Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike çdo të Premte!

    T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë;
    Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë!



    Eja i dashuri im se do ta tregoj udhën e kryqit tim. Do të shohësh se sa te kam dashur, aq sa kam derdhur gjakun tim deri në pikën e fundit për të shëlbuar ty. Mbas takimit me kryepriftërinj, më rrahën dhe më hodhën në burg, në një humnerë të pa fund, ishte errësirë e madhe dhe lagështim.

    Gjithë qenia ime po dridhej nga të rrahurit. Mbas gjitha këto, shpirti im hyri në një vetmi aq të fortë sa që e ndieja vetën të braktisur prej të gjithëve. E ndieja se Nëna ime po lutej dhe e ndieja praninë e saj, pothuajse më përqafoi dhe më tha: “Ja, Biri im, unë jam me ty”. Kjo më ngushëlloi e më dha forcë që ta pranoj vullnesën e Atit tim. Amen.



    vazhdon-->
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 19-02-2010 më 11:40
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike çdo të Premte!

    "Mëso nga unë që të kesh mëshirë edhe kur të gjykojnë padrejtësisht"!




    Të ndalurit e - I - rë

    Jezusin e gjykojnë për vdekje



    V. T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.



    Mbasi më rrahën, dhe më kryqëzën me ferra, më nxorën para popullit në pallatin e Pilatit, çdo lëvizje e madhe më shkaktonte dhimbje të madhe. Me dhembshuri e shikova popullin që po kërkonte vdekjen time. Ata që i shërova dhe i lirova nga prangat e djallit po kërkojnë të më kryqëzojnë. Kërkuan të lirohet ujku, kurse Bariun e tyre kërkuan që të vritet. Unë kisha mundësi që ti shfaros me një veprim, dhe ja në mes të turmës pashë Nënën time që po vajtonte. Harrova gjithçka për momentin, mbeta vetëm Unë dhe Ajo. Shikimi i Nënës sime më tha: “Ki mëshirë për ta, është vullnesa e Atit”. Dhe ja u sakrifikova për ata që më urrenin.

    Mëso nga unë që të kesh mëshirë edhe kur të gjykojnë padrejtësisht se kështu do të jesh i imi (e imja).


    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.


    Mëshirë, o Zot, për ne. Mëshirë për ne.



    vazhdon-->
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 19-03-2010 më 16:50
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike çdo të Premte!

    "Merre edhe ti kryqin që Ati im ta ka dhuruar"!



    Të ndalurit e - II - të

    Jezusin e ngarkojnë me Kryq


    V. T’ adhurojmë, o Krishti, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.



    Mëshirë për ne. Mbasi më dënuan për vdekje më vunë kryqin në krah. Ishte i rëndë dhe i ashpër, aq sa më hapi varrë në krah dhe mi ngulën ferrat e kurorës thellë në kokën time. Krejt qenia ime u dridh nga dhimbjet...Mu kujtua vështrimi i ëmbël i Nënës sime. Kjo më dha forcë dhe u nisa për të kryer vullnetin e Atit tim.

    Merre edhe ti kryqin që Ati im ta ka dhuruar dhe eja pas gjurmëve të mia. Së bashku të forcuar nga Nëna ime të vazhdojmë udhën e kryqit.


    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.

    Mëshirë, o Zot, për ne.



    vazhdon-->
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 19-03-2010 më 16:49
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #4
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike çdo të Premte!

    "!Kur të biesh mos qëndro aty, kujtoje shembullin tim, ngrihu dhe eja pas meje



    Të ndalurit e - III - të

    Jezusi bie për të parën herë nën Kryq


    V. T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.



    Pasi u nisa nuk shkova larg dhe rashë nën kryq mbi gurë dhe pluhur. Varret u hapen përsëri dhe filluan të rrjedhin gjak. Mbi të gjitha këto ishin edhe kamxhiku i ushtareve të cilët po përdorin pa mëshirë. Mendova se s'mundem të vazhdoj më, dhe ja mu kujtua shikimi i Nënës sime, kjo më dha forcë dhe u ngrita.

    Kur të biesh mos qëndro aty, kujtoje shembullin tim, ngrihu dhe eja pas meje!


    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.

    Mëshirë, o Zot, për ne. Mëshirë për ne.



    vazhdon-->
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 19-03-2010 më 16:48
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #5
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike çdo të Premte!

    "Mos ki frikë të ecësh gjurmëve të mia"!



    Të ndalurit e - IV - të

    Jezusi takon Nënën e vet

    V. T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.



    Kisha një dëshirë të madhe ta takoja Nënën time, dhe ja, si një trimëresh e madhe mu afrua. S'kisha fuqi për të folur, por shikimet tona takuan dhe u kuptuam në heshtje sepse ishim një mëndje e një zëmër për të kryer vullnetin e Atit. Mbas rrëzimit, për mua ishte një ngushëllim i madh ishte takimi me Nënën time, për të vazhduar udhën drejt Kalvarit...

    Mos ki frikë të ecësh gjurmëve të mia se do ta dërgoj Shpirtin e Shenjt për të të ngushëlluar dhe për të të dhënë forcë ta vazhdosh në përvujtëri udhën e kryqit tënd.


    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.

    Mëshirë, o Zot, për ne. Mëshirë për ne.



    vazhdon-->
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 19-03-2010 më 16:47
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike çdo të Premte!

    "O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd"!



    Të ndalurit e - V - të
    Jezusi ndihmuar prej Cireneut


    V. T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.



    Takimi i Nënës solli edhe një ngushëllim tjetër, dhe ja e prunë Simonin që të më ndihmojë për të mbajtur kryqin, sepse kishin frikë se s'kam për të arritur në Kalvar. E pranova ndihmën e tij duke e treguar dobësinë time se s'mundem për të dhënë ty shembull që edhe ti ta pranosh ndihmën e të tjerëve veçanërisht kur ata e bëjnë sepse janë të detyruar e jo pse të duan. Të pranosh këtë është një përvujtëri dhe kështu do t‘ më gëzosh mua.


    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.


    Mëshirë, o Zot, për ne. Mëshirë për ne.


    vazhdon-->
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 19-03-2010 më 16:46
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike çdo të Premte!

    "Merre shembullin e kësaj trimëreshe tregohu guximtar"!



    Të ndalurit VI
    Veronika ia fshin fytyrën Jezusit


    V. T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.



    Duke vazhduar rrugën pasi me la Simoni, të nxehtit po më mundonte shumë, isha djersitur dhe fytyra ime ishte e mbuluar me gjak dhe djersë, sytë më ishin mbuluar dhe kisha vështirësi të shoh rrugën. O sa dëshirova me e fshi fytyrën time por me çka? Dhe ja, Veronika si trimëreshë mu afrua dhe me velin e saj ma fshiu fytyrën time me aq dashuri... dashuria e saj ishte aq e zjarrtë sa që e rrezikoj vetën për mua. Dhe si shpërblim ia lash imazhin e fytyrës time në velin e saj.

    Merre shembullin e kësaj trimëreshe tregohu guximtar / e dhe ma fshij fytyrën time në Vëllezër dhe Motrat e tua pa e marrë parasysh çka thonë të tjerët, se Unë do të shpërblej, do ta lë imazhin tim. Jo si ia lash Veronikës në velin e saj, do ta lë në shpirtin tënd në fytyrën tënde dhe të gjithë do ta shohin se je i imi (e imja).


    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.


    Mëshirë, o Zot, për ne. Mëshirë për ne.


    vazhdon-->
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 19-03-2010 më 16:45
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #8
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike çdo të Premte!

    "Që të jap shembull ty e lejova vetën me ra përsëri"!



    Të ndalurit VII
    Jezusi bie të dytën herë nën kryq

    V. T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.



    Ja mbas tri ngushëllimeve rashë përsëri nënë kryq. Isha aq i lodhur ku krejt qenia ime po më dhembte. Ushtarët u tërbuan, filluan të bërtisnin, të bien me kamxhik, mbi gjithë këtë urrejtje, atëherë mu kujtua fytyra e Nënës time të pikëlluar që më dashuri të ëmbël më thoshte çohu Biri im edhe pak se arrite. Kjo më dha fuqi të qohesha dhe të vazhdoja rrugën.


    Që të jap shembull ty e lejova vetën me ra përsëri, që mbas ngushëllimeve do të lejoj që të biesh që mos të krenohesh por të rritësh në përvujtëri sepse në përvujtëri do të jesh i/e sigurt se do t‘ më pëlqesh Mua.



    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.

    Mëshirë, o Zot, për ne.Mëshirë për ne.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 19-03-2010 më 16:43
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #9
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "Mëso që të harrosh vetveten dhe vuajtjet tua"!



    Të ndalurit e - VIII - të
    Jezusi ngushëllon gratë


    V. T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.



    Duke vazhduar ecjen time plot dhimbje mbas rënies nën kryq, takova disa gra me fëmijët e tyre duke qajtur e vajtuar për mua. Pata dhembshuri për to se ishin të pafajshme dhe më donin, doja të kaloja por mu dhimbsën dhe ju thashë: "mos me vajtoni mua o bijat e Jerusalemit edhe pse pamja ime është për vajtim, por vajtoni bijtë tuaj të cilët po e kryqëzojnë shëlbuesin e tyre. Për mua është vullnesa e Atit dhe e pranoj sepse ju dua".

    Mëso që të harrosh vetveten dhe vuajtjet tua për të treguar të tjerët dhe kështu do t‘ më pëlqesh mua.


    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.


    Mëshirë, o Zot, për ne. Mëshirë për ne



    vazhdon-->
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 19-03-2010 më 16:42
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #10
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    " Kur të krenohesh se ia arrite qëllimit do të lejoj që të biesh"!



    Të ndalurit e - IX -të
    Jezusi bie për të tretën herë nën kryq


    V. T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.




    Tani s'kisha shumë që të arrij, dhe ja mu kujtua vuajtja që do të pësoja kur të arrij. Më ra të fikët dhe rashë, kisha derdhur shumë gjak, kisha një etje të madhe, djalli i fortë mi mori mëndet dhe rashë. Të gjithë menduan se mbarova, por më ngriti dashuria e Nënës sime. Të gjithë u habitën kur u çova, mora kryqin që ma kishin hequr dhe vazhdova.

    Përsëri e lejova vetën të bie për të dhen ty shembull në përvujtëri. Kur të krenohesh se ia arrite qëllimit do të lejoj që të biesh. Sikur për mua, të gjithë do të befasohen: «ti që ishe aq afër qëllimit rave kaq keq. Në sytë të botës është një tragjedi e madhe, por më sytë të mi është fitorja ma e madhe. Por merre shembullin tim e çohu përsëri dhe vazhdo në përvujtëri e dashuri se kështu do t‘ më pëlqesh mua.



    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.

    Mëshirë, o Zot, për ne. Mëshirë për ne
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 19-03-2010 më 16:41
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •