Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    po si e shpjegoni qe bullgaret , rumunet jane perhapur si vaji ne uje dhe punojne gjithandej pa patur nevoje per leje pune?
    thjeshte punojne ne te zeze me hyrje dalje 3mujore

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-10-2009
    Postime
    30
    O more dashamir kur bie mjegulla e erret mbi tufen e deleve bariu smund ti ruaj nga ujqit.
    Nice Boy te lumt qe ke dhan koment per gjendjen alarmante e rinise sone.
    E vertet eshte se shitet pasuria per te emigruar diku ne perendim,eshte mjerim per femijet te cilet nuk dihet se a doti mbuloj mjegulla e deleve por dhasht zoti e te perfitojne nje status te barabart me qytetaret e atij shteti.
    Mendoj se ndoshta dote jen te mashtruar e dote bredhin rrugeve [femijet] sepse vet banoret e atyre shteteve kan krize sociale nga papunesia.Mosti akuzojm teper te shkuarit ne perendim sepse sot jeta eshte e shtrejt,ne mesin e popullates shqiptare shum pak eshte investuar nuk dihet ku qendron faji.
    Vaj vatani vaj mileti
    Iken rinia ka kurbeti.

  3. #23
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    do nainjoni pashaporte maqedonse??

    me cmim te arsyshem.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    vrap e n'evrope, evropa me vrapa, keshtu hihet shqip n' evrope...pse me prite zhvillime e premtime te kota - gazi i zi!



    Nezir Myrta / LIBERALIZIMI I VIZAVE FAT A FATKEQESI PER SHQIPTARET


    Kur u be vendosja e liberalizimit per disa vende perrreth, ne fome gjenerale dhe per shqiptaret nuk u aprovua ne menyre te vecante, nuk ishja fort i shqetesuar, sepse e mendoja fluksin e madh te mergimtareve tone jashtvendit, por mbi te gjitha duhet menduar e vepruar mire institucionet e vendit, apo te dy shteteve tona, qe te parandalohet zbrasja e matutjeshme e atdheut, qe as nuk ka shenja te nje veprimit te tille politik, por ende ndihet nostalgjia per ta marre boten ne sy dhe ende shihet si nje akces aksidental politik mosliberalizimi i vizave per shqiptaret.

    Une nuk e shoh aq tragjike ceshtjen e tille, te levizjes se lire te shqiptareve neper bote, nga dy shtetet tona, sa e shoh tragjiken ne trevat ende nen okupim konstant, ne Lugine, Maqedoni shqiptare dhe ne Malcine shqiptare te Mbishkodres, ku nje fluks konstant do te behet ne forma nder ma te ndryshmet, si per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike e sociale, por edhe politike dhe si zhgenjim i tyre, qe ende mbeten nen okupim, pushtim dhe kjo shkon ne te mire te politikave pushtuese mbi trojet tona, e shtrirjes edhe ma te plote te politikes se tyre pushtuese dhe krejt ne fund edhe si tragjike perseritje e historise se shpernguljeve shqiptare nga trojet e tyre te derisotme. Kjo eshte fatkeqesia e liberalizimit te vizave per shqiptaret jasht dy shteteve tone, sepse brenda dy shteteve tona, nuk do te ndihet mungesa e madhe, kur dalin jashtatdheut ne te mire te mireqenies se tyre ekonomike e sociale dhe kur i dalin ne ndihme familjareve te tyre dhe vendit - ky eshte nje gjoja shpetim social.

    Ne anen tjeter, kur kishim raswte te shumeta te ikjes ilegale e mbytjes edhe fatkeqesive te vetkrijuara, si ai rasti i humbjes se mbi 17 personave ne lumin Tisa para do kohe dhe manipulimi ne rastet ma te shumeta me dinjitetin, integritetin personal edhe me vet identitetin kombetar shqiptar, si ikje ilegale dhe me manipulime legale, permes agjencive tona dhe perfitimeve te tyre te shumeta ne menyre ilegale - kjo forme e liberalizimit te vizave krijon nje mundesi reale, te zgjidhjes se ceshtjes sociale te mjerueshme. Nuk eshte e veshtire te dihet a eshte ky liberalizim vizash edhe nje kafshim apo nje puthje rasti per shqiptaret - nese vertet ata qe marrin sot boten ne sy, ta kene ne qender te vemendjes, sielljen e nje kapitali te mundshem ne atdheun tone, per edhe nje permiresim te gjendjes kaotike sociale dhe ekonomike! Thjeshte le te merret edhe kjo lufte per ekzistence, e mbijetese ekonomike e sociale dhe jo si zbrazje e thjeshte e zhdukje e gjeneratave tona te ardhme!

    (18.02.2010)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ZANOR : 19-02-2010 më 17:11 Arsyeja: teknike
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-02-2010
    Postime
    136
    Mjer per ta ! E mjer per na !

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-10-2009
    Postime
    30
    Ne lidhje me ket ceshtje [emigrimi] i te rinjeve jashta shteteve shqiptare:Shqiperi,Kosove duhet debatohet serioz sepse ne te ardhmen dote ket shum pasoja tragjike.Per momentin te zgjedhurit e popullit te marin hapa te duhura qe ta shpetojne ket popullat nga vet asimilimi,urgjent te vizitojne elektoratin dhe tua realizojne premtimet e dhanura se perndryshe ma kurre sdot mashtrohen ne te ardhmen.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Citim Postuar më parë nga sainii Lexo Postimin
    Ne lidhje me ket ceshtje [emigrimi] i te rinjeve jashta shteteve shqiptare:Shqiperi,Kosove duhet debatohet serioz sepse ne te ardhmen dote ket shum pasoja tragjike.Per momentin te zgjedhurit e popullit te marin hapa te duhura qe ta shpetojne ket popullat nga vet asimilimi,urgjent te vizitojne elektoratin dhe tua realizojne premtimet e dhanura se perndryshe ma kurre sdot mashtrohen ne te ardhmen.
    Nuk kane kohe me u marr me problemet e qytetareve paria jone ,sepse kane me vjedh njehere per veti e pastaj qka behet nuk eshte e rendesishme per ata.
    At Gjergj Fishta nuk ka qene i qmendur kur ka thene"Le ta dije e gjithe bota mbare se Gjergj Fishta me nuk eshte shqiptar".
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithçka që të ofron jeta! Tash dhe këtu. Tash ose kurrë!”,

  8. #28
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Po pse a eshte me mire me punue neper evrope si gjithe te tjeret apo me ndejt ne Shqipeni pa pune si palestinez?

  9. #29
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Sipas mendimit tim te gjithe nuk shkojne per azil apo mos mu kthi sidoqofte, po ka njerez qe edhe shkojne me vizitu familjet e veta une ne familjen time gjeresisht qe njoh qe kane vizituar familjet dhe jan kthi ne vend

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin


    Kumanovë, 19 shkurt - Fshatarët shesin kafshët shtëpiake, ndërsa nuset floririn, për të grumbulluar paratë e udhës së gjatë e pa kthim.
    Në Kumanovë kurrë nuk ka pasur kaq shumë ofrues të arit sa këto ditë, ndërsa pazari i gjësë së gjallë është mbushur përplot me kafshë shtëpiake.
    Të gjithë kërkojnë të shesin dhe vetëm shesin, ndërsa me paratë e fituara blejnë bileta për në një drejtim. Shqiptarët po shpërngulen në mënyrë të heshtur, shkollat po boshatisen.
    Pronari i argjendarisë “Rexho”, Rexhep Hasani thotë se ka shumë njerëz që ofrojnë ar për të shitur. “Kjo nuk është për mirë, pasi ari blihet për qejf dhe shitet për hall. E shesin se po ikin në kurbet. Në të dy dyqanet e mia vijnë plot njerëz për të shitur ar. Në 90 për qind të rasteve nuk ia marrim, se ato i shesin për zor, gjë që nuk është mirë”, deklaron për gazetën “Lajm” pronari i kësaj argjendarie.
    Rexhep Hasani ka 23 vjet që merret me këtë punë dhe nuk mban mend asnjëherë një numër kaq të madh njerëzish të interesuar për të shitur arin. “Kështu s’ka bo vaki asnjëherë, as në luftën e Kosovës, as në luftën e Maqedonisë. Kjo nuk është shenjë e mirë për ne”, thotë ai, duke sqaruar se vetë personat që ofrojnë arin për të shitur ia tregojnë arsyet pse e bëjnë atë.
    Ndërsa numri i nxënësve që largohen nga shkollat sa vjen e rritet. Vetëm në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kumanovë, 12 nxënës kanë marrë fletëshpërnguljet, ndërsa disa të tjerë presin që t’i marrin së shpejti.
    “Për momentin kemi 12 nxënës të larguar, ndërsa ditëve të ardhshme pritet që të rritet numri i nxënësve që kërkojnë të marrin fletëshpërnguljet”, tha Ylber Limani, drejtor i kësaj shkolle.
    Ai sqaron se ata nuk mund t’i vlerësojnë si të larguar nxënësit që nuk kanë marrë fletëshpërngulje. “Veç nxënësve që janë larguar ka dhe plot prindër që interesohen për procedurat”, thotë ai.
    Edhe në 11 shkollat e tjera fillore të komunës së Kumanovës dhe Likovës, situata është e ngjashme me atë të shkollës “Bajram Shabani”, ku dhjetëra nxënës kanë marrë fletëshpërnguljet.
    Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë (LASH) në Kumanovë e Likovë është e brengosur për situatën. “Numri i nxënësve në këto dy komuna për çdo ditë e më shumë po zvogëlohet, sepse nxënësit me prindërit e tyre po shpërngulen masivisht për në Belgjikë, Francë, etj. për shkak të kushteve të rënda ekonomike, papunësisë, paperspektivës dhe jostabilitetit të vendit tonë, e atje po kërkojnë azil”.
    Psikologu Lulëzim Murtezani thotë se kjo është një mënyrë moderne, bashkëkohore e asimilimit të njerëzve. “Tash nuk kemi asimilim me dhunë, asimilim institucional, por kemi një mënyrë tjetër, kemi pasaporta dhe kemi liri për të ikur. Edhe kjo mënyrë e asimilimit është shumë e rrezikshme. Nëse nuk kemi strategji për të bërë punësimin, sidomos të të rinjve, nuk do të mund t’i themi stop kësaj dukurie”, thotë ky psikolog.
    Ai sqaron se viktima të këtij asimilimi janë kryesisht familjet që nuk kanë kushte të mira ekzistenciale. Sipas Murtezanit, problemi do të vazhdojë deri në momentin kur institucionet të marrin masa për ta penguar atë. Kushtet ekzistenciale, të cilat gjenden në majën e piramidës, janë faktori kryesor që i detyron këto familje për të marrë rrugën e shpërnguljes.
    “Meqë këto nevoja ekzistenciale nuk plotësohen, ata gjejnë rrugë të ndryshme. Në rastin konkret, qytetarët duke mos pasur perspektivë, marrin rrugën e largët. Shumë njerëz janë të rrezikuar, janë në gjendje jo të mirë ekonomike dhe vizioni i tyre është që me çdo kusht të shkëpusin rrënjët nga ky ambient dhe normalisht shpëtimin e gjejnë në një ambient tjetër”, thotë ai.
    Javëve të fundit dhjetëra autobusë të mbushur kryesisht me shqiptarë nisen drejt Belgjikës, Francës, Austrisë, Gjermanisë e Zvicrës.
    kjo eshte per me pshereti : Oh.. ... ....!!!
    Ku po shkojme e ku do perfundojme...!!!
    Askush s'mundet me gjykue,destini yne kenka ma i rande se shkambi mbi shpine...

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •