Rezultati i Sondazhit: Zgjedhjet per presidentin e FSHF
- Votues
- 3. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
-
Armand Duka
-
Rudi Vata
-
Refik Halili
-
Zgjedhjet per presidentin e FSHF
Halili-Vata, zyrtarisht anti-Duka
Armando Duka, Refik Halili dhe Rudi Vata janė kandidatėt pėr president tė Federatės Shqiptare tė Futbollit
Armando Duka, presidenti aktual i Federatės Shqiptare tė Futbollit; Refik Halili, presidenti i Tiranės, klubit me mė shumė trofe nė Shqipėri; Rudi Vata, ish-kapiteni mė jetėgjatė i Kombėtares e njė prej agjentėve me tė sukseshėm shqiptarė tė FIFA-s, janė tre kandidatėt zyrtare pėr zgjedhjet presidenciale tė 9 marsit, tė cilat do tė zhvillohen larg kryeqytetit, nė Durrės.
ARMAND DUKA
Kreu aktual i FSHF-sė, Armando Duka, ėshtė nė kėtė detyrė prej 8 vitesh, duke transformuar nė njė farė mėnyre edhe institucionin mė tė lartė futbollistik tė vendit, nisur edhe nga fakti se si ishte nė vitin 2002, kur edhe ekonomisti 48-vjeēar qysh kur mposhti nė vitin 2002, rivalin e atėhershėm Mehdi Bushati e nė vitin 2006, Salvador Kaēajn e Edmond Haxhiajn. Aktualisht, Duka ėshtė duke zhvilluar njė fushatė pėrurimesh fushash futbolli me bar sintetik (Besa e Dinamo) dhe fushash kalēetosh (nė qytetin e Burrelit), ndėrkohė qė projektin mė tė madh tė tij konsideron rikonstruksionin e plotė tė stadiumit kombėtar Qemal Stafa, njė prej mė tė shėmtuarve nė botė. Nėse Duka pėrpiqet (pėrshirė dhe mediat pranė tij) tė paraqesė njė bilanc tė suksesshėm tė mbretėrimit tė tij tė hekurt tetėvjeēar (Dikatorial e ka quajtur ish-sekretari i FSHF-sė, Sulejman Starova), dy kandidatėt potencialė rivalė (Halili-Vata) kanė njė pėrfytyrim tjetėr pėr bosin e njė rrjeti biznesesh tė fuqishme nė vend, pėrfshirė edhe aksione tė konsiderueshme nė paketėn sportive dixhitale Supersport, qė sė fundi bleu edhe tė drejtėn televizive tė ndeshjeve tė 10 skuadrave tė Superligės (pa Tiranėn e Refik Halilit dhe Dinamon e Besnik Sulajt).
RUDI VATA
Rudi Vata, njė ish-kapiten i famshėm i Kombėtares, qysh kur drejtonte Neptun Bajko e deri tė trajneri i fundit shqiptar, Sulejman Demollari (1995-2002, 59 ndeshje me Kombėtaren, 5 gola), konsiderohet edhe si kritiku mė i madh i presidentit aktual tė Federatės, nė kėrkim tė mandatit tė tij tė tretė. Vata, i cili, mė 13 shkurt, mbushi 40 vjeē, e ka mbajtur shiritin me e kapitenit (37 tė tilla) me skuadrat e ndėrtuara nga Neptun Bajko, Astrit Hafizi, Medin Zhega dhe Sulejman Demollari, por nuk morri kurrė ftesė nga trajneri i parė i huaj qė drejtoi Shqipėrinė nė epokėn e Dukės. Me njė karrierė tė lavdishme futbollistike nė Shqipėri e jashtė saj (Skoci, Gjermani, Qipro, Japoni) dhe me pėrvojė tė madhe ndėrkombėtare, Vata, njė agjent i suksesshėm i FIFA-s e me njė agjenci menaxhimi prestigjioze lojtarėsh Vata Vision Football Management, pohoi pas zyrtarizmit tė kandidaturės, se ai ka shumė pėr ti dhėnė futbollit shqiptar. Besoj se futbolli unė ka nevojė pėr njė vizion tė ri qė tė mund tė ecė pėrkrah vendeve tė tjera tė Europės. Duka nuk ka se ēfarė ti japė mė futbollit shqiptar. Rezultatet e viteve tė fundit kanė dėshmuar se ai ka dėshtuar dhe se pėrgjegjėsia kryesore e problemeve tė mėdha qė ka futbolli ynė, janė pa diskutim pėrgjegjėsi e Dukės. Unė garantoj se nė tė ardhmen do tė mund tė pėrfitojmė njė buxhet mė tė madh edhe nga qeveria.
REFIK HALILI
Presidenti karizmatik i Tiranės, klubit qė numėron 24 kampionate tė fituara, 13 kupa tė Shqipėrisė, 9 Superkupa, biznesmeni Refik Halili, ėshtė kandidatura e tretė zyrtare pėr postin e presidentit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. 50-vjeēari financon prej gjashtė vjetėsh klubin mė tė pasur financiarisht nė Shqipėri, duke fituar katėr tituj kampionė nga viti 2003. Me njė platformė tė ideuar nga ish-sekretari i FSHF-sė, Sulejman Starova njė fushatė tė menaxhuar nga ky i fundit, Halili beson se nėse bėn aleancė edhe me kandidatin Rudi Vata mund ti japė fund presidencės 8-vjeēare tė Armando Dukės. Ne dhe Vata jemi 1, pasi luftojmė pėr tė njėjtėn kauzė, atė tė largimit tė Dukės nga Federata Shqiptare e Futbollit. Nėse do tė nevojitet do tė bėjmė aleanca pėr tė mirėn e futbollit shqiptar. Jemi tė bindur se alternativa jonė ėshtė mė e mira, ajo qė do ti jap njė imazh mė futbollit nė Shqipėri, - shton Starova, njė ekspert i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė raport me FIFA-n dhe UEFA-n. Refik Halili ka bėrė akuza publike ndaj Armando Dukės, tė cilat kulmuan me tenderin e ndriēimit tė stadiumeve. Duka dhe Halili ndodhen nė njė konflikt gjyqėsor midis tyre.
albania-sport
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt