Konferenca Islamike është një organizatë me karakter të pastër fetar e krijuar nga shtete islamike për promovimin e islamizmit.
Karta e OKI-t:
http://www.oic-oci.org/is11/english/Charter-en.pdf
Duke nënshkruar këtë Kartë shteti shqiptar pranon si mision përhapjen dhe punën në shërbim të islamizmit në Shqipëri dhe vende të tjera të botës, siç e përcakton Karta. Kësisoj anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në OKI bie ndesh me parimin e laicizmit të shtetit shqiptar të përmendur në Kushtetutë dhe në nenin 10, pikat 1 dhe 2:
1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.
2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes (...).
Kushtetuta:
http://www.pp.gov.al/sq/home/legjisl...-azhurnuar.pdf
Janë të lutur juristët, shoqëria civile dhe të gjithë të interesuarit të shqyrtojnë më tej çështjen në fjalë dhe të aktivizohen në ndërgjegjësimin e autoriteteve dhe të shoqërisë shqiptare për daljen e Shqipërisë nga kjo organizatë fetare.
Historiku i çështjes
Në vitin 1991, qeveria shqiptare nën drejtimin e presidentit të atëhershëm, Ramiz Alisë, vendosi kërkesë për anëtarësim dhe shteti shqiptar u pranua anëtar vëzhgues i Konferencës Islamike.
Një vit më vonë, në vitin 1992, nën drejtimin e presidentit Sali Berisha, qeveria shqiptare, pa pëlqimin e dijeninë e popullit si dhe pa shqyrtimin dhe miratimin e Kuvendit, e bëri shtetin shqiptar anëtar me të drejta të plota në Konferencën Islamike.
Në bazë të Kushtetutës shqiptare të vitit 1992, neni 7, dhe asaj të vitit 1998, neni 10, e cila është në fuqi dhe sot, qëndrimi i Republikës së Shqipërisë në këtë organizatë fetare shkel laicitetin e shtetit që është vlerë konstante e shtetit modern shqiptar nga pavarësia deri më sot.
Kjo faqe është krijuar në formë proteste për shkeljen e parimit të ndarjes së shtetit nga feja dhe pjesëmarrja këtu është e hapur për të gjithë ne që kemi vetëm një kërkesë:
JASHTË SHQIPËRINË NGA KONFERENCA ISLAMIKE!
(dhe cilado organizatë fetare)
Falënderojmë të gjithë anëtarët e deritashëm për vetëdijen e treguar. Mund të ftoni miqtë tuaj në faqe në mënyrë që kjo shkelje, qoftë antikushtetuese, qoftë parimore në nivel kombëtar, të marrë vëmendjen e duhur në opinion dhe të mos lihet pas dore.
N.q.s. sot shkelet një e drejtë dhe askush nuk reagon, po nesër çfarë mund të ndodhë?
http://www.facebook.com/konferencaislamike
Krijoni Kontakt