Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    20 shkurt 2010: Përkujtohet 19 vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës

    19 vjet më parë Tirana tërhiqte zvarrë "qelbësirën"


    Tre ditët e grevës së urisë të studentëve kishin tensionuar situatën në Tiranë. Disa qindra mijëra vetë morën rrugën drejt Kinoklubit të Qytetit "Studenti" për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për studentët grevistë. Më 20 shkurt 1991, sheshi para Kinoklubit ishte mbushur më shumë se kurrë ato ditë. Thirrjet e turmës "Studentët janë heronj", "Jemi me studentët", "Poshtë diktatura", "Enver-Hitler", si dhe do ta heqim qelbësirën, ishin një kurajo e madhe për studentët grevistë.

    Nga ballkoni i godinës së konviktorëve të Gjeologjisë, oratorë të ndryshëm mbanin fjalime kundër qeverisë dhe PPSH, të cilat po flijonin studentët për emrin e një të vdekuri.

    Rreth orës 12.00, aktorja e shquar Rajmonda Bulku, thërret nga ballkoni i godinës për të protestuar përpara selisë së Presidiumit të Kuvendit Popullor.

    Një turmë rreth 100 mijë vetash ka lëvizur nëpërmjet rrugës së "Elbasanit". Tek Liceu, njerëzve u dalin përpara rreshta policësh me skafandra dhe armë. Qentë e policisë u vërsulën njerëzve, ndërsa zbrazën kallashnikovë mbi kokat e protestuesve, të cilët qëllojnë me gur dhe sende të forta policinë dhe forcat speciale. Turma çan përpara, por tashmë në drejtim të Sheshit "Skënderbej".

    Beteja e sheshit është vendimtare. Pas një përleshje mes popullit dhe forcave të Ministrisë së Brendshme busti ndjen lëkundjet e para.

    Në ora 14.00, monumenti i Enver Hoxhës bie në krah të majtë të tij, pas tre-katër lëkundjesh të forta. Disa njerëz kishin punuar tek këmbët e bustit, ku ishin edhe vidat mbajtëse, ndërsa të tjerë i kishin hedhur kavon në grykë. Enveri ra dhe bashkë me të edhe miti i tij. Policë dhe qytetarë u përqafuan për disa çaste në shesh.

    Atmosfera ishte mjaft e ndezur. Qindra dhe mijëra njerëz shtyheshin kush e kush të shkelte më shumë me këmbë shtatoren që nëpërkëmbej. Urrejtja ndaj diktaturës po dëshmohej mjaft qartë në ato momente. Pas rrëzimit, busti i ndarë në dy pjesë u lidh me kavo në një makinë plehrash, e cila nisi ta tërhiqte zvarrë për t'a dërguar në ambjentet e Qytetit "Studenti" ku po vazhdonte greva e urisë së studentëve. Përgjatë gjithë rrugës njerëzit vazhdonin të pështynin dhe të shkelnin me këmbë bustin e copëtuar të diktatorit. Nëpër rrugët e Tiranës shihje njerëz të përlotur nga gëzimi, të cilëve nuk u besohej se busti i diktatorit ishte rrëzuar. Të gjithë u bashkuan në një varg të gjatë, duke vazhduar ecjen në drejtim të godinës, ku po zhvillohej greva e urisë së studentëve. Pikëtakimi ishte pikërsht ajo godina e studentëve të urisë. Mbi njëqind mijë njerëz në një kor gjigand thërrisnin pa pushim "e hoqëm, e hoqëm, e hoqëm qelbësirën".


    Reagimi i diktaturës


    Siç kanë shkruar publicistët "e veja" e diktatorit doli nga mbledhja pas lajmit të rrëzimit të monumentit. Ajo dënoi udhëheqjen që nuk kishte përdorur forcën për të ndalur këtë veprim. Atë ditë të paktën një njeri duhej të ishte vrarë për Enverin, kishte thënë ajo, duke akuzuar se gjithçka ishte një komplot i përgatitur nga organet shtetërore.

    Menjëherë pas rrëzimit të bustit, përfaqësuesi i qeverisë, ministri i Arsimit, Skënder Gjinushi, pranoi se emri i diktatorit do të hiqej nga Universiteti. Ndërkohë u publikua një lajm i dalë nga kabineti i Kryeministrit, Adil Çarçani, në të cilën thuhej: "Meqë do të riorganizohej Universiteti i Tiranës nuk do të ketë më emrin e Enver Hoxhës. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

    Pas humbjes së bustit, vullentarët e Enverit kërcënuan se do të marshonin në Tiranë për të rivendosur monumentin dhe se do të shpallnin kryeqytet të ri të Shqipërisë, Vlorën. Më 21 shkurt 1991, ora 11.00 nga blloku i udhëheqjes dëgjohen krisma. Ndodh një grumbullim spontan, i cili marshon drejt bllokut. Turma ndalohet nga Neritan Ceka tek Hotel "Dajti".

    Në këto rrethana, Ramiz Alia shpalli krijimin e Këshillit Presidencial, Adil Çarçani largohet dhe vendin e tij e zë Fatos Nano, ish-zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Më 22 shkurt, gjendja acarohet më shumë, nis revolta e ushtarakëve në Akademinë e Bashkuar të Oficerëve "Enver Hoxha". Sigurimi i shtetit fillon goditjen ndaj demokratëve. Goditen shumë veprimtarë të PD në Tiranë, në Elbasan, në Korçë, Fier, Lushnjë etj. Ushtarakët shpallin një Komision Nismëtar të Lëvizjes për Mbrojtjen e Institucioneve të Popullit. Ata u lëshuan një ultimatum forcave politike për një referendum për Enverin, si dhe për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e monumenteve dhe vënien e RTSH nën varësinë direkte të Këshillit Presidencial.

    Ushtarakët kërkojnë revansh. Më 22 shkurt zhvillohet një takim mes tyre dhe politikanëve. Takimi i 22 shkurtit pati një ndeshje të ashpër mes përfaqësuesve të opozitës të kryesuar nga Abdi Baleta dhe ushtarakëve. Baleta deklaroi menjëherë se, veprimet e ushtarakëve mund të quhen grusht shteti.

    Situata u tensionua pas lajmit se, ushtarakët do të vinin natën bustin e diktatorit që kishin në shkollën e tyre, në Sheshin "Skënderbej". Turma e popullit rrethoi Akademinë. Ndërkohë edhe brenda në shkollë pati përleshje mes studentëve ushtarakëve, por dhe kundër Enverit. Ushtarakët kulmin e presionit do ta arrinin kur thirrën Ramiz Alinë në Ministrinë e Brendshme. Ata i kërkuan atij llogari se, përse nuk kishte marrë masa për mbrojtjen e Enver Hoxhës. Ramizi u mbrojt duke thënë se, kishte dhënë urdhër për të qëlluar, por nuk e kishin zbatuar urdhërin".

    Më 23 shkurt, Tirana gdhihet e tronditur nga përgjakja. Sipas lajmeve të kohës ka patur katër të vrarë, përfshirë një polic dhe një vajzë 12-vjeçare me emrin Olta. Ajo vdiq, duke parë televizorin në shtëpinë e saj nga një plumb qorr. Vendi po shkonte drejt katastrofës dhe dëshpërimit. Ndërsa më 6 mars, 20 mijë vetë hipën nëpër anije në Durrës dhe u nisën drejt Italisë, duke lënë pas pak shpresë për një jetë në paqë dhe qetësi.

    http://www.rilindjademokratike.com/R...aktualitet.htm
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    me vjen keq qe nuk e kam perjetu ket cast.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    me vjen keq qe nuk e kam perjetu ket cast.
    nuk prish pune se do ta perjetosh shembjen e piramides
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    un e kam perjetuar o drague kte cast.
    kam qene diku pran teatrit te kukullave dhe e pashe skenen.
    per mendimin tim krejt ajo zallamahi ne shesh ate dite ka qene nje budallaki e panevojshme.
    shqiperia e atyre ditve nuk kishte nevoje per te tilla kryengritje te dhunshme.
    me kryesore ato dite ishte lejimi i pluralizmit.
    cdo gje tjeter ka qene e demshme per vendin.
    edhe grevat e urise e presionet e turmave per heqjen e emrit te universitetit per mendimin tim kan qene aventura te rrezikshme te demshme e dekonstruktive.
    sikur te pyetesha une.. te tjera gjera do kisha keshilluar miletit..por sme ka pyetur njeri.
    edhe ai vershimi i turmave drejt bulevardit me destincion bllokun ishte nje destruktivitet..
    pasojat e atyre ditve destruktive po i vuan vendi dhe sot e do ti vuaj per dekada te tjera.

    cfar ishte me vend per tu bere ato dite..

    vetem nji gje..

    o shoku ramiz.. ne studentet por dhe populli kerkojme ligjerimin e te drejtes per krijim te sistemit me shum parti..
    kaq.. mjafton..
    pastaj urt e bute mileti sipas shijeve e doktrinave qe kish ne krye.. le te hidhej urtesisht ne krijimin e profilizimin e partive..
    hedhjet e busteve shkaterrimet grevat e urise etj..ishin nje auto bombe per vendin..

    pra rruga demokratike e drejte eshte kjo..

    fitohet liria per pluralizem.. fitohet..
    behen partite..
    u kerkohet admnistrates shteterore te kohes.. nje komoditet per cdo parti qe te kete mundesi te kete zyra ne qender e rrethe.. behet pun politikeme miletin sejcila parti sipas filozofise qe perfaqson.. kerkohen votimet pluraliste.. zhvillohen ato urt e bute.. certifikohen kto votime.. dhe ne cdo bashki e komune dalin perfaqsuesit e ligjshem te popullit..
    pastaj filojne punet..
    psh ne x qytet keshilli bashkiak vendos me shumic votash..se.. psh qtytetit tone nuk i duhet me ne qender busti i x figure politike per x y arsye..
    okej..
    del kryetari bashkis i flet popullit ku e sqaron..se te dashur qytetare ju kini votuar perfaqsuesit tuaj ne bashki.. keta perfaqsues kan vendosur te heqin bustin e x politikani nga qendra e qytetit.. dikush nga ju o vllazen qytetare do gezohet.. por le ta mbaje gezimin ne bark te vet.. e dikush nga ju o shoke do hidherohet..por le ta mbaje hidherimin ne xhep te vet.. bashkia pra keshtu vendosi..
    dhe ne sheshin e qytetit ne nji dit te qete.. vjen eskllavatori..kur thon lushnjaret dhe hypin tekniket e komunales e cmontojne urt e bute dhe e cojne bustin diku ne nje magaze jasht qytetit.. dhe keshtu perfundon kjo pune..

    kjo eshte dmokracia..

    pra ajo cfar ndodhi ate dite ne tirane eshte nje cmenduri..

    ushtari zeqir.. nga fshati zerqan.. qellon te jete ushtar ne garde apo ne x repart ate vit e ate dite..
    lahperi elvis qellon gfjithashtu te jete ne laprake ate dite..
    ushtarit i thote komandanti.. zeqo bashk me shoke ejani se na ka thene shteti te shkojm te ruajm bustin..
    elvisit i thote eltoni eja ne qender se do hedhin bustin..
    zeqiri rri te busti .. me qenin per dore..
    elvisi me ca lahpere gjejne gure e qellojne..
    bronxi metal nuk e ka problem se qellohet me gure..
    por djali nenes zeqine pra zeqiri nuk e ka te lehte ti vijne guret si bresher nga lahperet elvis e elton e armagedon..

    cte beje i ngrati zeqo..
    te qelloje..
    nuk eshte e lehte..
    te mos qelloje do te thote te masakrohet aty nga elviset e c'organizuar..

    jo po te ike zequa do thot dikush..
    ku te ike..
    te braktis detyren..
    e mo ashtu ta beje..

    jo mole.. zequa iken nga detyra.. iken dhe arbeni roje kufiri ne konispol.. iken dhe selimi roje magazine ushqimore nelushnje.. iken dhe agroni roje i arkives se shtetit.. iken dhe lulja.. infermiere ne magazen e ilaceve.. iken dhe tefiku tekniku i hidrocentralit.. iken dhe sadiku .. hidrauliku i depos se ujit te qytetit..
    pra.. behet katastrofa.. behet anarkia.. behet traggjedia.. shkon ne te semes shqiperia.. gruaja burri e femija..

    pra elvisit i bie me lehte te ike nga sheshi e te shkoje ne laprake e ta haj at cop buk thate.. ne vend qe te gjuaj me gure.. ushtarin zeqir te pafajshem.. pse kishte apo ka shqiperia diktature.. e qe na e kish vene at bust me bronx e gure..

    dhe shteti qendron..

    dhe i bie me mire shqiperise.. e behen gjerat me urtesi e llogjike e organizim..

    shum nga elviset e atyre ditve.. me vone perfunduan..si zagare te partise socialiste nga me fanatiket..

    ..



    edvini vete eshte nje elvis i ketij lloji..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 20-02-2010 më 05:21

  5. #5
    Erion Veliaj ne Puke:


    “Gjate kesaj fushate ne kemi treguar se dijme te rrezohemi, por edhe te ngrihemi. Kemi 18 vjet qe jemi rrezuar dhe nese ne 28 qershor na jepni nje dore neve, do ta ngrini Shqiperine”, u eshte drejtuar Veliaj te rinjve.

  6. #6
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    renja e bustit u tregoi Shqiptareve ane e kend vendit, qe nje epoke e re po lind dhe se nuk duhej te kishin frik ta shprehnin veten si pal e ksaj epoke.

  7. #7






    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 20-02-2010 më 06:23

  8. #8






    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 20-02-2010 më 06:38

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Edhe une e kam perjetuar ate situate, dhe me erdhi shume keq qe gjith levizja studentore u perthith nga klika komuniste dhe u shnderrua ne Katovicen shqiptare.
    Me Enverin demorakcia jone katoviciane u mjaftua ta denonte vetem me hedhjen e bustit dhe me kafet e pantere se zeze asgje tjeter nuk beri.
    As te persekutuarit si rehabilitoi, as beri lustracionin, as luftoi armen e dhjere te diktatures sigurimin e shtetit po e vuti ate ate brenda vetes.
    Albania Uber Alles

  10. #10
    “Rrëfej 20 shkurtin, pse i nxita njerëzit të dilnin në shesh”

    19/02/2010 - 08:54


    Ferdinand Dervishi

    Rajmonda Bulku, pothuaj nuk ka folur për 20 shkurtin 1991. Ka qenë krejt e pa interesuar për të trazuar, për të ndërhyrë sadopak në kujtesën e dobët të shqiptarëve. Ka ndenjur krejt në hije, nuk ka thënë kurrë “jam edhe unë” edhe kur ka parë gjokse të panjohurish të stolisen me dekorata pambarim meritash në ngjarjet e 20 shkurtit 1991, të dhëna drejtpërdrejt nga Presidenti i Republikës. Por fatmirësisht, mbase për faktin se ngjarja që e përfshin ka qenë e përmasave të pazakonta, bashkëkombësit nuk e kanë harruar imazhin e artistes së njohur. Shumica e tyre. Edhe pas 19 vitesh të shkuara, ata vazhdojnë të mos e ndajnë këtë imazh nga zhvillimet e vrullshme të kësaj dite, që i ndiqnin ose drejtpërdrejt, rrugëve e shesheve të Tiranës, ose të mbërthyer pas pamjeve që emetoheshin në ekranet e televizorëve. Një imazh që me kalimin e viteve, për mendjet e shëndosha, është konvertuar në ikonën e pazëvendësueshme të këtyre ngjarjeve. Në ikonën e 20 shkurtit 1991. Në ikonën e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Në ikonën e zhvillimit më të rëndësishëm të kohës, fitores më të madhe, thyerjes më të zhurmshme, humbjes më të thellë...
    Me një zë që duket sikur del nga thellësia, që të kujton njeriun e përgjumur, apo artistin në moment meditimi ajo bindet për një takim. Një takim me kusht që të mos i hedhë në erë gjumin e mëngjesit të vonë...
    Në orarin e caktuar afrohet me imazhin e hapin e pandryshuar pavarësisht viteve. Duke i mbyllur gjithë dimensionet pas vetes. Ulet e tret e përqendruar sheqerin e bustinës në filxhanin e çajit me shegë. Një çast më pas për pak hedh në erë gjithçka. Sepse bllokohet, ndihet në siklet, kërkon të ndryshohet vendi i intervistës, shkurt duhen edhe 30 minuta të tjera të hapërdara nëpër biseda pa zarar që brishtësia të ambientohet.
    “Nxita gratë të shkonim te TVSH-ja”
    “20 shkurti i vitit 1991 ishte një ditë e zakonshme për të qenë në Qytetin Studenti”, formulon përgjigjen e pyetjes së parë artistja e njohur duke të parë në sy. Më tej e mbath fjalinë, që nuk ka nevojë për asnjë fjalë më tepër, sidomos për ata që i kanë përjetuar ato kohëra. Rrëfen se në atë periudhë kishte gati dy muaj që të gjithë artistët shkonin përditë në Qytetin Studenti.
    “Artistët kanë qenë nga më rebelët e asaj kohe, nga më agresivët. Që nga teatri, ku unë punoja, te ai i operës e shkuar te ata të Kinostudios. Shteti në të njëjtën kohë kishte ushtruar trysni, sidomos stafin e Kinostudios, ku në një rast ishte ushtruar edhe dhunë. Por aty, te studentët, vinte pothuaj e gjithë elita intelektuale e Tiranës. Pothuaj. 20 shkurti duhet të ishte një nga ditët e fundit të grevës së urisë së studentëve. Ata kishin disa kërkesa, më kryesorja e të cilave ishte heqja e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës. Nga vetë shteti pritej një lëshim. Nga Ramiz Alia...”
    Me statusin e një qytetari jashtë radhëve të Partisë Demokratike të sapoformuar dhe duke mos pasur një informacion më të plotë, artistja e njohur, rrëfen se ato ditë, me përkeqësimin e shëndetit të studentëve, gjithçka ishte duke e përjetuar shumë rëndë. Jo e vetme, sigurisht.
    “Na dukej e tmerrshme që studentët të vdisnin urie duke kërkuar që të hiqej emri i Enver Hoxhës nga universiteti i tyre. Por e pazakontë na dukej gjithashtu që të rrinin duarkryq. Nuk na mbante vendi. Në atë kohë televizioni i vetëm publik transmetonte ditën e natën mesazhe e telegrame nga reparte ushtarake, ndërmarrje, lagje, shtëpi lindjesh, ku studentët përbalteshin, bashkë me iniciativat e tyre. Kishte betime e stërbetime nga të quajturit “Vullnetarët e Enverit” për besnikëri ndaj vijës së diktatorit, për dhunë e gjak, nëse do të lipsej, e të tjera të ngjashme. Që të gjitha dezinformacion, që të gjitha në drejtim të kundërt me zhvillimet që po ndodhnin. Në një moment të tillë presioni psikologjik, së bashku me një grup artistësh vendosëm që të shkonim të bënim një protestë para televizionit shtetëror me qëllim që të paktën të mos lexoheshin më tej ato telegrame të zeza”, shpjegon.
    Artistja e njohur rrëfen në vazhdim se sa shumë të lehtë e ka pasur të bindë një grumbull grash që të niseshin drejt televizionit shtetëror.”Mendova se policët e shumtë në numër, që vumë re rrugëve kur u ngjitëm në Qytet Studenti, do të tregoheshin me të kujdesshëm me femrat. Meshkujt, ku i dihet, edhe mund ti qëllonin me armë. Ndërsa gratë, të gjitha, nuk ma bënë fjalën dysh, sepse ishin kohë të vrullshme, zemrat e njerëzve zienin, nuk pyesnin fare se ku do të shkonin, vetëm donin veprim. Por në kohën që vargu ynë, i grave, doli poshtë në rrugë, nga Qytet Studenti u dëgjuan thirrjet: Erdhi, erdhi!”, rrëfen Bulku fundin aksidental të tentativës së parë për të çuar në drejtim të televizionit shtetëror një grup protestuesish me pamje të brishtë. Artistja dhe grupi i grave kthehen mbrapsht duke menduar se më në fund shteti i kishte pranuar kërkesat e studentëve, por gjithçka kishte qenë një keqkuptim.
    Momenti i artistes
    Keqkuptimi kishte ardhur me mbërritjen në Qytetin Studenti të grupeve të punëtorëve të sindikatave. Krerët i kishin bindur punëtorët të linin punën dhe momenti i bashkimit të këtyre grupeve me studentët, ishte përjetuar me britma të gëzueshme.
    “Ndërsa mua më erdhi keq që na u ndërpre iniciativa për të shkuar te televizioni. Ndërkohë ata të uzinës ‘Traktori’, mos gaboj, montuan një qendër zëri në katin e fundit të godinës, që lartohej përballë sallës ku ishin studentët e grevës. Policia e rrethoi në sekondë vendin me qëllim që të bllokonte qendrën e zërit, por edhe vetë sindikalistët ishte e vështirë t’i bindje që të merrje për pak çaste mikrofonin. Sepse mu bë fiksim, doja ta nxirrja nga vetja, doja t’u bëja ftesë të gjitha grave të pranishme për të shkuar drejt televizionit, doja t’u thosha: ta bëjmë këtë, të shkojmë atje dhe të protestojmë që të ndihmonim sadopak në zgjidhjen e fatit të studentëve grevistë. Më futën vetëm mua. Sepse ne gratë jemi pak më të imunizuara...”
    Artistja e njohur rrëfen se si ka kaluar nëpër këmbët e policëve, të cilët i luste të mos e ndalonin. Por edhe ata nuk e kishin ndalur, sepse kohët kishin ndryshuar. Edhe vetë policët e kishin kuptuar se duhet të ishin paksa më ndryshe në veprimet e tyre, paksa më lëshues.
    “Kujtoj se u thashë policëve që të mos ndërhynin të hiqnin qendrën e zërit edhe për pak sekonda të tjera, që të kisha mundësi të flisja edhe unë. Një tjetër polic u afrua ndërkohë dhe zgjati duart drejt mikrofonit. Ishin sekondat e fundit. Por edhe nuk ishte e lehtë të flisje para një grumbulli aq të madh njerëzish”, rrëfen artistja.
    Ishte momenti kur spikeri i Radio Tiranës, Napoleon Roshi, do të komunikonte për gjithë shqiptarët: “Dëgjohet një zë i bukur i aktores Rajmonda Bulku, që bën thirrje në emër të grave, nënave, motrave, për të shkuar e për të protestuar para televizionit e Presidencës...”.
    “Unë duhet të kem përsëritur të njëjtën frazë dy herë. Se nga emocionet nuk mbaj mend saktësisht se çfarë kam thënë. Ndërkohë policët u futën brenda në dhomën ku gjendej qendra e zërit. Por fjalët e mia kishin mjaftuar. Si me magji, që të gjithë njerëzit nisën të lëviznin drejt qendrës së qytetit. Qyteti Studenti u boshatis në pak minuta. Patëm edhe një moment pasigurie. Menduam se meqë të gjithë po largoheshin, policisë mund t’i jepej shansi të ndërhynte te studentët e grevës. Ndaj pyeta ca burra se përse po niseshin edhe ata në drejtim të qendrës së qytetit. Njëri m’u përgjigj se në thirrjen e dytë unë kisha thënë se duhet të shkonim ‘të gjithë’ drejt televizionit e Presidencës”, shpjegon me të njëjtën tingull të zërit, pa u nxituar, duke gërmuar me nge në kujtesë, artistja e njohur.
    Rrëzimi i monumentit
    “Kur zbritëm poshtë, te Liceu Artistik, vumë re se policia i mbante ende të bllokuara rrugët që të nxirrnin në shëtitore. Aty u dëgjuan të shtëna. Kujdes se do ju vrasin, u dëgjua një zë pranë nesh. Një mikja dhe kolegia ime në teatër më tha se kishte dëgjuar ndërkohë dy civilë tek flisnin me zë të ulët për të na futur në një makinë e për të na marrë me vete. Por unë sepse nuk kisha frikë. Sepse e gjithë qenia ime ishte tjetërsuar. Janë momente të rralla të njeriut, kur ai futet në një gjendje mes jetës normale dhe heroikës. E gjithë qenia merr përmasa të tjera, kur gjithkush, çdo i huaj, që të gjendet pranë e konsideron si mik, tek i cili mund të mbështetesh. Sepse bëhej fjalë për një qëllim të madh. Sepse masa e madhe e njerëzve të mbushte me guxim. Sepse ajo masë aq e shumtë patjetër që do të bënte një veprim, një veprim që të shënonte një ndryshim në faqen e një historie që kishte nisur të shkruhej ndërkohë”, flet artistja, pa u munduar në asnjë rast të përdorë gjestet me duar si ndihmë për përçimin e historisë që rrëfen. Shteti ndërkohë i kishte përforcuar shërbimet e policisë pranë televizionit të vetëm, Kryeministrisë e Presidencës. Madje nëpër radiot e policisë, qarkullonte urdhri i krijimit të mundësive që grumbujt e njerëzve të largoheshin sa më larg këtyre pozicioneve, qoftë të dërgoheshin drejt qendrës, vetëm e vetëm që t’i largoheshin Bllokut e institucioneve më të rëndësishme të shtetit. Gjithsesi gjendja në afërsi të televizionit ishte e acaruar. Policia kishte rezistuar, një pjesë kishte braktisur pozicionet duke u larguar. Një breshëri automatiku, që rrëzon përtokë degë pemësh, e lëshuar nga një oficer i Gardës i sjell të gjithë në botën reale.
    “Kujtoj se edhe unë kam bindur policë që të largoheshin. Duke u thënë se të gjithë ishim vëllezër e motra dhe se nuk duhet të urrenim e godisnim njëri-tjetrin. Disa edhe më dëgjuan. Ulën kokat e tytat e armëve dhe u larguan. Por kam takuar edhe nga ata qytetarë, të cilët të përgjakur nga shkopinjtë e dhuna e policisë, në tërheqje e sipër, në panik, më kaluan pranë duke më hedhur mua fajin. Duke më thënë: Këtë doje ti?”, dëshmon Bulku ndoshta momentin më të vështirë të gjithë asaj dite.
    Artistja e njohur rrëfen se atë ditë nuk arriti të shkonte në shesh. Atje ku kishte nisur ndërkohë beteja për rrëzimin e shtatores së diktatorit. “Vetëm se gjatë gjithë kohës ndjeja nga pas vështrimin e dy civilëve, të njëjtëve që kolegia ime i kishte dëgjuar të shqiptonin atë dëshirën për të na rrëmbyer e futur në makinë. Këtë vështrim kisha në shpinë edhe kur lajmi i rrëzimit të monumentit mori dhe-në. Sikur të kishte mbërritur fundi i botës, dy meshkujt panë njëri-tjetrin në sy si të mekur, fytyrat ju bënë të kuqe flakë, ndërsa ai më i frikshmi mu afrua të më sqarojë se nuk kishin asgjë me mua, se nuk donte që të keqkuptohesha e të tjera shfajësime. Si ai fëmija që zihet në faj, apo si një luftëtar i çarmatosur nga fati përballë kundërshtarit, që i ka vënë ndërkohë majën e shpatës në fyt. Se kam parë më kurrë atë fytyrë. E rrëfeva këtë pjesë vetëm për të ilustruar impaktin e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës ndër njerëzit që vazhdonin t’i shërbenin regjimit, apo ishin pjesë biologjike e tij”, përmbyll këtë moment të rrëfimin Bulku.
    Heroina
    Në kohën kur i gjithë vendi kishte mbajtur frymën, ishte rrëqethur, troshitur e shkundur nga rrënjët, vetëm duke parë pamjet në televizion, kur pjesa e vuajtur e tij e ndiente zemrën të gufuar, kur përfaqësuesit e nomenklaturës së vjetër kishin dalë nga shtëpitë e vrimat me duart në kokë e mendjen të lemerisur, kur në Tiranë populli, po tërhiqte pjesën më të madhe të shtatores së Enver Hoxhës në drejtim të grevistëve në Qytetin Studenti, artistja Bulku kishte marrë të njëjtën udhë, për t’u kthyer edhe ajo në vendin nga ku vetëm pak orë më parë i kishte nisur të gjithë, i kishte ndezur të gjithë.
    “Thanë se turmat vepruan gabim duke shkatërruar statujën, duke e tërhequr zvarrë atë. Por për mua ata njerëz e tërhoqën zvarrë monumentin vetëm sepse kishin mbetur pa ja bërë një të keqe Enver Hoxhës sa qe gjallë. Pra tërheqja zvarrë ishte një hakmarrje për vuajtjet e gjithë një populli nga krimet e një diktatori. Një hakmarrje ndaj statujës në mungesë të njeriut të gjallë. Sepse unë jam e sigurt se po të bëhej fjalë për monumentin e Mehmet Shehut, apo Ramiz Alisë, askush nuk do sillej në atë mënyrë. Ndërsa rrëzimin e shtatores për mua atë ditë e provokuan vetë pushtetarët. Ata i larguan njerëzit nga blloku, ku kishin familjet e tyre dhe nga televizioni, media e tyre mbrojtëse, duke i drejtuar në shesh. Sepse rrëzimi i një statuje i dëmtonte më pak, ishte më larg llogarive të humbjeve të mëdha. Por nuk e kuptuan kurrë në kohë impaktin që kjo do të krijonte në popull. Për fat të mirë televizioni dhe radioja e dhanë drejtpërdrejt rrëzimin, duke bërë që të gjithë shqiptarët, për herë të parë pas 45 vitesh, të ndiheshin ndryshe. Me një fjalë ajo që ndodhi atë ditë, për mua ishte krejt spontane, me një përjashtim ama, sepse investimi ynë nuk ishte aspak spontan. Këto janë konkluzionet e mia, të përcjella në mendje dhe të skalitura mirë prej vitesh për këtë ngjarje”, nxjerr nga vetja artistja duke kundruar pa asnjë shprehje të lexueshme syprinën e lëngut ende të pa konsumuar në filxhanin e saj të çajit.
    Në orën 4 të pasdites së të njëjtës dite, Rajmonda tregon se me të mbërritur në Qytetin Studenti, ishte ndier si njeriu më i lumtur në botë.
    “Sa më shihnin, njerëz të ndryshëm vinin e më puthnin duart. Më thoshin: ‘Ti e bëre, ti je heroinë’. Nuk kam për t’i harruar edhe ca gra të moshuara, të rreshkura nga jeta, por që atë ditë u dukej vetja sikur të kishin rilindur...”

    panorama

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •