash Skënderbeun?”...plaku me buzëqeshje me tha “Po e hedhin ne po të njëjtën deponi ku e hodhën flamurin kombëtar, ku na e hodhën festën e 28 nëntorit, ku e hodhën himnin e Asdrenit...sepse është figurë kombëtare...por, qetësohu, bijë, qetësohu...edhe pse Skënderbeu shkoi, kalin e tij e lanë aty ku ka qenë...”

    “Po çka po na duhet kali, o axhë?”

    “Eh qe de, thuajse pak kemi të tillë! Më thanë se ai do të jetë hero kombëtar prej tash e tutje!”
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Puhie Demaku

    Sot ndiva qe po e heqin Skenderbeun - kete shrkim e kam shkru ne 2009 - e tmerrshme!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Për mëkat dhe tragjedi për gjithë neve kjo që po përjetojmë sëbashku.

  4. #4
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Një ëndërr me motive patriotike


    nga Puhie Demaku më 2009-02-15 në orën 5:21.MD •

    Çdo ditë rrugës për në punë, në të njëjtën orë, mu te Fontana ne Ulpianë, e takoj të njëjtin plak. Është I shtyrë në moshë por, pedant, shumë pedant. Vishet me të zeza, në dorë ka një shkop dhe në kokë mbanë plisin e bardhë…ama bilurë të bardhë!

    Dje më foli për të parën herë, më ndali për çakmak…në shenjë mirësjelljeje e pyeta se si ndihej me shëndet. Ndonëse rrudhat në fytyrë ishin bërë hartë që tregonin rrugën e jetës që ka kaluar, dhe mosha kishte rënduar mbi supet e tij, jo e njëjta mund të thuhej për mprehtësinë e mendimeve.

    “Jom lodhë, bre mixhë, qysh pe sheh edhe vetë! Pensioni i vogël, ndihma sociale jo! Edhe lajmet na tranunë! Po thonë që kriza ekonomike ka me u përhapë në krejt botën.”

    Provova ta ngushëlloj: “ Hajt bre axhë, se Kosovën më së fundi ka me e prekë kriza!”

    “Eeehhh mori bijë,” vazhdoi plaku, “Kosovën e ka kapë kriza moti veç nashta nuk po dojmë me e pranu na! Se veç ai shtet që është në krizë e shet lirë moralin, si na. Veç atij që i ka ardhë puna pisk, e shet fytyrën për kaq pak pare. Beso me mixhën, që edhe kafsha që është kafshë e ka do dinjitet, e nuk e jep lehtë...përlahet, të han dham, por cka është e vetja s’e dorëzon lehtë! Duhet me qenë në krizë të thellë me falë, me e shly e me e harru historinë ashtu qysh kemi ba na!”

    “Axhë, duhesh me qenë ma optimist, qe këto ditë po e festojmë 1 vjetorin e pavarësisë...kush kishte me thënë që e jetojmë këtë ditë...duhesh me u gëzu!”

    “Mu gëzu? Po, po gëzohet, mixha, masi s’ka qare...i gëzohet një feste me simbole të huja, i gëzohet një flamuri që s’e ka la me lot e gjak, i gëzohet, mixha një feste që e kemi pagu e kemi me e pagu sa të jemi gjallë...kurgjo kriza ekonomike në Amerikë, çfarë kriza kem me pasë na.”

    Sa vinte e ndryshonte intonacioni në zërin e plakut...emocionet i vëreheshin edhe në sy... “Oj bijë, ai gjaku i atyne të rinjve e të rejave, nuk ka qenë ujë i thartë prej burimit të Poklekut, o mixhë!”

    Pashë orën dhe kuptova se me kishte mbetur pak kohë, i kërkova falje plakut, u përshëndeta dhe ika. E po atë ditë, nuk e bëra të qetë. Ndjeja një ndjenjë faji...derisa edhe natën në gjumë, plaku më doli në ëndërr...

    Pashë ëndërr se po shëtitja sheshit Nëna Terezë në Prishtinë, e ndonëse isha e lodhur e vazhdoja rrugën në drejtim të teatrit...e për habinë time, atje mu përballë teatrit Kombëtar ishte mbledhur një turmë njerëzish. Një makinë gjigantoze kishte kapërdirë një statujë dhe e bartte në drejtimin e kundërt...Aty me doli përpara plaku...shpejt iu afrova dhe e pyeta: “Axhë, çka po ndodhë?”...plaku më shikoi në sy dhe tha: “Qashtu qysh të kom thonë...po na e heqin Skënderbeun!”.

    Fillova të qajë: “E pse? Ku po e çojnë? Pse bash Skënderbeun?”...plaku me buzëqeshje me tha “Po e hedhin ne po të njëjtën deponi ku e hodhën flamurin kombëtar, ku na e hodhën festën e 28 nëntorit, ku e hodhën himnin e Asdrenit...sepse është figurë kombëtare...por, qetësohu, bijë, qetësohu...edhe pse Skënderbeu shkoi, kalin e tij e lanë aty ku ka qenë...”

    Po çka po na duhet kali, o axhë?”

    “Eh qe de, thuajse pak kemi të tillë! Më thanë se ai do të jetë hero kombëtar prej tash e tutje!”
    E lexova dy here kete shkrim qe te mos keqkuptoj diqka. Znj .Demaku paska ofenduar rende me kete fjaline e fundit shume Heronje kombetar. Jo ata qe luftuan, znj Demaku , jo ata qe me gjakun dhe jeten e tyre neper shekuj vune themelet e lirise qe ti sot e gezon ...qenkan kuaj . Çfar tmerri i mbeshtjellur me turp nga nje "intelektuale". Eh...

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Foleja_ Lexo Postimin
    E lexova dy here kete shkrim qe te mos keqkuptoj diqka. Znj .Demaku paska ofenduar rende me kete fjaline e fundit shume Heronje kombetar. Jo ata qe luftuan, znj Demaku , jo ata qe me gjakun dhe jeten e tyre neper shekuj vune themelet e lirise qe ti sot e gezon ...qenkan kuaj . Çfar tmerri i mbeshtjellur me turp nga nje "intelektuale". Eh...
    JO KOJSHIKJA JEME, ANI KISHE JE MSUSE TI VEQ NUK E PASKE KUPTUE HIQ. E KA PAS FJALEN KJO PER QISI HASHIMASH, BAJRAMASH, ENVERASH E KUPASH. NUK I KA SHA DESHMORT PO QITA KUALT QI T THASH MA NALT.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •