Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Botohet "E drejta kushtetuese ne RM" nga prof Mersim Maksuti

    Njė botim i ri: „E drejta Kushtetuese nė Repoublikėn e Maqedonisė“

    Doli nga shtypi Libri “E DREJTA KUSHTETUESE NE REPUBLIKEN E MAQEDONISE” me autor doc.dr. Mersim Maksutin

    Doli nga shtypi Libri kėto ditė libri “E Drejta Kushtetuese nė Republikėn e Maqedonsė” me Autor Dr.Doc.Mersim Maksuti, profesor i sė drejtės kushtetuese dhe ekspert. Recezenzimin e kėtij libri e kanė bėrė Prof.dr. Kurtesh Saliu dhe Prof.dr. Osman Kadriu. Botues i librit ėshtė Universiteti Ndėrkombėtar i Strugės, ndėrsa u shtyp nė shtypshkronjen “Arberiadizajn”..Libri “E Drejta Kushtetuese nė Republikėn e Maqedonisė” nė pėrbėrjen e tij fillimisht pėrfshinė qasjen teorike mbi tė drejtėn kushtetuese nė pėrgjithėsi pėr t’u ndalur mė pastaj nė mėnyrė tė veēantė mbi tė drejtėn kushtetuese tė Republikės sė Maqedonisė, respektivisht mbi tė drejtėn kushtetuese aplikative tė kėtij vendi.
    Libri “E drejta kushtetuese e Republikės sė Maqedonise” I autorit Mersim Maksuti, pėrbėhet prej disa kapitujve, ku fillimisht pėrqėndrohet nė kuptimin, emėrtimin dhe paraqitjen e sė drejtės kushtetuese nė pėrgjithesi dhe nė menyrė tė veēantė nė Republikėn e Maqedonisė. Kapitujt nė vijim pėrshkruajnė ēėshtje tjera qė i referohen tė drejtės kushtetuese, duke filluar qė nga kuptimi dhe definimi i kushtetutės si akt mė i lartė politiko-juridik i njė shteti dhe me pastaj me sqarimin dhe interpretimin e ēėshtjeve tjera tė rėndėsishme me karakter kushtetues. Kėto, kanė tė bėjnė me organet mė tė rėndėsishme tė shtetit Parlamentin ku konkretisht pėrqėndrohet te funksionet mė tė rėndėsishme te parlamentit qe jane funksioni legjislativ, funksioni zgjedhor dhe funksioni mbikqyres apo kontrollues i Parlamentit pėr mėnyrėn e ndarjes sė mandatave nė Parlamentin e Republikės sė Maqedonisė ku nė mėnyrė tė vecantė autori I qaset nė aspektin kritik kėsaj forme tė ndarjes sė mandateve duke propozuar mėnyrėn mė te re tė ndarjes sė mandateve parlamentare me qėllim qė tė ndahet proporcionalisht pesha e votės sė shqiptarėve nė kėtė shtet. Libri nė fjalė pėrshkruan institucionin e Qeverisė si njė nga institucionet mė tė rėndėsishme dhe i cili de fakto gati ushtron tė gjithė pushtetin shtetėror nė Republikėn e Maqedonisė. Pėr sa I pėrket Qeverisė sė Republikės sė Maqedonisė autori sugjeron ndryshimet kushtetuese qė duhet tė bėhen me rastin e zgjedhjes sė kėtij organi mė tė lartė ekzekutiv nė shtet ku pa dyshim partia fituese e shqiptarėve te elektorati I votuesve shqiptar tė jetė pjesė pėrbėrėse e Qeverisė sė Republikės sė Maqedonisė. Institucioni tjetėr nė libėr pėrshkruhet shefi i shteti pėr nga mėnyra e zgjedhjes si dhe funksionet qė ushtron ai. Prof Mersim Maksuti nw bisdewn qw e zhvilluam me te i kritikon ndryshimet e fundit kushtetuese qė u bėnė lidhur me mėnyrėn e zgjedhjes sė re tė Presidentit tė Republikės sė Maqedonisė ku ai tash e tutje mund tė zgjidhet edhe me 40 % tė votuesve tė dalur nė zgjedhje gjė qė tash e tutje nuk peshon mė vota e elektortatit shqiptar nė zgjedhjen e Presidentit nė kėtė Republikė.
    Nė librin tim mė tė ri thotė prof. Mersim Maksuti, poashtu kam pėrshi kapituj mbi gjykatat, pastaj mbi shtetin juridik dhe sundimin e sė drejtės, institucionin e zgjedhjeve, liritė dhe tė drejtat e njeriut, gjykatėn kushtetuese, prokuroria publike, avokatin e popullit, marrėdhėniet ndėrkombėtare, mbrojtjen dhe ushtrinė , marreveshjen kornize te ohrit si dhe shumė cėshtje tjera me karakter kushtetues.
    Libri “E drejta kushtetuese e Republikės sė Maqedonisė” i autorit Mersim Maksutit do tė shėrbej si literaturė e nevojshme pėr pėrgatitjen dhe njohjen e lėndės sė drejtės kushtetuese si njė nga lėndėt bazike tė fakultetit juridik, pėrkundėr faktit se ende nuk kemi literaturė tė mjaftueshme nė kėtė fushė, si dhe do te sherbeje ne institucionet e shtetit qe sa me lehte te zbatohet e drejta.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dardania antike
    Anėtarėsuar
    02-02-2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    184

    urime

    babadimer te fleminderoj per lajmin qe na solle.

    Tu kisha lutur nese e ke ,kete liber ne form elektroni a ka mundesi ta shkarkosh ne kete faqe.

    do te isha shume mirenjohes.

    Urime shqiptareve te Ilirides .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •