Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "Dëshiroj që të zhvishesh prej gjithçkaje që nuk është e imja në ty"!



    Të ndalurit e - X - të
    Jezusin e zhveshin


    V. T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.





    Ja më në fund arrita, ma hoqën kryqin dhe me një herë filloi tortura e tmerrshme: me një ashpërsi filluan të më heqin tunikën të cilën Nëna ime e kishte qepur me aq dashuri. Ishte ngjitur në varret e përgjakura që kisha në trup. Ndërsa po ma hiqnin, mishi po hiqej më të dhe varret u hapën përsëri, filluan të rrjedhin gjak... për ta duruar këtë ashpërsi me të cilën po më zhveshin, mu kujtua butësia dhe dashuria e Nënës sime kur më vishtë e më zhvishte.

    Durova gjithçka për dashurinë tënde dhe për të dhen shembull. Dëshiroj që të zhvishesh prej gjithçkaje që nuk është e imja në ty. Kjo kërkon përvujtëri, dashuri, durim në mënyrë heroike.


    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.


    Mëshirë, o Zot, për ne. Mëshirë për ne
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 19-03-2010 më 16:39
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #12
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "I shtriva duart e mia për tu gozhduar që ti mbroj të tuat nga mëkati"!



    Të ndalurit e - XI - të
    Jezusin e kryqëzojnë



    V. T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.



    Pasi më zhveshën më shtrin mbi kryq, mi shtrinë duart dhe këmbët për t‘ mi gozhduar. Mu kujtua grazhdi në të cilin më vendosi Nëna kur linda, por këtu jam mbi kryq dhe në vend të dashurisë të Nënës sime, ishte urrejtja dhe ashpërsia e ushtareve. Në vend të Nënës që më puthte me plot dashuri duart dhe këmbët e mia tani janë gozhdët e ashpra që më shporonin duart dhe këmbët.

    Të gjitha këto vuajtje i durova për dashurinë tënde. I shtriva duart e mia për tu gozhduar që ti mbroj të tuat nga mëkati, i shtriva këmbët e mia për tu gozhduar që ti mbroj të tuat nga mëkati dhe të ecësh gjithmonë gjurmëve të mia. Kështu do t‘ më pëlqesh mua.


    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.

    Mëshirë, o Zot, për ne. Mëshirë për ne
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 19-03-2010 më 16:38
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #13
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Lavdi Ty o Zot i zemerdhembshur, lavdi Ty!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.

    Ja sa i mire eshte Zoti yne!
    Ai Vete u ofrua per ne qe ne ta ofrojme Ate si demshperblim per mekatet tona. Cfare demshperblimi ne mund t'i ofronim tjeter drejtesise se Tij? A do mundeshim ne ndonjehere qe te demshperblenim mekatet tona? Kurren e Kurres! Megjithate, vete Ati e solli Birin e Tij qe ne ta ofrojme kete Bir per te demshperblyer mekatet tona.
    I madh je o Zot dhe te mrekullueshme jane veprat e Tua, dhe asnje fjale nuk mjafton per te lavderuar gjithe cudite e Tua!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #15
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Udha e Kryqit, në Kishen Katolike çdo të Premte!

    Kisha u formua, Eukaristinë e dhurova, Nënën time jua dhashë.



    Të ndalurit XII
    Jezusi vdes në kryq



    V. T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.




    Pasi më mbërthyen mirë në kryq, më ngritën lartë. Çdo lëvizje më shkaktoi dhimbje të tmerrshme sa që dyshova në dashurinë e Atit dhe e shpreha duke thënë: «Ati im, përse hoqe dorë prej meje...!» Dhe ja, pash Nënën time me apostullin tim të dashur. Harrova vetën përsëri për të siguruar Nënën time, të njëjtën kohë për t'ju dhënë Nënën apostujve të cilët kishin mbetur jetimë, thash: «Grua, qe biri yt! Qe Nëna jote». Me kaq ia dorëzova shpirtin tim Atit duke thënë: «E kreva vullnesën tënde për të cilën më dërgove».

    Shiko mu deshtë të vdes për të dhen fryt. Dhe ja pas vdekjes time ma shporuan zëmrën time, dhe me një herë shpërtheu jeta e re... Kisha u formua, Eukaristinë e dhurova, Nënën time jua dhashë.


    Që pra vetëm kur të vdesësh nga gjithçka, madje edhe nga vetvetja atëherë do të kesh një jetë të re dhe do të japësh fryte
    .



    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.

    Mëshirë, o Zot, për ne. Mëshirë për ne
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #16
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Kurrë mos lejo që trupi të jetë pengesë për shpirtin tënd!



    Të ndalurit XIII

    Jezusin e ulin nga kryqi


    V. T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.



    Ja me një herë ika për t’i liruar të drejtët që ishin në errësirë, t'ju tregoja se dera e parrisit u hap përsëri. Ndërsa Nëna ime e dashur më të tjerët u kujdesën për trupin tim.

    Dëgjo! Kurrë mos lejo që trupi të jetë pengesë për shpirtin tënd. Shpirti duhet të jetë i lirë për të kryer vullnetin e Atit tim dhe kështu do t‘më pëlqesh mua.


    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.


    Mëshirë, o Zot, për ne. Mëshirë për ne
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #17
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "Të besosh edhe atëherë kur të duket se gjithçka ka mbaruar"



    Të ndalurit XIV
    Jezusin e varrosin


    V. T’ adhurojmë, o Krishtit, e të bekojmë
    R. Pse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.



    Ndërsa unë po u
    predikoja atyre në errësirë për Ringjalljen dhe jetën e pasosur, Nëna ime bashkë me të tjerët po më përgatisnin për varrim sikurse do qëndroja për jetë aty brenda. Vetëm Nëna ime besonte dhe shpresonte në Ringjalljen time, sepse Ajo nuk erdhi pas tri ditësh për të më lyer trupin tim me erëra të mira sikurse Maria Magdalenë me shoqet e saja.

    Feja e Nënës sime është një shembull për ty që edhe ti të besosh edhe atëherë kur të duket se gjithçka ka mbaruar, e s'ka shpresë për ty. Beso dhe do ta shohësh se çka do të bëj për ty dhe në ty


    O Atë i amshueshëm, po ta kushtojmë Korpin dhe gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd tejet të dashur Zotit tonë Jezu Krishtit, si dëmshpërblim për mëkatet tona dhe të mbarë botës.



    Mëshirë, o Zot, për ne. Mëshirë për ne

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 02-04-2010 më 14:16
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #18
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "Duhet që edhe unë ta marrë kryqin tim e të eci gjurmëve të tua me dashuri"



    Të falënderoj o Jezusi im për gjithçka që ke bërë për mua, për të gjitha vuajtjet që ke pësuar për dashurinë time. Po, o Jezusi im, për me qenë nxënësi yt (nxënësja jote), më duhet që edhe unë ta marrë kryqin tim e të eci gjurmëve të tua me dashuri, se vetëm atëherë do të jam shërbëtorë i vërtet. Amen


    Ati ynë, që je në qiell,
    u shenjtëroftë emri yt,
    ardhtë Mbretëria jote,
    u bëftë vullnesa jote:
    si në qiell, ashtu në tokë!
    – Bukën tonë të përditshme
    na e jep sot.
    Na i fal fajet tona,
    si i falim ne fajtorët tanë.
    E mos na lër të biem në tundim,
    por na liro nga i Keqi.
    Amen.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •