Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Shkatërrohet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndër to shumë shqiptarë

    Operacioni anti-drogë, emrat e 37 shqiptarëve

    Dërguar më: 20/02/2010 - 13:37

    Klodiana Lala

    Shkatërrohet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës. Një operacion policor i koduar “Lindja e diellit”, zhvilluar njëkohësisht në katër shtete, Shqipëri-Itali-Greqi-Belgjikë, është finalizuar me arrestimin e 35 personave (24 shqiptarë), shumica prej të cilëve shtetas shqiptarë. Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri të ditur se 11 prej të arrestuarve janë shtetas italianë dhe tre grekë. Dy prej të dyshuarve si anëtarë të këtij rrjeti trafiku ishin arrestuar në Shqipëri që prej vitit 2007, e konkretisht: Maringlen Hallka dhe Fatbardh Kapllanaj. Përmes një konference për shtyp, zv/prokurori i Krimeve të Rënda, Kosta Beluri tha se hetimet kanë nisur në vitin 2009, pas materialeve të mbërritura nga Prokuroria e Leçes. Sipas prokurorisë, transporti i drogës nga Shqipëria drejt shtetit fqinj është bërë në shumicën e rasteve me gomone, përmes Kanalit të Otrantos. Në të paktën gjashtë raste, Guardia di Finanza në zonën e Pulias ka bllokuar sasi të mëdha lënde narkotike të llojit marijuanë dhe dy ngarkesa heroinë. Grupi kriminal dyshohet të ketë vepruar që prej vitit 2004 dhe ka transportuar një sasi prej 1 ton e 300 kg marijuanë dhe 10 kg heroinë. Sipas policisë, organizata kishte plan për të transportuar drejt Italisë një sasi tjetër prej 1500 kg marijuanë.

    Operacioni

    Është koduar “Lindja e diellit” për shkak se të gjitha ngarkesat e drogës mbërrinin në Itali në të zbardhur drita e mëngjesit. Operacioni i nisur dje në orën 05:00 në katër shtete, përfshirë dhe Shqipërinë, ka rezultuar mjaft i suksesshëm për shkak se është goditur një prej grupeve më të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku pjesë e rrjetit ishin shtetas shqiptarë, italianë dhe grekë. Autoritetet kanë firmosur 51 urdhër-arreste nga të cilat janë ekzekutuar 35, ndërsa 16 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe disa prej tyre ndodhen brenda territorit shqiptar. “Të arrestuarit janë të dyshuar për veprën penale të ‘trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim’, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Faktet e këtij hetimi i përkasin periudhës kohore 2004-2007. Operacioni ka nisur sot (dje) në orën 05:00 të mëngjesit dhe pjesa më e madhe e të dyshuarve janë arrestuar”, - tha zv/prokurori i Krimeve të Rënda, Kosta Beluri.

    Trafiku

    Sipas zyrtarëve të lartë të prokurorisë së Përgjithshme, organizata e trafikut të drogës e ka nisur aktivitetin e saj kriminal që prej vitit 2004 dhe prej dy vitesh prokurori Eneid Nakuçi po drejton hetimet për goditjen e rrjetit që vepron në territorin shqiptar. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se heroina prodhohej në Lindjen e Mesme apo Afganistan, ndërsa marijuana në Shqipëri. Transporti bëhej me gomone dhe sasia e drogës ishte destinuar kryesisht për t’u shpërndarë në Siçili. Një sasi më e vogël droge shpërndahej dhe në tregun vendas, në Leçe. Sipas hetuesve, disa nga ngarkesat e drogës janë bllokuar në Pulia. Të dyshuarit si anëtarë të trafikut janë përgjuar për disa muaj me radhë, madje disa prej tyre edhe në qeli. Sipas prokurorisë, rrjeti i trafikut drejtohej nga shtetas shqiptarë me banim në Itali.

    Operacioni ‘LINDJA E DIELLIT’

    TE ARRESTUAR
    1. Adrian Aga, 30 vjeç, lindur në Synej Kavajë, rezident në Trani
    2. Lirim Aga, 34 vjeç, lindur në Synej Kavajë, rezident në Trani
    3. Isuf Brahimi, 38 vjeç, lindur në Vlorë
    4. Maurizio Cannoletta, 46 vjeç, rezident në Melendugno
    5. Bajram Çelaj, 58 vjeç, lindur në Vlorë
    6. Natale Cicciari, 74 vjeç, lindur në Gotto
    7. Artur Demaj, 39 vjeç, lindur në Vlorë
    8. Gianfranco Grimaldi, 34 vjeç, rezident në Avelino
    9. Maringlen Halka, 29 vjeç, lindur në Fier
    10. Nase Hoxhaj, 33 vjeç, rezident në Chiavari
    11. Habip Hysi, “Biku” 50 vjeç, lindur në Skrapar, rezident në Leçe
    12. Fatbardh Kapllanaj, lindur në Vlorë, alias Ilia Tare si rezident në Greqi
    13. Sandri Liçaj, 22 vjeç, lindur në Vlorë
    14. Daniel Likaj, 22 vjeç, lindur në Vlorë
    15. Dhmitrios Makrygiannis “Dhimitri”, 51 vjeç, lindur në Greqi
    16. Georgios Malatanos, 32 vjeç, lindur në Greqi
    17. Sotirios Stamatioy, “Themis”, 44 vjeç, lindur në Greqi
    18. Flamur Malaj, 38 vjeç, lindur në Vlorë
    19. Arsen Marku, 28 vjeç, lindur në Vlorë, rezident në Altamura
    20. Lefter Maskaj “Lame”, 28 vjeç, lindur në Vlorë
    21. Ilir Mehmeti, 27 vjeç, lindur në Vlorë
    22. Elidon Mingaj, “Toni”, 35 vjeç, lindur në Vlorë
    23. Erion Mingaj, “Roni”, 28 vjeç, lindur në Vlorë, rezident në Augusta
    24. Erion Muçaj, “Roni”, Velçë, rezident në Ragusa
    25. Arben Paluka, “Beni”, 33 vjeç, lindur në Zhejë
    26. Ilia Papa, Ledi”, 33 vjeç, Elbasan, në burg në Katania
    27. Alessandro Parrela, 34 vjeç, rezident në Montoro Superiore
    28. Eduart Premtaj, “Tole”, 39 vjeç, lindur në Vlorë, në burg në Leçe
    29. Dario Sferrazzo, 27 vjeç, rezident në Carletini
    30. Armand Sinaj, “Mandi”, 31 vjeç, lindur në Vlorë
    31. Lulzim Tahirllari, “Luli”, 43 vjeç, lindur në Korçë, rezident në Massafra
    32. Sebastiano Vacirca, 33 vjeç, rezident në Sirakuza
    33. Bledar Xhufi, “Xhufi”, 32 vjeç, lindur në Shqipëri
    34. Pilo Zanaj, 28 vjeç, lindur në Vlorë, në burg në Massafra
    35. Stefan Zoto, “Stefo”, 37 vjeç, lindur në Vlorë

    NE HETIM

    36. Alfio Amenta, 27 vjeç, lindur në Lentini, rezident në Cortile Alassio
    37. Gëzim Bardhaj, 41 vjeç, nga Vlora
    38. Giovanni Belfiore, 69 vjeç, lindur në Tiranë, rezident në Bari
    39. Sergio Bonsignore, 35 vjeç, rezident në Katania
    40. Flamur Kapollari, lindur në Pogradec, 39 vjeç, rezident në Massafra.
    41. Admir Hoxha alias Adi Llapi, 35 vjeç, nga Vlora
    42. Erlist Jesku “Petrit”, 25 vjeç, lindur në Pogradec
    43. Ahmet Kadri, 50 vjeç, lindur në Vlorë
    44. Hajri Karajfili, 44 vjeç, lindur në Vlorë
    45. Agron Maskaj, 26 vjeç, lindur në Vlorë
    46. Anduen Pepa, “Eli”, 24 vjeç, lindur në Elbasan
    47. Valmir Pepa, “Miri”, 27 vjeç, lindur në Lushnjë
    48. Mariglen Sadedini, “Geni”, 26 vjeç, lindur në Vlorë
    49. Francesco Sferrazzo, “Franko”, 58 vjeç, rezident në Carleti
    50. Vicenzo Tarantino, 65 vjeç, rezident në Melendugno
    51. Sokol Titi, 40 vjeç, lindur në Fier
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 20-02-2010 më 10:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •